Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Shkaktarët e vjelljes

$
0
0

zemra
Vjellja stimulohet me anë të njëmbëdhjetë forcave detyruese: me anë të vrerit, i cili derdhet nëpërmjet fshikëzës së tëmblit dhe kërkon rrugë për të dalë jashtë nëpër traktin e sipërm; duke çrregulluar lukthin, me mukus të tepërt dhe me trazimin e lukthit; me tretje të dobët; me shujta të gabuara në ushqim dhe duke ngrënë perime dhe pemë të papjekura; duke ngrënë dhe pirë jashtë mase, duke shkaktuar në këtë mënyrë nervozitetin e lukthit; nxjerrjen jashtë lukthit ushqimin e patretshëm; nga dëmtimet e zorrëve; me mjetin për nxitjen e të vjellave dhe duke kthyer lëngjet e lukthit (derdhje e sekrecionit të ujshëm); me mosdurim të ushqimit, mundimin për shkak të neverisë psikologjike nga papastërtia (lat. Coprophobia); me ushqim ngacmues dhe me hipersensitivitetin ndaj ushqimit jashtëzakonisht të pashijshëm (lat. Opsophobia), ose edhe frikën vetëm nga ushqimi (lat. Sitophobia), gjë që mund të shkaktojë po ashtu neveritje dhe vjellje; me stres psikologjik dhe emocional, me melankoli, brenga, pikëllim, me zhvillimin e abreaksionit motorik (çlirimin e tendosjes emocionale që është arritur nëpërmjet grumbullimit të përvojës së rëndë traumatike) të shkaktuar me kujtime të dhembshme dhe emocione; me vjellje komunikative të shkaktuar vetëm me shikimin e një tjetri duke vjellë. Në të vërtetë ekzistojnë shumë lloje të sëmundjeve të transmetueshme që përhapen shumë shpejt, duke përfshirë kromën, të thatët, gogësitjet, teshtitjet, frikën dhe të qeshurat. Natyrisht, një gjendje e tillë e marrjes së lehtë duhet të jetë joaktive tek individi që e merr para se të jetë prekur me kontakt senzor nga truri për ta kundërshtuar këtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>