Pyetje:
A mund të na sqaroni se çfarë është “mësysh-in“ dhe si ndodh ai?
Përgjigjja:
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi i prekjes prej xhindeve (mesit)
Termi “mes/prekje prej xhindeve” është një term sinonim i artikulimit arab “sar’a”, me të cilin nënkuptohet prekja apo ndikimi që xhindët bëjnë tek njeriu në situata të caktuara; ku më konkretisht me të synohet rasti kur një shejtan prej xhindëve ka pushtuar mendjen, zemrën ose trupin e një njeriu.
Fjala “mes/prekje prej shejtanit” është shpjeguar qartë në thënien kuranore: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet.”1; efekti “marrosje/çmendje” i ardhur në këtë thënie kuranore, përkon me kuptimin gjuhësor të fjalës arabe “mes/prekje e njeriut prej xhindeve”.
Është e udhës që para se të flasim për simptomat e “mesit/prekjes prej xhindeve”, të tregojmë se çfarë është mesi dhe si ndodh ai; më konkretisht, ekspertët muslimanë të kësaj fushe e përkufizojnë mesin (prekjen prej xhindeve) si: “qepja e xhindit pas njeriut, pasi njeriu e lëndon/dëmton atë; ose për shkaqe si dashuria e flaktë për njeriun etj.”
Ndërsa sa i përket mënyrës sesi ndodh prekja prej xhindeve, ekspertët muslimanë thonë, se kjo ndodh ashtu që pasi njeriu lëndon/dëmton një prej xhindëve të lig (të këqij), ky i fundit ia kthen lëndimin/dëmtimin njëlloj ose më keq, duke i shkaktuar njeriut:
Rasti i parë: Prekje (ngacmime) nga jashtë; të cilat ndodhin kur njeriu e lëndon/dëmton xhindin dhe ky i fundit tenton të hakmerret e t’ia kthejë këtë njëjtë ose më ashpër dhe pasojat në këtë rast janë prekje (ngacmime) nga jashtë që xhindi i bën njeriut; këto prekje i takojnë dy llojeve kryesore:
(a) të përkohshme – kur lëndimi/dëmtimi që njeriu i ka bërë xhindit ka qenë i lehtë dhe xhindi ia kthen në të njëjtën masë ose pak më shumë; gjë e cila vazhdon vetëm për pak kohë;
(b) të vazhdueshme – (së pari) kur lëndimi/dëmtimi që njeriu i ka bërë xhindit ka qenë i konsiderueshëm, xhindi nuk i ndahet trupit të këtij njeriu me qëllim që t’ia kthejë lëndimin/dëmin më ashpër, ndaj përpiqet ta dëmtojë këtë njeri me rrugë dhe forma të ndryshme të vazhdueshme; (së dyti) mundet që ky lloj i prekjes së njeriut prej xhindeve të jetë edhe për shkak se xhindi dashurohet pas njeriut apo për shkaqe të tjera; në këtë rast, me qëllim që ta zaptojë njeriun, xhindi mund t’i shfaqet personit në trajta të ndryshme si forma e qenit, maces apo forma të tjera tmerruese…
Rasti i dytë: Zaptim i brendisë së njeriut dhe pleksje me unin e tij; që ndodh kur lëndimi/dëmtimi që njeriu i bën xhindit është i rëndë dhe për pasojë xhindi hakmerret përmes prekjeve të tij që arrijnë deri në zaptimin e brendisë së njeriut (pushtimin e trupit të tij) dhe pleksjen (lidhjen e ngushtë) me unin e tij, duke i shkaktuar të prekurit epilepsi (sëmundje toke) aq sa kur kjo rëndohet njeriu nuk ndjen më; po kështu në këtë rast xhindi mund të flasë me gjuhën e të xhidosurit dhe ta rrëzoj e kalojë atë në gjendje të fikti; kjo pleksje është tre llojesh:
(a) e përkohshme: xhindi ikën nga trupi i të sëmurit kur atij i bëhet rukje2 dhe kthehet prapë pas kësaj;
(b) e vazhdueshme: xhindi nuk ikën nga trupi i të sëmurit edhe kur atij i bëhet rukje, por reziston gjatë dhe mund të sillet agresivisht, i gjendur në trupin e të xhidosurit;
(c) përqendrimi i xhindit në gjymtyrë të caktuar, që është dy llojesh: (së pari) përqëndrim i palëvizshëm i xhindit në një gjymtyrë të caktuar prej trupit të të sëmurit dhe (së dyti) përqendrim i xhindit fillimisht në një gjymtyrë të caktuar të trupit të të prekurit prej këtij xhindi dhe pastaj kalimi i herëpashershëm nga një gjymtyrë në një gjymtyrë tjetër të trupit të personit të prekur nga ky xhind; simptomat e këtij përqendrimi mund të jenë dhimbjet e forta dhe ndonjë herë edhe paralizimi i gjymtyrës së trupit.”3
Së dyti: Shenjat e prekjes prej xhindeve (mesit)
Simptomat (shenjat) e prekjes prej xhindeve (mesit), janë hipotetike (vlerësime të përafërta që i nxjerrim me mendje dhe që nuk hyjnë tek shkencat e sigurta). Këto simptoma mund të ndryshojnë, të shtohen apo pakësohen nga njër rast në një tjetër. Ato mund të shfaqen të gjitha ose disa prej tyre, në varësi të fuqisë së xhindeve që e kanë prekur personin.
Shenjat më të spikatura tek i prekuri prej xhindit/eve janë si vijon:
a. shmangia dhe përpjekja e madhe për t’u larguar nga ezani dhe Kurani;
b. rënia të fikët, ngërçi dhe gulçimi, epilepsia (sëmundja e tokës) dhe rënia përdhe; kur atij i lexohet Kuran;
c. shikimi i shumtë i ëndrrave të frikshme, dëshira për t’u vetmuar dhe izoluar, sjelljet jonormale;
d. kur i lexohet Kuran, mund të ndodhë që xhindi (shejtani) që e ka prekur, të flasë (me anën e gjuhës së tij).