Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë

$
0
0

Një ndër qëllimet më fisnike të marrëdhënieve seksuale është sjellja në jetë e një pasardhësi të drejtë.Prandaj, është me rëndësi që bashkëshortët t’i luten Allahut që ta largojë shejtanin nga pasardhësi i tyre.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:
“Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë:
“Bismilah, Allahume xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena!”
(Me emrin e Allahut, o Allah, na e largo djallin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh me të!)
Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë. ”
Buhariu dhe Muslimi


Sherimi i spondiliatrozes-Keto jane pikat e vendosjes se kupave per semundjen e spondiliatrozes

$
0
0

Sherimi i spondiliatrozes

Keto jane pikat e vendosjes se kupave per semundjen e spondiliatrozes. Ajo eshte nje semundje e vertebrave te cervikales C3 C7 dhe shtangosjes se muskujve te qafes si dhe te vertebrave L4 L5.Eshte nje semundje e cila kurohet me kete metode si dhe me ferkim te lehte me vaj ulliri dhe spec djeges, Kjo duhet te perseritet dhe inshallah ka rezultate te shkelqyera qe nuk arrihen me asnje mjekim tjeter. Jane kuruar shume paciente me kete metode dhe kane dale te kenaqur. Ne te ardhmen kete flete do ta kokretizojme me fotografi te pacienteve te semure duke ju bere hixhamen ne keto pika.

 

Kur dikush ju xhelozon

$
0
0

Kur dikush ju xhelozon:

Eshte i prirur te jete sfidues, qofte ne menyre te hapur dhe arrogante apo me metoda te fshehura dhe strategjike, sepse deshiron te jete ne superioritet .
Do te beje te pamunduren qe te behet sikur ti deri ne ate pike qe do te te imitoje, sepse imitimi eshte forma me argumentuese e lajkatimit, edhepse shumicen e herave eshte mjaft acaruese kur te vjedhin idete .

– Psikolog Melani Grinberg
– Perkthim: MSc. bioch. Vildane Limani

Rukje kunder depresionit,merzise,ankthit,frikes,trishtimit,frike dhe panik

$
0
0

Rukje kunder depresionit,merzise,ankthit,frikes,trishtimit,frike dhe panik
Degjoje cdo dite mengjes dhe mbremje (per ata qe dine Kuran le ti recitojne suret e njejta)
Per me tepr kontaktoni ndonje musliman apo hoxhe qe merret me rukej dhe merrni keshilla me te detajuara per gjendjen tuaj.
Allahu ju sherofte.

Caktimi dhe kismeti

$
0
0

Nuk ngjan ndonjë fatkeqësi ne toke, e as ne vetët tuaja, e te mos jete ne libër i shënuar para se te ngjaje, është thare penda, janë ngritur fletushkat, është caktuar çështja, janë shkruaj përcaktimet, kurrsesi nuk do te na godasë neve përveç asaj qe All-llahu e ka caktuar për ne. Ajo qe te ka goditur nuk ka mund qe te te kaloje, e as ajo qe te ka kaluar, nuk ka mund qe te godasë.
Vërtete, nëse kjo bindje rrënjoset ne shpirtin tënd dhe ngulitet ne ndërgjegjen tende, atëherë belaja shndërrohet ne dhunti, fatkeqësia ne dhurate dhe te gjitha belatë ne shpërblime dhe bukuri (Atë qe All-llahu ia do te mirën, e sprovon) andaj mos te te kaploj shqetësimi nga ndonjë sëmundje apo vdekje e fëmiut, apo humbje materiale a djegie e shtëpisë, ngase Krijuesi veçse ka përcaktuar dhe kësmeti ka ardhë, kjo është zgjedhja, e zgjedhja i takon vetëm All-llahut te Lartësuar, ndërsa shpërblimi vije e edhe mëkati falet.

Ua urojme te goditurve me bela durimin e tyre dhe kënaqësinë e tyre ndaj Marrësit, Dhënësit, Rrëmbyesit, Dhuruesit, nuk pyetet se çka vepron, ndërsa ata do te pyeten. Assesi nuk do te qetësohen nervat tua, e as qe do te pushojnë trazirat dhe cytjet e shpirtit edhe gjoksit tënd, përderisa nuk beson ne caktimin dhe kësmetin është thare penda për atë qe ti e ke përjetuar, andaj mos i shkakto vetes sate keqardhje e mërzi, mos mendo se ke pas mundësi ta pengosh murin te rrezohet, ta ndalesh ujin te derdhet, t’ia pamundësosh erës te fryje, ta ruash xhamin te mos thyhet, e kjo nuk është e sakte, e pavarësisht nga unë e ti do te ngjaje e caktuara, do te zbatohet kësmeti dhe e shkruara “E kush te doje le te besoje, e kush te doje le te mohoje”(Kur’an). Dorëzoju kaderit(fatit) para se te kaploje hidhërimi, ankesa e vaji, pranoje kësmetin para se te kaploje rrjedha e pendimit, prandaj qetësoje veten tende kur t’i kesh bere shkaqet, ta kesh shpenzuar energjinë dhe mundin, e me pastaj mund edhe te ngjaje ajo prej se cilës ruheshe, por mu kjo është duhur edhe te ngjaje, e mos thuaj: (Sikur t’kisha vepruar kështu dhe kështu, do t’ishte kështu dhe ashtu, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe Ai çka ka dashur është bere).Aid el Karni

 

Mos prit falënderim prej askujt – Psikologjia Islame

$
0
0

Kush e punon hajrin nuk i asgjëson shpërblimet
Ligji midis All-llahut dhe njerëzve nuk ndërpritet

All-llahu i krijoi robët e Tij qe ta përmendin e i furnizoi krijesat qe ta falënderojnë, e te shumtit janë ata qe e adhuruan tjetërkënd, shumëkush i falënderoi tjerët përveç Tij, ngase vesi i mohimit, përgënjeshtrimit, zbrazjes është mosmirënjohës ndaj begative është
dominues ne shpirta andaj mos u trondit kur t’i vëresh te këtillët se po e mohojnë bukurinë tende, po ta djegin bamirësinë dhe po e harrojnë altruizmin tënd, madje ndoshta edhe te shpallin armiqësinë e te gjuajnë me katapultën e smirës latente, jo për diçka, por vetëm se ti i ke bere mire atyre: “e nuk u hakmerren, përveç ngase ata i begatoi All-llahu dhe i Dërguari i Tij nga mirësia e Tij”(Kur’an). Lexoje regjistrin e dëshmuar te botes, e ne kaptinat e saja do te gjesh tregimin e një babai qe e rriti te birin e tij, e ushqeu, e veshi, i dha te pije, e edukoi dhe e arsimoi, mbeti i zgjuar qe ai te flejë, u urit qe ai te ngopet, u lodh qe ai te pushoje, e pasi qe u zhvillua ky bir e iu forcua krahu, për prindin e tij u be sikurse qeni i tërbuar duke nënçmuar, përbuzur e mos përfillur me urrejtje e vrazhdësi, duke bërtitur, u be dënim i kobshëm.
Andaj, le te përgatiten ata te cilëve iu dogjën fletët e bukurisë se tyre prej përmbysësve te natyrshmërie, prej shkelësve te dëshirave dhe letë jene te uruar me zëvendësimin e dekoratave te Ai, depotë e te Cilit nuk harxhohen. Ky fjalim i nxehte nuk te thërret ty qe ta braktisesh te bukuren, te mos i besh mire tjerëve, por ajo te bën qe ti te adaptohesh ne pritjen e mosmirënjohjes e te përbuzjes se kësaj bukurie e bamirësie, andaj mos u dëshpëro me atë qe ata e veprojnë. Bere te mirën, për hire te Fytyrës se All-llahut, ngase ti do te fitosh ne çdo rast e pastaj nuk te bën dem përbuzja e mosmirënjohëseve te saj, e as mospranimi i atij qe e mohon atë, falënderoje All-llahun qe ti je bamirës e ai është keqbërës, e dora qe jep është me e mire se dora qe merr: “Vërtet, ne ju ushqejmë juve për hire te Fytyrës se All-llahut, nuk dëshirojmë nga ju shpërblim e as falënderime”(Kur’an).
Shume te mençur kane mbetur te shtangur e te habitur para natyrës se mosmirënjohjes e mohimit te njerëzimi, sikur ata te mos e kenë dëgjuar shpalljen madhështore duke e kritikuar arrogancën, mendjemadhësinë dhe rebelimin e kësaj klase: “Kaloi sikur te mos na jete lutur fare për telashen qe e goditi (e Ne ia larguam atë)”(Kur’an). Mos u befaso kur ndonjë budallai t’ia dhurosh ndonjë laps e pastaj ai me te shkruan satira për ty, apo ndonjë te pagdhenduri t’ia dhurosh ndonjë shkop qe te mbështetet ne te dhe t’i ruaj delet me te e ai ta thyen kokën me te. E tera kjo është esenca e kësaj race te balsamosur ne qefinin e mosmirënjohjes ndaj Krijuesit te Lartësuar, e si do te jete raporti i kësaj race me mua dhe ty?!

Ia mësoj gjuajtjen për çdo dite
e pasi qe iu forcua krahu me gjuajti mua
Aid el Karni

 

 

Mendo dhe Falëndero – Psikologjia Islame

$
0
0

Mendo dhe Falëndero

Kjo do te thotë t’i përkujtosh begatitë e All-llahut ndaj teje qe te kane vërshuar nga larte dhe poshtë këmbeve tua: “Po edhe nëse mundoheni t’i njehsoni dhuntitë (begatitë) e All-llahut, nuk do te arrini t’i numëroni ato”(Kur’an). Shëndet ne trup, siguri ne atdhe, ushqim e veshmbathje, ajër e ujë, para teje është bota e ti nuk e ndjen, e posedon jetën e ti nuk e din: “Ua dhuroi juve dhuntitë e Tia, ato te dukshmet e te fshehtat.” (Kur’an). I ke dy sy, një gjuhe e dy buze, dy duar e dy këmbë “e cilën begati te Zotit tuaj po e mohoni?”(Kur’an). A është pune e lehte te ecësh ne këmbët tua, e shume këmbë veç janë prere, te qëndrosh ne kërçikë, e shume kërçikë veç janë këputur, e gjë e rëndomtë është qe ti te besh gjumë te thelle e te qete, e gjumin e shumëkujt dhembja e ka kapluar, ta mbushesh barkun tënd me ushqim te shijshëm, te pish ujë te ftohet, e ka shume te tille qe buka i është turbulluar, e edhe pija me sëmundje e epidemi.

Mendo për te dëgjuarit tënd, veç je i kursyer nga te shurdhëtit, medito për te pamurit tënd, veçse je i shpëtuar nga verbësia, shiko ne lëkuren tende, ke shpëtuar nga lepra e zgjeba, shiko ne mendjen tende, je i begatuar me te e nuk vuan nga çmenduria e marrëzia. A dëshiron qe një sy ta ndërrosh me një kodër ari sa te Uhudit. A dëshiron ta shitesh te dëgjuarit tënd për një kodër argjend sa te Thehlanit. A i blen pallatet e Zehrase me gjuhen tende e te bëhesh memec?

A i ndërron dy duart tua me qypat e mbushur me diamante e safire e te jesh i këputur pa gjymtyre? Pa dyshim se ti je ne begati madhështore dhe ne dhunti trupore, por ti nuk e di, jeton i mërzitur, i brengosur e i pikëlluar, kurse pranë e ke bukën e ngrohte, ujin e ftohet, gjumin e ëmbël, shëndetin qe lulëzon, mendon për te humburën e nuk falënderon për te pranishmen, shqetësohesh nga humbja materiale, kurse ti posedon çelësin e lumturisë, bollëqet e begatshme te te mirave, dhuratave, begative e te gjerave, andaj mendo dhe falëndero: “Edhe ne vetët tuaja, a nuk po i shihni”(Kur’an). Mendo ne veten tende, ne familjen tende, shtëpinë tende, punën, shëndetin, shokët tu dhe ne boten përreth teje: “I njohin begatitë e All-llahut e i mohojnë ato”(Kur’an).

Aid el Karni

Mos u trishto! Mos e humb shpresën

$
0
0

Çdo herë që ndjen se nuk mund të vazhdosh më,çdo herë që ndihesh i humbur dhe ngado të rrethon vetmia….çdo herë që errësira dhe nata të turbullojnë shikimin edhe atëherë kur dielli ndriçon….çdo herë që ndihesh i pashpresë dhe nuk di ku të shkosh, nuk di ke rrugë të zgjedhësh….Mos u trishto!….mos e humb shpresën….sepse Allahu është me ty….gjithmonë ka qenë me ty….dhe gjithmonë do të jetë…


Me të vërtetë mësyshi është realitet

$
0
0

Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “Me të vërtetë mësyshi është realitet.” Poashtu ka thënë: “Shumica e ummetit tim do të vdesin nga pasojat e mësyshit.”
Andaj luteni Allahun të ju mbrojë nga mësyshi sa herë që merrni pjesë në ndonjë tubim apo ku jeni në qendër të vëmendjes. Lutja e transmetuar për mbrojtje nga mësyshi është kjo:
“Eudhu bi kelimatil-lahi et-taammeh min kul-li shejtanin we haammeh we min kul-li ajnin laammeh.” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e Allahut të plota, nga secili shejtan, nga secila sëmundje dhe nga secili sy i keq).
Poashtu sureja “Felek” dhe “Nas” janë prej sureve që të mbrojnë nga mësyshi.
Transmetohet se Uthmani [radijAllahu anhu] kur shihte fëmijë të bukur në rrugë ua pluhuroste pak fytyrën nga frika se mos i kaploj mësyshi.
Allahu ju ruajt.

Me hixhame per permisimin e qelizave trurit!

$
0
0

Keto jane pikat qe behet hixhame kur jane te demtuara qelizat e trurit. Keto hixhame duhet te behen nga mjeke specializuar dhe nuk behen nga njerez te thjeshte. Ky proces duhet te perseritet nje here ne 3 muaj te pakten per 1 deri ne 2 vjet.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.

Buhariu ka shkruar pët këtë sferë në kapitullin mbi lëshimin e gjakut.

Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur:” Ben hixhami”.

qelizat e trurit

Thuaj: Udhëtoni e ecni ne toke – Psikologjia Islame

$
0
0

Ajo qe e hap gjoksin dhe i largon retë e dëshpërimit e pikëllimit është udhëtimi neper vende e shkretëtira, ecja neper token e gjere, shikimi ne librin e gjithësisë se hapur që ti shohësh lapsat madhështisë që në faqet e ekzistencës shkruajnë shenjat e bukurisë, t’i shohësh kopshtet me plot bukuri, bashqet elegante dhe xhennete e ngjeshura. Dil nga shtëpia jote dhe medito për atë që është rreth teje, para dhe pas teje. Hyp në male, zbrit në lugina, ngjitu nëpër drunjte, pi nga uji i burimit, vëre hundën tende ne degët e jaseminit, qe shpirti yt ta ndjeje se është i lire dhe i disponuar, sikurse zogu i cili duke cicëruar noton ne hapësirën e lumturisë; dil nga shtëpia jote, hidhe mbulesën e zezë nga sytë e tu e pastaj ec neper shtigjet e gjera te All-llahut duke e përmendur dhe lavdëruar.

Vetmimi ne dhomën e ngushte me zbrazëtinë vrasëse është rruge e suksesshme për vetëvrasje, dhoma jote nuk është bota e as ti nuk je i tere njerëzimi, prandaj perse po dorëzohesh para çetës se mërzive. Thuaj vetes me shikimin, dëgjimin dhe zemrën tende: Dil të erdhi rende apo lehte.
Eja këtu te lexosh Kur’an pranë përroskave e livadheve, ne mesin e zogjve qe ligjërojnë me cicërimat e dashurisë, pranë ujit qe rrëfen tregimin e tij se si ka arritur nga shkëmbi.

O ti qe ankohesh e sëmundje nuk ke, behu i bukur
qe ekzistencën ta shohësh te bukur
a po e sheh gjembin ne trëndafila e të verbërohesh
ta shikosh mbi te vesën si kurore!?

Vërtete udhëtimi ne hapësirat e tokës është përjetim me te cilin mjeket porosisin për atë qe i është renduar vetja e tij dhe i është errësuar dhoma e tij e ngushte, eja me ne te udhëtojmë qe te bëhemi te lumtur e të gëzohemi, të mendojmë dhe të sodisim: “Të cilët mendojnë ne krijimin e qiejve dhe tokës: Zoti ynë, nuk e krijove ketë kot, i Lartësuar je Ti”(Kur’an).Aid el Karni

Zilia – Psikologjia Islame

$
0
0

Zilia është sikurse gangrena qe e dërrmon ashtin fort. Zilia është sëmundje kronike qe shkakton prishje ne trup, si qeshte thëne: Nuk ka qetësi për ziliqarin, ai është zullumqar i vetes se tij, ai është armik i veshur me rroba te mikut. Kane thëne: Sa e mire dhe sa e drejte qe është zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt atë. E unë po ta ndaloj ty dhe veten nga zilia, ta mëshirojmë veten tone para se t’i mëshirojmë te tjerët, ngase ne me zilinë tone ndaj tyre e ushqejmë mishin tone me dëshpërim e pikëllim, gjakrave tona i japim te pije mërzinë e shkatërrimin, gjumin e qepallave tona ua shpërndajmë te tjerëve.
Ziliqari ndeze një furre te nxehte e pastaj hyn vete ne te. Konfuzionimi, kokëçarja dhe dëshpërimi i tashëm janë sëmundje te cilat i prodhon ziliqari qe ta shkatërroje qetësinë, jetën e bukur e te rehatshme. Belaja e ziliqarit qëndron ne atë se ai lufton caktimin e Zotit dhe e akuzon Krijuesin ne drejtësi, ka edukate te keqe me ligjin e All-llahut dhe e kundërshton pronarin e dërgesës (pejgamberin).
Oh, çfarë sëmundje qe është zilia për te cilën nuk ka shpërblim, çfarë belaje qe është e për te cilën bela nuk ka dhurate. E ky ziliqar do te mbese gjithnjë ne një vape te madhe derisa te vdesë ose begatitë e njerëzve te largohen nga ata.
Me çdonjërin mund te pajtohesh përveç se me ziliqarin, te pajtohesh me te do te thotë te zhveshësh e te largohesh nga begatitë e All-llahut dhe te keqesh dore nga talentet dhe mundësitë tua, t’i besh te pavlera virtytet dhe veçoritë tua, e nëse e bën një gjë te tille, atëherë ndoshta ai do te kënaqet pa dashje, kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga e keqja e ziliqarit kur te beje zili, ngase ai behet sikurse gjarpri i zi i helmushëm i cili nuk merr ndonjë vendim përderisa te mos e zbraze helmin e tij ne trupin e pafajshëm. Prandaj, po te ndaloj, po te ndaloj nga zilia dhe kërko strehim tek All-llahu nga ziliqari, ngase ai është ne pus, po te pret ty.Aid el Karni

 

Merre mjaltin e mos e thyej kosheren – Psikologjia Islame

$
0
0

Butësia nuk gjendet ne asnjë vend e qe te mos e zbukuroje atë, e ajo gjë qe nuk ka bukuri është e shëmtuar. Butësia ne fjale, buzëqeshja e pastër ne jete, fjala e bukur ne takim, këto janë rroba te qëndisura te cilat i veshin te lumturit, këto janë vetitë e besimtarit sikurse bleta qe hane te bukuren dhe prodhon te bukuren, e kur te bie mbi lule nuk e damkos atë për arsye se All-llahu ia jep butësisë atë qe nuk ia jep dhunës. Ka prej njerëzve qe për ardhjen e tyre zgjaten qafet dhe shtangen sytë me te paret e tyre, i përshëndetin zemrat dhe i dëshirojnë shpirtrat, ngase te tillët janë te dashur ne fjalët e tyre kur te marrin dhe kur te japin, kur te blejnë e kur te shesin, kur te takojnë e kur te përshëndesin.
Te fitosh shoke është art i spikatur qe e përsosin madhështoret e devotshëm, e te tillët gjithnjë janë te rrethuar e te përcjellur nga një turme njerëzish, e kur nuk janë prezentë atëherë janë te përcjellur me lutje e dua.Vërtete këta te lumtur posedojnë një kushtetute te moralit qe titullohet “te keqen ktheje me atë qe është me e mira, se atëherë ai me te cilin kishit armiqësi do te te behet mik i afërt”(Kur’an). Te tillët e absorbojnë urrejtjen me ndjenjat e tyre te dashura, me butësinë e tyre te ngrohte, me faljen e tyre te gjere, e harrojnë keq bërjen dhe e kultivojnë mirësinë ndaj te tjerëve, pranë tyre kalojnë fjalët e neveritshme e ata nuk inatosen, porse veshët e tyre largohen nga ato pa kthim. Ata janë ne rehati ndërsa njerëzit prej tyre janë ne siguri, myslimanet prej tyre janë te qete: “Mysliman është ai, prej gjuhesh dhe dorës se te cilit janë te sigurte myslimanet e tjerë dhe besimtar është ai prej te cilit njerëzit janë te sigurte ne gjaqet dhe pasuritë e tyre”(Hadith). “Vërtete All-llahu me ka urdhëruar mua qe te mos i shkëpus lidhjet me atë qe me bojkoton dhe t’ia fali atij qe ma ke bere padrejtësi dhe t’i jap atij qe nuk me jap”(Hadith). “Dhe ata e qe përmbajnë mllefin dhe ua falin njerëzve (te tillët janë te shpëtuar)”(Kur’an). Përgëzoi te tillët me një shpërblim te menjëhershëm para atij te përhershmit me qetësi, rehati e siguri.

Kush është ne paqe me njerëzit shpëton prej dëmeve te tyre
Flenë i qete dhe i gëzuar

Dhe përgëzoi te tillët me një shpërblim madhështor te asaj bote ne fqinjësi te Zotit Falës, ne xhennete e lumenjë, ne vendin e sinqeritetit e te vërtetësisë pranë Sunduesit te Gjithmundshëm.

Intelegjenca emocionale

$
0
0

Intelegjenca emocionale është fuqia për të kontrolluar reagimet. Veprimi i shëndoshë në raste të caktuara. Kjo terminologji ka filluar të përdoret nga psikologët në njëzet vitet e fundit.

Intelegjenca emocionale nuk ndërlidhet me fuqitë intelektuale, por me kontrollën e reagimeve. Ai që ka intelegjencë emocionale mundet t’i kontrollojë reagimet e veta dhe di të sillet mirë me presionin. Ka mendim pozitiv për qenien e tij, di ti shpreh qartë ndjenjat e tija dhe ka mendim të pavarur.

Prej veçorive të intelegjencës emocionale është edhe fakti se kjo sjellje mund të mësohet, respektivisht të stërvitemi në te dhe se përmbajtja e kësaj intelegjence është kontrolli i reagimeve, kuptimi i ndjenjave negative, pa inat dhe pa mendjemadhësi, duke i kuptuar kriteret e sjelljes.

Komponenti kryesor i forcimit të intelegjencës emocionale është kontrolli i reagimeve, selektimi i reagimeve, themelimi i lidhjeve shoqërore të ballansuara, shtoja kësja edhe kuptimin e vetes dhe shtytësve.

Për të ngritur nivelin e intelegjencës emocionale duhet të stërvitemi në qetësi, të menaxhojmë mirë krizat, të kemi kontrollë mbi stresin, të përmbajmë mllefin, te menaxhojmë mirë veten dhe të sillemi me pozitivizëm ndaj kritikës.

Marrë nga dr. Rashid Es-Sehël

Përktheu: Bekir Halimi

Brenga ushtria më e fuqishme e Allahut

$
0
0

E takoi Ibrahim ibën Ed’hemi një njeri të brengosur dhe i tha: të pyes tre pyetje dhe mu përgjigj në to.

1- A ndodh në këtë gjithësi diçka që nuk e do Allahu?

Tha: jo!

2- A mund të mungojë diçka prej furnizimit tënd, të cilin ta ka caktuar Allahu?

Tha: jo!

3- A mund të pakësohet nga ymri yt një çast, të cilin ta ka caktuar Allahu?

Tha: jo!

Atëherë për çka brengosesh?!

Brenga është ushtri prej ushtrive të Allahut, për të parë se çka do të bëjnë njerëzit. brenga edhe pse nuk është gjë materiale, por shkakton dhimbje më të mëdha, se sa materiet.

Këtë e përforcon ajo që ka thënë Ali ibën Ebi Talibi, radijallahu anhu, kur e kanë pyetur: cila është ushtria më e fuqishme e Zotit? Tha: Kodrat, e kodrat i thërrmon hekuri, andaj hekuri qenka më i fuqishëm, por edhe hekurin e shkrin zjarri, e zjarri qenka më i fuqishëm, por edhe zjarrin e fik uji, e uji qenka më i fuqishëm, por edhe ujin e mbajnë retë, e retë qenkan më të fuqishme, por edhe retë i lëviz era, andaj era qenka më e fuqishme, por edhe erën e reziston njeriu, e njeriu qenka më i fuqishëm, por edhe njeriun e rrëzon gjumi, e gjumi qenka më i fuqishëm, por edhe gjumin e largon brenga, andaj brenga qenka ushtria më e fuqishme se çdo gjë!

فَمَنْ يُرِدْ اللَّهُ أَنْ يَهدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلامِ وَمَنْ يُرِدْ أَنْ يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقاً حَرَجاً كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ كَذَلِكَ يَجْعَلُ اللَّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ (125)

“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-En’am: 125)

Bekir Halimi

 


Ai është qe i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret – Psikologjia Islame

$
0
0

Kush është ai tek i cili strehohet i dëshpëruari, nga i cili kërkon ndihme fatkeqi, kane nevoje për te krijesat, pa ia nda e përmendin gjuhet, e adhurojnë zemrat, e Ai është All-llahu qe nuk ka te adhuruar tjetër përveç Tij. Është obligim imi e i yti qe Atë ta thërrasim ne vështirësi e bollëk, ne kënaqësi e parëndësi, te mbështetemi tek Ai ne fatkeqësi, te strehohemi tek Ai nga telashet te përkulemi ne pragjet e derës se Tij, duke iu lutur, duke qare, te nënshtruar e te penduar, me ç’rast do te vie ndihma dhe mbështetja e Tij, do te shpejtojë shtegdaljen e Tij, do te zbresë fitorja nga Ai “Ai është qe i përgjigjet nevojtarit kur ai thërret”(Kur’an) e do te shpëtoje i zhyturi dhe do e vije ajo qe ka munguar, do te shërohet i sprovuari, do te ndihmohet i persekutuari, do te udhëzohet i humburi, do te shërohet i sëmuri, do t’ia dale i pikëlluari “E kur hipën ne anije e thirren All-llahun me sinqeritet”(Kur’an).

Unë nuk po t’i sjelli këto lutjet me te cilat do ta largosh mërzinë, pikëllimin e dëshirimin, por te udhëzojë ne librat e sunnetit qe ta mësosh predikimin fisnik e me to ta lutesh Atë, ta thirresh dhe t’i shpresosh, e nëse e gjen Atë ke gjetur çdo gjë, e nëse e humb besimin ne Te, ke humbur çdo gjë. Ta thirresh Zotin tënd do te thotë ta adhurosh Atë, t’i bindesh Atij e kjo do te te shpie ne te kërkuarën, e robi i Tij e përsosë artin e te luturit i vetëdijshëm qe te mos mërzitet, te mos shqetësohet e te brengoset; te gjithë litarët do te këputen pos litarit te Tij, e Ai është afër, dëgjon dhe përgjigjet, i përgjigjet te dëmtuarit kur ai e thërret. Ai te urdhëron ty e i je i varfër, i dobët e i nevojshëm, kurse Ai është i Pasur, i Forte, Një, i Lavdëruar, ta thirresh: “Me thirrni Mua, do t’iu përgjigjem”(Kur’an). Kur te godasin telashet dhe te dhembin pakënaqësitë, behu këmbëngulës ne te përmendurit e Tij, thirre me emrin e Tij, kërkoj ndihmën e Tij, fitoren dhe mbështetjen, bëre qull ballin tënd duke e shenjtëruar Emrin e Tij, kështu qe te arrish ne kurorën e lirisë, detyroje veten tende ne adhurim ndaj Tij, te arrish ne medaljen e shpëtimit.

Shtrij duart, ngriti shuplakat, lëshoje gjuhen, shpeshtoi lutjet, kërko shume, insisto dhe ngul këmbe, prite mirësinë e Tij, fitoren e Tij, përmbaju Atij, kthehu kah Ai fuqishëm, qe te bëhesh i lumtur e te shpëtosh.Aid el Karni

Pas vështirësisë vie lehtësimi – Psikologjia Islame

$
0
0

O njeri, pas urisë vie ngopja, pas etjes vie uji, pas pagjumësisë gjumi, pas sëmundjes shëndeti, do te arrije ajo qe mungon, do te udhëzohet i humburi, do te pushoje i lodhuri dhe do te shpërndahet errësira “E All-llahu do ta sjell fitoren ose ndonjë vendim nga ana e Tij”(Kur’an). Nata përgëzon për një agim te kthjellet i cili do ta përzë atë përtej majave te maleve dhe luginave, e përgëzon te pikëlluarin me rrugëdalje te papritur e cila arrin me shpejtuesin e dritës dhe sa çel sytë, e përgëzon te dëshpëruarin me butësi dhe shtegdalje qe vie heshtazi dhe s’hetohet.

Kur ta shohësh shkretëtirën para teje se vetëm po zgjerohet e po zgjerohet, dije se litari po shtrëngohet e po shtrëngohet, dije se do te këputet. Lotin e shoqëron buzëqeshja, frikën siguria, drojtjen qetësimi, zjarri nuk djeg Ibrahimin e tevhidit, ngase mbrojtja dhe kontrolli hyjnor e hapi dritaren e ftohte dhe shpëtimtare. Deti nuk e fundos bashkëbiseduesin e Mëshirëmadhit, ngase zëri i fuqishëm dhe i sinqerte pëshpëriti: “Vërtetë me mua është Zoti im, Ai do te me udhëzoje”. I mbrojturi ne shpelle e përgëzoi mikun e tij se Ai është me ne, andaj u zbriti siguria, qetësimi dhe fitorja.

Ndërsa robët e çasteve te tyre te tashme dhe te gjendjeve te tyre te errëta nuk shohin përveç se turbull, vështirësi dhe mjerim, ngase ata nuk shohin tjetër përveç deri te muri i dhomës dhe te dera e shtëpisë, e vetëm kaq. Te tillët le ti shtrijnë shikimet e tyre pas paravënit dhe le te mendojnë se çka ka pas mureve. Andaj, mos u ngushto aspak, sepse është e pamundshme status quo-ja, e adhurimi me i vlefshëm është ta pritesh rrugëdaljen, ditët rrotullohen, koha ndryshon, netët janë me barre, e fshehura është e panjohur, çdo dite sjell diç te re, e ndoshta All-llahu do te shkaktoje pas kësaj diçka dhe padyshim se pas vështirësisë vie lehtësimi.Aid el Karni

Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi

$
0
0

5-Pa dyshim, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.
6-Vërtet, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.

Ky është një përgëzim i madh dhe i mrekullueshëm. Sa herë që të ekzistojnë vështirësia dhe ngushtia, së bashku me to do të vijnë lehtësimi dhe zgjerimi. Edhe sikur vështirësia të struket dhe të fshihet në vrimën e hardhucës, edhe lehtësimi do të hyjë bashkë me të, për ta nxjerrë jashtë dhe për ta larguar, sikurse thuhet ne një ajet tjetër: ”Allahu, pas vështirësisë do të sjellë lehtësim.” Apo sikurse ka thënë Profeti(s.a.s): ”Me të vërtetë, çlirimi vjen së bashku me ngushtinë dhe, së bashku me vështirësinë, vjen lehtësimi”.
Po të shohim me kujdes në ajet, fjala ”el usr” – ”vështirësi” është (në arabisht) në trajtën e shquar, që e nënkupon atë si një të vetme, ndërsaq fjala ”lehtësim” është (në arabisht) në trajtën e pashquar, që nënkupton se ai përsëritet. Pra për çdo vështirësi , Zoti i Lartësuar sjell lehtësim pas lehtësimi. Kësisoj, një vështirësi nuk mund të jetë asnjëherë me e madhe se dy lehtësime. Gjithashtu, duhet të theksojmë se fjala ”el usr”, e shoqëruar me njyjen ”el”, sipas rregullave të arabishtes, ajo përfshin të gjitha llojet e vështirësive, sado të mëdha dhe të pazgjithshme të mund të duken. Kështu, sido që të jetë, në fund të fundit, vështirësia do t’ia lerë vendin lehtësimit dhe çlirimit. Kjo është diçka e pashmangshme. Më pas, Allahu i Madhërishëm e urdheron Profetin(s.a.s) dhe popullin e tij që të tregohen mirënjohës për mirësitë që Ai u ka dhuruar.

SURJA INSHIRAH, AJETET 5,6

Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij

Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat

$
0
0

Ka brenda më shumë se 3000 llloje bimësh.

Mjalti është një lëng i ëmbël dhe i trashë që e prodhon bleta nga nektari i luleve dhe nga disa lëndë të ndryshme që i merr nga pjesë të ndryshme të bimës, të cilave u shton edhe një lëndë të posaçme nga vetë bleta (enzimat), e kjo i jep mjaltit vetinë ushqyese dhe kuruese. Bleta e ruan mjaltin brenda hualleve të dyllit në zgjua.

Mjalti konsiderohet një prej ushqimeve më të dobishme për njerëzit, ata që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin ndonjë lloj problemi. Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit. Mjalti është fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, dhe konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.

Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.
Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën. Rregullon funksionin e sistemit imun. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të). Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).

Ji falënderues që nuk ke gjithcka që dëshiron

$
0
0

Ji falënderues që nuk ke gjithcka që dëshiron,
sepse nëse do të kishe gjithcka cfarë do të
prisje nga e ardhmja?
Për cfarë do të luftoje?
Për cfarë do të derdhje lot dhe ngrije duart
drejt qiellit?
Ji falënderues kur nuk dije shumë gjëra,
pasi kjo të dha mundësinë të mësoje!
Ji falënderues për sfidat dhe vështiresitë,
sepse ishte në ato momente kur ti u rrite!
Ji falënderues për ato gjëra që të kufizuan
pasi atëherë mësove se cdo të thotë të
luftosh për tu përmirësuar.
Ji falënderues për gabimet që ke bërë,
pasi ato të mësuan përuljen para Zotit
dhe të dhanë mësime të vlefshme!
Është e lehtë të jesh falënderues për bekimet,për gjërat të cilat në pamje të parë i japin bukuri jetës tënde,por një njeri i pasur në shpirt është ai qe di te falënderojë edhe për dështimet,e atëherë ato dështime bëhen për të bekime

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>