Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Bashkimi i shejtanit me trupin e njeriut

Bashkimi i shejtanit me trupin e njeriut

Bshkimi I shejtanit me trupin e njeriut është një e vërtetë,të cilën mund ta gjejm në Kuran dhe hadith.Nëse jeni prej atyre që thoni se nuk ekzistojn argumente të forta që shejtani apo xhini mund të hyjë në trupin e njeriut ,e madje të qarkulloj në gjakun e njeriut e tij,mos jeni aqë të bindur në këtë.Nëse doni ta dini të vërtetën kërkoni argumente kundër kësaj.Pritni pakë deri sa t’iu paraqesimim argumentet nga Kurani dhe hadithi I të Dërguarit s.a.v.s.Fillimisht largohunu të gjitha pikpamjeve ,të cilat I kanë shprehur njerëzit dhe drejtonie vëmendjen tuaj tek ajetet dhe hadithet,kurse komentimet e tyre lëshojani njerëzve,të cilët e dinë atë.

Argumentet nga Kurani
Allahu I Lartësuar thotë: Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!” e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.”
(Bekare 275)
Ja disa nga komentet e këtij ajeti.Imam Kurtubiu,në tefsirin e tij thotë:Ky ajet është argument kundër atyre ,të cilët thonë se qmenduria nuk mund të vij nga shejtani ,por ajo është vepër e natyrës ,dhe se shejtani nuk mundë të hyj në trupin e njeriut dhe ta sulmoj atë.Kurse Iben Kethiri në tefsirin e tij thotë:Ata që e hanë kamatën,në ditën e gjykimit ,do të ngriten nga varret e tyre ashtu siq ngritet I qmenduri nga të prekurit e djallit.Pra ai ngritet në një mënyr jot ë mirë.Imam Taberaniu në tesirin e tij thotë:Njeriun shejtani me të prekurit e tij e qmend në këtë botë.Në komentimin e njohur të Kuranit Tefsirul Menar,qëndron:Iben Atije thotë se në këtë ajet ,ai që e han kamaten krahasohet me ate,që I tundë duart dhe këmbët në mënyr të pakontrolluar për të cilin thuhet se zakonisht është I qmendur.Kjo analogji bazohet në faktin se ngjashmërisht sillet ai, të cilin shejtani e ka bërë të qmendur me të prekurit e tij.(vëllimi I tretë,faqe 79-80)
Profesor doctor Muhamed Mutani,ekspert I shquar I mjekësisë,ish-dekan I fakultetit të mjekësis në Azahare pranon të qenët(ekzistencen) e prekjes së djallit në trupin e njeriut.Në vepren e tij “Medhal ila et-tibb el-islamije”thotë:Fjala “el mess”në ajetin kuranor “Ata që e han kamaten nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngritet ai I qmenduri nga të prekurit e djallit,nënkupton sëmundjet të cilat I shkakton kjo prekje ,siq janë:hysteria,kokëqarja,shqetësimi dhe sëmundjet tjera psikike,e veqanarisht dyshimi.
Iben Hxher el-Askalani,në vepren e tij “Fethul Bari bi sherhi Sahihel Buhari,kitab e tefsir,faqe 51 thotë:Sqarimin e fjalë “el mess”me fjalën “qmenduri” e ka dhënë El Ferra,duke e komentuar këtë ajet kuranor: Ata që e han kamaten nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngritet ai I qmenduri nga të prekurit e djallit ,d.m.th se ashtu do të ngriten në diten e gjykimit .Ai më pas thotë se fjala “el mess” do të thotë qmenduri ,ngase arabët njeriun e qmendur e quajn “el memsus”
Iben Hxheri e citon edhe Ebu Ubejden I cili ka thënë:se fjala el mess do të thotë qmenduri të cilën e shkakton shejtani ,kurse Iben ebu Hatimi transmeton nga iben Abasi të ketë thënë:Ai ,që e han kamaten në diten e gjykimit do të ringjallet si I qmendur.
Ish shejhu Azhari ,Mustafa el Meragi ,në tefsirin e tij thotë:Fjala “el Habt”në këtë ajet ,nënkupton goditjen e pakontrolluar .Kjo fjalë përdoret për njeriun I cili sillet në mënyr të pakontrolluar.Iben Tejmia në libren e tij “Mexhmu el fetave el kubra”(24/276)thotë:Hyrja e xhinit në trupin e njeriut është një fakt I vërtetë nga ana e të gjithë dijetarëve islam të Ehli Synetit.Në një transmetim autentik qëndron se I Dërguari I Allahut s.a.v.s ka thënë: Shejatni qarkullon në trupin e njeriut ashtu siq qarkullon gjaku në të.Abdullah b. Ahmed b. Hambel I ka thënë babait të vetis anjerëz thonë se xhini nuk hyn në trupin e njeriut të qmendur,kurse Imam Ahmed b. Hambeli ia ktheu:Gënjen o biri im!Ai madje flet edhe me gjuhën e tij .Iben Tejmia madje vazhdon dhe thotë Ky transmetim I Imam Ahmed b. Hambeli është I njohur .Xhini e qmend njeriun ,kështu që ai nuk din se q’flet ,e godet aq fortë sa që pot a godiste ashtu deven do të mbetet shenj mbi të.Njeriu I qmendur e ndien goditjen dhe ndien se flet ,aim und të jetë:terhequr ,ashtu si shkorsa(shtroja)nën të.Ndodhin edhe gjërat e tjera ,të cilat I tregojn qartë atij që I sheh se ai ,që flet me gjuhen e njeriut dhe e lëkund (lëviz)trupin ,nuk është prej llojit njerëzor .
Iben Tejmia ka thënë:Askush nga autoritetet muslaimane nuk e mohon hyrjen e xhinit në trupin e njeriut të qmendur.Ai që e mohon këtë ,ka gënjyer mbi sheriatin.Nuk egsistojn argumentet e sheriatit ,që e rrezojnë(hedhin poshtë)këtë.
Shejh Abdul Halik el Attar ,në librin e tij Kitab e Sara thotë:shejtani ia merr mendtë njeriut në atë mënyr që e godet ate dhe kështu e qmend.Ky është ndikim I xhinit tek njeriu ,e si pasoj e kësaj goditjeje është trazimii mendjes.Për njeriun e tillë thonë se është I qmendurd.m.th e qmendi xhini.Shejh Sabuni në vepren e tij “Safet e tefasir”rreth domethënjes së ajetit të larëtëpërmendur thotë:Ata që e marrin kamaten dhe në atë mënyr ua pin gjakun njerëzve (I torturojn),në ditën e gjykimit do të ngriten nga varret e tyre ashtu siq ngritet I qmenduri d.m.th lajthitet dhe bjen (për toke) dhe nuk mund të ec në mënyr normale .Ata do të ngriten ashtu sit ë qmendurit.
Në ajetin tjetër Allahu thotë: Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).(Araf 201).
Iben kehtiri duke e komentuar këtë thotë:Për fjalen “messu shejtan” dis athonë se ka kanë kuptimin “qmenduri” apo diq e ngjashme me të.
Ekzistojn edhe shum argumente të tjera ,të cilat ne nuk kemi mundesi t’I përmendim këtu.Por ,edhe kjo mijafton.Këtu jam përpjekur që ti paraqes qëndrimet e vërtetuara dhe autentike ,të personave më të shquar islame që kanë të bëjnë me këtë qështje.
Mendoj se kjo është e mijaftueshme që ta largojë(menjanojë) mëdyshjen tënde.

Argumentet nga hadithi

Transmetohet nga Ata b.Ebu Rebaha se Iben Abbasi I ka thënë: “A dëshiron që ta tregojë gruan që do të jetë banore e xhenetit? Po I tha Ebu Rebaha.Atëher,Iben Abbasi I tha “Kjo grua zezake erdhi tek I Dërguari I Allahut s.a.v.s dhe I tha, o I Dërguar I Allahut,mua më godasin sulmet e tërbimit ,ashtu që gjatë atij tërbimi edhe zhveshem.Prandaj ,lute Allahun që t’më shërojë prej kësaj”.I Dërguari I Allahut I tha :nëse dëshiron ta fitosh xhenetin e Allahut bën sabër (durin) në këtë sëmundje,e nëse dëshiron që të shërohesh ,un do ta lusë Allahun që të të shërojë.Gruaja ia ktheuo të duroj,o I Dërguar I Allahut ,por unë gjat sulmit edhe zhvishem ,kështu që lute Allahun që të mos e bëj më këtë.I dërguari I Allahut s.a.v.s ia drejtoj lutjen Allahut për të(Cituar sipas Sahih el-Muslimi bi sherhi En-Nevevi,vëllimi I 6 faqe.131).Imam Neveviu,në vepren e tij “El edhkar” e citon transmetimin nga Ubej b.K’abi se ka thënë:Isha tek I dërguari I Allahut s.a.v.s kur erdhi një arab dhe tha :O I Dërguari I Allahut , kam një vëlla ,I cili është I sëmurë,qka ka e pyeti I Dërguari ,kurse njeriu u përgjigjë, Ka sulme tërbimi.I Dërguari I tha sille këtu ,kur e solli ,I Dërguari e vendosi pran vetes dhe ia lexoi:
1.Fatihan
2.Katër ajetet e para të sures el Bekare
3.Dy ajetet nga mesi I sures Bekare(163-164)
4.Ajetul Kursi(el Bekare 255)
5.Dy ajetet e fundit e sures Bekare
6.Ali imran(18)
7.El Araf(54)
8.El Muminun
9.Es Saffat (1-9)
10.El Xhinn (31)
11.El Hasher(21-24)
12.El Ihlas
13.El Felek
14.En Nas
Imam e Nevevi duke e komentuar këtë hadith thotë: Fjala “ el lemem” do të thotë “qmenduri”,tërbim që e godet dhe e shkallon(qmend)njeriun.Ky hadith është baz,të cilën e ka venë vetë I Dërguari s.a.v.s në mjekimin e qmendurisë,të shkaktuar nga goditja e shejtanit.
Në Musnedin e Imam Ahmedit lexojm një transmetim nga Ja’la b.Murrie,I cili thotë:I kam parë tri gjëra tek I dërguari I Allahut,të cilat askush para meje nuk I ka parë,e as që ka përë t’I parë.Një ditë shkova me të në një udhëtim,rrugës u ndeshëm me një grua me fëmij.Ajo iu drejtua të Dërguarit me këto fjalë:O I dërguari I Allahut këtë fëmij e ka goditur një bela ,edhe neve bashkë me të.As vet s’e di se sa sulme përjeton gjatë një dite.I dërguari I Allahut kërkoj prej saj fëmiun,e ngriti kah vetja e më pas fryu në gojën e tij tri herë dhe lexoi “Bismilahi ene Abdullah,ihse aduvallah”.
Pastaj ia ktheu fëmiun kësaj gruaje dhe I tha:Kurt ë ktheheni ,na prit në këtë vendë dhe na trego se si është (ndihet)voglushi.Vazhduam rrugën,e (kur ishim duke) u kthyer gruaja na priti në të njejtin vend,kurse pran saj ishin tri dele.I Dërguari s.a.v.s e pyeti:Si është voglushi?Ajo u përgjigj “Pasha Atë që të ka dërguar me të vërteten ,deri në këtë qast nuk kemi vrejtur asgjë në të.Merre këtë dele si shpërblim.I Dërguari më tha që të zbres dhe të marr një dele ,kurse dy të tjerat t’ia kthej gruas.
Ajo qka ne na intereson nga kjo pjesë e hadithit janë fjalët e të Dërguarit s.a.v.s të cilat I ka lexuar fëmiut: Bismilahi ene Abdullah,ihse aduvallah”,pasi që I fryu tri her në gojë .Nga kjo kuptojm se shejtani gjendej në trupin e fëmiut .Për këtë arsye ,I Dërguari I fryu në gojën e tij sepse pot ë ishte shejtani jashtë trupit ,I Dërguari nuk do të lexonte e as nuk do të fryente në gojën e tij.Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ebu Davudi në Sunenin e tij,transmetojn nga Ummu Elbanija e bija e El-Vazi , e kjo nga babai I saj se gjyshi I saj shkoi tek I Dërguari I Allahut me djalin e tij të qmendur apo djalin nga motra.Kur erdhi tek I Dërguari I Allahut ,I tha E kam një djalë(apo djal nga motra),të cilin e kaploi qmenduria.A mund ta sjell tek ti ,ashtu që ta lusësh Allahun për t’a shëruar?I Dërguari I tha që ta sjellë.E morra me vete,tha duke qenë I lidhur.Kur arritëm,e zgjidha ate,ia hoqa rrobën,me të cilën e solla dhe ia vesha një rrobë të bukur dhe të pastërt.Më pasë e dërgova tek I Dërguari s.a.v.s I cili më tha :ma afro më afër dhe ktheje shpinën e tij kah unë.I kam parë të dy sqetullat e të Dërguarit derisa ka lexuar:Uhruxh aduvallah, Uhruxh aduvallah (Dil o armik I Allahut).Vërejta se shikimi I të sëmuarit sishte ashtu siq ka qen.Tani,ai shikonte normalisht.Pastaj I Dërguari I Allahut e vendosi praën vetes,e lexoi një lutje në ujë,me atë ujë ia fërkoi fyturen e tij dhe e luti Allahun që ta shëroië.Pas kësaj lutje të të Dërguarit askush prej atyre që kishin ardhur me të smuarin nuk ndiheshin më mir se ai(I sëmuari).Këtu parashtrohet pyetja:Kush është ai,të cilit I Dërguari I Allahut I thoshteil o armik I Allahut!?Është e padyshimt se ai që ishte në trupin e të sëmuarit,ishte shejtani.Këto janë vetëm disa nga argumentet të cilat I kam paraqitur,andaj po ti refuzosh,atëher I ke refuzuar fjalët e komentatorëve të Kuranit.
Shpresoj se ke nxjerur ndonjë dobi prej kësaj.Po që se nuk je I kënaqur me këto komentimet e tyre ,atëher përpiqu që vetë t’ia sqarosh vetes ajetete lartëpërmendura.Kërkoj prej Allahut që të më forcoj mua juve dhe të gjithë muslimanët në rrugën e vërtet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>