Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Vetëm një moment

$
0
0

Vetëm një moment

Mos u brengos,se pasurinë që ke pranë,pallatet e larta për mrekulli,kopshtet e gjelbërta plot gjallëri, bashkë me pikëllimin, mëritë, plagët, e dhimbjet,vetëm se ta shtojnë më tepër terrin që të rri zgavër në sy.

Mos u pikëllo,se nuk të sjellin dobi as barërat e rekomanduara nga mjekët që ti i pi,as këshillat e tyre.Si mund të të ndihmojnë kur ti e ngulite mërzinë në zemër si kuti. Dyshemeja e vuajtjeve tuaja rri shtrirë në dritat e syve,ia shtrive krahët dhe këmbët mërzisë,që të depërtojë më mirë në ty, pastaj e mbulove me lëkurën e trupit tënd.

Mos u trishto,përderisa ke lutjet drejtuar Allahut,dhe përpiqesh t’i mënjanosh nga rruga pengesat që të kanë zënë kalimin,dhe e di si të qëndrosh pranë dyerve të Mbretit të mbretërisë.E as mos u friko kur me ty është pjesa e tretë e natës,dhe ke orë të tëra për ta mbështetur ballin tënd në tokë dhe për të bërë sexhden.

Mos u mërzit: se me të vërtetë Allahu krijoi për ty tokën dhe gjithë çka ekziston në të,plasi tokën për ty dhe nxori mbi sipërfaqen e saj kopshte të bukura magjike,që të kënaqin shpirtin me pamjen e tyre.Në to ke dhe palmat e larta e të drejta,sipër ke qiellin e zbukuruar me yje të ndritshme,mbi tokë ke lumenj të vegjël që rrjedhin me ngadalësi.Po t’u qëndrosh pranë menjëherë ta sjellin gjumin.Por ç’të bëj kur përsëri të shoh të pikëlluar?!

Vallë,mos u mërzit të them.Ke ujin e pastër freskues,merr ajrin e pastër që të hap gjoksin.Ti po ecën me këmbë të shëndosha dhe natën e kalon në siguri.Mos u brengos,por sa më tepër kërkoji falje Zotit tënd se Ai me të vërtetë është që fal shumë.

Nëse dëshiron ta shikosh daljen e tunelit dhe të jesh i qetë psiqikisht,kërkoji sa më tepër falje Zotit tënd, se Ai të jep furnizim të mirë,fëmijë të mbarë,dhe të zbret shi të mijaftueshëm kur je në nevojë.

Përderisa,vëlla i dashur,gjuha të rri e lagur me këto fjalë të lutjes,mos u mërzit, se shpirtin do ta gjesh të qetë e të lumtur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>