Ajo vuante nga një inflamacion kronik në bërrylin e saj të djathtë. Gjatë një takimi të shkurtër me një psikolog, ky i fundit vuri re se zonja në fjalë ishte në një konflikt emocional për shkak të urrejtjes patologjike që kishte për të ëmën.
E ëma e trajtonte si një shërbëtore, e shfrytëzonte dhe e poshtëronte sa herë që i jepej shansi. Ajo e urrente nënën e saj në pavetëdije, edhe pse me vetëdije e refuzonte diçka të tillë, aq më tepër që ishte dhe besimtare.
Rezultati ishte se ajo e vuante shumë ndjenjën e fajit dhe bënte çmos që ta ndëshkojë veten e vet, duke e kruajtur bërrylin në mënyrë të pavullnetshme, derisa e gjakoste. Me të filluar ti shërohej plaga, fillonte përsëri ta kruajë, gjë e cila çoi në një inflamacion kronik të cilit as ilaçet nuk i bënin dobi. Kjo, pasi problemi nuk ishte organik, por emocional.
Pacienteve të tilla nuk u bën derman veçse një ndërhyrje “kirurgjikale”në emocione për ta shpëtuar nga urrejtja dhe ndjenja e fajit, për ti kthyer ekuilibrin në jetën e saj familjare.
Gjëja më e rrezikshme e ankthit është se ai përbën një dyluftim të fshehtë, ku dyluftojnë kundërshtarë të padukshëm brenda një bodrumi të errët. Ne vetëm dëgjojmë goditjet e armëve me njëra-tjetrën dhe ndjejmë shpimin e shpatave në zemrat tona, por nuk i shohim qartë emocionet tona që dyluftojnë brenda nesh.
Shkaku i ankthit mund të jetë deprivimi nga dashuria në vegjëli, atëherë kur orvateshim të kapemi pas baballarëve për të na marrë në krahë, e ata na thoshin gjithë inat:”Hiqmu sysh!”
Ky konflikt dhe dyluftim mund të ketë hedhur rrënjë që në atë moshë të hershme, duke rënë pre e nevojave tona emocionale të papërmbushura, mes dashurisë tonë për veten, nevojës për pak dhembshuri, pse jo dhe përkëdheli ndonjëherë dhe mes dashurisë për prindërit, konflikt i cili na përplas në vet-izolim dhe inferioritet.
Pas kësaj, mund të jetojmë me një ide të vetme të ngulitur në kokë: Të hakmerremi ndaj të gjithë shoqërisë.
Ankthi është një ndjesi e dhimbshme dhe ne kërkojmë ti largohemi me çfarëdomjeti.
Krimi, çmenduria, vuajtjet emocioanle … janë forma të pashpresa të cilat përdoren për të shpëtuar nga ky dyluftim plot plagë e dhimbje që zhvillohet brenda.
Kur sheh një fëmijë që i prish lodrat e tij, i nxjerr sytë kukullës …në përgjithësi, ajo nuk është thjesht një lodër në sytë e tij, ai nuk e shkatërronme një urrejtje dhe inat kaq të madh sepse është një lodër dhe kukull, por sepse ajo simbolizon një person në mendjen e tij, i cili mund të jetë babai që e ka rrahur dhe e ka privuar nga prehëri i të ëmës, mund të jetë i vëllai që preferohet dhe duhet më shumë nga familjarët.
“Vrasja” e kukullës nuk është veçse një zgjidhje e mesme që përdoret nga emocionet e represuara për të shprehur veten.
Edhe ne jemi si ky fëmijë, vuajmë nga qindra emocione të represuara tëcilat nuk i deklarojmë dot sepse aktualiteti ku jetojmë nuk i duron.
Dr Mustafa Mahmud