Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Pastrimi me anë të vjelljes

$
0
0

vjellja
Imam Tirmidhi në përmbledhjen e vet me hadithe, Xhami’ ka shënuar hadithin që e ka treguar Ebu Derda’a, në të cilin thuhet se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte kthyer e pastaj e kishte përsëritur abdestin e vet.. Imam Tirmidhi kishte thënë edhe këtë: “E kam takuar (njërin nga ashabët e parë) Sevbanin në Damask, i cili e kishte pohuar rastin e cekur më sipër, dhe kishte shtuar:’Ebu Derda’a e kishte thënë të vërtetën, sepse unë kam qenë ai që e kam shërbyer me ujë për të marrë abdest’”.127
Vjellja është njëra ndër pesë llojet themelore të pastrimit, si: dijareja, flebotomia dhe gjakderdhja nga hunda (tebehhur) dhe urinimi. Të gjitha këto lloje janë përmendur në hadithe. Në krerët e mësipër kemi folur për dijarenë dhe punën e zorrëve, për të cilat i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Disa nga trajtimet më të mira tuajat gjenden në thithjen e ajrit me hundë, lëshimin (derdhjen) e gjakut duke prerë venat në kupëz, flebotomi dhe në pastrim”. Kemi folur gjithashtu edhe për lëshimin e gjakut dhe flebotominë dhe, me vullnetin e All-llahut, në kapitullin e ardhshëm do të flasim mbi grumbullimin e avujve. Sa i përket pastrimit me anë të avullimit apo djersitjes, ky është pastrim natyror, nxjerrje e pavullnetshme e lagështisë së tepërt të cilën natyra e mënjanon (nxjerr) duke e nxjerrë jashtë nëpër poret e lëkurës. Sa i përket vjelljes (lat. Emesia), kjo është kthim i përmbajtjes së lukthit nëpër traktin e sipërm, kurse shpërlarja e zorrëve është procedurë e pastrimit të materieve të panevojshme dhe pastrim i zorrëve nëpërmjet sforcimit të purgacionit nëpër anus.
Ekzistojnë dy lloj vjelljesh: vjellje jo e dhunshme, që është nxjerrje e pavullnetshme e përmbajtjes së lukthit për shkak të mundit dhe mbledhjes së vrerit; dhe nxitjes së të vjellave me apo pa emetik (mjet për nxitjen e të vjellave). Lloji i parë nuk kërkon as pengim, as stimulim, përveç në raste kur individi nuk ka frikë nga pasojat e mëvonshme dhe nga hipertoksiteti. Vetëm në këto raste, ky lloj i të vjellave duhet të ndalet me anë të mjetit për qetësim, në mënyrë që të hiqet aciditeti i tij dhe të ndalen pasojat e tij. Sa i përket nxitjes së të vjellave, ajo është shpëtimtare për jetën në rastin kur ka nevojë për shërim urgjent të helmimit me ushqim, e kjo është e dobishme kur pastrimi nga materiet e panevojshme do të vendosë ekuilibrin e sekrecioneve të trupit dhe kur koha dhe gjendjet kërkojnë një pastrim të tillë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles