Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Planeti ynë

$
0
0
Planeti ynë
Autor: dr. Selman El-Aude
“Në të gjinden frutat dhe hurmat që prodhojnë kërcojë frutash të veshur. Po kështu edhe drithe me gjethe po edhe kashtë me ushqim, edhe bimë me shije të ëmbla!” (Rrahman 11, 12)
A mos është kjo, ai Xheneti që u është premtuar të mirëve?
Assesi!
Por është përshkrimi i Allahut për Tokën që e ka përzgjedhur për të banuar ne në të, dhe na ka përzgjedhur neve, për ta ndërtuar dhe zhvilluar atë.
Nuk është mallkuar dynjaja për shkak se në të ka gabime, mëkate apo sepse ka djajë, siç pandehin disa transmetime dhe libra të mëhershëm. Dynjaja është e gjitha e shenjtë, veçanërisht dheu i saj i cili është i pastërt, i paqtë dhe i veçuar për t’u përdorur si adhurim.
Toka e dynjasë është e gjitha xhami dhe pastërti: “Më është bërë mua Toka xhami dhe vendpastrim” – tha Profeti i mëshirës Muhamedi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).
Transmetohet se Ademi (bekimet qofshin mbi të!) nuk kishte këputur asnjëherë pemë. Ç’është vallë puna me neve që po i shkatërrojmë dhe i eleminojmë pyjet, jeshillëkun dhe bukuritë e tjera natyrore?! E kemi kthyer planetin Tokë, në një punishte e fabrikë!
Ndalesa e gjahut dhe e këputjes së pemëve në Meke, është bërë me shpalljen Hyjnore, ndërsa Qabenë e ka bërë Allahu vendorientim për njerëzimin dhe garancion për qëndrimin dhe ekzistencën e tyre.
Kurse e njëjta që iu lejua njerëzve jashtë xhamisë në Meke, urtësia për këtë ishte nevoja, në mënyrë që të mos jetë shpenzimi i tepërt dhe shpërdorim, meqë kjo është e keqe!
Sa është numri i atyre njerëzve që kanë jetuar në Tokë që prej njeriut të parë, Ademit?
Thuhet se ato janë më shumë se njëqind milardë njerëz…e Zoti e di saktë, se sa!
Poashtu Zoti e di më së miri se sa ka për të qenë numri i atyre që do të trashëgojnë tokën pas neve, e sa do të jenë ata deri në ditën e fundit!
Toka është e disponuar për neve dhe për të gjithë ata që do vijnë pas neve dhe nuk na e lejon ajo që ne ta shpërfillim, shkatërrojmë, dëmtojmë dhe përmbysim atë.
“U shfaqë e keqja në Tokë dhe në det, nga ajo që fituan duart e njerëzve!” (Rrum 41)
Pjesëza e parë e ajetit ”e keqja” është komentuar se është: Pakimi i shiut, luftërat e shumëta dhe ngritjet e çmimeve!
Nga kjo e “keqja” buron edhe pabarazia e madhe ndërmjet njerëzve, shkatërrimi i vendbanimeve me pretendimin se po mbjellin kolonializimin dhe sabotimi i urbanizmit.
Në një qytet ka lagje luksoze, të pasura dhe të mbyllura, kurse të tjerat lagje i ke me dhoma të ngushta, të vogla, thuajse të pavlefshme dhe prej kallaji. I kanë lënë për iniciativa kriminale, për vjedhje, zhdukje, humbje dinjiteti, varrosje ëndrrash, s’kanë as arsimin, as shëndetësi.
Ndërmjet atyre të uriturve ka genialë, shpikës dhe shtytës për zhvillim.
Toka është e jona, vetëm e jona…
Lëvizni në të, transferohuni në të, nga njëri vend në tjetrin, ashtu siç ua ka ëndja!
Meqë kështu: Pse atëherë e krijuam murin e famshëm të Berlinit, ku e ndamë një qytet dhe një shoqëri për dekada me rradhë??
Pse ne njerëzit ndërtuam murë të hekurtë, nga i cili qindra milionave në Rusi iu ndalua udhëtimi në Tokë dhe e drejta e lirisë?
Pse heshtim për murin izolues i cili i ka copëtuar familjet palestineze, dhe ua ka ndaluar atyre që ta viziojnë njëri-tjetrin si dhe të jetojnë në paqë?
Pse ne vënduam kompleksitete në udhëtim, në transfere, dhe penguam lidhjen e njërit me tjetrin?
Assesi!
Toka s’është vetëm e jona, jo!
Ne kemi mbi Tokë pjesëmarrës dhe bashkëjetues të tjerë, të cilët janë njësojë sikur ne, posedojnë shpirtëra njësojë, sikur ne lëvizin, ndjejnë, jetojnë dhe vdesin.
Kur zbriti Ademi në Tokë, s’kishte gjë tjetër në të, vetëmse kafshë, gjallesa dhe dinosaurë, – Allahu e di të saktën – të cilët kishin ardhur përpara neve në Tokë, e që Ademi i ka njohur ato dhe ua ka ditur emrat, po edhe i njohu ndalesat, dëmtimet dhe gjuajtjen e tyre pa patur nevojë!
Kurse më pastaj, mbas Ademit, Allahu e qortoi njërin prej profetëve të tij me shpallje nga Qielli për vrasjen e një mize!
Shumë vite më vonë Mustafaja i bekuar, lajmëroi në mësimet fetare se një grua do të hynte në zjarr për shkak se e burgosi një mace dhe për një tjetër që do të hynte në Parajsë për shkak se e kishte shuar etjen e një qeni.
Më thuaj, si mundem unë që t’i ndryshoj ndjenjat e mia ngurtësoze karshi kësaj toke mbi të cilën jam duke jetuar?!
Siç e dua shtëpinë dhe vendbanimin tim, atëherë, si mund të mos mos e dua edhe tokën time?!
“Kodra Uhud na do dhe e duam!” – hadithi thotë.
Ndjenja të ngrohta dhe të afërta kemi, madje edhe me shkëmbin.
Omeri r.a. e puthte gurin e zi i fliste dhe i thonte kështu:
“Unë e di se ti je gur, që s’bën dobi e as dëm, por sikur unë të mos e kisha parë Mustafanë e zgjedhur duke të mos të puthur, as unë nuk do të të puthja ty fare!”
Si mundemi që të mos ndjejmë frikën e natës së errët dhe erën e ftohtë e të e fortë?!
Apo të mos ndjejmë frikën e udhëtimit dhe të mërgimit?
Një natë isha në një vend në Perëndim, dhe filloi të biente shi, gjë që më gëzoi mjaftë dhe fillova të përsërisë thënien profetike: “U lagëm me shi, nga mirësitë e Zotit dhe mëshirës së Tij, kërkojmë më tepër…”
Miku im, i cili ishte me mua m’u drejtua duke më thënë: “Si ti kërkon prej Zotit të bjerë shi në tokën e jomyslimanëve?” Ia ktheva duke i thënë: “Kjo është e mirë e Zotit, qoftë për besimtarin dhe jobesimtarin!”
Kudo që të shkosh, ndjeje veten se je në vendin tënd, e të tjerë rreth teje që kënaqen me ty, për shkak të prejardhjes sate, fillo me lidhje, me buzëqeshje, me fjalë të mirë, bëj ndonjë vepër të mirë vullnetare, me bamirësi po qoftë edhe pakëz, ashtu siç bëri profeti Musa kur e solli ujin.
Mos u pengo atyre udhëzimin që Zoti ta dha ty, pasi, për një Zot, nëse Allahu udhëzon me ty ndonjë njeri, për ty është më e mirë çfarë ka Toka dhe Qielli, e kush e ngjallë një njeri, konsiderohet sikur ai që e ka ngjallë tërë njerëzimin!
Përktheu nga gjuha arabe: Agron Islami

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>