Ndalu dhe qetësohu
Mos u pikëllo,ngase caktimi i Allahu xh .sh,do të realizohet,nuk ka ikje prej tij, ngjyra e lapsit u tha, qëkur përshkroi jetën tënd,prej kur linde e deri në vdekje dhe fletushkat e tua janë të palosura. Shqetësimi s’të sjell dobi e as që mund ta ndryshojë caktimin e Fuqiplotit.
Mos u pikëllo,se me këtë pikëllim dëshiron të ndalosh kohën,të burgosësh diellin, t’i rikthesh akrepat e orës pas,të ecësh prapa dhe ta kthesh rrjedhën e lumit prej nga u nis.
Mos u pikëllo,se pikëllim është si furtuna e fortë që s’ka drejtim,që prish ajrin dhe pluhuros gjelbërimin,fryn valët e detit,zymtëson pamjen e qiellit,thyen trëndafilat e reja dhe filizat e holla të tyre në kopshtin e pasur me to.
Mos u pikëllo,se i pikëlluar i ngjan lumit që ka dalur nga shtrati dhe është ndarë nga deti e futet përsëri në to.Ai i ngjan balonit të shpuar që përpiqesh ta frysh, dhe shkrimtarit që shkruan me gishta mbi valët e detit.
Mos u pikëllo,se jeta e vërtetë arrihet vetëm me lumturinë dhe rehatinë shpirtërore. Mos i ushqe ditët tua me helm,mos i lësho netët t’u përplasen shqetësimeve,mos i shpërndaj orët e tua te dëshpërimi i egër, mos harxho deri në humbjen e jetës tënde,se me të vërtetë Allahu nuk i do ata që harxhojnë së tepërmi!
Mos u brengos,por prite mëngjesin
Mëngjesi i të brengosurve dhe të pikëlluarve fillon të shfaqet.Shih sa bukur agon,s a mirë i çel dyert e errëta drita e saj.Arabët thonë: “Kur të shohësh se litari është terhequr tepër,dije se do të këputet”.Sa më tepër të shtohet ngushtësia, aq më afër e ke rrugëdaljen. Aid el Karni