Mos u pikëllo,por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë
1. – Dije se nuk jeton brenda kufijve të ditës sate,shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t’i tejkalosh caqet.Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes,mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mos prit mëngjesin.
2. – Harroje të djeshmen me gjithë çka pate,mos mbaj mërzinë e asaj që kaloi,se është mërrëzi.
3. – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo i takon botës së panjohur,derisa të të trokasë në derë mos mendo për të.
4. – Mos u dridh nga kritikat,por qëndro i paluhatshëm,dije se kritika peshon sa vlera jote.
5. – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira sëhtë kënaqësai më e madhe e kësaj jete.
6. – Kush dëshiron stabilizim,qetësi e pushim shpirtëror,le t’i përmbahet të përmendurit të Allahut.
7. – Dije se çdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh.
8. – Mos prit falënderim prej askujt.
9. – Mësoje shoirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë.
10. – Ndoshta kjo që të ndodhi është e dobishme për ty.
11. – Çdo caktim për besimtarin është i dobishëm për të.
12. – Shikoji të mirat që të dha Allahu xh.sh.,pastaj falënderoje Atë.
13. – Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithçka që kanë njerëzit.
14. – Prej një ore në orën tjetër,prite rrugëdaljen.
15. – Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta.
16. – Fatkeqësitë ta forcojnë zemrën dhe ti çelin sytë.
17. – Më të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet.
18. – Mos të të thyejnë gjërat e pavlera.
19. – Me të vërtetë Zoti yt ka mëshirë të gjërë.
20. – Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo.
21. – Jeta është buka,uji dhe hija e freskët,mos kërko më tepër.
22. – Shumica e gjërave që ju frikohesh,nuk janë të vërteta.
23. – Tek të lënduarit merr shembull.
24. – Nëse Allahu e do një popull,e sprovon atë.
25. – Përsërit lutjet që i ka lexuar Muhammedi a.s në gjendjet e vështira të tij.
26. – Përmbaju punëve serioze e të frytshme,largoju zbrazëtirës.
27. – Leri të pavërteta dhe mos beso në çdo gjë që përhapet.
28. – Inati dhe hakmarrja dëmton më tëpër shëndetin tënd se sa kundërshtarin.
29. – Çdo gjë që të preku nga fatkeqësitë s’është tjetër,pos falje mëkatesh.
Aid el Karni