Mos t’ju mërzisin kritikat e të humburve dhe xhelozëve
Ti s’je i humbur kur dikush të kritikon.Përkundrazi,je i shpërblyer – nëse qëndron i durueshëm ndaj inatit dhe xhelozisë që kanë për ty.Pastaj kur dëgjon fjalë të rënda djathtas dhe majtas,dije se personaliteti yt peshon.Kuptoje se qenin e ngordhur nuk e shqelmon kush,ashtu si nuk i çmon kush të pavlerët.Ti s’mund t’ua mbyllësh gojët njerëzve e as t’u ofrosh dobi,kështu që nuk ta rrjepin lëkurën e nderit shumë .
Kur pa fije faji xhelozi të prek e të kritikon
Kalo pranë tij,bëhu shurdh,gjoja se s’dëgjon
Fjalët që t’i hedhin,vëri në një skaj
Mos ua hedh shikimin e në tru mos i mbasj.
Të marrët kur të pyesin,përgjigjen mos ua thuaj
Për ty është më mirë,të hiqesh si i huaj.
Pra,s’ke kohë të merresh me çështje që nuk sjellin dobi.Kryeje atë që është mirë ta bësh,pastaj çdo kritike që të drejtohet ktheja shpinën!
Nëse dëshiron të përparosh përmbaju kësaj këshille: Mos e kthe fjalën që mund të të sjellë plagë të reja,se nëse hesht ndodh që ato fjalë që të janë folur shpejt të harrohen e të humben.Ji i butë e qëndro dinjitoz,sepse heshtja i përul armiqtë,e të jesh falës është respekt dhe burrëri për ty.Pastaj gjysma e njerëzve që lexuan ”turpet e tua” (qofshin të pabaza) që t’i përshkruajtën të tjerët, harruan,e gjysma tjetër as që i kanë lexuar,e të tjerët as që dinë mandje se ç’ndodh me ty! Prandaj ti mos i përsërit ato thënie e mos këmbëngu t’u qëndrosh i gatshëm thënieve që s’mbarojnë kurrë.
Dhe shtëpiza e vogël ku banojnë të thejshtit dhe hanë bukë gruri është më e vlefshme se sa shtëpia e madhe me tryezë të shtruar me lloj – lloj ushqimnesh,e ku përzihen fjalët dhe s’mund të dallosh fjalën e sinqertë prej së kotës.Aid el Karni