Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Gënjeshtra si sëmundje psikike

$
0
0
genjeshtra
Sot, jemi dëshmitar të shumë sëmundjeve psikike dhe padyshim pyetemi si vie deri te këto dhe cila është mënyra e mbrojtjes nga këto gjendje psikike.

Fjala apo aftësia e të folurit është mirësi të cilën e shfrytëzojmë për çdo ditë dhe është vështirë të paramendojmë jetën pa mundësinë e shprehjes .

Fjala nuk është vetëm një prodhim i zgavrës së gojës dhe kordhave zanore por pasqyrë e brendisë sonë komplete. Fjala është shprehje e shpirtit dhe mendimeve tona, d.m.th. atë që e flasim, mes tjerash, flet për personalitetin tonë, në atë çfarë anojmë dhe çfarë është vështrimi ynë në botë. Pra, meqë të folurit është shrehje e psikës sonë atëherë me të drejtë mund të themi se m’u fjalët ndikojnë në atë a do të jemi person i qetë (stabil) apo i shqetësuar .

D.m.th. nëse fjalët e vërteta janë të dobishme dhe të shëndetshme, të bazuara në argumente të fuqishme atëherë edhe psika ynë është e tillë, por nëse fjalët janë gënjeshtra dhe të sëmura e tillë do të jetë edhe psika. Por, jo vetëm fjalët që i dëgjojmë nga tjerët por edhe fjalët që ne u drejtohemi tjerëve .

Kur’ani fisnik na udhëzon në çdo gjë që na bën neve të shëndoshë dhe të lumtur, ndërsa na tërheq vërejtjen që të largohemi nga ajo që na dobëson, na bën të sëmurë e njëherit edhe të palumtur .

Një prej vërejtjeve nga ana e Kur’anit fisnik është rreziku i hipokrizisë si gjendje psikike e sëmurë e njeriut, e që mund të vërehet në versetin vijues: “Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit ata thonë: ‘A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?’ Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit por nuk e dinë” (El Bekare, 13 (

Në Kur’anin fisnik është përdor fjala mendjelehtë (pa mend) për ata që nuk dëshirojnë ta pasojnë rrugën e vërtetë dhe kësaj i kundërvihen me gënjesthra dhe mashtrime. Pra, njeriu pa mend në këtë gjendje është person largë nga kontakti me realitetin .

Në bazë të kësaj mund të konkludojmë që hipokritët dhe gënjeshtarët janë quajtur si të pamend, atëherë për këta pa mëdyshje mund të përdorent termi psikologjik i personit mentalisht të sëmurë .

Njerëzit gënjejnë për ta ruajtur imazhin e tyre narcisoid, sepse mendojnë se janë të përkryer dhe besojnë që ndryshimi më i vigël në personalitetin e tyre udhëheqë kah vetëshkatërrimi total. Scott Peck, psiklologu i njohur, i quan njerëz gënjeshtar sepse jetojnë brenda mureve të lartë të frikës ndaj vetëkritikës sepse vetëkritika është thirrje në ndryshimin e personalitetit për të cilin ata nuk janë të përgatitur. Në rast se i pranojnë vetit që një pjesë e personalitetit të tyre është për kritikë atëherë vetëdija do të kërkonte që ta ndryshonin, por meqë procesi i ndryshimit të personalitetit mjaft i gjatë dhe i dhembshëm, atëherë shërbehen me gënjeshtra si sedativ i pashmangshëm për kontrollimin e vetëdijës personale. Atyre gënjeshtra u shërben si tepih nën të cilën fshehin të gjithë ata që të jashtmën e tyre do ta bënin të ndotur. Mund të thuhet që mashtruesit dhe gënjeshtarët janë të lidhur patologjikisht me ‘status quo’ të personaliteteve të tyre dhe si të tillë me doemos u nevoitet ndihma e psikologut .

Një dietar ka thënë: ‘bile edhe njerëzit më të këqinj para se të fillojnë krimin që më parë mundohen të marrin arsyetim moral për këtë akt’. Me fjalë tjera, duhet të gënjejnë vetëdijen e tyre për ta ruajtur paraqitjen për ata si një popull thuajse normal .

Shohim se gënjeshtra si çregullim patologjik i psikës nuk mbetet vetëm problem për personin i cili është sëmurë, por ajo i sjell dëm shum të madh edhe shoqërisë .

Shembullin e serbëve mund ta krahasojmë me shembullin e Iblisit dhe të vëresh sa janë të përbashkëta cilësit në sjelljet e tyre. Edhe Iblisi sikurse edhe serbët është dashur të gënjejnë për ta ruajtur imazhin e lartë për personalitetin e tyre. Ai mosbindjen e tij ndaj Allahut të Madhërishëm e shpjegoi me të metat e Ademit si krijesë prej dheut . Por, në realitet, ky shpjegim ishte një arsyetim apo paravan pas së cilit fshihej narcisoizmi dhe bindja individuale që është i përsosur dhe me këtë jashtë çdo kritike. Pranimi që Ademi a.s. është më i mirë se ai është parnimi i mospërsosmërisë personale, dhe nga kjo bindje edhe nuk dëshiron të shmanget për këtë betohet që do të tregoj se lloji njerëzor është i keq, për çfarë edhe përdor të gjitha mjetet bile edhe ato që do t’i dëmtoj njerëzit siq janë armiqësia, vrasjet, nxitja në krim, thirrja në gjërat e këqija etj .

Këtu shohim krenarinë dhe narcisoizmin si pranga të mendjes dhe ngritjes shpirtërore .

Këta njerëz (gënjeshtar dhe hipokrit) kalojnë jetën në frikë pa marrë parasysh se sa paraqiten të qetë dhe të përmbajtur. Qendrat e tyre në tru nuk punojnë sipas principit të konsultimit si mundësi reale, por krijojnë një labirint të madh nga i cili nuk mund të dalin, çdo gjë u duket konfuze duke krijuar frikë dhe ndjenjën e ngufatjes në psikën e tyre. E kjo është një gjendje e dhembshme tek e cila kanë arritur vet me mënyrën e të menduarit të tyre të gabuar e që nënkupton gënjeshtrën si sistem të mbijetesës .

All-llahu i Madh ërishëm u tërhjekë vërejtjen se dhembja në tërësinë e sëmundjes emocionale është njëra prej pasojave të gënjeshtrave, siq vërteton Kur’ani fisnik : ” Në zemrat e tyre kanë sëmurje e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm “ (El Bekare, 10)

Në këtë shqyrtim të shkurtër për gënjeshtrën dhe pasojat e saj shohim sa është me rëndësi ajo që flasim sepse këtë nuk do ta dëgjoj vetëm ai që ia drejtojmë fjalët tona por edhe vetëdija jonë do t’i pranoj impulset dhe krahas me këtë do të formësoj gjendjen shpirtërore dhe psikike. Andaj nëse mendojmë që me gënjeshtra i mashtrojmë të tjerët, atëherë mashtorhemi keq sepse me gënjeshtër mashtrojmë së pari veten e pastaj tjetrin, dhe vjedhim rasitin që të ndryshohemi për të mirë duke ndier begatitë e jetës së vërtetë në vend të iluzioneve të cilat i kemi paramenduar në kokat tona .

Përkujtojmë duke medituar versetin e Kur’anit fisnik : “O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejtë . Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush e respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ (El Ahzabë, 70-71)

Përgatiti dr. Ali Iljazi


“Kush thotë njëqind herë ?

$
0
0

muhamedi alejhi selam

“Kush thotë njëqind herë ?

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush thotë njëqind herë në mëngjes:
La ilahe il-All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehl-hamdu ue hue ala kul-li shejin kadir.

(Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut që e meriton me të drejtë të adhurohet, Një i Vetëm dhe i Pashokë.
Atij i takon sundimi dhe lavdërimi.
Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send).

Është sikur ai ka liruar dhjetë robër, dhe i shkruhen atij njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe është i ruajtur nga shejtani gjatë gjithë ditës deri në darkë dhe nuk është më i miqë se ai askush përveç atij që e thotë më shumë këtë dhikër.”

Sadakaja (lëmosha)

$
0
0

 
sadakaja

Bamirësia (dhënia lëmoshë) karakterizohet nga dhjetë cilësi falënderuese; pesë të parat kanë të bëjnë me këtë botë, kurse të tjerat me botën tjetër:

-pastron pasurinë
-pastron njeriun nga mëkatet
-pengon sprovat dhe sëmundjet.
-mbjell gëzimin në mesin e të varfërve.
-shton bereqetin e pasurisë dhe bollëkun e riskut.
-është hije për bamirësin në Ditën e Gjykimit.
-lehtëson llogarinë.
-rëndon peshoren.
-ngre shkallët në xhenet.
-lejon (mundëson) kalimin e Siratit.

————————–———————–
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

Kur dëshiron të flesh thuaje këtë

$
0
0

gjumi

Pejgamberi sal-lAllahu alejhis ve selam kur dëshironte të flejë e vente dorën e tij të djathtë nën faqe dhe thoshte:

All-llahumme kini ّadhabeke jevme teb`athu ّibadeke (3 herë).

O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do t`i ringjallësh robërit Tu.

(Ebu Davudi 4/311 “Sahih Et-Tirmidhi” 3/143).

Duaja para mardhënieve intime!

$
0
0

bebja

Një ndër qëllimet më fisnike të marrëdhënieve seksuale është sjellja në jetë e një pasardhësi të drejtë. Prandaj, është me rëndësi që bashkëshortët t’i luten Allahut që ta largojë shejtanin nga pasardhësi i tyre.

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:
“Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së ti jpër të bërë marrëdhënie intime, le të thotë: “Bismilah, Allahume xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena!” (Me emrin e A.llahut, o Allah, na e largo djallin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh me të!) Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë. ”
Buhariu dhe Muslimi.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “INTIMITETI MARTESOR SIPAS SUNETIT AUTENTIK”

Fara e Zezë (nigella sativa, habet sevda)

$
0
0

fara e zeze

Fara e Zezë (nigella sativa, habet sevda)

Profeti alejhi selam ka thënë shekuj më parë, ”Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes.”

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Si te shkaterrosh cytjet e shejtanit?

$
0
0

cytjet e shejtanit

Shejkhul Islam thotë në librin e tij “El-Furkan”:

“Nëse ti e lexon Ajetul-kursinë me sinqeritet lidhur me gjërat që t’i shkakton shejtani, atëherë ato gjëra do të asgjësohen, sepse teuhidi e largon shejtanin.”

Ngjashëm me këtë, thotë: “Kur ta lexojë njeriu me sinqeritet Ajetul-kursinë në çështjet në të cilat kanë dorë shejtanët, ai (Ajetul-kursija) i shkatërron ato.”

“E këndon Ajetul-kursinë me sinqeritet, e kur ta këndojë me sinqeritet largohen (shejtanët) apo fshihen.”

El-Furkan bejne eulijairr-rrahman ue eulijaish-shejtan fq. 146.

Burimi: “Argumentet e teuhidit në ajetul kursijj” i shejkh dr. Abdurrazzak ibn Abdulmuhsin el Abbad – Allahu e ruajtë!

Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses

$
0
0

fara e zeze

Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.
Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen.
Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm.
Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh yndyrore bazë.
Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksiduesi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine.

Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses.” Aisha tha: “Ç’është helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu].

fara e zeze habet sevda


Të veçantat e ujit të Zemzemit

$
0
0

uji zem zem

Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjera për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.
Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.
Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.
Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”

O Zoti ynë!!

$
0
0

lutje

O Zoti ynë! të kërkojmë më të mirin gjykim , më të mirën lutje, shpëtimin më të mirë, veprat më të mira, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë dhe vdekjen më të mirë. O Zot, na forco në fe, rëndojë peshoren e punëve tona të mira, plotësoje besimin tonë, lartësoji gradat tona, pranoje namazin tonë dhe fali gjynahet tona. O Zot, na jep gradat më të larta në Xhennet dhe përgjigju lutjeve tona! O Zot, hapi për ne dyert e mirësive, nga fillimi deri në fund, të dukshme apo të padukshme qofshin ato. O Zot, na jep gradat më të larta në Xhenet dhe përgjigju lutjeve tona! O Zot, na e lehteso kryerjën e veprave të mira, ato që i njohim dhe ato qe nuk i njohim. O Zot, na jep gradat më të larta në Xhennet dhe pergjigju lutjeve tona! O Zot, te lutemi të na ngesh lart emrin tonë, të na heqesh barrët tona të mëkateve, të përmirësosh punët tona, të na pastrosh zemrat tona, të na mbrosh nderin tonë, të na ndriçosh zemrat dhe të na faësh gjynahet! O Zot, na jep gradat më të larta në Xhenet dhe përgjigju lutjeve tona! O Zot, të lutëmi të na bekosh ne, dëgjimin tonë, shikimin tonë, shpirtin tonë, trupin tonë, moralin tonë, familjën tonë, jetën tonë dhe vdekjën tonë! Prandaj, na i prano veprat e mira, na jep gradat më të larta në Xhennet dhe përgjigju lutjeve tona!
Amin

Hapja e gojes

$
0
0

hapja e gojes

Kur njeriut i hapet goja duhet që sa më shpejtë ta mbulojë gojën me dorë në mënyrë që mos t’i shihet goja e hapur, duke u bazuar në hadithin: “Të hapurit e gojës është prej shejtanit, e kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le të mundohet ta mbyll sa të mundet”. (Transmeton Muslimi).

E nëse nuk mundet ta mbajë gojën e mbyllur, atëherë le ta vëndon dorën e tij mbi gojë, në mënyrë që ta mbulojë gojën e tij me anë të dorës, sipas hadithit: “Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta mbyllë atë me anë të dorës së tij ngase shejtani i futet brenda”. (Transmeton Muslimi).

Kurani është shërim

$
0
0

kurani

Kurani është shërim për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44] Dhe thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].

Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonjë shërim më të dobishëm, më gjithëpërfshirës, me madhështor dhe me efektiv për heqjen e sëmundjes se sa Kurani, i cili është shërim për zemrat nga sëmundja e injorancës, e dyshimit, e pasigurisë, etj. Do të mjaftonte vetëm surja “El Fatiha” për t’u kuruar me të nga çdo sëmundje e shpirtit dhe e trupit, nëse njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me të.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)ka thene: “Për çdo sëmundje ka ilaç, dhe nëse qëllohet ilaçi i sëmundjes, njeriu shërohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204].

Ilaci i mesyshit dhe sihrit

$
0
0

kurani sherim

ILAÇI I MËSYSHIT DHE I SIHRIT

Dijetari Ibën Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të merr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të merr enë me ujë dhe le të lexon ai vet:

1. Suren Fatiha: 7 herë.

2. Ajetul Kursin: 7 herë.

3. Pesë ajetet e para të sures Bekare: 7 herë.

4. Suren Kafirun: 7 herë.

5. Suren Ihlas: 7 herë.

6. Suren Felek: 7 herë.

7. Suren Nas: 7 herë.

Le të pinë nga ai ujë dhe le ta lanë trupin e tij. Le të vepron kështu tri herë në ditë, në mëngjes dhe drekë dhe mbrëmje, duke sjellë çdo herë ujë të ri dhe duke i fry! Le të vepron kështu për tri ditë rishtazi duke qenë i bindur se Allahu është ai që shëron!

Kush ka në trupin e tij mësysh, do t’i largohet nga trupi, dhe kush ka sihër në trupin e tij, do t’i shkatërrohet, kudo që është dhe sado që është i vjetër, me lejen e Allahut!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Buzëqeshjet më të vështira

$
0
0

buzeqeshja

BUZËQESHJET MË TË VËSHTIRA!

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur sheh dikë duke u dënuar dhe keqtrajtuar dhe ti nuk ke mundësi ta ndihmosh, por buzëqesh për t’i dhënë pakëz shpresë.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur dikush që ka qenë i shtrenjtë në zemrën tënde vdes, dhe sheh të tjerët përreth duke qarë, ndërsa ti buzëqesh që t’iu largosh dhimbjen sadopak.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur të gjithë afër teje janë të lumtur ndërsa ti je i mërzitur, por buzëqesh të tregosh forcën tënde.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur ëndrrat e tua rrënohen para teje, por ti buzëqesh me shpresë se do t’i ndërtosh rishtas.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur shoku me i ngushtë të nënçmon apo të braktis, por ti buzëqesh duke i thënë se mund të jetoj edhe i vetëm.

Sado që buzëqeshja është e vështirë për ty, BUZËQESH!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Mjalti si ilaç për 7 sëmundje

$
0
0

 

mjalti

Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur. Vlera e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë.

 

  • DHIMBJET REUMATIKE: Pickimat e bletës jan ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
  • DHIMBJET NË STOMAK: Mjalti ndal dhimbjet e stomakut.
  • HEMORROIDET:Ata te cilët përdorin mjaltën s’ka gjasa t’i krijohen hemorroidet.
  • DEPRESIONI DHE STRESET: Mjalti largon ngërçin e nervave.
  • METABOLIZMI: Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk ka nevoj për bari për të ndihmuar tretjen.
  • TË QENURIT VITAL: Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon organizmin.
  • KUNDËR KAPSLLËKUT: Pirja e mjaltit të tretur në ujë të ftohtë

Nëse shef gjatë gjumit-në ëndërr diçka qe të shqetëson atëherë

$
0
0

nese sheh ne enderr

Nëse shef gjatë gjumit-në ëndërr diçka qe të shqetëson atëherë:

1-Të pështyshë në anën tënde të majtë 3 herë

2-Kërko mbrojtjen e Allahut nga e keqja qe e ke parë

3- Të kthehesh në anën tjetër të krahut

4- Mos i trego askujt atë qe ke parë,çfarëdo qoftë ajo

5- Është mirë të ngritesh dhe ti falësh 2 rekate namaz nafile dhe me lejen e Allahut do të kaloj shqetësimi.

Hoxhë Musli Zymberi

Medito!!

$
0
0

medito

Fjala “LUMTURI” është përmendur në Kuran vetëm se një herë edhe atë vetëm se në një vend: “Kurse të lumturit, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë”. Hud 108.

Kjo, që ti ta kuptosh se lumturia e vërtetë … nuk është në dynja … po në Xhenet.

Për ta arritur atë lumturi fillo nga këtu, me devotshmëri dhe me vepra të mira.

Ai që nuk e shijon lumturinë në këtë jetë të dynjasë, nuk do ta shijon edhe në ahiret.
————————–————
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Pa Ty, asgjë!

$
0
0

Allah

Allah! Emër që ngjallë shpresën për gjithçka! Pa Ty jam asgjë. Me emrin Tënd ndjehem krijesë, njeri, ndjej jetë, marr frymë, lëviz, ndjej ngrohtësi e dashuri, ndjej paqe e siguri, ndjehem i nderuar dhe i ngritur! Me emrin Tënd nuk ndihem i harruar, as i humbur, e as i hutuar! Për Ty duhet të jetohet e të vdiset! Pa Ty as jeta as vdekja s’kanë kuptim. Me Ty gjithçka ka kuptim! Ti më bëre të ndjehem me mision e qëllim.

Po të mos ishte udhëzimi Yt kush do të isha, çfarë do të isha, për çfarë do të jetoja! Do të isha asgjë fare, do të isha vetëm mish e gjak, e baltë mbi kokë e baltë nën këmbë. Ti më bëre të ndjehem me shpirt. Me dhurove frymën Tënde, e unë ndjehem se jam diçka! S’dua të jem gjë, vetëm rob i Yti! Ty të takon çdo gjë. Unë jam pronë e Jotja. Gjithçka më dhurove nuk është e imja. Asgjë nuk është e imja. Edhe ujin që me të shuaj etjen, Ti e krijove! Edhe ushqimi që prej tokës del, Ti ma mundësove. Edhe këto gishtërinj që shkruajnë, janë pronë e Jotja. Unë s’i krijova. Ti m’i dhurove. Ti je Dhuruesi!

E si të të mos jem falënderues, o Allah! Edhe mendjen e zemrën me të cilat përpiqem të të lavdëroj, nuk i krijova, Ti m’i dhurove, e si të mos mendoj në Mëshirën e Bujarinë Tënde! Nuk mund të të falënderoj, e as të të lavdëroj, e as të të adhuroj siç e meriton! Unë nuk mundem, Ti i falënderuar Je, para se krijesat të të falënderojnë. Ti i lavdëruar Je, para se krijesat të të lavdërojnë. Çdo gjë syri im kap, çdo gjë që veshi im dëgjon, gjithçka unë prek, gjithçka që unë shijoj, nuhat e ndjej, i takojnë Pushtetit Tënd!

Unë jam krijesë, Ti më dhe jetën, Ti më bën të vdes, Ti më solle në këtë jetë, e Ti më nxjerr nga kjo jetë, Ti krijove tokën të rrafshët, krijove gjithçka që mua më nevojitet, e krijove edhe kulmin e tokës, qiellin, që jeta në tokë të jetë e përshtatshme për mua. Ti i krijove për mua, njeriun! Ashtu siç gjithçka krijove, gjithçka do ta bësh të përfundojë, të mbarojë, të zhduket, të vdes. Te Ti është kthimi im. E si të të mos adhuroj ashtu siç më udhëzove!

E si o Allah, të mos e dëgjoj Fjalën Tënde, e të mos e respektoj atë, e të mos e pasoj atë, e të mos bëhem i dëgjueshëm e i nënshtrueshëm ndaj Teje! Po të mos ishte Mëshira Jote, Butësia Jote, Durimi Yt, Urtësia Jote, vallë a do ta njihja fillimin dhe fundin tim! Me Mëshirën Tënde më përshkove dhe më fale, më Butësinë Tënde më le hapësirë për të gjetur vetveten, me Durimin Tënd nuk më humbe, kur unë isha mosmirënjohës e jofalënderues!

Më bëj vetëm Ty të të përgjërohem, të të lutem, të të drejtohem, të të mbështetem! O Allah, ashtu siç udhëzon, mos e lejo vetveten time të padrejtë, lakmitare, harrestare, të më shtrembëroj nga Rruga Jote, nga Udhëzimi Yt, nga Feja Jote, nga Drita e Mëshira Jote! Më bëj vetëm Ty të të adhuroj! Asgjë nuk meriton adhurim e përkushtim, e as përgjërim e as nënshtrim, përveç ndaj Teje, gjithçka jeton, ndjen, e frymon nën hijen e Pushtetit Tënd!

O Allah, Ti je i Gjithëdijshëm, i Urtë, Njohës i çdo gjëje në hollësi, mund të mos jem i vetëdijshëm në gjithçka them, por unë shoh diçka fare pak nga argumentet Tua dhe ato më shtojnë bindjen ndaj Teje, po Ti me Urtësinë Tënde shpike, që unë njeriu të të gjej Ty! Sa i Dashur Je! Sa i Ndershëm Je! Nuk mund të shprehem, por të them siç kanë thënë të Dërguarit Tënd: të të falënderoj ashtu siç di Ti të jesh i falënderuar!

Jam i paaftë të përfshij. Ti je që përfshin gjithçka e çdo gjë! Jam i paaftë të të lavdëroj, të të madhëroj, të të lavdëroj, të shpreh respektin dhe përgjërimin ndaj Teje, ashtu siç e meriton Ti, o Allah! Jam i varfër, s’kam asgjë, Ti je i Pasur e Ke gjithçka, unë jam i dobët e nevojtar, Ti je i Gjithëfuqishëm e Jo Nevojtar për askënd e për asgjë! Je Sovran, i Pavarur, gjithçka është nën Sundimin e Pushtetin Tënd!

Sa i pafuqishëm jam, sa i pa pushtet jam, sa i dobët jam, sa nevojtar jam, ndërsa Ti o Allah je Mirënjohës ndaj adhurimit dhe veprës që bëj ndaj Teje! E Ti duke mos pasur nevojë për asgjë! Sa i Lartë, sa i Pastër, sa Bujar, sa i Lavdishëm, sa Sigurues, sa i Dhembshëm Je! Nuk kam fjalë, nuk kam shprehje, nuk mund të shpreh habinë, jo, s’kam fjalë të shpreh madhështinë Tënde! E si të bëj keq, e si të mendoj keq, e si të veproj keq, kur Ti sa Mirëbërës që Je!

Sa i padrejtë jam! Unë nuk di të jem falënderues. Nuk di të jem mirënjohës. Nuk di të jem i butë e i mëshirshëm. Unë as jetën që e frymoj, nuk e kam nën sundimin tim, e bëhem fodull, krenar, mendjemadh, kryelartë! Unë o Allah, vetëm një padrejtësi e vogël kur bëhet ndaj meje shpërthej me hidhërim, ndërsa Ti duron padrejtësitë që bëjmë vazhdimisht ndaj Teje! Sa Durimtar që Je! Subhanallah! Sa Falës i Madh që Je!

S’ka zot – hyjni, të adhuruar me meritë-, përveç Teje o Allah! I Lartë dhe i Pa të meta Je, Ty të takon gjithçka, e gjithçka pa Ty është e kot, është e pajetë, është asgjë fare hiç!

La ilahe ila Ente subhaneke inni kuntu mine-dh-dhalimin

-Avni Tafili

Pastrimi i dhëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi

$
0
0

misvaku

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dhëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:
1. Freskon gojën
2. Pastron trurin
3. Krijon ndjenjën e të qenurit i shëndoshë
4. E tret sekrecionin
5. Eliminon murtajën
6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër
7. Përmban në vete sunnetin
8. Zoti i Lartëmadhëruar kete e deshiron
9. Rrit virtytin e individit
10. I gëzon meleqtë

Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës.

$
0
0

mjalti

Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteriesh, dhe ndihmon kundër gripit, kundër diarresë dhe qetësimit të stomakut.
Eksperimentet e bëra në mjaltë kanë treguar se vetia e tij e mbytjes së bakterieve (efekti bakteriocid) është dy herë më e madhe nëse mjalti zbutet me ujë.
Është vërtetuar se 1 kg mjaltë ka 3150 kalori, kurse gjatë ditës njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori.

-Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
-Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
-Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
-Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
-Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
-Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>