Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin.
Dua’ja është arma e muslimanit. Këtë fakt e mbështet edhe El-Hakimi në librin e tij (El-Mustdrek), me anën e një hadithi të transmetuar nga Ali Bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Dua’ja është arma e muslimanit, shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe e qiejve.” Në rastet e fatkeqësive dua’ja kalon në tri raste:
E para: Kur tregohet më e fortë se fatkeqësia dhe e largon atë.
E dyta: kur tregohet më e dobët se fatkeqësia, por arrin të dobësojë këtë të fundit. E treta: Kur Dua’ja i bën ballë fatkeqësisë dhe anasjelltas. Si rrjedhojë të dyja luftojnë njëra-tjetrën. Në librin e saktë të El-Hakimit, transmetohet nga Aishja (radiallahu anha) se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Paralajmërimi nuk i bën dobi paracaktimit (kaderit) të Allahut por dua’ja bën dobi për atë që ka ndodhur apo që nuk ka ndodhur. Në të vërtetë, kur fatkeqësia zbret, atë e pengon dua’ja, e kështu ato luftojnë njëra-tjetrën deri Ditën e Gjykimit.” (I saktë).
↧
Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme
↧