Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

A të të mësoj një fjalë që nëse e thua Allahu ka për ta larguar hallin dhe ka për të ta larë borxhin?

$
0
0

Në sunenin e Ebi Daudit transmetohet prej Ebi Seid el Hudrij i cili ka thënë: “Një ditë Profeti alejhi selam hyri në xhami dhe gjeti në të një burrë nga ensarët që e quanin Ebu Umameh. I tha: “Çfarë halli ke o Ebu Umameh, që po të shoh në xhami jashtë kohës së namazit (pra në këtë kohë të pazakontë)?” Ai i tha: “Hallet dhe borxhet më kanë mbytur, o i Dërguari i Allahut.” Profeti alejhi selam i tha: “A të të mësoj një fjalë që nëse e thua Allahu ka për ta larguar hallin dhe ka për të ta larë borxhin?!” Tha: “Po, o i Dërguari i Allahut”. Tha: “Kur të agojë dhe kur të bjerë mbrëmja thuaj:

All-llahum-me o i adhuruari im!

in-ni eudhu bike unë kërkoj mbrojtje tek Ti

minel hem-mi uel hazeni prej hemit dhe huzni-t

ue eudhu bike unë kërkoj mbrojtje tek Ti

min el axhzi uel keseli, prej axhzit dhe keselit

ue eudhu bike unë kërkoj mbrojtje tek Ti

minel xhubni uel buhli prej xhubni-t dhe buhlit

ue eudhu bike Unë kërkoj mbrojtje tek Ti

min galebeti dejni nga pesha e borxhit

ue kahri rixhal dhe çdo gjë që i nënshtron dhe i mposht burrat.

Unë e zbatova atë që më porositi Profeti alejhi selam dhe Allahu i lartësuar ma largoi trishtimin dhe hallin tim dhe ma shleu borxhin tim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>