Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Shërohu nga dashuria!

$
0
0
Shërohu nga dashuria!

Dr Selman Aude

Sipas një studimi të zhvilluar në Amerikë rreth zemrës së thyer, u pa se ndjesia e zemrës së thyer është një sëmundje e vërtetë, por dhe që mund tëtrajtohet dhe shërohet.

“Thyerja e zemrës” është një shprehje që tregon për diçka momentale dhe të përkohshme, e shkaktuar nga një krizë emocionale. Eksperti Jurgen pohon se kur dikush na thotë se i dhemb zemra për shkak të humbjes së njënjeriu të shtrenjtë, kjo është diçka e vërtetë në kuptimin më literal të fjalës.

Njerëzit e sinqertë janë më të ekspozuar ndaj traumave emocionale.

Në Kinë ekziston një kafene hidhërimi, e cila u ofron klientëve shprehjen e mërzive dhe hidhërimit të tyre me të qara dhe vajtim.

Një i mërzitur që gjen ngushëllim tek një i mërzitur tjetër!

E qara është një lloj shkarkimi. E përse të mos qajmë, ndërkohë qëvetë të dërguarit dhe profetët e Zotit qanin? Po, ka qarë profeti Jakub, Musa, Muhamed a.s…

Në Berlin gjendet një ekspozitë për sendet e mbetura nga njëlidhje e prishur. Aty vihen dhuratat, letrat dhe të gjitha kujtimet e prekshme të një marrëdhënie të shuar!

Në Kinë ofrohen dy ditë pushimi për këdo që është në krizë emocionale.

Në Japoni e quajnë pushimi i rikthimit të ekuilibrit emocional.

Mjaftojnë disa ditë për të aktivizuar harresën e një dhimbjeje dhe rimarrjen e vetes.

Mos e lidh të ardhmen tënde me një person të vetëm, sepse ai që eka krijuar atë, ka krijuar edhe të tjerë, madje më të mirë se ai.

Hapi sytë, ngrije kokën drejt të ardhmes, kërkoji Zotit ndihmë dhe përgatite zemrën tënde për përqafimin e një përvoje të re, më të bukur, më tëmirë, më të pjekur dhe më jetëgjatë…

Sill ndërmend ditët e ardhshme, kur këtë ngjarje do ia tregosh fëmijëvetë tu, apo qoftë dhe mikeshave. Sa bukur është të jesh model, të tregosh forcëntënde, durimin dhe besimin tënd.

“Durimi është në goditjen e parë” thoshte profeti Muhamed a.s. Kurgoditjen e pranon dhe pas saj përsërit fjalët:”Lavdet janë për Zotin në çdo situatë (Elhamdulilah ala kuli hal), gjithçka që vjen pas është më e lehtë.

Do të shohësh se bashkëjetesa me krizën dhe familjarizimi me tëdhe pasojat e saj, bëhet më e lehtë sesa mendoje.

Sa herë të nxjerrësh frymën, ndjeje sikur bashkë me të nxjerr dhestresin, ankthin, mërzinë, hidhërimin, trishtimin … dhe se bashkë me frymëmarrjenvjen dhe qetësia shpirtërore, paqja dhe shpresa.

Mos i grumbullo të gjitha problemet e tua në një çast të vetëm, sitë ishin një ushtri sorrash që zinin vend mbi kokën tënde.

Fol me mikeshat e tua dhe kërkoju një këshillë pa të ardhur zordhe turp, pa i ngarkuar dhe ata me peshën e halleve të tua.

Hiq dorë nga izolimi dhe vetmia, angazhoje veten dhe mendjen me punë sa të mundesh.

Mos fol rreth të tjerëve dhe mos ua faturo atyre përgjegjësinë e kësaj krize, edhe nëse realisht të kanë hyrë në hak dhe të kanë bërë padrejtësi,sepse kjo vetëm sa rrit dozën e urrejtjes dhe mllefit, vetëm sa e përkeqëson krizën.

Shtoje të ecurën në këmbë, fokusoje mendjen tek gjërat përreth dhe shmang shpërqendrimin dhe hapërdarjen.

Puno me performancë sa më të lartë, si në shtëpi ashtu dhe në vendine punës. Kjo të ndihmon të shkarkosh energjitë negative në mënyrë pozitive, të mundëson një gjum të qetë dhe të rehatshëm.

E gjitha kjo nuk do të thotë të injorosh krizën dhe mos ia dish për të. Mos e moho stresin dhe ankthin, mos pretendo se je e aftë gjithmonë ti zgjidhësh problemet krejt e vetme, pa ndihmën e askujt.

Falu të tjerëve gëzim dhe lumturi, sepse të kthehet më shumë, të pasqyrohet në zemrën dhe shpirtin tënd. Jepi një fëmije një tollumbac, një trëndafil.“e mira nuk shpërblehet veçse me të mirë” (Kuran)

Pritja e largimit të keqes është adhurim dhe Zoti vepron sipas mendimit që ti ke për Zotin. Nuk ka gjë që e mbyll plagën si përhumbja në meditim rreth madhështisë së Zotit dhe një lot që rrjedh për Zotin. Lutjet e tua nuk ka përse të shndërrohen në mallkime dhe hakmarrje për filanin e filanen. Kjo nuk i shkon për shtat një besimtari që i përgjërohet Zotit. Le të jetë një përgjërim që Zoti ta mbushë zemrën tënde me qetësi dhe dashuri, që Ai ta bëjë zgjedhjen e duhur për ty, që të të çojë tek më e mira, të ta kompensojë humbjen dhe të të falë…

Deri kur vazhdon biseda për krizën?

Sigurisht që herë pas here është e nevojshme të flasësh dhe shkarkohesh.Tu qash hallin njerëzve të mirë dhe të ndershëm që të vënë veshin dhe të dëgjojnë me kujdes, është një lloj lehtësimi dhe shërimi.

Po, është e nevojshme dhe këshillimi, marrja e një mendimi dhe mbështetja e dikujt.

Por, e gjitha kjo nuk do të thotë që ti të heqësh dorë nga zgjidhja dhe të mbëshetetesh totalisht tek të tjerët.

Krizat emocionale ndryshojnë në detaje por janë të njëjta në përfundim..

Ëndrrat tona rozë – ndonjëherë – shndërrohen në zemra të thyera, të copëtuara.

Ndoshta, aktualisht e sheh jetën si një vend i keq dhe demoralizues.. Veç, duhet të mos besosh se ajo do të vazhdojë e tillë përgjithmonë.

Zoti të ka pajisur me aftësi dhe kapacitete të shumta për kapërcimine krizës, rivendosjen e ekuilibrit dhe përballjen me vështirësitë..

Për fat të mirë, ti je si shumica e njerëzve të cilët në fund arrijnë ta kapërcejnë ngushticën dhe të mbërrijnë në hapësirat e lumturisë dhe shpresës, duke u mbështetur tek besimi i tyre tek Zoti, por dhe besimi tek vetja dhe mbështetja e miqve.

Një kapiten i zoti, erërat e fuqishme i vë në funksion tërritjes së shpejtësisë së anijes, në vend që të presë shkatërrimin e saj përfundimtar.

Nëse jeta të godet me një shpatë, bëj çmos që ta kapësh tek doreza dhe jo tek tehu i saj i mprehtë!

Profetit Ejub, sëmundja i kaploi të gjithë trupin, por jo shpirtin. Pavarësisht sëmundjes ai iu lut Zotit me përgjërim dhe Ai e shëroi!

Përktheu: Elmaz Fida


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>