Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Si ndodh prekja e njeriut nga mësyshi dhe smira?

$
0
0

 Pyetje:


Si ndodh prekja e njeriut nga mësyshi dhe smira?


 Përgjigjja:


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Marrja mësysh (në arabisht “EL-ÂJN”) është një e vërtetë që bazohet në argumente të fuqishme autentike islame.

Dijetarët muslimanë kanë theksuar se mësyshi (që njihet në gjuhën popullore si syri i keq) ndodh në përgjithësi kur çfarë po shohim apo përjetojmë na pëlqen shumë, sidomos kur kjo shoqërohet me zili; pra mësyshi jo domosdoshmërisht është për shkak të smirës, pra ndodh që personi ta marrë mësysh veten, pasurinë, fëmijën dhe dashamirin e tij.

Së pari: kuptimi i mësyshit

Mësyshi mendohet si ndikim dëmtues material apo psikologjik i njeriut, mbi frymorin (njeriun apo një gjallesë tjetër) ose mbi një send, falë forcave dhe realiteteve të fshehta të natyrës humane që e ushtrojnë këtë ndikim.

Përkufizimi i mësyshit sipas Ibn Haxherit është: “Shikimi pëlqyes i pleksur (veshur) me smirë, me të cilin një person me natyrë të ligë e shikon një person të dytë dhe ky i fundit dëmtohet prej këtij shikimi.”

Kurse Ibn El-Uthejmini e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi (si fenomen) është i njohur dhe i ditur; ai vjen nga një fuqi e fshehtë që del nga zemra e smirëziut, i cili nuk ia do të mirën tjetrit dhe ky shikim e godet të prekurin prej tij (atë që merret mësysh).”

Së dyti: si ndodh mësyshi

Ndërsa për mënyrën sesi ndodh, Ibn El-Kajimi thotë: “Nuk ka dyshim se Allahu i Lartmadhëruar i ka krijuar trupat dhe shpirtrat me fuqi dhe natyra të ndryshme, duke vendosur në shumë prej tyre veçori e tipare ndikuese. Njeriu i logjikshëm nuk  mund ta mohojë ndikimin që bëjnë shpirtrat tek trupat, pasi kjo është një gjë që shihet dhe perceptohet.”

El-Lexhnetu Ed-Daime (Komisioni i Përhershëm në Arabinë Saudite) e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi gjen shprehi kur personi e dëmton tjetrin me sy. Origjina e tij (mësyshit) qëndron tek pëlqimi i diçkaje nga marrësi mësysh, pastaj këtë e pason pasqyrimi që gjen kjo në shpirtin e lig të këtij dhe pastaj vjen ekzekutimi i vrerit të tij (marrësit mësysh) përmes vështrimit tek frymori/sendi që merret mësysh.”

Atije Muhamed Selimi thotë: “Shembulli i saj (mënyrës se si ndodh mësyshi) është si shembulli i shpirtit në trup, korrentit (rrymës) në energjinë elektrike… që nuk mund t’i shohësh por prania e tyre merret me mend nisur nga gjurmët e tyre që na mbërrijnë, ndërsa në kohët e hershme thonin si magneti kur e tërheq hekurin, veprimi i fushës magnetike të të cilit nuk dihet sesi është në vetvete; tek ky kapitull hyn ndikimi i syrit të mësyshmarrësit tek ai që e merr mësysh… Dijetarët e kohëve të mëparshme janë munduar ta zbulojnë realitetin e kësaj… Prej tyre janë transmetuar këndvështrime të  ndryshme dhe qëndrimi i tyre në këtë rast është po ai që ata mbajnë lidhur me çështjet ixhtihadije (përsiatëse), sidomos për ato prej tyre që janë të paperceptueshme…”

Po në këtë kontekst dr. Nabulsi thotë: “Për ta përafruar kuptimin e kësaj në mendje, le të shohim tek një shembull konkret nga zbulimet e fundit të shkencëtarëve; e kam fjalën për rrezet lazer me të cilat bëhen ndërhyrje kirurgjikale në sy dhe pjesë të tjera të trupit si protezat /pjesë artificiale që vihet në vend të asaj të dëmtuar në retinë (sy), thyerja e gurëve në veshka etj.. Kjo gjë bëhet duke i komanduar këto rreze nga jashtë trupit me aparatura speciale… Allahu e di më mirë, por ndoshta prej smirëziut del një fuqi (energji) e fshehtë që më pas depërton tek ai që merret mësysh dhe bën efekt tek trupi dhe uni i tij…”

Prandaj më e mira është që të frenohemi në lidhje me këtë çështje dhe të mos japim interpretime që nuk mbështeten në tekstet kushtetuese islame, sepse kjo çështje është e lidhur kryekëput me metafizikën (të fshehtën) dhe atë më së miri e di Allahu…

Së treti: si ndodh smira

Disa dijetarë thonë se tek ai që merret mësysh përmes smirës mund të vijnë dhe të ndikojnë edhe xhindet (shejtanët), pa u thirrur fare prej mësyshmarrësit; më konkretisht Ibn El-Kajimi thotë: “Shejtani rri përkrah magjistarit dhe smirëziut; ai flet me ta dhe i shoqëron ata, por në rastin e smirëziut shejtanët e ndihmojnë atë pa u kërkuar ai ndihmë, sepse smirëziu është i ngjashëm me Iblisin (kryedjallin) dhe në realitet është prej pasuesve të tij; pasi smirëziu synon njëjtë si shejtani, të keqen e njerëzve dhe prishjen e mirësive që Allahu u ka dhënë atyre.”

Gjithashtu (siç u cek në hyrje të këtij shqyrtimi) dijetarët theksojnë se personi mund të marrë mësysh veten, pasurinë dhe fëmijën e tij, apo dashamirin e tij. Ata e bazojnë këtë në transmetimin profetik: “Nëse dikush nga ju sheh tek vetja, pasuria apo vëllai i tij [nga gjaku ose besimi] diçka që i pëlqen, le të lutet për bereqet të kësaj, pasi syri (dëmtimi prej mësyshit) është realitet.

Pra marrja mësysh jo domosdoshmërisht është tregues i ligësisë së personit, pasi siç thotë Ibn AbdulBeri: “Mund të marrë mësysh edhe njeriu i mirë dhe personi mundet që ta marrë mësysh edhe vetveten.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>