Përse xhini e përqesh atë që mjekon
Për shkak se ai që mjekon ,e fillon mjekimin me një vullnet të madh kurse pas rezistencës që tregon xhini ai dëshprohet dhe e humb shpresën në shërim.Një prej gabimeve më të mëdha të cilën e bëjnë disa që kaë bindje dhe besim të dobët ,është se këtë dëshprim të tyre e bartin tek I sëmuri dhe familja e tij duke thënë se nuk ka shpresë në shërim dhe duke I këshilluar që të shkojnë tek ndonjë tjetër.Ata në këtë mënyrë e shkatrrojnë të sëmurin dhe familjen e tij.
Personi tjetër ia fillon sërish leximin dhe me gjithë leximin e fuqishëm ,xhini e përqesh edhe atë edhe leximin e tij.Shkaku I kësaj është bindja e dobët në shërim atij që mjekon dhe intriga e xhinit.Në situatën e tillë ,mjeku ,fatkeqësisht e përdor metodën e posaqme të shërimit ,e cila quhet goditje,d.m.th. goditja e xhinit.Po të posedonte mjeku bindjen e fuqishme në ate se vetë Kurani mjafton për shërim ,nuk do të kishte nevojë për një metodë të tillë.Mjekët e këtillë e arsyetojnë metodën e goditjesë me atë se disa muslimanë të mirë e kanë përdorur gjatë procesit të përzënies së xhinit.Mirpo ky mendim është I gabuar.
Disa mjekë apo ata të cilët pohojnë për vete se janë mjekë,nuk besojnë fare se Kurani është shërues.këta nuk kanë besim në Kuran nuk kanë besim në vete e as në diturinë të cilën e posedojnë nëse e posedojnë.
Mjekët e këtillë e kanë dëshirë të konstatojnë se bëhët fjalë rreth sëmundjes psikike ,kurse I sëmuri dhe familja e tij mbesin të habitur dhe të befasuar .Mjeku I këtillë e arsyeton veten duke thënë se si e ka lexuar Kuranin ,por pa asnjë rezultat.
Në fundë ,dua t’u them të sëmuarve dhe atyre që mjekojnë se duket të dijnë mirë se aftësia e mjekimit me Kuran dhe Sunet është dhunti e Allahut të Lartësuar,të cilën Ai nuk ia jep qdo kujt.Prandaj vëllau im ,përpiqu që ta fitosh këtë dhunti dhe le të jetë kjo një mjetë I të afruarit tek Allahu. Dhe të arritjesë së kënaqësisë së Tij.Puna jote ,pagjumësia dhe përpjekja le të jenë sinqeëisht në emër të Allahut.Të jeshë I sinqertë ne leximin e Kuranit ,trego respektë dhe mendo rreth kuptimeve të ajeteve të Kuranit të cilat I lexon.Shpërblimin për leximin e Kuranit kërkojnë prej Allahut ,e pastaj kërko shërimin për të sëmurin.Gjithmonë lë të jetë në mend ky ajet kuranor: O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. (Muhamed 7).Kursesi mos lejo që mbi ty të ngadhënjejë kryelartësia ,pasi që Allahu të të dhurojë këtë dituri.Ngase të gjithë njerzit ,e edhe tij ,janë krijesa të Allahut.Ndoshta ndokush nga familja e të sëmurit është më I mirë se ti.Për këtë arsye,sillu ndaj njerëzve ashtu siq e kërkon atë Allahu prej teje.Të jesh I vetëdijëshëm për Allahun të shpërbleftë me të mira .Lutja jonë e fundit është Falënderimi I takon vetëm Allahut ,Zotit të të gjitha botërave.