Rukja-Kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike
Udhëzime të domosdoshme që duhen zbatuar:
1. Largohen nga trupi i të sëmurit dhe nga shtëpia, hidhen dhe injorohen të gjitha sendet që janë marrë nga njerëz apo anë jokompetente islame, sikurse nuska, zhivë, dhé, gurë etj.
2. Bëhet mbështetja vetëm tek Allahu dhe kërkohet shërim e shpëtim vetëm nga Allahu, duke qenë të bindur se Ai do ta sjellë shërimin dhe duhet medoemos që të kihen parasysh shënimet që vijnë në fund të Rukjes.
3. Para se të lexohet rukja duhet që lexuesi të pendohet, të pastrohet [të ketë gusël (larje të të gjithë trupit) dhe abdes (larje të gjymtyrëve të caktuara)], të falet namazi i detyrueshëm dhe preferohet të këndohen lutjet ditore të mëngjesit dhe të mbrëmjes nga libri “Mburoja e muslimanit”, që mund t’i merrni në adresën e mëposhtme të internetit: http://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Mburoja_e_Muslimanit.pdf
4. Udhëzimin e pastrimit dhe fletushkën e faljes mund ti merrni në adresën e mëposhtme të internetit: “http://www.faljaenamazit.com/faljaenamazit/Fillim/PasqyraELutjeve.asp”.
Falja për fillestarët mund të bëhet edhe duke lexuar direkt nga fletushka e faljes. Vërejtje: Vërejtja e parë: Pa dy kushtet e para, rukja nuk ka vlerë… Vërejtja e dytë: Nëse i sëmuri është i rritur, ai i bën vetë gjërat e kërkuara, por nëse i sëmuri është i vogël, këto gjëra duhet t’i bëj prindi apo personi që do t’ia lexoj fëmijës Rukjen. Shënim: Kur e bëjmë leximin e tre duave të mëposhtme për një tjetër, i themi duatë siç janë të shkruara këtu, kurse kur e bëjmë leximin e duave për vete, do t’i lexojmë sipas shënimit që vjen në fund të duasë:
Së pari: Rukja-Kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike; Versioni i Shkurtuar: – Lexohet me përqendrim Duaja e Parë në arabisht: “UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEE-TI, MIN KUL-LI SHEJŤAANIN UE HEEMMEH, UE MIN KUL-LI ĂJNIN LEEM-MEH.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE” do të themi: “EŬUDHU”]. Lexohet me përqendrim Duaja e Parë në shqip: “Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut nga çdo shejtan dhe gjallesë e dëmshme dhe nga çdo sy dëmtues.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “Të mbroj ty” do të themi: “Mbrohem”]. (Duaja lexohet 1 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 1 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet.) –
Lexohet me përqendrim
Duaja e Dytë në arabisht: Vendoset dora mbi kokën e fëmijës apo familjarit që ka marr mësysh ose ka shqetësime dhe këndohet: “BISMIL-LAAHI ERǨIIKE, MIN KUL-LI SHEJ-IN JUËDHIIKE, MIN SHER-RI KUL-LI NEFSIN UE ĂJNIN ȞAASIDINI, ALL-LLAHU JESHFIIKE, BISMIL-LAHI ERǨIIKE.” [Kjo dua-lutje nuk lexohet për vete]. Lexohet me përqendrim Duaja e Dytë në shqip: “Me emrin e Allahut të kuroj, të ta largoj çdo gjë që të lëndon, prej të keqes së çdo shpirti dhe syri ziliqar, Allahu të shëron ty, me emrin e Allahut të kuroj.” [Kjo dua (lutje) nuk lexohet për vete por i lexohet tjetrit]. (I lexohet të sëmurit arabisht/shqip disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). –
Lexohet me përqendrim Duaja e Tretë në arabisht: Vendoset dora mbi kokën e fëmijës apo familjarit që ka marr mësysh ose ka shqetësime dhe këndohet: “ALL-LLAAHUM-ME RAB-BEN-NASI, EDH-HIBIL BEËSE, ISHFIHI, UE ENTESH-SHAAFI, LA SHIFAE IL-LA SHIFEAUK, SHIFE-EN LA JUGAADIRU SEǨAMEN.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “ISHFIHI” do të themi: “ISHFINI”]. Lexohet me përqendrim Duaja e Tretë në shqip: “O Allahu ynë, Zoti i njerëzve, largoje vuajtjen, shëroje atë, Ti je shëruesi, nuk ka shërim veç shërimit Tënd, shërim që nuk le sëmundje pas.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “shëroje atë” do të themi: “shëromë mua”].
(I lexohet të sëmurit arabisht/shqip disa herë kur i sëmuri përkeqësohet).
Së dyti: “Rukja-Kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike”; Versioni i gjatë: Ajetet dhe suret e mëposhtme nëse i sëmuri është i rritur i lexon vetë, por nëse i sëmuri është i vogël, ato ia lexon atij prindi, vëllai, motra etj; që e marrin pranë të sëmurin dhe mbi të: – Lexohet me përqendrim surja “Fatiha” në arabisht: 1. BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM! 2. EL ȞAMDU LIL-LAAHI RAB-BIL ĂALEMIIN. 3. ER-RAȞMAANIR-RAȞIIM. 4. MAALIKI JEUMID-DIIN. 5. IJ-JAAKE NEĂBUDU UE IJ-JAAKE NESTEĬIN. 6. IHDINAŠ-ŠIRAAŤAL MUSTEǨIIM. 7. ŠIRAAŤAL-LEDHIINE ENĂMTE ĂLEJHIM, GAJRIL MAGĎUUBI ĂLEJHIM UE LEĎ-ĎAAAAL-LIIN. Lexohet me përqendrim surja “Fatiha” në shqip: 1. Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 2. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. 3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. 4. Sunduesit të ditës së gjykimit. 5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. 6. Udhëzona në rrugën e drejtë! 7. Në rrugën e atyre që i bekove me të mira, jo në të atyre që je i hidhëruar me ta dhe as të atyre që kanë humbur vetveten! (I lexohet të sëmurit 1 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 1 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). – Lexohet me përqendrim “Ajetul Kursijji/Tesbih Dova” në arabisht: BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM! “ALL-LLAAHU LAA ILAAHE IL-LAA HUEL-ȞAJ-JUL-ǨAJ-JUUM. LA TEË-KHUDHUHU SINETU-UE LAA NEUM. LEHUU MAA FIS-SEMAA-UAATI UE MAA FIL-ERĎ. MEN DHEL-LEDHII JESHFEŬ ĬNDEHU, IL-LAA BI IDHINIH. JEĂLEMU MAA BEJNE EJDIIHIM UE MAA KHALFEHUM, UE LAA JUȞIIŤUUNE BI SHEJ-IM-MIN ĬLMIHI IL-LAA BIMAA SHAA-E. UESIĂ KURSIJ-JUHUS-SEMAA-UAATI UEL ERĎA, UE LAA JEUUDUHU ȞIFĎȞUHUMAA UE HUEL-ĂLIJ-JUL-ĂĎȞIIM.” Lexohet me përqendrim “Ajetul-Kursijji/Tesbih “Dova” në shqip: “Allahu, e askush nuk meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai është i përjetshmi, Ai që furnizon dhe mbron gjithçka që ekziston. Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi. Atij i përket çfarëdo që është në qiej dhe në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?! Ai e di çfarë u ndodh atyre (krijesave në këtë botë) dhe çfarë do të ndodhë pas tyre (në Botën Tjetër). Ata kurrë s’do të mund të nxënë ndonjë gjë nga dija e Tij, përveç asaj çfarë Ai do. Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën, dhe Ai nuk ndjen lodhje në kujdesin ndaj tyre. Ai është më i larti, më i madhi.” (I lexohet të sëmurit 1 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 1 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). 3 – Lexohet me përqendrim surja “Kul Hue Allahu” në arabisht: BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM! 1. ǨUL HUELL-LLAAHU EȞAD. 2. ALL-LLAAHUŠ-ŠAMED. 3. LEM JELID UE LEM JUULED. 4. UE LEM JEKUL-LEHUU KUFU-UEN EȞAD. Lexohet me përqendrim surja “Kul Hue Allahu” në shqip: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Thuaj: ai, Allahu është i Vetmi. 2. Allahu është Absoluti (i Përjetshmi), të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. 3. S’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 4. Dhe Atij askush nuk i përngjan. (I lexohet të sëmurit 3 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 3 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). – Lexohet me përqendrim surja “El-Felek” në arabisht: BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM! 1. ǨUL EŬUDHU BI RAB-BIL FELEǨ. 2. MIN SHER-RI MAA KHALEǨ. 3. UE MIN SHER-RI GAASIǨIN IDHE UEǨAB. 4. UE MIN SHER-RIN-NEF-FEETHEETI FIL ŬǨAD. 5. UE MIN SHER-RI ȞAASIDIN IDHEE ȞASED. Lexohet me përqendrim surja “El-Felek” në shqip: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Thuaj: “I mbështetem Zotit të agimit. 2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja. 5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.” (I lexohet të sëmurit 3 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 3 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). – Lexohet me përqendrim surja “En-Nas” në arabisht: BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM! 1. ǨUL EŬUDHU BI RAB-BIN-NËËS. 2. MALIKIN-NËËS. 3. ILAAHIN-NËËS. 4. MIN SHER-RIL UES-UEESIL KHAN-NËËS. 5. EL-LEDHII JUES-UISU FI ŠUDUURIN-NËËS. 6. MINEL XHIN-NETI UEN-NËËS. Lexohet me përqendrim surja “En-Nas” në shqip: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! 2. Sunduesin e njerëzve. 3. Të adhuruarin e njerëzve. 4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve. 6. Qoftë ai (cytësi) nga xhindet ose nga njerëzit”. (I lexohet të sëmurit 3 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 3 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet).
Së treti: Përveç duave të versionit të shkurtuar, është mirë të lexohen në arabisht dhe në shqip edhe dy duatë (lutjet) e mëposhtme, duke bërë kujdes me rregullin që kur i lexojmë për dikë tjetër t’i themi siç vijnë këtu dhe kur i lexojmë për vete, do t’i lexojmë sipas shënimit që vjen në fund të duasë: – Duaja në arabisht (që vjen në rend e katërta pas leximit të duasë së versionit të shkurtuar): “UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEETI, MIN SHER-RI MAA KHALAǨ.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE” do të themi: “EŬUDHU “]. Duaja në shqip (që vjen në rend e katërta pas leximit të duasë së versionit të shkurtuar): “Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut nga e keqja që ka krijuar.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “Të mbroj ty” do të themi: “Mbrohem”] (I lexohet të sëmurit 3 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 3 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). – Duaja në arabisht (që vjen në rend e pesta pas leximit të duasë së versionit të shkurtuar): “UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEE-MEETI, MIN GAĎABIHI, UE ĬǨAABIHI, UE SHER-RI ĬBAADIHI, UE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EN JEȞĎURUUN.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE” do të themi: “EŬUDHU “]. Duaja në shqip (që vjen në rend e pesta pas leximit të duasë së versionit të shkurtuar): “Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut, nga zemërimi i Tij, nga ndëshkimi i Tij, nga ligësia e robërve të Tij, nga ngacmimet e djajve dhe që ata të të afrohen.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “Të mbroj ty” do të themi: “Mbrohem”] (I lexohet të sëmurit 1 herë arabisht/shqip në mëngjes para lindjes së diellit, 1 herë para perëndimit të diellit dhe disa herë kur i sëmuri përkeqësohet). – Lexohet thënia profetike në vijim, për të cilën dijetarë muslimanë të afirmuar kanë thënë se në të gjendet emri më i madh i Allahut, me të cilin nëse i lutemi Allahut të Madhëruar, Ai do të na përgjigjet: “O Allahu im, të lus Ty ngase unë dëshmoj se Ti je Allahu e veç Teje nuk ka hyjni, je i Vetmi, Absoluti të Cilit i përgjërohet gjithçka amshueshmërisht, je Ai i Cili nuk ke lindur dhe as je i lindur dhe je Ai i Cili nuk ka ndonjë të barabartë (a të krahasueshëm), Ti je i Lëvduari, o Shpikësi i qiejve dhe i tokës, o Poseduesi i madhështisë dhe fisnikërisë, o i Gjallë, o i Përjetshëm”. [Bëhet ky lavdërim duke e lexuar me përqendrim sa më shpesh që të kemi mundësi dhe pas tij bëhet lutja për problemin që duam të na zgjidhet]. Shënim shumë i rëndësishëm:
1. Duhet ditur se nuk janë fjalët e Rukjes ato që shërojnë, porse ato janë vetëm një shkak i mbështetur në rregullat islame, ndërsa shërimi vjen vetëm me lejen e Allahut të Madhëruar.
2. Duhet të bëhet kujdes që hoxha apo personi që bën Rukjen ose jep orientimet për Rukjen, të jetë njeri kompetent [që ka arsim teologjik] dhe të jetë person që nuk i kapërcen kufijtë, rregullat dhe normat islame.
3. Lejohet Rukja e bërë në gjuhën joarabe, me kusht që teksti i saj të jetë me përmbajtje që e lejon Islami.
4. Në Rukje mund të shtohet këndimi i ajeteve dhe sureve kuranore që u përmendën mbi një gotë apo enë me ujë, në një formë të tillë që pas leximit të çdo ajeti apo sureje të fryhet me cifla të padukshme pështyme mbi ujë dhe më pas ky ujë i jepet të sëmurit për ta pirë, për t’u larë me të, ose hidhet mbi të sëmurin. Forma tjetër është që pasi të lexohet çdo ajet dhe sure nga këto që janë dhënë, të fryhet me cifla të padukshme pështyme në pëllëmbë dhe me to të fërkohet gjymtyra e sëmurë apo i gjithë trupi i të sëmurit (me kusht që personi ta bëj vetë këtë për veten e tij ose për familjarin e tij që ia lejon Islami).
5. Kush e bën Rukjen duhet të jetë musliman, ndërsa ai të cilit i bëhet rukja mund të jetë edhe jomusliman.
6. Sadakaja (ndihma e nevojtarëve) gjithashtu ka një ndikim shumë të madh për shërimin e të sëmurit; pasi profeti Muhamed a.s. thotë: “Kurojini të sëmurët tuaj me sadaka!” [Transmeton Ebu Daudi, hadith i mirë].
7. Leximi i Kuranit që u përmend si dhe dy lutjet e fundit, janë mirë të bëhen edhe pa qenë të sëmurë, që Zoti të na ruaj nga syri dëmtues, magjia dhe ligësia e krijesave të liga…
Shënim: Më e mira është të lexohet versioni i gjatë i “Rukjes-Kurimit me Kuran dhe Lutje Profetike”.
Përgatiti: Hoxhë Altin Torba