Në sunenin e Ebi Daudit transmetohet prej Ibnu Abasit se Profeti alejhi selam ka thënë: “Ai që gjithmonë bën istigfar (kërkim falje) Allahu ka për t’i dhënë rrugëzgjidhje për çdo trishtim, ka për ta çliruar nga çdo ngushtim dhe ka për ta furnizuar nga nuk e pret.
Në musned transmetohet se kur Profetin alejhi selam e shqetësonte ndonjë shqetësim i madh nxitonte të falte namaz, sepse Allahu i lartësuar thotë: “Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz.” Bekare, 54.