Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Mjalti dhe kerthiza

$
0
0

mjalti

 

Vendosja e nje pike mjalti para gjumit ne kethize (dhe nese deshiron i shton nje pike zenxhebil) duke e izoluar me nje likoplast per te evituar ferkimin me rrobat, mund te sheroje deri ne 35 semundje, sic jane presioni i larte dhe i ulet i gjakut, dhembjet ne te gjitha pjeset e trupit, kapslleku, diarreja etj.


Dr. Mahir Sajdam


Si e largon duaja te keqen?

$
0
0

lutje

Lutja – duaja drejtuar Allahut eshte nga shkaqet me te forta per largimin e çdo te keqe dhe per realizimin e asaj qe kerkohet.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nuk e kthen caktimin veçse lutja…” [Tirmidhiu, 2139].
Caktimi qe permendet ne hadith eshte per qellim ajo qe do te ndodhte nese nuk do te behej lutja; kur njeriu, duke u nisur nga shkaqet dhe rrethanat aktuale mendon se do ta gjeje diçka e keqe dhe i lutet Allahut t’ia largoje ate, Allahu ia largon atij dhe keshtu, vete ai qe ben lutjen beson se Allahu i ka larguar diçka te keqe qe mund ta kapte nese nuk do t’i lutej Allahut qe ta ruante prej saj.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thene: “Lutjuni Allahu te bindur se do t’ju pergjigjet dhe dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen e nje zemre te pavemendshme.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu, 3479]
Pra, lutja eshte ilaç i dobishem per çdo te keqe dhe per çdo semundje, por pavemendesia e zemres ndaj Allahut te Madheruar e humb fuqine e saj, ashtu si edhe ngrenia e haramit i humb fuqine lutjes dhe e dobeson ate. Duaja eshte ilaçi me i mire, armiku i semundjes, larguesi dhe sheruesi i saj, penguesi i prekjes nga ajo dhe ngritesi i saj nese zbret. Duaja e ka efektin me te forte nese perseritet sa me shpesh dhe sa me shume, pa e humbur shpresen nga pergjigja e saj, por duke vazhduar gjithnje me dua, sepse Allahu nuk e kthen bosh ate.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Lutja e Dhenunit, me te cilen ai iu lut Allahut kur ishte ne barkun e balenes, ishte: “La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu mine dhalimin” – “Nuk ka Zot te adhuruar tjeter perveç Teje, i Lartesuar je Ti! Une isha prej te padrejteve.” [El Enbija, 87].

Nuk ka musliman qe lutet me kete lutje per çdo gje qe te kete, veçse Allahu i pergjigjet lutjes se tij.” [Hadith Sahih. Tirmidhiu 3505, etj].
Duaja duhet gjithashtu qe te perkrahet dhe te ndihmohet nga veprat e mira, si namazi farz e nafile, agjerimi farz e nafile, sadakaja (lemosha), leximi i Kuranit, permendja e Allahut sa me shume gjate dites e nates, ne mengjes e ne mbremje, respektimi i prinderve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, moralet e mira, etj.
Dije, se kujt i inspirohet berja sa me shume lutje Allahut, Allahu ka dashur t’i pergjigjet lutjes se tij, sepse Allahu thote: “Lutmuni Mua, qe t’i pergjigjem lutjes suaj!” [Gafir, 60] “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

Si ta kuroni veten tuaj nga mesyshi?

$
0
0

mesyshi

Pyetje:

Për sa i përket kurimit të mësyshit, a të mjaftohemi me rukjen sheriatike apo duhet me doemos të lahemi me ujin e atij që na ka ngrënë me sy?

Përgjigje:

“Rukja Sheriatike është kurim dhe larja gjithashtu është kurim, nëse është e mundur që ai i cili ka ngrënë me sy të lahet, domethënë sikur të lahet,
duhet të lajë fytyrën e tij, të shplajë gojën me ujë, të lajë rrobën e tij të brendshme (dhe e shtrydh ujin e saj në enë), lan gishtat e këmbëve, kjo bën dobi. Pastaj uji që merret prej atij i hidhet të sëmurit dhe me të lahet ai që ekan ngrënë me sy. Kjo do t’i bëjë dobi me Lejen e Allahut.
Dhe nëse lan fytyrën e tij dhe shplan gojën dhe ujin (me të cilin lau fytyrën dhe shpalu gojën) e hedh në një enë, pastaj ia hedh të sëmurit, kjo do t’i bëjëdobi me Lejen e Allahut, nëse nuk lahet.
Ajo që duhet të bëjë është të lajë fytyrën e tij, të shplajë gojën, të lajë anët e brendëshme të duarve dhe rrobën e tij të brendshme (izari ose rroba që ka kontakt me kërcinjtë), gishtat e këmbëve dhe dy gjunjtë, kjo do të bëjë dobi për kurimin e atij që e kanë ngrënë me sy.
Ne e kemi provuar që vetëm larja e fytyrës, shplarja e gojës dhe larja e dy duarve mjaftojnë me Lejen e Allahut në largimin e mësyshit. Nëse dikush akuzohet se ka ngrënë me sy, kështu ai lan fytyrën, dy duart e tij dhe shplan gojën dhe ujin e hedh në një enë, pastaj ia hedh atë të sëmurit, ai do të çlirohet me Lejen e Allahut.”

Fet’ua nga shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz

Mesyshi dhe trajtimi

$
0
0

mesyshi

Mesyshi
Nese nuk e di kush e ka marre mesysh ose cfare ka, kendon Kuran, Fatiha, ajeti Kursij, sure Bekare, 2 ajetet e
fundit te sures Bekare, 3 suret e fundit, ose ajetet ku permendet fjala sy, ose zilia; 
Kur lexohen ajetet per bukurine, nese eshte marre mesysh per bukurine, ndikohet nga keto ajet, nese eshte marre
mesysh per diturine, ndikohet nga ajetet e diturise, etj;
Shejhul Islam Iben Tejmije, nese i veshtiresohej dicka, nese kishte lodhje dhe keputje pa shkak, lexonte ajetet e
qetesise (sekineh);
Shejh Bin Bazi: per kurimin e magjise merren shtate gjethe sidri, copetohen me gur dhe futen ne uje te kenduar,
lahesh me to dhe i pi;
Shejh Iben Uthejmini: Iben Abazi ka shkruar ajete ne leter, i ka futur ne uje dhe ia ka dhene nje gruaje qe kishte
probleme me shtatezanine per ta pire;
Nese nuk ndikohesh nga ajetet e Kuranit, do te thote se nuk ke arritur tek ajeti i duhur per problemin qe ke. P.sh.
nje burre qe kishte dhimbje ne dore, dhe u ndikua ne ajetin „falni namazin dhe jepni zekatin“, sidomos tek jepni
zekatin. Filloi te bente veprime te pakontrolluara. Ndikohej edhe nga ajetet e sadakase. Ai punonte ne nje dyqan dhe
pronari i dyqanit i thonte te mos jepte sadaka, sepse ky jepte. U lut gjithe diten qe t’ia prishte Allahu mesyshin,
dhe gjate lutjes ndjente nxehtesi ne dore.
Duhet te jeshe i kujdesshem ndaj lutjeve te mengjesit dhe te darkes, te besh lutjen e mesyshit dhe magjise: eudhu
bikelimati lahi temeti min sherri ma halek (i kerkoj mbrojtje Zotit me fjalet e tij te persorura qe te me ruaje prej
se keqes se cdo gjeje qe ka krijuar); ose eudhu bikelimeti lahi teemeh min kuli shejtanin … ue min kuli ajnin
lemeh (te me mbroje nga cdo shejtan dhe cdo sy shpues), etj. Keto lutje jane tek mburoja. Ose lutjet qe i ben i
semuri me fjalet e tij. Ose te lutesh: O Allah nese kete semundje e kam nga mesyshi ose nga magjia, shkaterroje.
Mesyshi kurohet edhe me ilace, me mjekesi. Rendesi ka te jete ilac I lejuar.
Uji I Zemzemit: ka efekt per qellimin qe e pi njeriu.
Vaji i ullirit, sidomos i kenduar.
Mjalti, I kenduar, per te ngrene ose per te lyer vendin e shqetesimit.
Fara e zeze. „eshte sherim per cdo semundje, pervec vdekjes“ – hadith;
Hahet, pihet, futet ne uje te nxehte dhe thith avullin, lyen vendin e semure.
p.sh. nje grua gjate thithjes se avullit te fares se zeze, fara e zeze mori formen e syut; mund te keshe shenja te
tjera, si vjellje, dalje ne banje, etj.
Gjethet e Senes, „sherim per cdo semundje pervec vdekjes“, – hadith; duhet perdorur me karar. Nuk keshillohet ne
kohe te ftohti. Forcon zemren, te largon nga vesveset, te largon dhimbjet e vogla te kokes, kruajtjet, epilepsine.
El-kejd, kurimi me djegje, nje hekur nxehet fort dhe vendoset ne trup. Perdoret nga specialiste. E ka perdorur nje
sahab me keshillen e Profeti salallahu alejhi ue selam. Ne nje hadith ndalohet kejdi, cka do te thote se eshte e
papelqyer (bashkim i dy haditheve). Perdoret vetem nese nuk ka zgjidhje tjeter.
p.sh. ishte kuzhinjer i njohur, dhe iu semur dora. Kishte shenja ne dore dhe dhimbje. Beri kejd dhe u sherua. Mirepo
keshillohet te mos fillohet me kete lloj mjekimi.
Hixhame: kupezat mbi lekure per daljen e gjakut te keq. „sherim per cdo semundje“ – hadith. “me ka lajmeruar
Xhibrili se hixhamja eshte gjeja me e mire per sherim” – hadith; “o Muhamed, urdheroje umetin tend te bejne
hixhamen” – hadith, I thonin engjejt ne cdo qiell gjate Ixhrase.
Lidhja mes Kaderit dhe mesyshit:
mesyshi eshte aq I shpejte sa gati ia kalon Kaderit.
Nese Allahu do t’I ndeshkonte njerezit te gjithe, s’do t’u bente padrejtesi” – hadith; Edhe Profeti salallahu alejhi
ue selam nuk e meritonte xhenetin me veprat e tij.

Disa raste te mesyshit dhe sihrit

$
0
0

Kurani gjelber

Pyetje-Pergjigje
- femije qe ka patur problem, dhe ka filluar te ece 7 vjec: lexim Kurani. Kurani eshte sherim per semundjet
shpirterore dhe fizike. Duhet durim. Njerezit bejne durim me ilacet e mjekut, per vite me rradhe, e nuk bejne durim
me leximin e Kuranit. Lyerje me vaj ulliri te kenduar dhe pirje e tij.
- vajze e paralizuar qe prej 18 vjeteve, e marr mesysh qe e vogel: kur gjymtyret jane paralizuar, nuk ka me sherim,
por mund te sherohet ne drejtimet e tjera, logjika, gjendja shpirterore, etj. Lexim Kurani i gjate.
- ata qe sherojne me Kuran dhe me xhin mysliman: p.sh. dikush qe sheronte me nuska. Tek femija e tij kishte nuske me
Kuran. Kur e hapi profesor Halidi, aty kishte shkrime te magjistareve. Ai i kishte mesuar keto nga dy libra magjie,
duke i kopjuar permendesh. Nuk e dinte qe merrej me magji.
p.sh. nje burre i vjeter, qe kuronte, mesoi nga profesori se cfare lejohet dhe cfare jo, pra ka njerez te arsyeshem
prej tyre.
nuk lejohet perdorimi i xhineve myslimane ne asnje menyre. Lejohet te merret pagese nese leximi behet me Kuran.
- vajze e vogel me probleme, nuk jep e nuk merr: nxjerrja e zerave te kafsheve ndodh, p.sh. nje moter e semure me
mesysh nxirrte ze gjeli dhe cukiste ne toke gjate leximit te Kuranit. Mesoi Kuranin permendesh dhe u be mesuese
Kurani dhe iu larguan te gjitha demet.
per rastin ne fjale t’i lexohet Kuran.
- vajze e vogel qe nuk flet: mund te jete normale, por mund te jete edhe per shkaqe te tjera. T’i lexohet Kuran.
- Grua qe nuk eshte martuar deri 42 vjec, nuk ka ndjenja per burrin: kur femra sheh femren ne enderr, magjia i eshte
bere burrit nga nje xhindeshe. T’i lexohet asaj dhe burrit te saj.
- kurimi me vjellje behet duke provokuar vjelljen.
- perdorimi i korentit ne sherim: lejohet. Nuk duhet te cuditemi me kete lloj sherimi. Eshte perdorur para zbulimit
te korentit, me nje lloj peshku qe nxjerr energji. Jo cdo lloj xhindi demtohet nga korenti.
P.sh. nje grua qe ankohej nga zemra. E goditen me korent, tha se sikur i doli dicka nga dora, dhe s’pati me
probleme.
Duhet pyetur ne fillim i semuri nese ka probleme me shendetin, para se te goditet me rryme. Mire eshte qe goditjen
ta marre ne spital, nen kujdesin e doktoreve.
p.sh. nje burre qe bertiste kur thirrej ezani. E cuan ne spital me polic, e goditen tre here me korent, u sherua. vazhdon…

Mposhtja e zemerimit

$
0
0

nervoza

Njeriu që vjen në botë si një tufë bukurish, fsheh në vetvete ose në ego cilësi të këqia, kurse në shpirt, prirje devocioni. E thënë ndryshe, njeriu është i prirur edhe për të mirën, edhe për të keqen.

Prandaj, njeriu e ka të domosdoshme t’i pastrojë cilësitë dhe prirjet e ulta me anë të pastrimit të egos, kullimit të zemrës dhe zbukurimit të moralit si dhe t’i përsosë atributet shpirtërore. Ndërkaq, morali i keq që duhet ta hedhë poshtë para së gjithash njeriu, është, pa dyshim, zemërimi, sepse zemërimi është tipari më i rrezikshëm i moralit të keq, është një gjendje egërsie që i bëhet pengesë arsyes dhe zemrës.

Njeriu i zemëruar është një gjë e keqe e mbushur plot hakmarrje, urrejtje, zënie dhe krim.
Pjesa e zemërimit e librit të jetës është një histori fatkeqësie. Shpëtimi nga ky rrezik tragjik është
vëllazëria dhe përdorimi i forcës së durimit, ruajtja e qetësisë pa e prishur ekuilibrin. Ebu Derda (r.a.) i
pati thënë Profetit (s.a.s.):

“Më mëso diçka nga ato gjëra që duhen për të hyrë në xhennet!”

Dhe Profeti i qe përgjigjur:

“Mos u zemëro!” (Buhari, Edeb, 76; Tirmidhi, Birr, 73)

Edhe një tjetër i pati thënë, po kështu, Profetit:

“O i Dërguari i Allahut! Nuk kam mundësi të mbaj mend shumë gjëra, prandaj më thuaj shkurt ç’të bëj që të jem i lumtur!”

Dhe Profeti i pati thënë:

“Mos u zemëro!” (Buhari, Edeb, 76; Tirmidhi, Birr, 73)

Edhe në hadithe të tjera porositet:

“Atij që e mban veten pa u zemëruar, Allahu ia mbulon të metat!” (Ihja, III, 372)
“Nuk ka gjë më të dobishme për të fituar pëlqimin e Allahut sesa gëlltitja e zemërimit!” (Ihja, III,
392)

“Pehlivani (ekuilibristi) më i aftë nuk është ai që i tund dhe i rrëzon përtokë të gjithë partnerët!
Hero i vërtetë është ai që e mban veten kur i duhet të zemërohet!” (Buhari, Edeb, 102; Muslim, Birr, 106-
108)

***

Profetët, të urtët dhe dijetarët janë karakterizuar gjithmonë nga kujdesi dhe përpjekja për ta
zotëruar zemërimin dhe, ndaj të tjerëve kanë mbajtur gjithmonë rrugën e faljes. Të vëllezërit i patën
shprehur pendimin Hz. Jusufit për veprimin e tyre që do ta kishte çuar atë në vdekje:

نيِئِطاَخَل اّنُك نِْاَو اَنْيَلَع هَُلل هَلل ا كََرَثا٪ دَْقَل هَّلل اَت
“… Betohemi se Allahu të ka shquar ty ndër ne! Me të vërtetë, ne kemi bërë gabim!” (Jusuf: 91)
Kurse Jusufi, me një virtytshmëri të lartë, i pati falur ata kur i kishte të gjitha mundësitë për t’i
dënuar: نيِمِحاّرل مَُحْرَا وَُهَو مُْكَل لُ ا رُِفْغَي مَْوَيْل مُُكْيَلَع بَيِرْثَتَل

“… Sot nuk ka qortim për ju! Allahu ju faltë! Ai është mëshiruesi më i madh!” (Jusuf: 92)
Shembujt më të bukur të mëshirës dhe faljes gjenden në jetën e Profetit (s.a.s.). Në ditën e
triumfit të Mekës ai e pati falur Hindin, gruan që ia kishte kafshuar mëlçinë të ungjit Hamza. Ai e pati
falur, në shkëmbim të thënies së Fjalës së Njësisë, Habir bin Esedin që ia kishte rrëzuar nga deveja të
bijën Zejnep shtatzënë, e cila qe plagosur rëndë. Jeta e Profetit është e mbushur plot me raste të tilla. Kur zemërohej, ai s’ngrihej nga vendi. Ai nuk zemërohej veçse kur kundërshtohej Zoti, kur merreshin nëpër këmbë e drejta dhe e vërteta. Ai zemërohej edhe kur shkelej një e drejtë por askush nuk e vinte re dhe nuk qetësohej gjersa ajo e drejtë të çohej në vend. Ai kurrë nuk zemërohej për vete, nuk e mbronte veten dhe nuk hynte në debate me të tjerët për këtë.

Në Kur’an janë pohuar qëndrimet e shquara të Profetit për mposhtjen e zemërimit:
“(O i Dërguar!) Atëherë, me një mëshirë nga Zoti yt, u solle butë me ta! Po qe se ti do të
tregoheshe i ashpër e zemërgur, ata do të shpërndaheshin e largoheshin. Fali ata dhe lutu për faljen e tyre dhe këshillohu me ta në çështjet e përditshme, por, kur të vendosësh, mbështetu te Allahu, sepse Allahu i do ata që mbështeten dhe besojnë te Ai!” (Al-i Imran: 159)

Në një ajet tjetër, Zoti i cilëson si njerëz të mirësisë njerëzit që dhurojnë, që e mposhtin
zemërimin dhe i falin të tjerët:
نيِفاَعْلَو ظَْيَغْل نَيِمِظاَكْلَو ءِاّرّضلَو ءِاّرّسل يِف نَوُقِفْنُي نَيِذّلََ
نيِنِسْحُمْل بِّحُي لُ اَو سِاّنل نَِعَ
“… të devotshmit që japin për Allahun si në bollëk, ashtu dhe në ngushticë, që e mposhtin
zemërimin dhe që ua falin të metat të tjerëve. Edhe Allahu i do njerëzit e mirësisë!” (Al-i Imran: 134)
Siç rrëfehet, Xhafer Sadik kishte një skllav që i bënte shërbime personale. Një ditë, skllavi i solli
një tas me supë që ia derdhi pa dashje mbi rroba. Xhaferi e pa skllavin me shumë zemërim. Atëherë
skllavi i tha:

“Imzot, në Kur’an thuhet: “ ظْيَغْل نَيِمِظاَكْلَو ” “ata që e mposhtin zemërimin”!

Xhafer Sadik i tha:

“E mposhta zemërimin!”

Skllavi vazhdoi:

“Imzot, po aty, në Kur’an, thuhet: “ ساّنل نَِع نَيِفاَعْلَو ” “ata që u falin të metat të tjerëve”!

Xhafer Sadik i tha: “Të kam falur, pra!”

Skllavi i tha për herë të tretë:

“Në fund të ajetit thuhet: “ نيِنِسْحُمْل نِّحُي لُ اَو ” “Allahu i do njerëzit që u bëjnë mirë të tjerëve!”

Xhafer Sadik i tha:

“Shko, pra, je i lirë! Për hir të Allahut, të kam dhënë lirinë!”

Kjo ngjarje tregon se sa bukur është të pajisesh me moralin e Kur’anit dhe Profetit (s.a.s.)!

***

Ndërkaq, duhet pohuar se zemërimi përbuzet kur e ka burimin te egoja dhe motivet djallëzore,
por ndryshon puna kur është fjala për cënimin e besimit. Kur cënohen besimi, e drejta dhe e vërteta,
indiferentizmi është i gabuar. Kështu, sa ç’është e rëndësishme mposhtja e zemërimit për hir të Allahut, është i rëndësishëm edhe zemërimi për hir të Allahut.

Megjithëkëtë, është mjaft e vështirë për ta dalluar qartë kufirin mes këtyre dy situatave të
zemërimit dhe për të vepruar drejt. Për ta bërë këtë dallim duhet pjekuri dhe ndjeshmëri e madhe. Për
rrjedhojë, shprehjen e Kur’anit, “ata që e mposhtin zemërimin” mund ta kuptojmë si “ata që e kontrollojnë zemërimin”. Shembulli më i bukur në lidhje me këtë është veprimi i Hz. Aliut (k.v.).
Gjatë një beteje, Hz. Aliu kishte vënë poshtë një armik dhe po e vriste. Njeriu që po e shihte
vdekjen me sy, bëri një gjest të shëmtuar duke e pështyrë Hz. Aliun në fytyrë.

Për Hz. Aliun, një pjesëtar trim i familjes profetike dhe i cilësuar luan i Allahut, nuk ishte e
vështirë t’ia priste me një të rënë të shpatës kokën një armiku që e kishte vënë nën vete. Por, duke pasur frikë se, pas gjestit të armikut, vrasja e tij do të bëhej një fitore e egos së vet, u ndal, e uli shpatën që e kishte dhuratë prej Profetit dhe hoqi dorë nga vrasja e armikut.

Armiku u habit! Pas gjestit të ulët kundër Hz. Aliut, armiku priste që ai ta vriste me një zemërim
shumë të madh për t’ia shpaguar fyerjen. Por nuk ndodhi siç e kishte menduar! Armiku u ndodh
ballëpërballë me një të vërtetë të paimagjinueshme për të. Duke mos e kuptuar dot sjelljen e Aliut, heroit të Islamit dhe të zemrës, e pyeti me kureshtje:

“O Ali! Pse qëndrove? Pse s’po më vret? Pse u qetësove kështu, papritmas?..”

Hz. Aliu i tha kështu:

“Këtë shpatë që ma ka dhuruar i Dërguari i Allahut, unë e vërtis në rrugë të Allahut dhe për
pëlqim të Tij ua pres kokën mohuesve dhe hipokritëve! Dhe në këtë punë kurrë nuk e ngatërroj veten,
sepse unë jam luani dhe shpata e Allahut, jo e vetes, mendjemadhësisë dhe krenarisë sime! Duke më
pështyrë në fytyrë, ti deshe të më fyesh dhe zemërosh dhe unë do të të vrisja ty për një shkak të thjeshtë
që s’i ka hije kurrë muslimanit. Por unë kam dalë të luftoj jo për të kënaqur krenarinë time, por për hir të
Allahut!” Para një modeli të tillë të moralit të lartë, armiku u bë tjetër njeri. Ai e rroku konceptin e miqësisë së vërtetë dhe, duke përfituar nga kapaciteti i Hz. Aliut në mirëkuptim, falje, butësi dhe qëndresë kundër egos, besoj dhe e deklaroi besimin!

Ç’portë të lartë hapi Hz. Aliu para njeriut që e pështyu në fytyrë! Ai i fali jetën armikut, njeriut që
mund ta kishte vrarë! Ai e quajti me vend t’i dhuronte lumturinë e vërtetë njeriut që deshi ta fyente,
hidhëronte dhe zemëronte! Ai i zgjati atij një urë që e ngjiste në qiejt e favorit hyjnor dhe pavdekësisë! Ai
i zgjati trëndafila mëkatarit dhe fajtorit që e goditi me gjembat e fyerjes dhe armiqësisë, duke e bërë që të shndërrohej në një gonxhe! Ai u soll si profeti Musa që i bëri magjistarët që de-shën ta trembnin me
magjira, të shijonin kënaqësinë e besimit! Para moralit të tij të lartë, djalli i mallkuar plasi nga inati dhe u përkul!

Allahu i Lartë urdhëron:
“(O i Dërguar!) Ti zër rrugën e faljes, këshillo për mirë dhe largohu prej injorantëve!” (el-Araf:
199)

Kurse në një ajet tjetër, Zoti i përshkruan kështu cilësitë e robve të sinqertë ndaj Tij:

“… ata robtë e Mëshiruesit që ecin mbi tokë me seriozitet dhe thjeshtësi dhe, kur injorantët u hedhin ndonjë fjalë (fyese), u përgjigjen me selam (urim për paqe)!” (el-Furkan: 63) Imam Shabiu i qe përgjigjur kështu një heretiku që e pati fyer:

“Po qe se ç’thua janë të vërteta, Allahu më faltë! Por po qe se je gënjeshtar, Allahu të faltë

Marrë nga libri: Enigma e dashurisë per Allahun dhe Profetin

Mos u zemero

$
0
0

mos u zemero

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton se nje njeri i tha Pejgamberit salAllahu alejhi we selam: me porosit dicka! (Pejgamberi ) tha: “MOS U ZEMRO” .Tjetri e përseriti disa herë kërkesën, dhe Pejgamberi salAllahu alejhi we selam i tha: “MOS U ZEMRO ” (Transmeton Buhariu)

Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:

1. Ndryshimi i mendjes (Dobësimi i memorjës)
2. Dhembjet e boshtit kurrizor
3. Dhembja e kokës
4. Pagjumësia
5. Stresi
6. Depresioni
7. Hipërtensoni (tensioni i lartë)
8. Ankthi
9. Fuga
10. Kanceret e ndryshme si ai në lukth
11. Ulqera gastrike
12. Problemet e lëkures si ekcema
13. Personat të cilët zemërohen shpesh janë më shumë të prirur të vijnë deri te tymosja e duhanit pastaj kalojnë në alkool, madje nuk janë as larg përdorimit të drogës
14. Angina pektoris (mbyllje e pjesërishme e arteries koronare)
15. Infarkti akut i miokardit (mbyllje e plot e arteries koronare)
16. Insulti cerebrovaskular (pika në tru)
17. Moskoncentrimi në punë, mësim. Të gjitha këto probleme na qojnë tek një gjë për të cilën ka thenë Allahu në Kuran “Cdo njeri do ta shiojë…”e ajo është: “vdekja”…

30 Këshilla për një nënë kur lindë fëmijë

$
0
0

bebja

1. Konsideroni fëmijët tuaj begati të madhe, të cilën ua ka dhënë Allahu i Lartësuar. Gëzojuni lindjes së tyre. Urojani njëri- tjetrit. Priteni me gëzim ardhjen e fëmijëve tuaj në këtë botë me dua. Falënderojeni Allahun e Lartësuar për shansin e dhënë që ta rritni një mysliman dhe mundësinë që në këtë botë të lini trashëgimtarë pas jush. Lutuni që Allahu i Lartësuar atë fëmijë ta bëjë pjesëtar të vërtetë të ummetit mysliman, thirrës në fe dhe rob të Tij të vërtetë.

2. Nëse nuk keni fëmijë, luteni Allahun e Lartësuar që t’ju dhurojë fëmijë të devotshëm; luteni Atë ashtu siç ishte lutur Zekerija alejhi selam Ai e kishte lutur Zotin me këto fjalë:
“O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!” (Merjem, 4]

3. Kurrë mos u dëshpëroni për lindjen e fëmijëve. Përmbahuni prej zemërimit nëse jeni në gjendje të vështirë materiale dhe mos e konsideroni fëmijën barrë dhe kurrë mos e nënçmoni e as mallkoni.

4. Nëse ekziston mundësia, pas këndimit të ezanit dhe ikametit, kërkoni prej ndonjë personi të devotshëm që ta përtypë një copë të hurmës ose diçka të ëmbël dhe atë t’ia vendosë fëmijës në mishin e dhëmbëve dhe të lutet për fëmijën.

5. Zgjidhni fëmijës një emër të duhur me kuptim të bukur. Pagëzojeni fëmijën me emrin e ndonjë pejgamberi ose sahabi radijallahu anhu ose ndonjë personi të devotshëm.

6. Nëse e keni emertuar fëmijën me ndonjë emër jo të përshtatshëm e jo të mirë, ndërrojani me ndonjë emër më të mirë.

7. Therni një kafshë (akika] për fëmijën në ditën e shtatë. Mjafton që të theret një kafshë edhe për fëmijën mashkull, edhe për femër; nëse dikush dëshiron; mundet që fëmijës mashkull t’ia therë dy. Pastaj rruajani kokën dhe jepni sadaka në argjend aq sa kanë peshuar flokët e rruara. (Mund të jepni edhe në të holla)

8. Në ditën e shtatë bëjeni synet fëmijën mashkull. Nëse nuk keni rastin që atëherë ta kryeni synetimin, bëjeni këtë para se t’i mbushë fëmija shtatë vjet. Synetimi është shenjë islame.

9. Fëmija kur fillon të flasë, mësojeni së pari me fjalët: La ilahe il-Iallah.

10. Jepni gji fëmijës me qumështin tuaj. Kjo është e drejtë e fëmijës të cilën nëna duhet ta respektojë. Gjidhënia është një prej gjërave që është përmendur në Kur’anin e ndershëm, kur përmendet rëndësia e bamirësisë ndaj nënës. Fëmija të cilit nëna i jep gji, ai tregon më shumë dashuri ndaj saj. Fëmijët e këtillë janë më të dëgjueshëm dhe nënat më pak ankohen për ta. Me secilën pikë të qumështit, nëna te fëmija duhet të mbjellë njësinë e Allahut të Lartësuar, dashurinë ndaj Pejgamberit sal- lallahu alejhi ue sel-Iem, ndaj përkushtimit në fe, dashurinë dhe dhembshurinë. Mos u përpiqni që ta largoni përgjegjësinë prej
vetes e ta gjuani mbi supet e babait, por vetë kryeni obligimet tuaja dhe do të bekoheni me qetësinë shpirtërore dhe gëzim. Mos përdorni hajmali për fëmijët. Në vend të tyre, mësoni ata me dua për raste të ndryshme. Lexoni Kur’an dhe fryni në fë- mijët.

11. Mos i frikësoni fëmijët. Frikat që i përjeton në rini do të ndikojnë në zhvillimin e mendjes dhe shpirtit të tij. Thënë në përgjithësi, fëmijët që në fëmijërinë e hershme janë frikësuar, ata asgjë të rëndësishme e të madhe nuk bëjnë në jetën e tyre. Kurrë mos i detyroni fëmijët që të bëjnë diçka derisa janë të uritur.

12. Bëhuni të kujdesshëm sa i përket qortimit, vërejtjeve dhe dënimit të fëmijëve për çfarëdo imtësire. Në vend që të tregoni rezistencë ndaj të metave të tyre, me urtësi dhe me entuziazëm edukoni ata dhe tregoni dashurinë dhe kujdesin tuaj. Raporti juaj ndaj tyre duhet të tregohet se nuk do të toleroni asgjë në kundërshtim me dispozitat e sheriatit.

13. Gjithmonë silluni me butësi ndaj fëmijëve dhe me dashuri. Sa më shumë që është e mundur, plotësoni nevojat e tyre dhe zhvilloni te ata frymën e dëgjueshmërisë. Largohuni që t’u parashtroni pyetje fëmijëve sikur: kur?, pse?, kush?, dhe përpiquni që të mos parashtroni pyetje sikur: “Pse e ke bërë këtë?”; “A nuk po të vjen turp?”; “Kur do të kuptosh njëherë?”; “Nuk e di çfarë të bëj me ty?!” Në vend që ta qortoni fëmijën në këtë mënyrë, qasiuni atij në mënyrë pozitive. Përkëdheleni fë- mijën në kokë dhe butësisht shpjegoni atij se disa veprime nuk janë të kënaqshme dhe se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet etj.

14. Tregoni dashuri dhe relacion me fëmijët tuaj të vegjël. Përkëdhelni butë nëpër kokë. Merrni në prehrin tuaj. Raporti juaj ndaj tyre duhet të frymojë me lumturi dhe gëzim. Mos u sillni me ta si sundimtar i rreptë e i ashpër. Nëse silleni në atë mënyrë të vrazhdë, nuk do të arrini që te fëmija të zhvilloni frymën e dashurisë ndaj prindërve. Në të njëjtën kohë, këta
fëmijë nuk arrijnë që të fitojnë vetëbesimin dhe sjellja e ashpër e prindërve ndikon negativisht në zhvillimin natyror të fëmijë- ve.

15. Jepni tërë energjinë tuaj me qëllim që fëmijëve t’ua mundësoni arsimim të mirë dhe edukim të duhur. Në këtë aspekt, aspak mos u hamendni. Ky duhet të jetë obligim i juaj fetar, dobi e madhe për fëmijët dhe akt i bamirësisë ndaj vetvetes.

16. Fëmija kur i mbush shtatë vjet, mësojeni se si falet namazi. Mësojeni që rregullisht ta falë namazin. Vajzat le ta falin namazin me ju, kurse djemtë duhet të shkojnë me baba- llarët në xhami. Kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe nëse tregojnë ndonjë mangësi ose plogështi në kryerjen e namazit, dënoni ata në mënyrë shembullore. Veprat dhe fjalët tuaja le të tregojnë se nuk do të toleroni asnjë formë të injorimit të kësaj detyre fetare.

17. Fëmijët kur t’i mbushin dhjetë vjet, mos i lejoni ata që të flenë bashkërisht, ndani shtretërit e tyre dhe le të flenë të ndarë.

18. Gjithmonë kujdesuni për pastërtinë e fëmijëve dhe të rregulluar. Posaçërisht kujdesuni për higjienën e tyre persona- le, larjen dhe pastrimin. Siguroni gjithmonë rroba të pastra për faljen e namazit. Përmbahuni që t’i vishni fëmijët në rroba të shtrenjta të cilat tek ata mund të zgjojnë mburrjen. Rrobat duhet të jenë të thjeshta. Mos e shkatërroni moralin e fëmijëve duke bartur ai rrobat me ngjyra të gjalla e të forta.

19. Mos i përmendni lëshimet dhe të metat e tyre para të tjerëve. Bëhuni të kujdesshëm kur është fjala që të nënshtrohet turpi i fëmijëve. Me çdo çmim, largohuni që ta ofendoni egon e fëmijës. Kur ndonjëri prej tyre gabon, mos i qortoni dhe mos i dënoni të gjithë. Kundërvajtësin këshillojeni në vete dhe vetëm kundër tij ndërmerrni masa të duhura.

20. Mos tregoni para fëmijëve dëshpërim për shkak të faktit se nuk po arrijnë të përmirësohen. Në të vërtetë, ju duhet t’i inkurajoni, ta lavdëroni atë që e kanë arritur, madje edhe imtësitë e parëndësishme. Gjithmonë inkurajoni fëmijët me qëllim që në këtë mënyrë ta shtojnë vetëbesimin.

21. Tregojuni ngjarje rreth pejgamberëve. Shpjegojani mënyrat në të cilën ata i kanë thirrur jomyslimanët në fe dhe çfarë roli ka pasur karakteri i tyre në thirrjen islame. Tregojuni për jetët dhe ngjarjet nga jeta e sahabëve radijallahu anhum dhe njerëzve tjerë të devotshëm. Shikoni në ato tregime sikur në diçka jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e moralit të tyre dhe dashurisë ndaj fesë. Pa marrë parasysh numrin e obligimeve tuaja shtëpiake, gjithmonë gjeni kohë që t’ua përkushtoni atyre.

22. Kohë pas kohe inkurajoni fëmijët me qëllim që edhe ata të japin sadaka, kontribute vullnetare, ushqim etj. Kjo te fëmijët do të zhvillojë frymën e dhembshurisë dhe zemërgjerësisë ndaj të varfërve. Në mënyrë të njëjtë inkurajoni ata që t’i ndajnë ëmbëlsirat e tyre dhe ushqimet tjera me vëllezërit dhe motrat tjera, sepse me këtë do të arrini ndjenjën për të drejtat e të tjerëve dhe të zhvilloni frymën e paanshmërisë mes tyre.

23. Mos e plotësoni secilën lakmi të fëmijës. Bindni me urtësi dhe me vëmendje se si ato shprehi nuk janë të mira. Nëse është nevoja, tregoni edhe pak ashpërsi. Mos krijoni te fëmijët persona kokëfortë duke iu shprehur atyre dashuri të pashembullt.

24. Mos flitni me zë të ashpër. Mos bërtitni dhe zërat e shtuar dhe këshilloni fëmijët që të flasin me zë të butë e të matur. Të mos e bëjnë këtë në asnjë rast.

25. Zhvilloni te fëmija shprehinë e pavarësimit. Duhet të largohen që të mbështeten te prindërit, vëllezërit, motrat dhe te farefisi tjetër.

26. Nëse shpërthen zënka mes fëmijëve, bëhuni të paanshëm. Mbani në mend, ashtu siç kultivoni ju dashuri ndaj fëmijëve tuaj, ashtu edhe njerëzit tjerë kultivojnë dashuri ndaj fëmijëve të tyre. Mos lejoni që vërejtjet që i bëjnë anëtarët tjerë të farefisit të burrit të arrijnë deri te fëmija juaj.

27. Gjithmonë bëhuni të paanshëm ndaj fëmijëve tuaj. Bëhuni posaçërisht të kujdesshëm dhe mos i jepni përparësi ndonjërit prej tyre. Nëse më shumë e doni ndonjërin prej tyre, kjo është e lejuar derisa sjellja juaj, paraqitja dhe veprimet tregojnë se jeni të njëjtë ndaj tyre.

28. Gjithmonë bëhuni shembull i mrekullueshëm për fëmijët. Ju për fëmijët jeni mësues i përhershëm e i qetë të cilin fëmijët gjithmonë e shikojnë dhe i shqyrtojnë veprimet e tyre. Mos gënjeni as në mahi.

29. Bëhuni të gëzuar për shkak të lindjes së vajzës njëjtë sikur të ishit të gëzuar nëse do t’ju lindte djalë. Fëmijët meshkuj e femra janë bekim prej Allahut të Lartësuar. Vetëm Allahu xh.sh. e di se çka është më mirë për ju. Në mënyrë të njëjtë mos tregoni pakënaqësi as kur reja juaj lind fëmijë vajzë. Mos insistoni për t’i dhënë dhurata fëmijës, sepse kjo do të prodhojë vetëm mospajtim dhe mallkimin e anës tjetër. Detyrimi i të tjerëve me qëllim që t’u dhurojnë fëmijëve mund të jetë vetëm haram, në aspektin e marrjes së pasurisë së huaj. Në një hadith, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kujdes! Pasuria e personit tjetër nuk është hallall nëse nuk është dhënë me gjithë dëshirë” (Mishkat, f. 255, hadithi nr. 8) Allahu i Lartësuar na ruajt prej haram dhuratave.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SI TE BEHESH NENE IDEALE”


Nëse dëshiron për çdo fjalë të posedosh një pemë në xhennet thuaj

$
0
0

natyra

Sa i meshirshem eshte Allahu me ne! Elhamdulilah…

Nëse dëshiron të të falen gjynahet e tua edhe nëse janë sa shkuma e detit thuaj: “SubhanAllahi ue bihamdihi” [I Lartësuar është Allahu,vetëm Atij i takon falenderimi – 100 herë].

Nëse dëshiron për çdo fjalë të posedosh një pemë në xhennet thuaj: “SubhanAllahi, uel-Hamdulilah, ue la ilahe il-lallah, uAllahu ekber” [I Lartësuar qoftë Allahu, i Falenderuar qoftë Allahu, s’ka hyjni tjetër përveç Tij, Allahu është më i madhi].

Thuaje cdo dite

Nëse dëshiron të të falen gjynahet e tua edhe nëse janë sa shkuma e detit thuaj: “SubhanAllahi ue bihamdihi” [I Lartësuar është Allahu,vetëm Atij i takon falenderimi – 100 herë].

A dëshiron ta lexosh një të tretën e Kuranit për një minutë?

Thotë Profeti a.s:Suretu Ihlas po ta lexosh ”Kul huvallahu ehad, është një e treta e Kuranit.”

O ti i mërzitur

$
0
0

merzitur

O TI I MËRZITUR!!

O Ti i mërzitur vallë çfarë brenge ke ?
A mos të dhemb zemra, a në shpirt i varfër je.
A mos ndoshta ty të mungon dikush, që ti pa të po ndjehesh askush.
O Ti i mërzitur që në zemër ke plagë, bën durim që të hiqet ajo flakë.
O Ti i pikëlluar mos u dëshpro kurrë, por forcoje atë zemër dhe bëre si gurë.
O Ti i mërzitur mbaj shpresa më shumë, mos derdh shumë lotë se formove një lumë.
O Ti i mërzitur në qoftë se do qetësim, mere Kuranin në dorë dhe bëj më shumë lexim.
O Ti i mërzitur a nuk të mjafton një send, që Allahu është me besimtarët në çdo kohë dhe në çdo vend!!

Hurma e Medines

$
0
0

hurma e medines

Hurma e Medines

- Hurmat rriten në vëndet arabe dhe llojshmëria e tyre është e madhe. Llojshmërinë e tyre e shohim dhe tek hadithet e Profetit {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të}

Sa’d bin Ebi Vekkasi {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} ka shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia”. Transmeton: Buhariu…

Momente qetësimi

$
0
0

meditimi

MOMENTE QETËSIMI

Nëse të ka lodhur dunjaja, mos u dëshpëro.

Pushimin do ta gjesh në durim, namaz e lutje.

Vërtetë Allahu dëgjon zërin tënd kur ti i lutesh Atij.

Askush nuk i kupton nevojat e tua, sikurse Ai i cili nuk ka nevojë për askënd.

Andaj, parashtroi kërkesat e tua tek Allahu.

Mos e prit lumturinë e të buzëqeshësh, por buzëqesh derisa të bëhesh i lumtur.

Pse po shqetësohesh për të panjohurën, kur tek Allahu çdo gjë është e ditur?

Pse shqetësohesh për furnizimin, kur tek Allahu janë depot e furnizimit që ka përgatitur për krijesat e veta?

Pse dëshiron t’i hapësh fshehtësitë, kur tek Allahu janë çelësat?

Edhe po të kishe njëmijë e një pse, të gjitha sepse-të do të dërgojnë tek Allahu. Kthehu tek Ai!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Këshilla profetike për një shëndet të mirë

$
0
0

 

“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1]

ulliri

“Përdorni vajin e ullirit dhe lyjuni me të, sepse ai fitohet prej `një druri të bekuar`(Hadith)

misvaku

 

Në dy sahiha është shënuar se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252).

kungullesha

Aishja r.a ka treguar se i Derguari i All-llahut alejhi selam ka thene: “Kur zien perime te ndryshme me mish, hidh me shume kungulleshka ne te ,sepse ajo eshte mjet per forcim qe e permireson zemren e pikelluar”.

Allahu i Lartësuar në një ajet kuranor ka thënë: “…Hani dhe pini, por mos e teproni…” (A’raf, 31).

O ti i pikëlluar përgëzohu!!!

$
0
0

pergezohu

O TI I PIKËLLUAR PËRGËZOHU!!

O ti i pikëlluar, përgëzohu! Allahu është më pranë teje se damari i qafës tënde!

Përgëzohu.. se lehtësimi është afër!

Përgëzohu.. se Allahu i pranon lutjet e tua!

Përgëzohu.. se Allahu nuk të len të humbësh!

Përgëzohu.. se për çdo gjë ka zgjidhje tek Allahu i Madhëruar!

Përgëzohu.. se dynjaja është një orë dhe nuk zgjat shumë!

Përgëzohu.. se jeta pa dyshim se është kalimtare, dhe ne të gjithë do të ikim, dhe do të mbetet vetëm se Krijuesi i tokës dhe i qiejve dhe Mbreti i mbretërve!

Përgëzohu.. përderisa Allahu është me ty!

Përgëzohu.. se pas çdo vështirësie do të vjen lehtësimi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Kënaja është një shërues i shkëlqyer

$
0
0

kenaja

Bima e kënasë kultivohet në disa vende, por veçohet India. Pjesët e ndryshme të bimës, si gjethet, kërcelli, lulet dhe frytet e saj përdoren për qëllime kozmetike dhe mjekësore.
Umu Selemeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se në jetën e Profetit Muhamed, alejhi selam, nuk kishte plagë ose shpim nga gjembat që të mos trajtohej me këna (transmeton Tirmidhiu).
Kur dikush vinte te Profeti, alejhi selam, duke u ankuar për dhimbje koke, ai e udhëzonte të bënte hixham dhe kushdo që ankohej për dhimbje këmbësh, këshillohej të përdorte këna (transmeton Buhariu, Ebu Davudi).
Sipas një transmetimi të Tirmidhiut, transmetohet se edhe Profeti, alejhi selam, e ka përdorur kënanë në flokët e tij.
Dijetarët e hadithit janë kujdesur për përdorimin e kënasë duke pasur parasysh thëniet e Profetit, alejhi selam.

Tre janë faktorët esencialë për shërim:
1- Largimi i lëngjeve nga plagët
2- Ndalimi i prodhimit të lëngjeve të tjera
3- Formimi i mishit të shëndetshëm për të mbushur hapësirën.

Kënaja i përmban të tre këta faktorë dhe zotëron veti shumë të mira shëruese. Nëse gjethet e saja lihen në ujë gjatë natës dhe ky ujë i kulluar merret çdo mëngjes për 40 ditë me radhë, është efikas në shërimin e lebrës dhe të plagëve.
Ibu al Kajimi në bazë të eksperimenteve të tij e përshkruan atë si një agjent të mirë shërues për djegiet. Nëse gjethet e thara të kënasë mbahen në rroba, ato shërbejnë si largues insektesh. Nëse aplikohet pasta e kënasë në thonj, lustra e thonjve shtohet dhe nëse aplikohet në këmbë, është efikase në sindromën e djegies së këmbëve. Vaji i përdorur nga vaji i ullirit dhe nga gjethet e kënasë është shumë efikas në ngurtësinë e fortësinë.

(Autori është drejtor i Shah Faisal Institute of Hadith and Medical Sciences, Kasganj)


Kushtet të cilat duhet t’i plotësojë ai që merret me rukje fetare

$
0
0

Kurani

Në kohën e fundit shpesh njerëzit kanë nevojë për dikë i cili merret me rukje fetare, a thua vallë kush mundet me qenë ai, te i cili mund ta kërkojmë këtë shërbim….
Në vijim i keni kushtet që duhet ti plotësojë për të dhënë këtë shërbim muslimanëve….

Kushtet të cilat duhet t’i plotësojë ai që merret me rukje fetare

Ai që merret me rukje fetare duhet të stolistet me disa veti dhe të jetë u ruajtur nga shirku dhe bidatet. Vetitë që duhet ti ketë ky njeri janë:
1- Të ketë realizuar teuhidin e pastër në fjalë dhe vepra.
2- Të besojë se Fjala e Allahut ndikon në xhin dhe shejtanë.
3- Të ketë njohuri mbi gjendjen e xhinëve dhe shejtanëve dhe metodave të depërtimit të tyre te njeriu.
4- Të jetë shumë larg harameve dhe veprave të liga dhe shumë afër obligimeve fetare dhe veprave të mira.
5- Të jetë i lidhur me përmendjen e Allahut, sepse kjo është fortifikata e tij.
6- Të ketë qëllim të sinqertë në këtë shërim dhe të mos caktojë çmim për këtë veprim edhe pse në origjinë lejohet një veprim i tillë.
7- Të kujdeset për namazin me xhemat.
8- Të vepron sipas Kuranit dhe Sunetin në procesin e shërimit fetare me rukje.
9- Të ruan sekretet dhe nderin e atyre që u bën rukje.
10- Të ketë dituri mbi sëmundjet psikike dhe të di të bëj dallimin mes mësyshit, magjisë dhe prekjes dhe sëmundjeve psikike.

Kurani dhe shërimi

$
0
0

Kurani dhe sherimi

Kur’ani është shërim dhe mëshirë për të gjithë ata qe zemrat e tyre i kanë të përziera me ëmbëlsirën e imanit, zemra të cilat linden për të pranuar në to qetësinë dhe sigurinë e plotë.
Kur’ani është shërim nga vesveset, shqetësimet dhe hutimet e ndryshme. Është libër i cili i lidhë zemrat e besimtarëve me Krijuesin e tyre, Allahun subhanehu ve teala, lidhje përmes së cilës zemrat arrijnë qetësinë e plotë . Ato mbrohen, janë të sigurta dhe shijojnë mirësitë e kënaqësisë së Allahut azze ve xhel-le.

Shqetësimet dhe dyshimet janë sëmundje me pasoja të rënda. Çelësi i shërimit të tyre është Kur’ani. Në të ka shërim për dyshimin, shqetësimin, ndyrësinë, dobësinë, xhelozinë etj.
Meditimi dhe të menduarit në objektivat të cilat i bartin në vetvetat e tyre Kur’ani dhe Sunneti i japin një pastërti shpirtit njerëzor. Kjo për faktin se meditimi dhe të menduarit thellë në Kur’an dhe Sunnet bëjnë që zemrat të pastrohen nga sëmundjet e ndyta të cilat i orientojnë ato drejtë vdekjes.

Pastërtia e shpirtit që buron nga Kur’ani dhe Sunneti bën që besimtarin ta udhëheq besimi i fuqishëm si ndriçues i rrugës së tij në këtë botë dhe botën e ardhme. Kjo formë e të kuptuarit dhe të perceptuarit e drejtë të Kur’anit dhe Sunnetit është manifestuar tek shokët e Pejgamberit a.s.

Ibën Kethiri rahimehullah thotë: Transmetohet nga Abdullah ibni Mes’udi i cili ka thënë: Kur ndonjëri nga ne mësonte dhjetë ajete të Kur’anit nuk i kalonte ato përderisa nuk mësonte domethënien e tyre të plotë dhe të punonte me to.
Gjithashtu, Ibën Kethiri thotë: Ka thënë Ebu Abdurrahman Essulemi se na kanë thënë ata të cilët na e kanë mësuar Kur’anin se ata kanë kërkuar nga Pejgamberi a.s. që t’ua mësonte Kur’anin. E, kur i mësonin dhjetë ajete, punonin me to, kështu që kanë mësuar Kur’anin dhe jetësimin e tij në të njëjtën kohë. (Ibën Kethiri në komentimin e kuranit-1/4) .

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Vërtetë shtëpia në të cilën lexohet Kur’ani është e rehatshme për banuesit e saj. Në të prezantojnë melaiket, e braktisin atë shejtanët dhe rriten të mirat . Ndërsa, në atë shtëpi ku nuk lexohet Kur’ani, plogështia dhe mosvullneti për të qëndruar në të janë të dukshme tek banuesit e saj. Ajo braktiset nga ana e melaikeve, pakësohen të mirat dhe shëndrrohet në vendstrehim për shejtanët. (Transmeton Daremiu ne sunetin e tij).

Muslimani beson fuqishëm se Kur’ani është shërues, me lejen e Allahut, i të gjitha sëmundjeve organike, psikike dhe sëmundjeve të cilat i godasin njerëzit nga epilepsia, magjia, syri i keq, xhelozia e të ngjashme. Gjithashtu, besimi i thellë në atë se shërimi Kur’anor është një e vërtetë faktike, sepse qëndron mbi argumentet e prera të cilat burojnë nga Kur’ani dhe Sunneti. Nga kjo kuptojmë se komentimi i Kur’anit vetëm si shërues i zemrave është komentim i mangët. Kjo për arsye se Kur’ani është shërues i zemrës, mendjes dhe trupit në tërësi.

Dijetari i njohur Sulejman ibnu Nasir El-Ulvani thotë:
Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë:و ننزل من القرآن ما هو شفاء و رحمة للمؤمنين Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij). El Isra-82 që d.m.th. fjala من [min] është sqaruese, shpjeguese i asaj se i tërë Kur’ani është shërues nga çdo sëmundje. Kush i beson ato, i lejon ato qe Allahu i ka lejuar, i ndalon ato, dhe vetë personalisht largohet, nga ato qe Allahu i ka ndaluar dhe nuk dyshon në qëllimin dhe dëshirën e Allahut, do të përfitojë nga Kur’ani shumë dobi. Allahu i shëron ata nga sëmundjet.

Dijetari Abdul Muhsin Elubejkan në lidhje me këtë thotë se njerëzit në kohën tonë kanë nevojë të madhe për shërimin Kur’anor. Ky dijetar mbështetet në argumentet e përhapjes së sëmundjeve, para të cilave mjekësia bashkëkohore ka mbetur pa koment , siç janë: magjia, syri i keq dhe depërtimi i exhinit në trupin e njeriut.

Ndërsa profesor Sejjid Kutub ka thënë: Kur të bëhet Kur’ani ndriçues i zemrës, drite për gjoksin, largim i pikëllimit dhe mërzisë, atëherë ai merr pozicionin e mjekimit, i cili shkul sëmundjen dhe e kthen trupin në gjendjen e mirë shëndetësore pas sëmundjes.

Profesori Ahmed Subahë thotë: Kur’ani është shërues i plotë nga të gjitha sëmundjet organike, psikike dhe shpirtërore dhe se Sunneti i Muhamedit a.s., i bazuar në Kur’an, na i shpjegon mënyrat e shërimit me të.

Është obligim i çdo muslimani qe inspirues në fenë e tij të jetë Kur’ani dhe Sunneti. Me këtë arrihet edhe shërimi. Atë nuk mund ta arrij askush përveç të sinqertëve, të cilët mjekohen me Kur’an dhe Sunnet duke i pranuar ato me vërtetësi dhe besim të paluhatshëm.

Dije o i nevojshëm për shërimin e pastër islam, se sëmundjet, sado qe të jenë të rënda, nuk kanë mundësi t’i rezistojnë fjalës së All-llahut, Zotit të tokës dhe qiejve dhe Krijuesit të çdo gjëje.

Nuk ka sëmundje përveç se në Kur’an dhe Sunnet do të gjesh rrugët të cilat të çojnë drejt shërimit. E ne na takon ta meditojmë Kur’anin dhe atë me çka ka ardhur Muhamedi alejhi selam. All-llahu është Një, Ai është Shërues dhe nuk ka shërim përveç shërimit të All-llahut.
Dijetari Muhamed El-Humejjis, profesor në Universitetin Imam Muhamed bin Suud.
Elislamijje – Fakulteti i Usuli dinit, sektori i akides dhe fraksioneve bashkëkohore, në parathënien e tij të librit Si ta shërosh të sëmurin tënd me shërimin e ligjshëm, ndër të tjera thotë: Shërimi kur’anor është shumë i nevojshëm , veçanërisht për kohën në të cilën jetojmë, kur sëmundje të shumta janë përhapur në një masë të madhe në mesin e njerëzve si pasojë e moskujdesit ndaj ligjit të All-llahut dhe përmendjes së Tij, ku shumica as që kthehet drejt shërimit të pastër islam por mjaftohen vetëm me barëra mjekësore. E kush prej tyre i mohon tërësisht sëmundjet e magjisë, syrit të keq etj., kur dihet mirë se mjekësia ka dështuar në shërimin e këtyre sëmundjeve ?

Mbi 90 semundje mund te sherohen me hixhame

$
0
0

hixhame

Hadithe mbi hixhamen‏

01. Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje” Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të sakt e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu

02. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.

 

03. Aliu r.a. ka treguar se meleku Xhibril a.s. ishte ai që e ka përcaktuar lëshimin e gjakut të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. në kupëzore me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës. (Buhariu, 10/128, në hadithin të cilin e tregon Abdullah bin Buhajre )

04. Nga Ibn Abbasi, r.a., transmetohet që ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s., personit që ia bëri hixhamin i dha kompensim material, e sikur kjo të ishte e përbuzur nuk do t’ia jepte”. (Buhariu, Sahih -”el-Ixhara”, nr.2158; Muslimi, Sahih -”el-Musakat”, nr. 1202)

 

5. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.”(Buhariu dhe Muslimi)

06. Ndërsa imam Ahmedi, El-Hakim i cili e saktëson dhe Ibn Merdeuejh transmetojnë nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”

Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur “Bën Hixhami!”.

Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: “Është mire të kujdesesh për gjakun tënd, pra ma thirni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri, sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem , duke thënë: “Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mire.” Kjo është më e sigurtë dhe e urtë.

Sa i përket ditës kur është më e mirë të praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.

 

Do i permendim me lejen e Allahut disa semundje qe mund te sherohen permes hixhames kesaj mrekullie te madhe shkencore:

- Trashesia
- Semundja e elefantit (quhet ashtu se kemi bllokim te drenazhes se limfes e cila bashkvepron me gjakun dhe organi fillon te fryhet shume)
- Djersitja e grave
- Semundjet e barkut
- Kapslleku
- Zemra dhe lukthi
- Renie ne lukth, pertaci
- Dhimbje ne zorre – fryrje
- Alergjia nga ushqimi
- Reumatizmi
- Frymemarrja e renduar
- Stagnacioni
- Pagjumsia
- Barkqitja
- Barkqitja me te vjellur
- Shtangimi
- Semundja e sheqerit (Diabeti)
- Temthi (vreri)
- Ftohja si pasoje e hipotermise
- Te urinuarit pa dashje (pa vullnet, te pakontrolluar sidomos te femijet)
- Trekendshi i bajameve
- Zgjeba (ose zhuga siq njihet ne popull)
- Zorra e trash
- Plogeshtia
- Semundjet e melqise (e fibrotizuar, yndyrore, ndezje ne lukth, frika nga shkaktimi i kancerit ne gji etj)
- Qrregullimet e ciklit menstrual
- Veshka
- Tensioni i larte
- Dhimbjet e gjunjeve
- Dhimbjet ne kembe
- Boshti kurrizor
- Gjendjet psikike
- Sulmi ne tru
- Podagra (eshte nje semundje qe nga femijeria e lekures)
- Plage dhe te thatet e kercirave dhe kofsheve dhe krurjet me mjet
- Dobesimi i imunitetit
- Sinuset
- Dhimbje barku
- Lukthi dhe te thatit
- Hemoroidet
- Semundja e zemres
- Steriliteti
- Gjumi i tepert
- Kokedhembje
- Aktivizimi i ciklit menstrual
- Ngushtimi i eneve dhe arterioskleroza
- Dhimbjet e shpines
- Dhimbjet e shpatulles dhe qafes
- Dhimbjet e shpatulles
- Dobesi
- Ndihme per lenien e duhanit
- Dobesim i ndegjimit, ndezja e nervave te degjimit dhe pengesave ne vesh
- Tromboza
- Aktivizmi i ciklit menstrual
- Tensioni i ciklit te gjakut
- Qendra e memories
- Aktivizimi i qendres se memories
- Fistula (te thatit)
- Dhimbje ne shpine
- Fshikeza
- Mpirja e kembeve
- Mpirja e kraheve
- Fijezimi (penjezimi i venave)
- Paralize e tere trupit
- Kokedhembja per shkak te lukthit dhe kapsllekut
- Prostata dhe impotenca
- Kokedhembja per shkak te boshtit kurrizor dhe fshikezes dhe melqise
- Kokedhembje per shkak te ciklit menstrual
- Ftohje ne kembe
- Dhimbjet e kembes dhe shputes
- Tumor ne tru
- Forcim
- Semundjet e shputes
- Vrazhdesia e gjunjeve
- Pankreasi
- Shtangimi
- Memeci
- Semundjet e syrit
- Atrofi e qelizave te trurit (mungese e oksigjenit)
- Nderprerja e ciklit menstrual
- Ajtja e testiseve
- Tensioni i ulet
- Dhimbjet e mitres
- Nxjerrje pa ere, pa ngjyre dhe pa krurje
- Nxjerrje (sekretim) te kafta
- Ndezja e nervit te shtate dhe te peste te fytyres
- Per aktivizmin e vezoreve (apo formimit te spermatozoideve)
- Kokedhembje per shkak te dobesimit te te pamurit
- Kruarje e shpeshte dhe semundjet e mushkrive
- Kokedhembje per shkak te tensionit te larte
- Kokedhembje per shkak te sinuseve
- Kokedhembje per shkak te anemise
- Kekedhembje per shkak te zbritjes se te ftohtit

Mjalti si ilaq perdoret te keto semundje

$
0
0

mjalti

Mjalti si ilaq perdoret te keto semundje:

-semundjet e lekures,
-semundjet e organeve te tretjes,
-semundjet e melqise,
-semundjet e veshkeve,
-semundjet e zemres,
-semunjdet e sistemit nervor,
-semundjet e syrit,
-semundjet gjenitale femerore,
-semunjdet e organeve te frymemarrjes dhe semundjet elergjike etj.

Bashkjetesa e lumtur

$
0
0
bashkjetesa
Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-elm ka thënë: “Sikur t’i lejohej dikujt t’i bënte sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj” (Transmeton Ibn Maxhe, Ahmedi, Ibn Hibbani) 
Jeta e përbashkët është qetësim i shpirtit dhe kënaqësi (shoqërimi, intimiteti), ku secili prej bashkëshortëve qetësohet me dashurinë e tjetrit, duke gjetur harmoni në krahët e njëri-tjetrit.
Islami ka urdhëruar bashkëshortët që të sillen me butësi dhe të çojnë një jetë të mire, të ndihmohen në mes veti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen, të ndihmojnë njëri-tjetrin në respektimin e Zotit të tyre. Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep pak fryte ose nuk jep aspak!
Për bashkëjetesën e lumtur duhet të merren në konsideratë te gruaja disa çështje:
1. Besimi, i cili është baza. Bazuar në thënien e Pejgamberir sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “…Merr besimtare…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Nëse gruaja nuk ka besim ajo prish edhe besimin e burrit të saj dhe e çonë në mëkat.
2. Të jetë bësimtare e devotshme e cila nuk lakmon për të mirat e kësaj bote, të kënaq Zotin e saj, të jetë askete nga kënaqësia e kësaj bote.
3. Të përkujdeset për pesë kohët e namazit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Nëse gruaja i fal pesë kohë të namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do të hyjë në xhenent.” 
4. Të bëjë shtëpinë vend ku përmendet Allahu, ngase Pejgamberi sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpisë në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. (Transmeton Muslimi) 
5. Të duron gjatë fatkeqësive.
6. Mos gënje dhe mos u bë dyfytyrëshe, sepse këto ta nxijnë nderin dhe i bënë njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
7. Të ruajë gjuhën e saj nga gibeti  bartja e fjalëve, shpifja dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.
8. Të ruhesh nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.
9. Të kërkojë meher të vogël. “Me të vërtetë, më e mira prej grave është ajo që lëshon në mehër (kërkon sa më pak).”
10.  Të respektojë  burrin e saj, të përputhet me dëshirat e burrit të saj, përveç nëse bien në kundërshtim me urdhërat e Allahut.
11. Të ketë sjellje të mirë, sepse dëmi i sjelljes së keqe është më i madh se dobia e saj.
12. Mbuloi pjesët e turpshme të trupit. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore e jo për atë trupore sepse trupi e humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetshëm.
13. Të ruajë pasurinë dhe dinjitetin e tij kur është i pranishëm dhe kur nuk është.
14. T’i japë prioritet të drejtave të burrit të saj mbi të drejtat dhe dëshirat e veta.
15. Të mos jetë xheloze, sepse xhelozia nuk do t’i ndalë belatë dhe fatkeqësitë në jetë, pra ajo duhet ta ruajë ekuilibrin në xhelozi duke mos neglizhuar parimet kryesore dhe të mos e teprojë në të menduarit keq.
16. Të mos e refuzojë ftesën e burrit kur ai e kërkon për marrëdhënie seksuale me të, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në qoftëse burri e thirr gruan e vet në shtrat për marrëdhënie, kurse ajo refuzon dhe ai hidhërohet në të, atëherë melaqet e mallkojnë këtë grua deri në agim.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Derisa ai të pajtohet me të (gruan)”
17. T’i mbajë sekretet e shtëpisë.
18. T’i kushtojë rëndësi fëmijëve për edukim sa më të mirë, ngase rritja e fëmijëve në Islam është detyrë fetare.
Përgatiti: Blerta Shaqiri
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>