Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Kujtoji te mirat, mos u merzit per sprovat ! Dhjete gjera per te menduar thelle

$
0
0

Kujtoji te mirat, mos u merzit per sprovat !

Dhjete gjera per te menduar thelle:

1.Mbaje ne mend se Zoti yt i fal ata qe i kerkojne falje dhe Ai e pranon pendimin e atyre qe pendohen dhe i pranon ata qe i kthehen.

2.Meshiroj te dobetit dhe ti do te jesh e lumtur;ndihmoj te nevojshmit dhe ti do te jesh mire,mos mbaj urrejtje dhe ti do te jesh e shendetshme.

3.Behu optimiste,sepse Allahu eshte me ty,dhe engjejt luten per faljen tende dhe Xheneti te pret.

4.Fshij lotet,mendo mire per Zotin tend dhe hiqi brengat duke kujtuar te mirat qe Allahu te ka dhene.

5.Mos mendo se kjo bote eshte perfekte per ndokend.Nuk ka asnje njeri ne faqe te dheut qe merr krejt ate qe deshiron ose qe eshte i lire nga krejt llojet e problemeve.

6.Behu si nje peme e gjate ne qellimet tua;nese dikush i hedh nje gur,ajo thjesht lejon frutat e saj te bien.

7.A ke degjuar ndonjehere se merzitja ia ka kthyer dikujt ate qe i ka humbur ose brengosja i ka permiresuar gabimet?Atehere pse te merzitesh?

8.Mos prit probleme dhe fatkeqesi,mirepo prit paqe,siguri dhe shendet te mire,nese do Allahu.

9.Shuaj flaket e urrejtjes nga zemra,duke falur cdokend qe te ka lenduar.

10.Gusli,abdesi,misvaku dhe te qenit te organizuar jane barera efektive per te gjitha llojet e shqetsimeve dhe brengave


Duke menduar për ajetet e Kuranit ! Marre nga libri ”Te mendosh thelle”

$
0
0

Kurani është libri i fundit, që Allahu ka dërguar për të gjithë njerëzit. Çdo njeri, që jeton në tokë, ka përgjegjësi për të mësuar Kuranin dhe për të plotësuar udhëzimet e përcjella nga ai. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e lexojnë atë dhe nuk i përmbushin udhëzimet e Allahut, edhe pse ata e pranojnë atë si një libër hyjnor. Kjo është pasojë e të mosmenduarit rreth Kuranit dhe e njohjes së tij të përciptë, nga të dhënat e marra andej-këtej. Nga ana tjetër, për një njeri që mediton, rëndësia e Kuranit dhe vendi i tij në jetën e njeriut janë shumë të mëdha.

Para së gjithash, ai që “mediton”, dëshiron të njohë Krijuesin, që e krijoi, i dha jetë dhe i dhuroi atij mirësi të panumërta. Një njeri i tillë dëshiron të mësojë, se me ç’sjellje Allahu do të jetë i kënaqur me të.

Kurani, të cilin Allahu e dërgoi me anë të të Dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja qoftë mbi të), është një udhëzues, që u përgjigjet çështjeve të mësipërme. Për këtë arsye, njeriu duhet të njohë librin, që Allahu u ka shpallur njerëzve si udhëzues dhe, në të cilin Ai dalloi të mirën nga e keqja. Njeriu duhet të mendojë për çdo ajet kuranor dhe të përmbushë atë që urdhëron Allahu në mënyrën e duhur.

Allahu thekson qëllimin, për të cilin iu shpall Kurani njerëzve:

“(Ky është një) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.”(Sad 29)

“Jo! Kurani është këshillë e lartë. E kush do, merr mësim prej tij. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse dëshiron Allahu. Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!” (El-Mudethir 54-56)

Shumë njerëz e lexojnë Kuranin, por gjëja e rëndësishme është të ndalesh në çdo varg të tij, të nxjerrësh mësime dhe të përmirësosh sjelljen në përputhje me këto mësime.

Ai që lexon ajetin: ”

Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (El-Inshirah 5-6), fillon të mendojë rreth këtij ajeti. Ai e kupton, se Allahu krijon lehtësim pas çdo vështirësie dhe, si rrjedhim, e vetmja gjë që ai duhet të bëjë kur has vështirësi, është të ketë besim te Allahu dhe të gjejë lehësimin që ndodhet në të. Duke e ditur premtimin e Allahut, ne vëmë re se humbja e shpresës apo paniku që ndiejmë në çaste vështirësie, është shenjë e dobësisë së besimit tonë. Pasi lexojmë këtë ajet dhe mendojmë për të, sjellja jonë do të përshtatet me ajetin gjatë gjithë jetës sonë. Në Kuran, Allahu tregon histori nga jeta e profetëve dhe të dërguarve të Tij në të kaluarën, në mënyrë që njerëzit të mësojnë, përmes shembujve konkretë, se si duhet të jetë sjellja, biseda dhe jeta e një njeriu, me të cilin Allahu është i kënaqur. Allahu shprehet në disa nga ajetet e Kuranit, se njerëzit duhet të mendojnë për këto histori e të nxjerrin mësime prej tyre:

“Në tregimet e tyre (Jusufit dhe vëllezërve të tij) kamësime e argumente për njerëzit me mendje të shëndoshë…” (Jusuf 111)

“… Ne i shpëtuam ata, ndërsa atë ngjarje e bëmë argument për tërë botën.” (El-Ankebut 15)

Në Kuran janë përmendur disa nga cilësitë e popujve të hershëm, si dhe sjelljet apo fatkeqësitë, që u ndodhën atyre. Do të ishte një keqkuptim i madh, t’i lexojmë këto vargje thjesht si rrëfim ngjarjesh historike, që kanë lidhje me disa popuj të kohëve të shkuara, sepse Allahu i ka shpallur këto vargje me qëllim që ne të mendojmë rreth tyre dhe të përmirësojmë sjelljen tonë, duke nxjerrë mësime nga ngjarjet, që u ndodhën atyre:

“Ne i shkatërruam ata që ishin si ju. A ka ndonjë që merr mësim? (El-Kamer 51)

“Ne e bartëm Nuhun në anijen e ndërtuar me dërrasa e gozhdë, e cila lundronte nën mbikqyrjen Tonë. Ne i fundosëm jobesimtarët si ndëshkim për mohimin që i bënë Nuhut. Atë ngjarje Ne e lamë për kujtim, por a ka ndonjë që merr mësim? E si ishte atëherë ndëshkimi dhe kërcënimi Im..?! Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t’u mësuar, por a ka ndonjë që merr mësim?” (El-Kamer 13-17)

Allahu e ka shpallur Kuranin si një udhëzim për të gjithë njerëzit. Prandaj, të menduarit për çdo varg të Kuranit, të jetuarit në përputhje me të dhe nxjerrja e mësimeve prej tij, përbëjnë të vetmen mënyrë për të fituar pëlqimin, mëshirën dhe shpërblimin e Allahut.

Për çfarë u bën thirrje Allahu jerëzve, që të mendojnë për Kuranin?

“… Ty ta zbritëm Kuranin, që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do të mendojnë.” (En-Nahl 44)

Ashtu si në këtë varg të sures “En Nahl”, edhe në shumë vargje të tjera, Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojnë. Të mendosh rreth gjërave që ka krijuar Allahu, do të thotë të adhurosh Allahun. Çdo çështje, mbi të cilën ne mendojmë, na ndihmon të kuptojmë dhe të vlerësojmë plotfuqishmërinë, mençurinë, diturinë, mjeshtrinë dhe cilësitë e tjera të Allahut.

Allahu i bën thirrje njeriut të mendojë rreth krijimit të vet

“E njeriu thotë: “Si ka mundësi që pas vdekjes do të ringjallem..?!” Po, a nuk mendon njeriu, se Ne e krijuam atë më parë, kur ai nuk ishte asgjë?” (Merjem 66-67)

Allahu i bën thirrje njeriut të mendojë rreth krijimit të universit

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, në anijen që lundron në det e u sjell dobi njerëzve, në shiun që lëshon Allahu prej së larti, me të cilin ngjall tokën pas vdekjes dhe përhap në të prej të gjitha gjallesave, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto) ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (El-Bekare 164)

Allahu u bën thirrje njerëzve, të mendojnë për natyrën e përkohshme të jetës së kësaj bote

“Shembulli i jetës së kësaj bote është si shembulli i shiut që kemi zbritur nga qielli, me anën e të cilit harlisen bimët e tokës. Njerëzit dhe kafshët hanë prej këtyre bimëve, deri sa toka të jetë stolisur e zbukuruar (me pemë e lule) dhe banorët e saj të mendojnë se janë në gjendje të vjelin frutat e saj, atëherë vjen dënimi ynë, natën ose ditën. Sikur të mos ekzistonte më parë. Kështu ua sqarojmë faktet njerëzve, që mendojnë.” (Junus 24)

Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojë për faktin, se i gjithë universi është krijuar për njeriun

“Ai nënshtroi për ju gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë thellë.” (El-Xhathije 13)

“Nëpërmjet shiut Ai bën që të mbijnë për ju të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në gjithë këto mirësi ka argumente për njerëzit që mendojnë.

Ai nënshtroi për ju ç’ka krijoi në tokë (prej bagëtive, bimëve, pemëve, mineraleve, etj), me të vërtetë që në këtë ka fakte për një popull që di të marrë mësim.

Allahu është Ai që nënshtroi detin, që të hani mish të freskët prej tij dhe të nxirrni stolitë që ju i mbani… … që të shfrytëzoni begatitë e Tij dhe, kështu, të falenderoni (Allahun).

Ai vuri në tokë male të forta, me qëllim që ajo të mos lëkundet bashkë me ju. Ai krijoi lumenj e rrugë, që të mund të orientoheni.

Ai vuri edhe shenja të tjera (për t’u orientuar ditën) ndërsa (natën) njerëzit orientohen me anën e yjeve.

Atëherë pra, a është Ai që krijon i barabartë me atë që nuk krijon? A nuk po mendoni?” (En-Nahl 11-17)

Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojnë për Kuranin

“A nuk reflektojnë rreth Kuranit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut, ata do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (En-Nisa 82)

“A nuk menduan thellë rreth Kuranit, apo mos u erdhi atyre diçka, që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre.” (El-Mu’minun 68)

“(Ky është) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.” (Sad 29)

“Ne ua bëmë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, kështu që ata të marrin mësim.” (Ed-Duhan 58)

Të dërguarit e Allahut u bëjnë thirrje njerëzve të reflektojnë

“Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk u them juve se i kam në dorë depot e furnizmit të Allahut, as nuk pretendoj se e di Dijen e Fshehtë e as nuk ju them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë të barabartë i verbri dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?” (El-En’am 50)

Allahut u bën thirrje njerëzve, t’u rezistojnë provokimeve të shejtanit

“Kur të vijnë ngacmimet e Shejtanit, kërko mbrojtje nga Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka. Me të vërtetë, ata që janë të devotshëm dhe ruhen nga gjynahet, kur i prek ndonjë ngacmim djallit, përkujtojnë Allahun dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-A’raf 200-201)

Allahu e nxit njeriun, të cilit i është komunikuar Kurani, të mendojë thellë

Duke iu drejtuar Musait dhe Harunit, Allahu thotë në

Kuran:

“Shko me argumentet e Mia bashkë me vëllain tënd dhe mos reshtni duke përmendur e përkujtuar emrin Tim. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet i ka kaluar kufijtë. Thojini Atij fjalë të mira, ndoshta ai mendohet apo frikësohet.” (Ta Ha 42-44)

Marre nga libri ”Te mendosh thelle”

 

Mos u mërzit, se ka shumë shkaqe që e lehtësojnë barrën e fatkeqësisë

$
0
0

Mos u mërzit, se ka shumë shkaqe që e lehtësojnë barrën e fatkeqësisë, si p.sh:

1 – Pritja e shpërblimit të Allahut (xh.sh):
“Ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë” (Kur`an 39:10).

2 – Shikimi i vazhdueshëm i atyre që kanë fatkeqësi më të madhe se ti.Sikur të tjerët mos ti kisha parë, rreth e rrotull meje si kanë qarë jetën me ta s`do e kisha ndarë, por veten do ta kisha vrarë.
Pra kthehu djathtas e majtas, a sheh tjetër pos të sprovuar me fatkeqësi të ndryshme ?

3 – Fatkeqësia jote është më e lehtë se e tjerëve.

4 – Falëndero që kjo e keqe nuk është që preku në fenë e robit, por mbi një cështje të kësaj jete.

5 – Dije se adhurimi që bëhet pas goditjes me një fatkeqësi është më i madh e më i vlefshëm se adhurimi në ditët e tjera.

6 – Dhe se Allahu xh.sh zgjedh për ty atë që dëshiron Ai dhe atë që është më e dobishme për ty.”Por mundet që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju”

Hixhame mbreti i cdo mjekësie alternative apo bashkëkohore

$
0
0

Cfarë do të thotë Hixhame?

Hixhame (arabisht) do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilar.
Hixhamja është një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hynor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga Profeti ynë i lavdëruar Muhamedi alejhi we selem.
Llojet e hixhames qe përdoren më shpesh janë:Hixhame e lagur ose me gjakderdhje, Hixhame e thatë(pa gjakderdhje), Hixhame masazhuese, Hixhame depërtuese me bimë të rralla herbale etj.
Së rralla herbale etj.
Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme që shërohen nëpërmjet hixhames janë: Dimbjet e kokës, migrena, depresioni, stresi, pagjumësia, dhimbjet raumatike me origjina të ndryshme si: dhimbjet e qafës, shpinës, belit, hipertensioni, venat varikoze, nervi Shiatik ose Ishiazi, dhimbjet dhe ënjet e gjurit, mos përqendrimi në punë apo në shkollë, sëmundjet e harresës, urinimin natën, problemet psikologjike të ndryshme,zhurmat në vesh, humbjen e ekuilibrit nga ndryshimet e lartësive, kapsllëku dhe barkëqitja, sëmundjet e prostates, sindromat e njerzve të zyres, (stresi, dhimdjet muskoartikulare, harresat, mospërqendrimi dhe nervozizmi).
Këtë shembull, më në fund. Mjekimi me hixhame arriti të vërtetohet nga shkencat modern në fushen e shëndetësisë, si mbret I cdo mjekësia alternative apo bashkëkohore.
Me rëndësi është trajtimi i njerëzve që janë prekur nga futja e në trup e energjive negative ( syri i keq, magjia ose sihri, xhindet).

Përgatiti: Husam Tayeh

 Këshillë për ata që thonë…‼️

$
0
0

Këshillë për ata që thonë…‼

Disa të thonë:

Burri i saj është më i mirë se burri im.
Vajza e saj është më e mirë se vajza ime.
Shtëpia e saj është më e bukur se shtëpia ime.

Ndërsa unë u them:
💢 Allahu i Lartësuar ka thënë:

“وَلَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِنْهُمْ زَهْرَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا…”

“Mos e hidh shikimin tënd në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të kësaj bote…..”(Taha, 131)
*⃣ Smira është edukatë e keqe me Allahun. Mos e shkatërro veten tënde me krahasime, sepse sa herë që e zgjeron shikimin tënd në atë që e ka tjetri, të ngushtohet kraharori❗
*⃣ Bëhu i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu dhe falëndëroje Atë për mirësitë e Tij, që të bëhesh më i pasuri i njerëzve❗
*⃣ Ki besim të plotë, se nuk ka njeri në siperfaqe të tokës që të këtë çdo gjë❗
*⃣ Dhe atë që ti posedon sot dhe që nuk je i kënaqur me të, do ta dëshironte dikush tjetër që ta kishte për gjithë jetën e tij.

S.Kuburi

Prej shenjave të lumturisë tek njeriu

$
0
0

Prej shenjave të lumturisë tek njeriu:

Sa më shumë që tek robi të shtohet dija, tek ai shtohet përulësia dhe mëshira.
Sa më shumë që tek robi shtohet frika ndaj Allahut, ai është më i kujdesshëm në mosbërje të mëkateve.
Sa më shumë i zgjatet jeta, ai bëhet më i kujdesshëm në përditshmërinë e vet.
Sa më shumë që i shtohet begatia e Allahut-pasuria, ai bëhet më bujar dhe dorëdhënës.

Sa më shumë i jepet pozitë udhëheqëse tek njerëzit, ai u qëndron atyre më afër, u ndihmon në çështjet e tyre dhe bëhet më i përulur.

(El-Feuaid 155)

Nuk e dija se …

$
0
0

…nuk e dija se në jetë shpesh ajo që të falte më shumë lumturi ishte dhimbja; nuk e dija se sfidat më të vështira ishin ato që do të më bënin më të fortë; nuk e dija që të mësosh të lësh dicka të largohet nga jeta jote do të thote të fitosh mencuri; nuk e dija se nëse e shihja botën me një sy pozitiv ajo do të dukej më e bukur….nuk e dija se dhimbja do të ishte trajneri që do të më forconte në rrugën time…sepse gjithmonë është e rëndesishme të dish ta menaxhosh dhimbjen që ajo të jetë burimi i kthimit tënd në një njeri më të mirë…mos harro gjithcka ndodh për një arsye….dhe vështirësite janë rruga e përmirësimit dhe lartësimit tënd si njeri…

Mos u trishto,mos e humb shpresën

$
0
0

Çdo herë që ndjen se nuk mund të vazhdosh më, çdo herë që ndihesh i humbur dhe ngado të rrethon vetmia….çdo herë që errësira dhe nata të turbullojnë shikimin edhe atëherë kur dielli ndriçon….çdo herë që ndihesh i pashpresë dhe nuk di ku të shkosh, nuk di ke rrugë të zgjedhësh….mos u trishto….mos e humb shpresën….sepse Allahu është me ty….gjithmonë ka qenë me ty….dhe gjithmonë do të jetë…


Mos i vepro pesë gjëra, sepse do t’i dëgjosh pesë të tjera

$
0
0

Mos i vepro pesë gjëra, sepse do t’i dëgjosh pesë të tjera:
1. Mos u përzi në gjëra që nuk të takojnë, sepse do të dëgjosh fjalë që nuk të pëlqejnë .
2. Mos e lavdëro atë që i ka hyrë vetja në qejf, sepse do të dëgjosh nga ai fjalë përçmuese.
3. Mos e këshillo atë që të nënvlerëson, sepse do të dëgjosh nga ai fjalë ofenduese.
4. Mos i fol dy vetave që janë duke u kacafytur, sepse do t’i hidhërosh dhe do të bëjnë të tretin e tyre.
5. Mos ia përkujto gruas kur është e hidhëruar të mirat që i ke bërë, sepse do të dëgjosh nga ajo mohimin e tyre.
Aid el-Karni

 

Terapi e fuqishme per Sihr, Xhin dhe Mesysh.

Kështu janë problemet, zgjidhen me mendje, e jo me forcë

$
0
0

Nganjëherë mundohemi ta hapim derën, e dështojmë.
E shtyejm me fuqi, ndjejmë dhimbje…
Pastaj zbulojmë që dera hapet nga ana e kundërt, atëherë buzëqeshim.
Kështu janë problemet, zgjidhen me mendje, e jo me forcë…
– Ibrahim el Fekij

Pas pirjes së qumështit shpërlaje gojën

$
0
0

Transmetohet nga Ibn Abasi radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem piu qumësht, e shpërlau gojën dhe tha: “(Po shpërlaj gojën, ngase) Përmban yndyrë!”

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem praktikoi këtë gjë dhe tregoi arsyen se pse po e bën.

Kjo dëshmon se është e ligjësuar shpëlarja e gojës pas çdo konsumi që përmban yndyrë, qoftë pije apo ushqim, në mënyrë që të largohet yndyra. E, nëse ushqimi apo pija është shumë e yndyrshëm, atëherë është Sunnet që të pastrohen dhëmbët.

Prandaj dijetarët thonë se është Sunnet pastrimi i dhëmbëve pas çdo ngrënie të ushqimit në mënyrë që mbetjet e atij ushqimi të zhduken plotësisht nga goja.”

(Ibn Uthejmini në Sherh Sahih Buhari 1/546)

Unë di se vetëm qumështi zëvendëson çdo lloj ushqimi e pijeje

$
0
0

Transmetohet nga Ibn Abbasi, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Kur Allahu i dhuron dikujt një ushqim, ai le të thotë: “O Allah! Na dhuro begati në të dhe na dhuro ushqim më të mirë se ai…” Ndërsa, kur Allahu i dhuron dikujt qumësht, ai le të thotë: “O Allah, na dhuro begati në të dhe na e shto atë.” Unë di se vetëm qumështi zëvendëson çdo lloj ushqimi e pijeje.” (Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Ahmedi)…

“Mos u zemëro! Mos u pikëllo!

$
0
0

Mos u pikëllo!
Sëmundja shërohet , fatkeqësia largohet
Mëkati falet, mëkatari pendohet
Borxhi shlyhet, i burgosuri lirohet
Mërgimtari kthehet, i varfëri pasurohet
…Duhet ta kesh parasysh Kaderin-Përcaktimin e All-llahut…
Gjithçka që i ndodh njeriut është caktuar qysh më parë, as nuk mund të shtyhet e as të parandalohet!
“Mos u zemëro!”
-Mos u pikëllo! nëse të lëndojnë, sepse me mirë është të jesh i lënduar sesa ta lëndosh dikë…!
Maturia është prej All-llahut…Kurse ngutja është prej Djallit.

 

Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar

$
0
0

Mos…!
Ajo që kaloi, mbaroi
Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.
Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.
Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që cojne drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëj padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!
Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga gjumi që të lodh.


Hixhame per shtimin e spermatozoideve

$
0
0

hixhame hixhame

Hixhame

Kjo pike eshte prej pikave me te mira per alergjine, per aknet, per shtimin e spermatozoideve si dhe per shpejtesine e tyre. Gjithashtu eshte e mire per ngushtimet e gjoksit, bllokimin e frymemarrjes si dhe kundra stresit e pagjumesise.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Hixhameja në barkun e zbrazët është ilaç, e kur është i mbushur, atëherë ajo është sëmundje.

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.

Mos u pikëllo!

$
0
0

– Mos u pikëllo!
Ngase pikëllimi është sikurse furtuna që prish ajrin, trazon ujin, dhe dëmton lulet në kopshte…
– Mos u pikëllo!
Kur bën gjynah, pendohu.
Kur gabon, kërko falje.
Kur bën keq, përmirëso.
Rahmeti është i gjerë, dera është e hapur, falja është e madhe dhe pendimi pranohet.
– Mos u pikëllo!
Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirues.
Përshtati: Hoxhë Ulvi Fejzullahu

Dua nga Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem gjatë brengave dhe mërzisë

$
0
0

Dua nga Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem gjatë brengave dhe mërzisë

Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem ka thënë:

Njeriun të cilin e godet ndonjë deshperim ose pikëllim dhe thotë këtë dua:

Bismilahi Rrahmanirr-Rrahim

” All-llahume inni’abduke ve ibnu’abdike ve ibnu emmetike,nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke,’adlun fijje kadauke,es’eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabik ev’al-lemtehu ehaden min halkik,ev iste’therte bihi fi’ilmil-gajbi’indek,en texh’ale El-Kur’ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhihabe hemmi. ”

( O Zoti im,une jam robi yt e biri i robit tend dhe i robereshes sate,balli im eshte ne doren tende. Dispozitat tuaja mbi mua i pranoj, i drejte eshte gjykimi yt mbi mua.Te lutem me cdo emer me te cilin e ke emeruar veten tende ose qe e ke zbritur ne librin tend, apo ia ke mesuar dikujt prejt krijesave tua, apo qe e ke mbajtur te fshehur ne diturin tende,bere Kur’anin pranvere te zemres sime dhe drite te gjoksit tim, shendrritje per pikellimin dhe largim nga deshperimi.)
Allahu ia largon dëshperimin dhe pikellimin dhe per çdo veshtiresi i gjen shpëtim.

Lutje tjeter:

All-llahumme inni eudhu bike minel-hemmi vel-huzni, vel-axhzi vel keseli, vel-buhli , vel-xhubni, ve dale id-dejni ve galebetir-rixhali.

” O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat nga dëshperimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve. ”
( Buhariu 7/158)

Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem ne raste të veshtiresive thoshte:

” La ilahe il-lall-llahul- `adhimul-halim, la ilahe il-lallahu rabbul-’arshil-’adhim, la il lahe il-lallahu rabus-semavati re rabbul-erdi ve rabbul-’arshil-kerim ”

(Nuk ka Zot pos All-llahut të Lartëmadhëruar të Urtit. Nuk ka Zot pos All-llahut, pronarit të Arshit të madhëruar. Nuk ka Zot pos All-llahut, Zot i qiejve, tokës dhe Arshit bujar.)

Transmetohet se kur Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem kishte ndonje veshtiresi thoshte:

“Ja Hajju Ja Kajjum birahmetike estegithu.”
( O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikqyrës i çdo gjëje, në meshiren Tende mbeshtetem.)

Lutje tjeter :

” La havle ve la kuvvete il-la bilah ”
( Ska levizje e as force pervec me deshiren e Allahut )

… Kjo lutje eshte sherim per 99 semundje ku me e lehta eshte brenga. Ne nje tjeter hadith transmetohet se Profeti a.s. ka thene: Kjo lutje eshte nga thesaret me te mire te xhenetit, andaj ju perseriteni sa me shpesh ”

Lutje tjeter :

” La il la he il-la, ente subhaneke inni kunti minedh-dhalimin ”
( Nuk ka Zot tjeter pervec Teje! Ti je i paster, i pa te meta. Une i bera padrejtesi vetes! )

Muslimani nuk lutet me kete lutje per dicka, e mos ti pranohet lutja…
Kjo lutje eshte ajo qe beri dhe Profeti Junus ne barkun e balenës, dhe aty pasi kuptoi qe ky ishte nje qortim(denim) nga Allahu per shkak se u zmbramps dhe u deshperua nga misioni i tij per ta udhezuar popullin e vet, andaj dhe u lut me kete lutje te mire dhe Allahu e shpetoi te Derguarin e Tij !

 

 

Mos u trishto,nëse …

$
0
0

Nëse e gjithë bota të vihen kundër…
Nëse jeta të nxihet nga fatkeqësitë…
Nëse hallet dhe problemet të kanë vënë poshtë…
Nëse mërzitja dhe stresi të kanë lodhur…
Nëse asgjë nuk po shkon ashtu sic ke ëndërruar dhe shpresuar…
Mos u trishto…. Dhe kujto gjithmonë Allahun….
Ai kurrë nuk të harron…. Ai të krijoi…. Ai të Don….
Ngrei duart lart dhe ule kokën…. Lotin ktheje në fjale….
Lutju Allahut me shpresë dhe dashuri…..
Ya Allah na i prano DU’AT .
Amin

 

SUKSESI – Fejsal Omer

$
0
0

SUKSESI – Fejsal Omer

Nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni, apo nga jeni, të gjithë kemi një gjë të përbashkët, dëshira e të qenurit i suksesshëm. Të gjithë ne duam për të arritur sukses në mënyrë që të mund të jetojmë një jetë të rehatshme, të jemi të pavarur nga ana financiare, të kemi një makinë të mirë, dhe të jetojmë në një shtëpi të bukur. Megjithëse, suksesi mund të arrihet, nuk është diçka që vjen lehtë.Ka shumë këshilla dhe strategji rreth asaj se si të bëhemi të suksesshëm në jetë, mirëpo mënyra më e mirë për të pasur sukses është ti ndjekim hapat e atyre që janë të tillë.

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>