Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Çmimi i lirisë

$
0
0

By: Dr Selman Aude

Çmimi i lirisë

Nuk kam ndërmend të flas për lëvizjet për liri kombëtare, por dua të flas për lirinë psikologjike, çlirimin nga pushteti i ideve dhe mendimeve negative që kanë lëshuar rrënjë brenda vetes. Dua të flas për çlirimin nga pushteti i ndikimit dhe presioneve të jashtme, të cilat e ndajnë njeriun nga vetja, e varrosin për së gjalli.

Besoj se kushdo që pretendon se gëzon liri të plotë, është iluzionar, pasi ekzistojnë mure dhe barriera të dukshme dhe të padukshme, të cilat e kufizojnë lirinë e njeriut, herë me dëshirën e tij dhe herë të tjera pa dëshirën e tij. Ka njerëz që janë të ndërgjegjshëm për këto barriera dhe i trajtojnë ato me zgjuarsi, ndërkohë që ka të tjerë që janë indiferentë ndaj tyre, ose hiqen si të tillë.

Liria është diçka relative dhe ka dallim thelbësor mes atyre që rendin për ta arritur atë, duke u shprehur për veten në qëndrimet, fjalët dhe mendimet e tyre, jo duke u shprehur për të tjerët dhe mes atyre që kryejnë një rol të projektuar për ta ose ndjekin një rrugë të shtuar para vetes, pa e marrë mundimin të pyesin: A ai është folësi, apo është një shpirt tjetër që e ka pushtuar dhe që flet me gjuhën e tij.

Ka njerëz që i dashurojnë barrierat dhe u dorëzohen atyre, madje u thurin dhe këngë. Fjalori i tyre gjuhësor i pasur, nuk përton ta shëmtojë gjithçka të bukur dhe ta zbukurojë gjithçka të shëmtuar.

Barrierat e marrëdhënieve, farefisit, miqësive, interesave, kujtimeve, shpresave dhe ambicieve, pasurisë, profesionit, pushtetit, nevojës etj…

Ato janë qarqe që e rrethojnë njeriun në jetën e tij, ia ngushtojnë hapësirën e lëvizjes dhe i imponojnë më shumë konformizëm.

Ata që janë çliruar tërësisht nga këta presione, janë ata që janë larguar përfundimisht nga kjo botë, ndërsa të gjallët…

Në një moment, pa që i kishte humbur të gjitha marrëdhëniet nga lart dhe nga poshtë, marrëdhënie të cilat mund të përbënin një shans të vyer për tu zhvilluar dhe rritur, për veten dhe për të tjerët.

Humbi shumë nga shanset e vyera të cilat mund të ishin shndërruar në një projekt pozitiv frytdhënës, apo si mbështetje për një projekt të tillë.

Megjithatë, në fund të fundit, ai duket i kënaqur me këtë humbje, pasi sheh se nga ana tjetër, ka fituar shumë, ka fituar hapësira më të mëdha me veten e vet.

Ai nuk pretendon se fitoi realisht veten, por zgjeroi rrethin e hapësirës së lirë tek vetja, ku duroi gjatë duke dëbuar dhe përndjekur mbetjet e shokëve, dashamirësve, mbështetësve dhe motivuesve. Ai e pastronte këtë hapësirë herë pas here, duke dashur të dëgjojë zërin e vetes!

Ishte mësuar me shijet hidhura, surprizat dhe trajtimin e dështimeve dhe zhgënjimeve me shpirt sportiv. Është e sigurt që vetja i urren gjëra të tilla, por ai ishte mësuar me to. Pastaj, kjo është më pak e dhimbshme, sesa të humbasë lidhjet me veten dhe shprehjen e vetes së tij.

Tek një njeri i pjekur, gjen sasi urtësie, e  cila përkthehet në komplimente, mençuri, komunikim pozitiv, zemërbutësi dhe tërheqje me nder, ashtu siç gjen dhe një sasi tjetër e cila ka të bëjë me konstatimin e të mirës tek fjalët dhe veprat e njerëzve, të cilat i kap, i vlerëson dhe me to plotëson veten, pa e harruar mospajtimin me disa aspekte të tij.

Liria nuk ka të bëjë me mburrjen, krekosjen, përbuzjen e të tjerëve dhe marrjen e qëndrimeve opozitare thjesht sepse nuk je dakord me një individ, institucion, grupacion, me diçka të zakontë thjesht sepse është e zakontë, me diçka të re thjesht sepse është e re, apo me qeverinë thjesht sepse është qeveria.

Ajo nuk është as investigim të gabimeve dhe shkarjeve, me të cilat bombardohet tjetri, si të ishte zbuluar një thesar i vyer.

Përvoja tregon se tek shumë njerëz, çështja nuk ka të bëjë me një qëndrim të vetëm apo disa, ata të duan tërësisht pa përjashtim fare, të duan gjithmonë dhe në çdo kohë.

Barriera e jetës bashkëshortore, barriera e punës, barriera e jetës akademike, ideologjike apo propagandistike, barriera e shoqërisë, barriera e rrymave kundërshtare, barriera e pushtetit, barriera e pasuesve, barriera e publikut dhe  barriera e ortakëve.

Përveç tyre, kemi dhe barrierat e brendshme të egos, e sa të shumta janë këto, sa të vështira për të shpëtuar prej tyre, por dhe po aq të vështira për ti zbuluar. “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9)

Njerëzit që mburren më së shumti me lirinë, janë pikërisht ata që janë më shumë të privuar prej saj. Ahme ibnu Daud pati thënë:”Shkova dhe u takova me imam Ahmed ibnu Hanbel para se të fshikullohet dhe i thashë:”O imam! Ke familje dhe fëmijë, ti vetë je i justifikuar.” Ai mu përgjigj:”Nëse kjo është logjika jote, qenke rehat.”

Në librin “El-ubudije” të Ibnu  Tejmijes, thuhet se skllavëria nuk është ajo realja, por është skllavëria e zemrës dhe e mendjes. Ndaj kujtdo që zemra manifeston skllavëri dhe vartësi, ajo është shndërruar në skllave e tij. Prandaj dhe thuhet se:

Skllavi është i lirë kur lirshëm mendon

I liri është skllav, kur si skllav lakmon

Thuhet se lakmia është litar në fyt dhe pranga në këmbë. Kurdo që të hiqet litari i fytit, është zgjidhur pranga e këmbës.

Duke qenë të kënaqur dhe të moderuar në programet dhe projektet tona, në ambiciet dhe ëndrrat, ruajmë njëfarë lirie vetjake me të cilën jetojmë dhe e shijojmë. Kështu, jeta jonë merr kuptim.

Pa marrëdhënie me të tjerët kurrë nuk do të kemi sukses dhe marrëdhëniet me të tjerët nuk ndërtohen pa komunikim, mirëkuptim, dialog, dhënie dhe marrje, moral dhe tolerancë. Vetëm kështu do të korrësh sukses më shumë sesa ëndërroje.

Por kjo të vendos para alternativave, kthesave, qëndrimeve dhe testeve të ndryshme… A do vazhdosh të kërkosh më shumë pa kushte, edhe nëse bëhesh dash kurbani, apo do të ruash atë që të ka dhënë Zoti duke iu përmbajtur përgjegjësisë vetjake dhe vizionit personal, edhe pse kjo mund të të çojë dëm atë që ke dashur dhe shpresuar.

Këtu nuk bëhet fjalë për një ngjarje të izoluar, ku njeriu mund t’ia qëllojë por mund edhe të gabojë. Gabimi në vetvete është diçka pozitive, nëse nxirret mësime prej tij, madje do të thosha që është pjesë e linjës së jetës.

Perktheu: Elmaz Fida


Linjat e modës

$
0
0

Autorja Perl Buck, tregon se është njohur me vuajtjet e një vajze në shoqërinë kineze, e cila e konsideronte bukurinë e femrës tek këmba e vogël. Për këtë, kinezët e fusin këmbën e vajzës në një këpucë hekuri me qëllim që të mos rritet mbi standardin e bukurisë!

Gjithsesi, kufizimi i këmbës është më i lehtë sesa kufizimi i trurit!

Ligji i modës është aktiv në maksimum kur flitet për kriteret e bukurisë, saqë duket që njeriu sheh me pasqyrën e të tjerëve, se truri kolektiv kontrollon edhe shijet e tij. Sot, eleganca është shndërruar në obsesion për vajzat. Modelet zgjidhen pikërisht në bazë të këtij kriteri. Ndërkohë, tek disa fise arabe vlerësohet gruaja e shëndoshë.

Moda i sfidon dhe shijet personale ndonjëherë.

Moda nuk mund të konsiderohet si një zakon, pasi i mungon tipari i qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë. Por zakon është ndjekja e modës, magjepsja pas saj dhe nënshtrimi total ndaj saj. Kalimi i menjëhershëm tek e reja dhe heqja dorë nga e vjetra bëhet zakon gjithashtu.

Linjat e modës, për disa vajza tashmë janë shndërruar në qeli të këndshme, formë për shkapërderdhje të pasurisë, heqje dorë nga kënaqësitë e ushqimit dhe jetës së thjeshtë.

Po moda e shndërroi lakuriqësinë dhe shfrenimin në pjesë të kulturës së femrës në çdo vend, përveç ndonjë rasti të izoluar, saqë edhe mbulesa e femrës myslimane tek tuk përdoret për joshje dhe tundim.

Moda ka sulmuar edhe mobilimin e shtëpisë, dizenjimin e saj, kalimin e pushimeve, relaksin, detaje nga sjelljet dhe arti. Edhe vlera si liria, civilizimi dhe të drejtat, janë lidhur ngushtë me stilin e modës.

Moda është një fenomen publik që qëndron nën nivelin ez zakonit dhe traditës, nuk është e shenjtë dhe nuk ka vazhdimësi të garantuar. Në fakt, ajo është kontroverse me zakonet dhe traditat, pasi modë do të thotë diçka e re dhe kalimtare, diçka jo tradicionale.

Traditat përcillen nga paraardhësit tek pasardhësit në mënyrë vertikale, sakaq modat përcillen nga një grup tek një tjetër në mënyrë horizontale.

Traditat janë imitim i paraardhësve.

Modat janë imitim i bashkëkohësve.

Traditat janë diçka e dashur për vetë faktin se jemi familjarizuar me to, sakaq modat janë të dashura sepse janë diçka e re dhe joshëse. Çdo gjë e re ka kënaqësinë brenda.

Traditat janë të lidhura me vlera themeltare, modat janë formale.

Moda përhapet në mënyrë josistematike, disa i përvetësojnë dhe të tjerë heqin dorë.

Tradita i paraprin idesë, gjykimit dhe mendimit personal, sakaq moda është ndjekëse e tyre, ajo ndryshon me ndryshimin e mendimit, idesë dhe shijeve.

Moda e bën njeriun të ndihet i privilegjuar dhe i respektuar, i jep ndjesinë e superioritetit ndaj të tjerëve.

Ndjekja e modës është identifikim me një shtresë të caktuar, si shtresa aristokrate për shembull.

Moda mund të jetë shumë e dëmshme, si në rastin e deformimit të kafkës, fytyrës, zvogëlimit të numrit të këmbës, takat e larta, tatutë…

Femrat janë më të nënshtruara ndaj pushtetit të modës, edhe pse mund të jetë krejt larg logjikës njerëzore.

Moda është një fjalë e fjalorit të grave, sepse ajo i furnizon herë pas here me elementë tërheqës. Femra mund të durojë dhimbjet psikologjike (rasti i modeleve) dhe dhimbjet fizike, për hir të modës.

Në Evropën e lashtë u ishte shpallur luftë veshjeve që ekspozonin trupin e femrës, qe propozuar dhe një pëlhurë e cila mbështillte kraharorin dhe qafën. Për këtë qenë akuzuar për prapambetje.

Në Amerikë, moda u përball me protesta dhe demonstrata, pasi konsiderohej si një ide kundër emancipimit të femrës.

Por, përse i nënshtrohet gruaja modës?

Sepse gruaja, nga natyra e saj pëlqen të tërheqë shikimit, vëmendjen dhe të pëlqehet nga të tjerët.

Për shkak të frikës nga kritika destruktive, prapambetja dhe humbja e karvanit të përparimit.

Nëse shuhet moda, gjithçka që ka të bëjë me të, bëhet e papërtypshme.

Nëse moda fokusohet tek veshjet e gjata, çdo veshje e shkurtër shihet si perverse dhe e shëmtuar, e njëjta gjë ndodh me të kundërtën.

Moda, kur dëshiron, e bën të shëmtuarën të bukur dhe të bukurën të shëmtuar.

Burimi i modës?

Franca është burim i modës në veshje.

Në një shoqëri, zakonisht është shtresa aristokrate burim i modës, për shkak të pasurisë dhe marrëdhënieve.

Kur moda përhapet ajo e humbet vlerën e saj, shndërrohet në një stil jete normal. Ekziston një përzgjedhje natyrale e modave, që disa mbeten dhe shndërrohen në traditë.

Moda mund të përdoret si një mekanizëm me funksion social, që lejon përtëritjen, zhvillimin dhe ndërveprimin me të ndryshueshmen.

Ajo është një lloj ndryshimi social i cili ndodh dhe duhet të ndodhë, ashtu siç mund të bëhet shkak për mirëmbajtjen e strukturës sociale.

Ka ndryshim esencial mes modës si revolucioni seksual dhe mes modës si arsimimi i femrës dhe e drejta e saj për të punuar.

Sjelljet normale nuk mund të quhen modë, edhe sikur të jetë të ndryshueshme. Kur bën një përshëndetje, shkëmben urime dhe ngushëllime, organizon festa të caktuara… të gjitha këto janë veprime spontane dhe nuk kanë një pushtet zyrtar që i organizon. Ato nxiten vetëm nga pushteti i shoqërisë.

Monopolizimi i industrisë dhe mediave nga ana e perëndimit, e ka shndërruar tregun arab dhe atë islam në konsumator të artit, veshjeve, krehjes së flokëve, marrëdhënieve, gjuhës etj…

Shoqëritë tona kanë dështuar në ofrimin e një alternative që shpreh kulturën vetjake dhe që përkon me natyrën tonë, me dëshirën tonë për ndryshim, shijen tonë karshi të bukurës. Kjo, pavarësisht trashëgimisë së pasur dhe portave të hapura, sepse në këtë rast mungon vullneti.

 

Përktheu: Elmaz Fida

5 keshilla nga psikoterapeuti

$
0
0

 

Kujdes, mos i neglizhoni problemet e juaja, sepse ato janë njesoj sikurse pema, aq sa i kanë degët e gjata dhe të dukshme, poaq i kanë dhe rrënjët e thella dhe të padukshme!

Shpresa është sikur një fije bime e cila ka çelë në një vend të shkretë ku është shkatërruar pothuajse çdo gjë. Le të ujitet bima, ndoshta shkretëtira do të gjelbërohet; le të ushqehet shpresa, ndoshta jeta do të gjallërohet!

Nëse brenda vetës ndjenë zbrazëti, mundohu ta gjesh atë që mungon aty. Me psikoterapi mund ta plotësosh boshllëkun tënd!

Nëse e sheh se në jetë të janë vështirësuar rrugët për të kaluar, provo ta përdoresh rrugën alternative që quhet PSIKOTERAPIA e cila mund të çon drejt për tek caku se ku je nisur!

A të mundojnë pyetjet e shumta që ia bën vetës në lidhje me gjithçka që të del para!? Nëse po, atëherë dije se ka një vend ku mund të marrësh përgjigjet, e ai quhet PSIKOTERAPI!

Psikoterapeuti Yll Avdijaj

Por dije mirë një gjë se Zoti yt nuk harron!

$
0
0

Njerëzit humbin pas asaj që nuk e dinë, luftojnë për tokën e cila një ditë të gjithë do i përpinë!

Humbin nëpër defrime nga moti në mot, jetojnë mbi faqe të dheut sikur mos të kishte Zot!

Vajtojnë e qajnë me lotë aq shumë për gjëra të kota, sepse nga vetë e kota po na sillet edhe bota!

Jetojnë me mallë e shpresë, për ndonjë ditë një jetë më të mirë,
me shpresë deri në vdekje edhe pse shumë e vështirë!

Kalojnë ditë, muaj e vite ashtu si gjithonë, asgje askujt siç duket as nuk i bëhet vonë!

Hanë e pinë e bëjn qefe dhe për askënd nuk ua ndinë, aq shumë janë katandisur në dehje e kanë harruar dhe llogarinë!

Se një ditë do të vijë por ndoshta ti aspak nuk e beson, por dije mirë një gjë se Zoti yt nuk harron!

Yll Avdijaj

Dashuria dhe Urrejtja!

$
0
0

Dashuria dhe Urrejtja!

Nëse e shpenzon tërë burimin e dashurisë për të tjerët duke mos marrur asgjë prapa gjërsa ti e pret një gjë të tillë prej tyre, do t’i vije radha e mllefit dhe urrejtjes për të dal në sipërfaqe!

Nëse ia paraprinë vetës me urrejtje ndaj njerëzve duke e shpenzuar atë krejtësisht, pa e marrur të njejten gjë nga ta, mumd të ndodh që t’i vije radha dashurisë që të del nè sipërfaqen e saj!

Yll Avdijaj

(Video/audio) Rukje kunder semundjeve dhe syrit te keq

$
0
0

Nese jeni ne stres te vazhdueshem …
Nese jeni ne  depresion te pasherueshem …
Nese jeni person qe ju godasen fatkeqesite dhe semundjet ne trupi tend.
Degjoje kete rukje cdo dite …
Nese dyshoni qe keni sy te keq apo hased ne trupin tuaj …

Shpesh e kemi këtë ankesë

$
0
0

Shpesh e kemi këtë ankesë. Ja një përgjigje për të.
Nëse ndonjëherë je ndierë kështu, atëherë këto fjalë janë për ty:

Imam Ibnu Tejmijjeh u pat pyetur:

“Cili është shërimi për një njeri të cilin e ka kapluar sëmundja? Për një njeri, i cili është në prag të rrënimit? Çka duhet të bëjë një person të cilin e ka kapluar përtacia? Si mund të bëhem një njeri i cili Allahun e ka si ndihmës?
Cila është zgjidhja për një njeri i cili është mposhtur nga hutia dhe pakujdesia, ku sa herë që tenton t’i kthehet Allahut, epshi dhe dëshirat e tij e ndalojnë; dhe sa herë që kërkon të bëhet produktiv, dështimi e ndjek pas?”

Imami është përgjigjur:
“Shërimi i tij është t’i kthehet Allahut dhe të vazhdojë t’i lutet Atij me dua, duke i mësuar lutjet e Profetit, alejhis-selam, dhe t’i shikojë me kujdes kohët kur pranohen lutjet, si p.sh., pjesa e tretë e natës, koha mes namazit dhe ikametit, në sexhde dhe pas namazit.”
Ai duhet t’ia shtojë kësaj edhe Istigfarin (të kërkuarit falje tek Allahu), ngase një njeri që e bën këtë dhe më pas përfshihet nga falja, Allahu do t’i dhurojë atij një jetë të kënaqshme deri në një kohë të caktuar.
Gjithashtu, personi i tillë le të sigurohet që obligimet e tij janë të përmbushura, si: pesë namazet ditore, sepse namazi është shtylla e Fesë.

Le të shtojë përmendjen e Allahut me dhikrin: “La havle ve la kuv-vete il-la bil-lahi el-Alijji el-Adhim.” (S’ka ndryshim dhe fuqi pa ndihmën e Allahut, të Lartit, Madhështorit), sepse, nëpërmjet këtyre fjalëve, njeriu mund t’i bëjë ballë edhe pengesave më të mëdha dhe të arrijë më të mirën e rrethanave.
Mos të lodhet kurrë nga bërja e duave dhe kërkesat për Allahun, ngase duaja do t’i realizohet, derisa ai të mos nxitohet e të thotë: ‘Bëra dua, por nuk m’u realizua.”
Le ta dijë se fitorja vjen me durim, zgjidhja me pikëllimin dhe se me vështirësinë vjen lehtësimi!

Dhe nuk ka asnjë qenie njerëzore, që mund të arrijë ndonjë mirësi, qoftë ai profet apo ndokush në gradë më të ulët, veçse përmes durimit.
Falenderimi i qoftë Allahut, Zotit të botërave!”

Ai na e përshkroi ‘mjekimin’; e jona është ta zbatojmë atë.

Nga libri: “Muhtesar El-Fete’ua El-Misrijje”
Përktheu: Festim Klinaku

Përkujtuesi Ditor

Cilat jane simptomat e magjise,mesyshit (edhe hasedit) apo ograkit?

$
0
0

 

Cilat jane simptomat e magjise,mesyshit (edhe hadedit) apo ograkit?

Nga semundjet dhe simptomat qe shfaqen si rezultat i veprave djallzore si magjia msyshi apo ograku, jane:

Depresioni, ankthi i tepruar, pagjumesia, anoreksia, apatia, keputja e trupit(sidomos tek pjesa e poshtme e kembeve), kokedhembjet, problemet me lukthin, endrrat shqetesuese si dhe britmat ne gjume, kercitja e dhembeve ne gjume apo zgjimi i shpeshte gjate nates, shtrengimi i kraherorit, shfaqja e mendimeve te erreta qe kurre me pare sjane shfaqur, pesimizmi eksterm apo dhe hiper-reaktiviteti.

Kurani është shërim për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44] Dhe thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].


Viktima e iluzionit

$
0
0

By: Dr. Selman Aude

Viktima e iluzionit

Të besosh tek vetja, kapacitetet dhe ambiciet e saj është pjesë e besimit tek Krijuesi, Formësuesi dhe Gjeniali i cili e ka përsosur gjithçka ka krijuar. E sakaq, iluzioni është varrmihësi i njeriut. Ai e nënshtron këtë qenie fisnike ndaj fuqive negative dhe e rrënon gjer në vdekje.

Mes shpresës pasive, gënjeshtare dhe të dëmshme “dashurisë për këtë botë” dhe shpresës plot dritë, motivuese dhe nxitëse në jetë për punë ka një hendek goxha të madh.

Pas disa vitesh njeriu filloi të mendojë, madje dhe ta shprehë se i iku mosha dhe nuk ka më kohë për të bërë diçka me vlerë. Sa herë që i flitet për një projekt ai ta kthen:”E çfarë vlere ka tani?!” Ndërkohë miku i tij që ka një këndvështrim pozitiv dhe optimist, refuzon të vdesë pa i ardhur exheli (caktimi). Fundi i cili e shqetëson dhe atë është shndërruar në motiv energjik për të shfrytëzuar çdo shans dhe rast duke shtuar aktivitetin e tij. Ai i kaloi të tetëdhjetat e megjithatë, zemra e tij gëzon shëndet të plotë, është plot energji dhe entuziazëm. Ai e mendon veten më të rëndësishëm saç është, e për këtë beson verbërisht se i gjithë sigurimi i është vënë pas. Madje, ai beson se edhe agjentët e huaj i janë qepur dhe e vëzhgojnë. Për këtë ai heton çdo kafshatë që vë në gojë, çdo lëvizje lart e poshtë. Nëse ata që e rrethojnë e pyesin për këto dyshime fillon e të citon menjëherë një listë të gjatë agjenturash të huaja si KGB, CIA, FBI të cilat nuk i shqiten dhe e përgjojnë orë e çast.

Dikur isha njohur me një të burgosur i cili e kishte humbur davanë  dhe s’kishte njeri që ta marrë përsipër të dalë nga burgu. E megjithatë, ai fliste mbi rolin e tij në formimin e filan qeverie në filan vend dhe shkarkimin e filan presidenti në një vend tjetër, shkaktimin e trazirave në një vend të tretë e kështu me radhë.

Këto ishin disa raste të ndjesisë së tepruar të madhështisë, ku njeriu e mendon veten madhështor si baba, si gjysh apo vëlla madhështor.

Është bukur dhe kërkohet që njeriu të jetë optimist, por jo të shkojë gjer atje sa të besojë se është i dërguar i Zotit, se është Mehdiu, Mesia apo gjyshi i Mehdiut siç dëgjova dikë një ditë. Në raste të tilla, është obligim që të diagnostikohen aftësitë mendore të robit dhe humori i tij. Ai mund të vuajë nga iluzione, çrregullime të humorit, skizofrenia dhe psikoza të ndryshme që njihen nga studiuesit.

Një vajzë pretendon dhe beson se vuan nga një sëmundje e rrezikshme. Mendon se në stomak ka një gjarpër i cili i mbështillet e mbështillet i shkon në zemër, mushkëri, mëlçi, veshka e stomak.

Legjendat flasin për një burrë i cili u takua një ditë me murtajën, të cilën e pyeti: Për ku je nisur? Murtaja iu përgjigj:Në filan fshat, jam urdhëruar të marr jetën e pesë mijë frymëve. Gjatë kthimit i njëjti burrë e takoi sërish murtajën dhe i tha: Ti më the se do marrësh jetën e pesë mijë frymëve, ndërkohë ti ke korrur jo pesë por pesëdhjetë mijë frymë! Mortaja ia ktheu: Unë pesë mijë mora, sakaq të tjerët vdiqën nga iluzionet.

Kur sheh njerëz që shemben përtokë rreth teje nëse ti nuk ke besim në vetvete fillon të dyshosh, zemra të dobësohet dhe nuk ke as guxim e as logjikë atëherë i dorëzohesh fatit të f tjerëve edhe pa të prekur sëmundja dhe e keqja.

Dikush u tregon të pranishmëve se sheh fantazma dhe dëgjon zëra, gjëra të cilat të tjerët as i shohin dhe as i dëgjojnë por kjo nuk i intereson aspak atij. Ai është i vetmi që është përzgjedhur për ti parë dhe dëgjuar dhe as që ka ndërmend ta mohojë atë që i shohin sytë e i dëgjojnë veshët. Atij nuk i ndahet xhindi as në shtrat. Zogu i cili qëndron në dritaren e mbyllur dhe zë vend atje tej, i shkakton frikë e panik këtij njeriu. Xhindet janë krijesa të vërteta, gjë të cilën e pohon dhe Kurani fisnik dhe fakti që nuk shihen mjafton që për ta të thuren legjenda e mite të cilat trashëgohen nga njerëzit e dobët dhe pa personalitet. Ato u kallin datën njerëzve të luhatur dhe me karakter të dobët, pikërisht atyre që bien kollaj pre e iluzioneve.

Iluzioni dhe frika nga e ardhmja

Ai sheh në ëndërr se një luftë do të shpërthejë së shpejti. Këtë e ndjen me anën e shqisës së tij të gjashtë, siç pretendon. Një problem goxha i madh do e gozhdojë jetën familjare, duke ia nxirë jetën. Një ndjesi e çuditshme e bën të mendoj se e shoqja e tradhton. Ai harron kushedi sa parashikime të tij të cilat i ka pritur dhe nuk kanë ndodhur, por nuk e harron asnjëherë se dikur e ka ndjerë se do të ndodhë një aksident dhe ka ndodhur. Kur ulet e bisedon me një psikolog dhe ekspert, ai shpejton e i pohon se problemi i tij qëndron në faktin se sa herë që ëndërron apo i shkon diçka në mendje ajo i ndodh realisht.

Sot flitet shumë edhe për iluzionet e sëmundjeve elektronike. Një student i vitit të parë mjekësi apo dikush tjetër që ka lexuar dy tre libra rreth sindromave të sëmundjeve ia kanë mbushur mendjen vetes se janë të sëmurë për shkak se vuajnë nga iluzionet. Për ta vërtetuar ata zhyten në botën virtuale të internetit, duke rrëmuar lart e poshtë rreth sëmundjes që dyshojnë. E sigurisht, mund të gjejnë edhe ndonjë lidhje mes asaj që ndjejnë dhe sëmundjes. Kështu që laku i iluzionit i mbështillet fort për qafe por ky lak zanafillën e ka tek truri i tij.

Përse njeriu bie pre e iluzionit?

Njerëz të tillë kanë personalitet të lëkundur, ata kanë gatishmëri të çuditshme për ti pranuar dyshimet dhe depresionin. Sakaq besimi, lutjet, adhurimi dhe njohja e vetes i ndihmojnë në kapërcimin e kësaj gjendjeje. Traumat, surprizat e dhimbshme, vdekja e një të afërmi, dështimi në një biznes apo në martesë etj. e fusin njeriun përkohësisht në vorbullën e iluzionit që e bën të harrojë dhimbjen dhe brejtjen e ndërgjegjes.

Në kohë të vështira si; sezoni i provimeve, periudha e fejesës, përgatitjet për martesë etj. janë momente plot tension dhe mundësia për tu përfshirë nga iluzionet janë të shumta. Gjuha që përdor njeriu i dikton mendjes së tij udhëzime të prera. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Seid El-Hudrij profeti a.s. thotë:”Kur biri i Ademit gdhihet në mëngjes, të gjithë organet i drejtohen gjuhës duke i thënë:Kij frikë Zotin dhe mos na merr në qafë! Përderisa je në terezi, jemi të gjithë ne terezi, e nëse devijon, devijojmë dhe ne.” (Ahmed, Tirmidhij)

Ai që përsërit fjalë që i ka dëgjuar që nga fëmijëria e tij për veten, familjen, jetën, të ardhmen, të keqen, dështimin, plogështinë etj. thjesht po përgatit veten për një rrugë të gabuar edhe pa e ditur.

Ai që përsërit fjalë pozitive por pa qenë i bindur dhe pa përkuar me gjendjen e vërtetë të zemrës edhe pse mund të duket diçka pozitive fillimisht ai thjesht po aktron dhe mashtron veten. Fjalët pozitive nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv, nëse zemra dhe truri nuk i dorëzohen kuptimit dhe domethënies së tyre qoftë dhe pjesërisht.

Nuk është iluzion të insistosh se je njeri i lumtur dhe me fat, pasi lumturinë e ke pranë, në dorën tënde ajo buron brenda teje, pikat e saj janë të vogla por të mjaftueshme dhe ngazëllyese sidomos teksa e konstaton atë praktikisht.

Mos fol për të ardhmen se si do të jetosh i lumtur, por fol për të tashmen, ti je i lumtur tani me bashkëshorten tënde, me fëmijët e tu, me profesionin dhe punën tënde. “E mirësinë e Zotit tënd tregoje” (Duha, 11)

Mos e ekzagjero me iluzionin e syrit të keq edhe pse ai është realitet dhe mos harro se edhe mbështetja tek Zoti është realitet. Ata që të rrethojnë jo gjithmonë janë të ligj dhe ziliqarë, madje duan të mirën tënde.

Por edhe nëse je në kushte të mira, mund të flasësh për mirësinë e durimit dhe të qenit i kënaqur me caktimin e Zotit, të bisedosh mbi përpjekjet që bën për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tua.

A ke dëgjuar ndonjëherë rreth shtatë iluzioneve që burrat kanë ngritur për gratë? Lexo barsoletat që dërgohen nëpërmjet celularit apo emailit tënd për ta kuptuar çfarë mendojnë burrat rreth grave. Dikush më kishte dërguar një barsoletë të tillë por mesa duket i vinte rëndë dhe në fund më kishte shkruar:”Nuk po ta dërgoj që të qeshësh por që ta gjykosh dhe vlerësosh!!!” Mes burrave, është krijuar një opinion se gruaja nuk mund të kënaqet asnjëherë. Por ky është vetëm një iluzion. Hadithi i Profetit a.s se në çaste zemërimi gruaja thotë:”S’kam parë prej teje asnjë të mirë!” tregon se kjo është diçka momentale dhe s’ka përse të përgjithësohet. Ashtu siç përjeton ndjesi negative të tilla kalimtare ajo përjeton dhe ndjesi të tjera pozitive ku të thotë:”Ti je gjithçka për mua. Pa ty unë jam një hiç. Jeta ime pa ty s’ka kuptim”

Madje, mund të them që hadithi i mësipërm është stimul dhe nxitës për femrat që ta kontrollojnë gjuhën. Edhe pse njeriu nuk mund të dalë jashtë natyrës së tij ai bën çmos që të lartësohet me vlera dhe etikë. Burrat kanë dyshime edhe në besimin dhe amanetin e gruas. Ata i shohin gratë në një nivel më të ulët se veten çka nuk është e vërtetë. Ajo që shoh unë është se gruaja është më emocionale se burri edhe në çështjet e fesë. Personalisht njoh shumë raste kur gruaja është besimtare e devotshme dhe plot vlera morale, ndërkohë që i shoqi është një pijanec dhe njeri pa etikë.

Nuk kemi përse të ngremë beteja mes dy gjinive pasi të dy janë anë të së njëjtës monedhë. Ajo që kërkohet prej nesh është që ti heqim iluzionet dhe opinionet e ngritura rreth një shtrese të caktuar. Këtu nuk mund të lë pa cekur çështjen e Mahremit (shoqëruesit) për gruan i cili ka filluar të shihet si mbikëqyrës për t’ia nxirë jetën. Përkundrazi ai nuk ka rol as më shumë e as më pak sesa ta mbrojë dhe sigurojë gruan.

E njëjta gjë vlen edhe kur flasim për dashurinë, ku dihet se iluzioni për dashurinë nuk është vetë dashuria. Sot flitet për dashurinë me shikim të parë. Në fakt ajo nuk është gjë tjetër veç urisë emocionale apo dhe seksuale. Shkencërisht është vërtetuar se njeriu e në veçanti femra, kur dashuron vatra e të menduarit në tru, plogështohet. Kjo do të thotë se ajo nuk mendon për të ardhmen, aq sa mendon për momentin aktual. E kundërta ndodh me vatrën e emocioneve e cila në ato momente ka shpërthyer dhe marrë flakë. Prandaj thonë se “Dashuria është e verbër”.

Prandaj, bëni kujdes nga iluzioni i dashurisë sepse ajo është e verbër, katile dhe gjakderdhëse.

Bija ime e shtrenjtë! Jeta nuk është një film kinematografik as një çast romantik, as një premtim që të lë pa fjalë. Në fakt, jeta është ndërgjegjësim, përgjegjësi dhe ortakëri. Ai që nuk e ka parasysh këtë nuk e meriton as dashurinë, madje nuk është aspak i sinqertë në pretendimet rreth dashurisë.

 

Përktheu: Elmaz Fida

Ndryshim mes mësyshit dhe smirës

$
0
0

Ndryshim mes mësyshit dhe smirës, në pika të përmbledhura:

Ndryshimi i cekur mësipër, mes mësyshit dhe hasedit (smirës), mund të përmblidhet në pesë pika:

1. Smira është më përfshirëse se mësyshi; pra çdo mësyshmarrës është edhe smirëzi, por jo çdo smirëzi është mësyshmarrës.

2. Mësyshmarrësi bën më shumë dëm se smirëziu.

3. Smirëziu mund të smirojë edhe dikë/diçka që nuk e shikon dhe mund të smirojë për një realitet të pritshëm që ende nuk ka ndodhur; ndërsa mësyshmarrësi nuk mund të marr mësysh veçse atë (fyrmor/send) që shikon dhe që është një realitet faktik (pra që është frymor/send që është realisht i pranishëm).

4. Burimi i smirës është përvëlimi i zemrës dhe lakmia e smirëziut për të mirat që ka personi që e smiron; ndërsa burimi i mësyshit është shkrepja e vështrimit të syrit ose shpirtit të ligë (të keq) të mësyshmarrësit.

5. Smira nuk i prek gjërat që smirëziu (nga i cili buron kjo smirë) nuk dëshiron t’i gjejë gjë e keqe, si për shembull fëmijën dhe katandinë e smirëziut; ndërsa mësyshi mund të prekë edhe gjërat që mësyshmarrësi nuk dëshiron që të preken nga e keqja, si për shembull fëminë dhe katandinë e mësyshmarrësit.

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

HURMA ARABE – FRUT, USHQIM, ILAÇ, PIJE DHE ËMBËLSIRË

$
0
0

HURMA ARABE – FRUT, USHQIM, ILAÇ, PIJE DHE ËMBËLSIRË

Allahu i Madhërishëm në shumë vende në Kuran përmend perimet dhe frutat, për ta nxitur mendjen njerëzore për studimin dhe zbulimin e vetive të tyre shëruese, të cilat i zbulon shkenca sot.

Allahu i Madhëruar tregon në Kuranin famëlartë për Merjemen, nënën e Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!), kur asaj i erdhën dhimbjet e lindjes së Isait:  “Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një palme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta! Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” [Merjem, 23-26].

Në këtë ajet, Allahu i mëson njeriut se duhet të marrë shkaqet që Allahu i ka caktuar për shërim dhe për arritjen e gjërave që i duhen njeriut dhe që ai i dëshiron, dhe se nga shkaqet më të mira të shërimit dhe dhënies se fuqisë në rastin e Merjemes kur ishte me dhimbjet e lindjes, ishte që ajo të hante nga hurmat arabe; por si do të mundte Merjemja të arrinte te hurmat në majë të palmës së lartë, ndërkohë që ajo kishte dhimbje të mëdha dhe nuk kishte pikë fuqie të shkundte palmën që të binin hurmat, gjë që në realitet nuk mund ta bëjnë as burrat më të fuqishëm, por qëllimi ishte që Merjemja të merrte shkaqet dhe pastaj t’i mbështetesh Allahut, e padyshim se Allahu do urdhëronte engjëjt e Tij që t’ia rrëzonin asaj hurmat që nga maja e pemës drejt e në dorën e saj.

Pra, këtu kemi dy mësime të mëdha për njeriun:

1. Të marrë shkaqet më të mira që Allahu ka caktuar për funksionimin e gjërave në këtë botë, dhe njëkohësisht t’i mbështetet Allahut që t’i japë sukses në arritjen e qëllimit.

2. Hurma arabe ka vërtetë vlera të mëdha ushqyese dhe kuruese, dhe ajo është një pemë e begatë, një prej mrekullive të mëdha të Allahut, padyshim.

 

Në disa vargje të tjera Kuranore, Allahu i Madhëruar thotë: “Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet: Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, pastaj e çajmë tokën në thellësi dhe nxjerrim prej saj drithërat, rrushin e perimet, ullirin e palmat (hurma arabe), kopshtet e dendura, pemët dhe gjithë barërat, që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.” [Abese, 24-32]

Për dobitë kuruese dhe ushqyese të hurmës arabe flasin edhe shumë hadithe profetike të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), prej të cilave përmendim:

Transmetohet nga Amir iben Seid, nga babai  i tij (Allahu qoftë i kënëqur me të!) se: I Dërguari i  Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma axhva (hurma e Medines) në mëngjes, nuk do ta  dëmtojë as helmi, as  magjia atë ditë”. [Buhariu 10/203 dhe Muslimi 2047].

 

Hadithi profetik, hurma dhe mjekësia

Nga analizat laboratorike është zbuluar se hurma e thatë  përmban 70.6% karbohidrate, 2.5% yndyrna, 33% ujë, 1.32% kripëra minerale, 10% fibra, curaminë, proteina, sheqer, fosfor, hekur, magnes, squfur, potas,  bakërr, magnesium,  vitaminat si: A, D,B1, B2, C, përmban gjithashtu vitaminat antioksiduese. Kjo tregon se hurmat kanë vlera ushqyese të mëdha.

– Ngrënia  e hurmave esëll  vret  parazitët, sepse hurma  me nxehtësinë e saj  bëhet  antibiotik natyral i fuqishëm. Nëse  ha çdo mëngjes hurma, pakëson  prodhimin e parazitëve, i dobëson ato dhe arrin deri në shfarosjen e tyre.

– Hurma forcon muskujt, qetëson nervat, është stabilizues, vonon plakjen dhe nëse me të pi qumësht, bëhet ushqimi më i mire, në vecanti  për atë që kanë  aparatin tretës të dobët.

– Vlerat  ushqyese të hurmës  janë më të larta se të disa llojeve të mishit. Ka vlera ushqyese tre herë më shumë se peshku.

– Merr formën e brumit dhe pekmezit, zihet dhe pihet, është e dobishme për anemikët dhe dhimbjet e kraharorit.

– Është  ushqim energjik.

– Hurma është e dobishme sidomos për:  fëmijët, adoleshentët, sportistët, punëtorët, ata që janë duke rimarrë veten pas sëmundjes, të dobtit, anemikët dhe gratë shtatzëna.

– Shton peshën e fëmijëve të dobët.

– Ruan lagështirën e syve dhe shkëlqimin e tyre, ndalon fryrjen e syve, dhembjen e syve, perden e syve, forcon shikimin dhe nervat e degjimit.

– Qetëson nervat dhe lufton shqetësimet nervore .

– Nxit dhe gjallëron gjendrat teroide.

– Mbjell në trup qetësi dhe paqe – duke i shoqëruar në mëngjes me një gotë qumësht.

– Forcon sistemin nervor, zbut enët e gjakut, rregullon stomakun dhe e ruan atë nga infeksionet dhe dobesia, forcon qelizat e trurit, rrit fuqinë seksuale, forcon muskujt, largon marramendjen dhe dridhjen e syve, largon plogështinë e agjëruesve dhe  të lodhurve.  Tretet lehtë, dhe efektin gjallërues  në trup  e ka shumë shumë të shpejtë,  nxitës i urinës, pastron mëlcinë, lan veshkat, shpëlarës  dhë nuk jep diarre, lufton  gëlbazën, zbutëse, lufton  kapsllëkun, përdhesin , lufton homorroidet, rregullon tensionin e gjakut.

– Nëse e shoqëron me arra dhe bajame shton efektin  e saj.

 

Hurma përmban shtatë vitamina

– Vitamina  A, e cila ndalon verbimin, ngre imunitetin e membranës së mukozës dhe luan rol në luftimin e kancerit.

– Vitamina B1, mungesa e kësaj vitamine bëhet shkak për zhvillimin  e ngadaltë dhe Hidropizi. Favorizon nje funksionim te mirë te sistemit nervor,te muskujve dhe te zemrës.

– Vitamina B2, është e rëndësishme për lëkurën dhe zhvillimin, aparatin tretës dhe shikimin.

– Vitamina B6, fuqizon sistemin nervor dhe enët e gjakut, ndalon vjelljen.

– Vitamina D, është e rëndësishme për kockat dhe dhëmbët, përfitohet nga kalciumi dhe fosfori.

– Vitamina E, luftuese e oksidit, mbron membranat qelizore nga shkatërrimi dhe lënda okside, ndihmon në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.

– Çdo 100 gram hurma prodhon 13 mg acid folik, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, shton cilësinë e punës së hekurit në trup.

– Amino acidi i hurmës është i rëndësishëm për prodhimin e 5 mijë lloje proteinash të domosdoshme për një jetë të shëndetëshme, 18 prej këtyre janë shembullore dhe cilësore për imunitetin dhe shumimin.  Tryptophan është nga aminoacidet të rëndësishme që gjendet tek hurma, ky acid ka rol të madh në rregullimin e gjumit, të humorit dhe oreksit.

– Kripërat alkaloide që gjenden tek hurmat veprojnë në rregullimin e acidit në gjak që prodhohet nga ngrënia e mishit dhe niseshtesë, të cilët shkaktojnë ngrirje, gurë në veshka, apandesit dhe ngritje të tensionit të gjakut.

– Hurma arabe është e pasur me elementët natyral Phyto, parandaluese të kancerit.

– Hurma është e pasur me fibra zhdërvjellëse të imunitetit, kundër kapsllëkut dhe tumoreve të stomakut, ul sheqerin në gjak, lufton alergjinë.

– Hurma arabe përmban elementë anti-kanceroz.

– Hurma arabe shton prodhimin e hormoneve nxitëse të qumështit tek nënat gjidhënëse.

– Përmban hormone të rëndësishme siç është hormoni Pitocin, që ka rol rregullues të shtytjeve të fëmijës kur lind, dhe përveç kësaj, ndalon hemorragjitë gjatë lindjes dhe pas saj, si dhe ul presionin e gjakut te gruaja shtatzënë.

 

Hurma Arabe është Frut, Ushqim, Ilaç, Pije dhe Ëmbëlsirë.

A nuk është vërtet një mrekulli e madhe e Allahut Fuqiplotë!

Shenjat | Simptomat e mesyshit dhe hasedit

$
0
0

Shenjat | Simptomat.

Iben Kajim thote: Kjo eshte shkence qe e dine njerez te veçante qe e studjojne ate.

1.Hapja e vazhdueshme e gojes
2.Lemza e vazhdueshme.
3.Gromesima ne rastin e pangopjes mund te jene te njejtat ehde me magjine.
4.Krruajtja
5.Te peshtyrit e panderprere
6.Shfaqja e kokrrave ne trup
7.Shenja ne trup ne formen e syrit
8.Temperatura pa shkak
9.Ngushtimi i njeriut nga brenda pa shkak
10.Vesveset, pertacia , keputje fuqie.
11.Shendoshja e njeriut tek njerezit qe nuk hane.
12.Ngacmimet mendore
13.C’menduria, frika, harresa, jo vendosja.
14.Kotje kur njeriu lexon kur’an.
15.Teshtima pa shkak.
16.Renia e flokeve sidomos tek grate
17.Shfaqja e njollave te zeza posht syrit , pa qene i lodhur dhe nga pagjumesia.
18.Ndryshimi i nje pjese te fytyres (deformimi, shtremberime te fytyres)
19.Dhimbje koke pa shkak
20.Shfaqja e disa pullave ne lekure
21.Dhimbje e kokes pa shkak
22.Rrjepja e lekures ne sqetull dhe ne auret
23.Nuk i rrihet ne shtepi sidomos ne kohen e akshamit, jo optimist e probleme te tjera
24.Semundje te renda dhe te njepasnjeshme dhe doktorret nuk gjejne shkaqe.
25.Mos efekti i ilaçeve
26.Buburrecat , milingonat ne shtepi pa shkak, edhe ne vendin e punes…
27.Te qarit e femijes kur vete ne nje shtepi tjeter edhe kjo pa shkak.

Gjumë të ëmbël

$
0
0

Gjumë të ëmbël – Selman Aude

Ndoshta, është qesharake të flasësh për gjumin… Mos vallë u konsumuam saqë tani nuk na mbeti gjë tjetër, por të flasim për gjumin dhe ëndrrat? Apo na duhet më shumë gjumë dhe mungesë ndjeshmërie?

I pa të meta je o Zot! Sa orë kalon njeriu në gjumë?

Sipas një raporti të publikuar nga studiuesit, njeriu kalon nga gjashtë deri tetë orë në gjumë, pra një të tretën e jetës së tij. Sakaq, fëmijët kalojnë shumë më tepër kohë në gjumë. Ka njerëz që u duhen dhjetë orë gjumë për ta rimarrë veten, ashtu siç ka të tjerë që u mjaftojnë tre orë në ditë. Gjithçka sipas orës biologjike të secilit, por edhe vullnetit të secilit.

Në Kuran, Zoti e përmend gjumin në kontekstin e dhuntisë dhe begatisë:” dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.” (Nebe, 9)

“Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij” (Enfal, 11)

“Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve” (Gafir, 61)

“Ai jua merr shpirtrat (ju vë në gjumë) natën” (En’am, 60)

“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë.” (Zumer, 42)

Në shumë pasazhe, siç dhe shihet, gjumi përmendet në kontekstit e mirësisë dhe begatisë, ose në kontekstin e argumentit dhe pushtetit të Zotit, në krijimin e gjumit si fenomen i cili na mbyll sytë bashkë me arsyen. Ai, gjumi, ia humb njeriut vetëdijen dhe aftësinë perceptuese. Pas gjumit, njeriu ngrihet i lehtë, pasi e ka shkarkuar lodhjen dhe i janë ripërtërirë forcat dhe energjitë.

Në gjumë, njeriu mund të shohë ëndrra nga më të çuditshmet, të cilat nuk i sheh kur është zgjuar. Vetë ëndrra është një mësim tjetër, një argument, i cili na afron me Krijuesin dhe të Gjithëditurin.

I pa të meta je o Zot! Vetë i dërguari i Zotit a.s, ka vendosur një etikë të caktuar për gjumin dhe pastërtinë para gjumit. Ai na mëson të flemë në krahun e djathtë dhe të lexojmë lutjet e duhura para gjumit. Vetë Profeti a.s e mësonte vajzën e tij Fatimen dhe dhëndrin Alin, që para gjumit, të thonë 33 herë subhanalla, 33 herë elhamdulilah, 34 herë Allahu ekber, dhe se kjo u largonte lodhjen dhe u ripërtërinte energjitë. “Kjo është më e mirë për ju, sesa një shërbëtor” u pati thënë Profeti a.s.

Nga vetë përvoja ime, kam parë që madhërimi i Zotit me tesbih, është ilaç shumë i efektshëm ndaj pagjumësisë. Tesbihu është më i dobishëm dhe i efektshëm sesa këshillat e mjekut për të numëruar mbrapsht nga 100.99.98…

Po, ndonjëherë mund të na emërtojnë si bota e gjumit dhe të them të drejtën, nuk na duhet më shumë gjumë. Por lipset që të mësojmë etikën e gjumit, përse ka këtë ndikim çudibërës. Gjumi është një shpërblim për mundin dhe lodhjen që kemi bërë, për djersën e derdhur dhe për presionin që përballuam.

Të orvatesh të mohosh fenomenet e natyrshme, është një problem i madh. Ne të gjithë flemë dhe e shijojmë këtë, edhe kur na ndodhin ngjarje të rënda.

Poeti arab, Elmutenebi thoshte:

Unë jam ai që vargjet e mia

I verbëri i lexon, shurdhi i dëgjon

Gjumë të paqtë bëj me gjithë hallet që qaj

Kurse mileti që i lexon, gjumin ia largon

Ndonjëherë, ne na vjen zor të lexojmë rreth gjumit, të flasim për gjumin dhe ta përmendim atë. Kjo hyn tek kureshtja, të cilës nuk i shmangemi dot.

Disa çaste qetësie dhe relaksi, na mundësojnë të shkarkojmë energjitë negative, hallet, telashet dhe presionet e ditës. Ato na mundësojnë të rimarrim veten, të ndihemi më të lehtë dhe më të komunikueshëm. Por, kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet disa momenteve të bukura të kaluara me bashkëshortin/ten, një lojë me fëmijët, një bisedë e këndshme me një mik të ngushtë. Kjo, e rrethuar me përmendje të shpeshtë të Zotit dhe kërkim falje (istigfar), gjë e cila është një shans për katarsis të brendshëm, pastrim të zemrës me ujin e transparencës dhe tolerancës, në vend të sjelljes ndërmend të kushedi sa lëngimeve, qedereve, qëndrimeve të dhimbshme që tregojnë agresivitetin e të tjerëve dhe ligësinë e tyre, se ata thonë atë që se veprojnë. S’kam përse të fle në spinën e urrejtjes, neverisë dhe mllefit, për tu zgjuar në të njëjtën gjendje.

Para se të mbyll sytë për t’iu dorëzuar gjumit, sjell ndërmend suksesin dhe arritjet e ditës, qëndrimet pozitive, të bukurat e ditës, premtimet e mbajtura, shpresën për një të ardhme më të bukur, sjell ndërmend nevojën që të më falin të tjerët për gabimet e bëra, por dhe nevojën e tyre për ti falur. Kjo më frymëzon që të ngjitem lart me lutje për miqtë e mi, të njohurit dhe të afërmit, por edhe për kundërshtarët dhe armiqtë të cilët më kanë shpallur luftë. Unë lutem edhe për ta, që Zoti ti shpëtojë nga e liga e veteve të tyre, ti udhëzojë tek ajo që është më e mira për ta… Në çaste të tilla, të bën shoqëri një engjëll i ngarkuar nga vetë Zoti, i cili gjendet aty ku përmendet emri i Zotit. Ai, pas çdo lutjeje tënde, bën “Amin” dhe thotë:”Edhe për ty e njëjta gjë!”

U zgjova nga gjumi dhe renda si zakonisht tek sënduku i dashur, për të gjetur këtë mesazh nga njëra prej bijave të mia:

Dielli në penxhere do të të zgjojë

Por gjumi, sytë e tu nuk do ti lëshojë

Ngriu dhe dëgjo zemrën si djalë i ri

Sa i ftohtë është mëngjesi, o baba, pa ty

 

Gjumë të ëmbël, ëndrra plot trëndafila dhe zgjim plot shpresë e mirësi!

 

Përktheu: Elmaz Fida

Kërkoje tek vetja

$
0
0

Kërkoje tek vetja – Selman Aude

Një miku im kishte lexuar kritikën e një buzëqumështi ndaj meje personalisht, kritikë e mbushur me smirë, xhelozi dhe ofendime, për shkak të një mendimi që kishte shfaqur, mendim i cili nuk i kishte pëlqyer mesa gjuha e përdorur ishte shumë e rëndë dhe e ngarkuar me epitete të rënda dhe therëse. I befasuar nga ajo që kishte lexuar, më tha:”Si mund ta jetosh jetën tënde normalisht dhe si mund të flesh rehat, teksa e lexon diçka të tillë?!”

Unë i buzëqesha dhe i thashë:”Nuk ka asgjë për të cilën duhet të shqetësohem, aq më tepër kur bëhet fjalë për një person i cili ka mendime të kundërta me ato të miat dhe mendimet e tij i shpalos në një mënyrë që i përshtatet atij. Ai duhet të mërzitet dhe shqetësohet, jo unë. Dikush, i tha një personi tjetër:”Do të thur për ty ca vargje plot sarkazma, të cilat do të shoqërojnë jo vetëm gjatë jetës, por edhe në varr.”

Tjetri iu përgjigj:”Jo i dashur jo. Ato vargje do të shoqërojnë ty gjer në varr, jo mua.”

Ndoshta, problemi qëndron në përdorimin e termave fetarë, pasi motivi i tij siç duket ishte po fetar. Xhelozia, sinqeriteti dhe çiltërsia, mund të jenë tipare që ai i ndjen karshi vetes, sakaq dyshimin, skepticizmi dhe mendimi i keq, janë tipare që i ndjen karshi të tjerëve, sidomos atyre që kanë mendim të ndryshëm me të. Këtu qëndron thellësia e problemit. Ai kërkon të të shkatërrojë, të paktën moralisht, e kjo, në emër të Zotit!!!

Mikut tim i thashë:”Mënyra më madhështore për tu përballur me akte të tilla, është ti përulesh dhe përgjërohesh Zotit, të ndjesh sa pranë e ke dhe sa Madhështor është Ai, të sjellësh ndërmend se Ai i di gjithë nijetit dhe qëllimet që mbajnë zemrat, Ai di gjithçka që fshehin ato, të tuat dhe të kundërshtarit tënd. Ai di gjithçka rreth robërve të Tij, interesave të tyre, çfarë thonë dhe cilat janë pasojat. Ai ka bërë ahiretin mbretëri ku do të sundojë drejtësia, pasi atë Ditë do të dominojë vetëm pushteti hyjnor. Ajo është Dita kur padrejtësia do të shuhet një herë e përgjithmonë, dita kur të gjitha sekretet do të publikohen. Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun.” (Gafir, 16)

“Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur”. (Hakka, 18)

“ditën, kur do të zbulohen të fshehtat, kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.”(Tarik, 9-10)

Është Ai Zot të cilin e adhuron pa pasur nevojë për ndërmjetës, Ai të cilit i përgjërohesh që të të marrë për dore dhe të të udhëzojë në udhën e drejtë, larg dyshimeve. Është Ai para të cilit zhvishesh totalisht nga qëllimet e liga dhe hamendësimet e padëshiruara. Është Ai para të cilit pranon mangësitë dhe të metat e tua, pranon gabimet, euforinë dhe injorancën, të mirën dhe të keqen. Është Ai të cilin e thërret për ndihmë fillimisht nga vetja jote, e mandej nga e keqja e të tjerëve dhe dëmi i tyre. Meqë Ai e ka bërë ligj që asnjëri nga krijesat të mos shpëtojë nga e liga, atëherë përgjëroju që të të pajisë me aftësi dhe energji për ta përballuar me durim dhe disiplinë. Kështu, nuk ke përse tu hysh në hak njerëzve, nuk ke përse tu bësh padrejtësi, nuk ke përse të insistosh në gabim, nuk ke përse të lëkundesh përderisa beson se je në të drejtë. Zoti me emrin e të cilit të hakërrehet dikush, është po Zoti të cilit i beson dhe ti, i kërkon ndihmë, e adhuron, i lutesh, i bie në sexhde dhe i përgjërohesh.

Miku im! Askush nuk mund të të zemërojë dhe hidhërojë, pa vullnetin tënd!

Ndjenjat negative që të kaplojnë, nuk janë për shkak të aktualitetit përreth, as për shkak të një kritike të pavend, sarkazme kalimtare, mendimi të keq apo ashpërsisë së një të afërmi…. Aspak.

Ajo që ndjen përbrenda ndodh për shkak të analizës tënde personale të gjërave përreth.

Kur të ndryshosh këndvështrimin tënd karshi ngjarjeve përreth, do të ndryshojnë dhe emocionet dhe ndjesitë e tua, do të qetësohet vala e zemëratës edhe ndaj vetë ngjarjes.

Frikë, është ajo që ne e shohim të frikshme, siguri, ajo që shohim të sigurt.

Një herë, gjatë një takimi me një personalitet, i frikësohesha një pyetje të sikletshme, me të cilën mund të më befasonte bashkëbiseduesi. Jo për ndonjë gjë, por sepse nuk isha përgatitur. Nuk desha të flas për diçka që nuk kisha dije dhe nuk kisha lexuar. Por më pas, fillova të thellohem rreth kësaj pyetjeje që e perceptoja si të sikletshme dhe në mendje më erdhën përgjigje tepër të ekuilibruara dhe të goditura. Fillova të uroj që bashkëbiseduesi të ma drejtojë pyetjen në fjalë, po, pikërisht atë të cilën i druhesha më parë. Nuk doja t’ia di më për qëllimin që fshihej pas pyetjes, pasi do të më mundësonte një shans të bukur për të thënë diçka të bukur.

Kur ndodh një zënkë me fjalë mes teje dhe dikujt tjetër, ai të ofendon me fjalë të rënda. Këtë, ti mund ta interpretosh si një fyerje, poshtërim dhe denigrim të personalitetit tënd, duke e mbajtur zemërimin si një re të zezë mbi qiellin e shpirtit gjatë gjithë ditës. Por edhe kur shkon e shtrihesh në shtrat, përpëlitesh si të shtriheshe mbi prush, të kujtohet momenti dhe imazhet të përsëriten në mendje herë pas here. Dëshiron ta harrosh, por nuk mundesh.

Mundohu të ndryshosh mënyrën e interpretimit dhe analizës së rastit, duke e interpretuar si një moment të vështirë në të cilin po kalon personi në fjalë, borxhe që i kanë rënduar supet, punë e rëndë mendore, sëmundje e rëndë, depresion, stres, probleme bashkëshortore, papunësi etj…

Jeta është e mbushur me vështirësi dhe vuajtje. Jo të gjithë njerëzit mund të jetojnë të qetë fizikisht dhe shpirtërisht, duke i trajtuar gjërat me gjakftohtësi, ekuilibër dhe urtësi.

Ndoshta, edhe ai mund të gjendet në të njëjtën situatë si ti, duke u përpëlitur nga pagjumësia, shenjë e pendimit dhe dhimbjes që i shkaktoi reagimi ndaj teje.

Nëse thua:”Atëherë përse nuk vjen të më kërkojë falje?” gjë e cila është ilaçi më i mirë kur u hyjmë në hak të tjerëve, duke u falur një buzëqeshje pas zymtësisë, një fjalë të mirë pas ofendimit dhe një kërkim falje pa frikë e turp… Mos harrojmë se personi në fjalë mund të ketë qenë i zemëruar, sepse kjo është natyra e tij.

Prandaj, ndryshoje këndvështrimin tënd ndaj gjërave me të cilat përballesh çdo ditë, do të shohësh që me këndvështrimin do të ndryshojnë dhe ndjesitë dhe emocionet. Kujto gjithmonë se Zoti, nuk e ndryshon gjendjen tënde, derisa të ndryshosh veten tënde.

Dikur dëgjova një herë një djalosh duke u lutur kundër kundërshtarëve të tij me fjalët:”O Zot! Më ruaj prej tyre si dhe me ç’të duash! Ti je Dëgjuesi dhe Shikuesi im.”

I thashë:”I je lutur Atij që di, sheh dhe dëgjon gjithçka. Do të ishte më mirë ti luteshe që të mbrojë nga e liga e vetes tënde, nga e liga e gjithçkaje që të rrethon.”

Miku im! Gurët që të hidhen nga të katër anët, mund ti grumbullosh dhe të ndërtosh një rrugë e cila të çon tek mësimi dhe të ushtruarit me durimin dhe suksesin. Kjo, vetëm nëse je syçelë, shfrytëzon rastet, je pozitiv në qëndrimet dhe mendimet e tua, je i ndërgjegjshëm se nuk je boshti i gjithësisë, ashtu siç nuk është kundërshtari yt. Paqja të shoqëroftë në jetë!

 

Perktheu: Elmaz Fida

Tradhtia bashkëshortore?!!

$
0
0

“Dhe mos iu bashkoni amoralitetit në martesë, ky është mëkat i ndyrë dhe rrugë e keqe!” (Israë, 32).

Tradhtia bashkëshortore është shprehje e dezorganizimit të personalitetit dhe krizës së thellë morale të njërit ose të dy partnerëve bashkëshortorë. Parakusht esencial për të, paraqet mungesa e ndërgjegjes si dhe sistemit të qëndrueshëm të vlerave etike, që formohen në proceset e identifikimit brenda familjes primare, në fëmijëri dhe gjatë periudhës së adoleshencës, para martesës.

Shumë herë mashkulli dhe femra hyjnë në lidhjen martesore pa koshiencë substanciale për personalitetet e njëri tjetrit, të motivuar vetëm për të përmbushë nevojat e paplotësuara psikologjike nga fëmijëria e hershme. Martesa e këtillë, cilësohet me frustrime, pakënaqësi, dëshpërim dhe konflikte të vazhdueshme.

Në këto rrethana, personalitetet narcisoide, me strukturë të dobët morale, të cilat para vetes, në shumicën e rasteve vendosin qëllime të paarritshme, që nuk janë në pajtim me mundësitë e tyre intelektuale, emocionale dhe sociale e sjellin veten në gjendje të frustrimit dhe të ankthit të vazhdueshëm duke dobësuar mekanizmat mbrojtës të Un-it ndaj shtytjeve epshore seksuale.

Tradhtisë bashkëshortore i paraprinë edhe humbja e dashurisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet burrit dhe gruas, të cilët martesën dhe njëri tjetrin e shfrytëzojnë për plotësimin e nevojave të natyrës trupore dhe materiale dhe jo për të ndërtuar qeniet e tyre shpirtërore në kuadër të martesës, si lidhje të shenjtë, që zhvillohet nën bekimin e Krijuesit.

Faktor i rëndësishëm parandalues për këtë të keqe të madhe shoqërore që drejtpërdrejtë e shkatërron familjen, është themelimi me kohë, i identitetit të pjekur fetar tek adoleshentët, para martesës. Në këtë mënyrë, martesa vihet në relacion me plotësimin e urdhrave të Zotit, duke siguruar transcendencë të investimeve emocionale nga vetja në familje, si dhe duke mbizotëruar në mënyrë të suksesshme, shtytjet epshore dhe ndjenjat e hakmarrjes, të cilat përndryshe e udhëheqin individin e frustruar në martesë, atëherë kur identiteti i pjekur, veçanërisht ai fetar mungon.

Tradhtia për fat të keq ekziston si një ndër elementet e jetës mes dy partnerëve. Kjo nuk duhet të merret si absolute pasi që tradhtia nuk është karakteristikë e të rinjve gjithandej, por mund të konkludohet se është në rritje e sipër dhe karakterizon jetën mes partnereve në lidhje martesore apo jashtë martesore.

Tradhtia në jetën martesore dallon nga ajo e jetës jashtë martesore. Ky vlerësim imi rrjedh nga efektet negative që mund të rrjedh tradhtia në lidhje martesore dhe tradhtia jashtë kësaj lidhje. Natyrisht që të dy këto dukuri janë të papranueshme dhe dallohen për nga pasojat që sjellin në një shoqëri.

Tradhtia më e ndërlikuar paraqitet në rastet e një çifti martesor, të cilët kane fëmijë të përbashkët. Unë e konsideroj se është i pamundur ekzistimi i dy të martuarve pas tradhtisë qofte nga ana e burrit ose gruas. Kushti më i rëndësishëm që ndikon në zgjatjen e jetës bashkëshortore janë fëmijët e lënë pas. Pasi që te prindi ekziston ndjenja e dashurisë ndaj fëmijës. Mirëpo kjo vazhdimësi pason në defekte tjera të ndryshme.

Nëse me të vërtetë dashuron, atëherë jeni i lidhur edhe fizikisht edhe shpirtërisht e edhe emocionalisht….

E nëse tradhton d.m.th. që keni tradhtuar në shumë aspekte, unë sinqerisht mendoj se nuk duhet pasur edhe një shans për arsye se është shumë e vështirë të krijohet një lidhje prapë e fortë ndoshta si ka qenë (nëse ka qenë), sepse po këta dy njerëz kanë qenë ata që e kanë shkatërruar atë lidhje, e dyshoj shumë që të njëjtit do të krijojnë diçka të fortë për arsye të ndryshme….

Po e ritheksoj dashuria nuk është kompulsion dhe nuk duhet marrë e as kuptuar si të tillë, ajo krijohet mbi baza të forta shpirtërore e fizike apo…? Unë mendoj kështu!

Dashuria dhe tradhtia është një temë shumë delikate dhe konfuze. Njeriu mund të qëndrojë në dashuri për një dite, një muaj, një vit, 10 vjet ose më shumë, por kurrë nuk mund të jetë i dashuruar për tërë jetën me të njëjtin person. Njeriu është i dashuruar për sa kohë që tek personat e tjerë sheh fytyrën e të dashurit (ose të dashurës). Kur kjo periudhe mbaron, mbaron edhe periudha e dashurisë, por kjo nuk do te thotë se fillon periudha e tradhtisë.

Personi fillon të shikojë femra ose meshkuj të tjerë, mbasi natyra e ka bërë të tillë dhe nuk është faji i tij. Të tilla momente mund të fillojnë në fillim të jetës bashkëshortore ose edhe më vonë dhe mendërisht mund të biesh në dashuri me personin e ri (qoftë femër apo mashkull), e cila në varësi të karakterit mund të udhëheqë edhe në dashuri fizike.

Por, kjo nuk do të thotë se ju nuk e doni më bashkëshortin (bashkëshorten). Në këto momente ju me mendje jeni një besnik (besnike), por instinkti të shtyn në një akt tjetër, te cilin mund ta quajmë tradhti. Metoda më e mirë për t’iu shmangur këtij akti është të folurit hapur me partnerin tënd dhe t’i shprehësh sinqerisht ndjenjat që janë zhvilluar në trurin tënd dhe në shpirtin tënd. Në qoftë se partneri është një person me horizont të gjerë, që do të kuptojë, do të jetë më e lehtë për ty.

Ti do të biesh përsëri në dashuri me bashkëshortin (bashkëshorten) tënde, por kjo nuk do të thotë se ky fenomen nuk do të përsëritet. Përsëri një bisedë e hapur ndihmon, por mbas kësaj fillon etapa e besnikërisë, e cila të bën ta ndjesh veten shumë të plakur dhe gjithmonë diçka të re kërkon, por që asnjëherë nuk vjen. E vetmja mënyrë për të eliminuar të tilla momente mërzie është organizimi i piknikëve familjare, ekskursioneve, pushimeve dhe shëtitjet, te cilat sjellin një variacion në rutinën e jetës së përditshme.

Shkruar nga Dr. Ferid Agani


Kurani libër ndryshimi

$
0
0

By: Dr. Selman Aude

Kurani libër ndryshimi

E lexova Kuranin fisnik duke u fokusuar kryesisht tek ndryshimi, ligjet dhe modelet, ky ishte qëllimi im. Aty gjeta shumë informacion dhe të them të drejtën më kaploi një ndjenjë krenarie, triumfi dhe entuziazmi teksa lexoja këto xhevahire dhe thesare të mrekullueshme.

Prapambetja, denigrimi dhe dobësimi i shoqërive dhe shteteve janë ligje hyjnore dhe kjo është e ngjashme me dobësinë që kap trupin e njeriut kur plaket. Edhe qeveritë e drejta edhe ato të themeluara nga profetët nuk janë të destinuara për përjetësi.

Ndryshimi pozitiv mundëson shmangien e rënies, ai merret pikërisht me këtë ligj. Shteti mund të shkatërrohet dhe bie brenda një shekulli, por mund të shtrihet edhe në pesë apo gjashtë shekuj të tjerë. Ata që dalin kundër ligjit të ndryshimit do i dorëzohen pashmangshmërisht rënies, ata thjesht përshpejtojnë procesin denigrues. Ndonjëherë, orvaten ta trajtojnë me forma që në fakt janë virusi dhe sëmundja, jo ilaçi i tyre.

Kurani përdor termin “afat”

Ashtu si njeriu ka një afat të caktuar në jetë, “exhel”, i cili as nuk shtyhet dhe as nuk shpejtohet“Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” (Munafikun, 11) Ashtu dhe shoqëritë kanë afatin e tyre përfundimtar, exhelin e tyre, e kjo gjë ceket dhe haset më shpesh në Kuran. Ai – Kurani – flet në një sërë ajetesh mbi afatin përfundimtar të disa popujve dhe kombeve. Zoti thotë në Kuran: “Çdo popull ka afatin e vet. Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” (Araf, 34)

Ndërkohë që disa versete përmbajnë dhe faktorin e afatizimit siç ndodhi me popullin e Nuhut a.s.“Dhe, kur t’ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit”! (Nuh, 4) Këtu, afatizimi lidhet me një popull të tërë duke ua shtyrë atyre dënimin.

Disa subjekteve që u ka ardhur exheli orvaten pa shpresë për të mbijetuar, duke menduar se janë akoma të fuqishme ushtarakisht dhe në gjendje të shtypin njerëz të pafajshëm. Ndonjëherë ata besojnë verbërisht se me mekanizmat mediatikë mund tu hedhin hi syve popujve dhe se mund të mbjellin frikë e terror kudo. Por jo, kjo nuk ndodh ngase ligjet universale thonë se kur vjen afati “exheli” i caktuar nga Zoti ai as nuk shtyhet dhe as nuk përshpejtohet. Mplakja e shteteve është e njëjtë me plakjen e individëve, dobësimin e qelizave, rënien e performancës, rënien e dëshirës, kërrusjen e pashmangshme, mosdëgjimin e mirë, dobësimin e shikimit etj.

Ligji hyjnor thotë: “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” (Araf, 96)

Ky ligj pohon se nëse ruhet ekuilibri i besimit dhe devotshmërisë në nivelin optimal, përmbushet premtimi i Zotit të lartësuar. Dekompozimi dhe shuarja janë përfundimisht produkt njerëzor.“Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve…”(Rum, 41)

Disa kriza janë të përkohshme dhe shërbejnë si sinjal alarmi. “Kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Rum, 41). Këto shërbejnë për të ripërtërirë qelizat e shtetit, për të stimuluar ndryshimin dhe groposjen e vjetërsirave, duke reformuar institucionet dhe duke instaluar rininë aktive në administratë. Por disa kriza janë rezidente dhe kolonizuese ato hedhin hapa të avashtë por të rrezikshëm, gjë të cilën e kuptojnë vetëm shtresa intelektuale, e cila ka nuhatje të mprehtë. Ligji hyjnor operon në një drejtim të sigurt. Ai operon në shoqërinë islame ashtu siç operon në shoqërinë jo islame. Ky ligj është i drejtë, prandaj rënia dhe shuarja e civilizimeve lidhet ngushtë me padrejtësinë.

Por gjithashtu ekziston dhe një ligj njerëzor, pasi njerëzit mendojnë, planifikojnë, lidhin aleanca, komplotojnë, luftojnë, flasin, shantazhojnë etj. Çdo njeri ka vullnetin dhe kapacitetin e tij të cilat mund të përkojnë ose jo me vullnetin dhe kapacitetet e të tjerëve. Çdo popull, shtet apo qeveri, ka vullnetin dhe kapacitetet e tij, të cilat mund ose jo, të përkojnë me të tjerët. Që këtu lind konflikti mes këtyre vullneteve dhe kapaciteteve. Mes linjës së ligjit hyjnor të padukshëm dhe mes linjës së ligjit njerëzor që operon dukshëm. Njerëzit ndihen të hutuar kur mbaron njëra e pastaj fillon tjetra? Cili është mejdani i secilit prej tyre?

–         Si mund ta kuptojë besimtari atë që ndodhi në Irak, nëse përkon me ligjin hyjnor të pandryshueshëm apo me ligjin njerëzor, rajonal dhe lokal?

–         Po ashtu si mund ta kuptojë çfarë po ngjet në Palestinë apo dhe në Afganistan?

–         Si mund ta kuptojë çfarë po ngjet në Tunizi, në Egjipt, në Libi, në Siri dhe në Jemen?

 

Mos vallë gjithçka ndodhi ishte një komplot i jashtëm? A munden komplotet e jashtme të operojnë pavarësisht ligjit hyjnor historik? Kur përfundon njëri që të fillojë tjetri?

Ligjet janë produkt i veprave të njeriut, ato janë thjeshtë gjurmët që lë pas njeriu. “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa të ndryshojnë veten e tyre.” (Rad, 11)

Ajo nuk pasqyron disa individë të caktuar por pasqyron një “referendum hyjnor”, produkt i një tërësie të tërë. Për këtë, ajo është drejtësi e rreptë, e ndërthurur me zemërbutësi, dhembshuri dhe tolerancë. Prandaj ndodh që Zoti ti përfshijë me ndëshkim popujt edhe pse mes tyre ka njerëz të mirë dhe të ndershëm; sepse e liga dhe degjenerimi janë mbizotërues.

Transmetohet nga Zejneb bintu Xhahsh, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Zotit a.s doli një ditë i trembur dhe i skuqur në fytyrë nga dhoma e tij duke thënë: “Nuk ka Zot tjetër veç Allahut! Mjerë arabët nga e keqja që u është afruar! Sot është hapur një vrimë nga muri që ndan Jexhuxh Maxhuxhët!” dhe rrethoi gishtin e madh me gishtin tregues për të treguar madhësinë e vrimës. Unë e pyeta: “O i dërguar i Zotit! A mund të na përfshijë dënimi edhe pse mes nesh ka njerëz të mirë?!” Ai u përgjigj: “Nëse mbizotëron e liga, po.” (Buhariu dhe Muslimi)

Disa vepra të mira mund të bëhen shkak që për një shtet që t’i shtyhet afati i dënimit.

Ne duhet ta kuptojmë se këta njerëz të mirë e konstatonin dhe e shihnin aktualitetin. Ata i kuptonin paralajmërimet dhe sinjalet dhe ndoshta përpiqeshin. Megjithatë, ata meritonin dënimin dhe shkatërrimin. Ditën e Kiametit ata do të ringjallen sipas nijetit. Sakaq, në këtë botë, ligji hyjnor nuk bën përjashtime për askënd.

Shumë prej atyre që e kanë shqetësimin e reformimit, harrojnë se ligjet universale operojnë sipas një trajektoreje e cila nuk kthehet mbrapsht. Ashtu siç e harrojnë ose nuk e kuptojnë aftësinë dhe mundësinë që i ofron aktualiteti. Aftësitë nuk kufizohen vetëm tek vizioni dhe dëshira. Në fakt, aftësi është leximi i aktualitetit, kuptimi i tij dhe njohja e hapësirave që të ofron. Në shoqëri ekzistojnë rryma, orientime, vizione të ndryshme, kapacitete të sinqerta dhe të tjera që hiqen si të tilla si elementë, akumulime dhe kultura që vështirë të injorohen.

Individi duhet të vërë në efiçensë maksimumin e kapaciteteve mendore, institucionet duhet të organizojnë veten dhe të kryejnë misionin. Reduktimi i rolit të shtetit në administrimin e këtyre aktiviteteve për të nxjerrë një produkt të dobishëm i mundësojnë umetit të arrijë maksimumin e mundshëm.

Dialektika është një ligj funksional dhe s’ka përse të ketë frikë në një shoqëri të lirë nga konflikti i vullneteve, diversiteti i vizioneve dhe formacionet politike përderisa të gjithë besojnë tek e drejta e tjetrit për të menduar, shprehur, vepruar dhe për të udhëhequr drejtësinë në rast nevoje.

Ashtu si Hidri i cili e ngriti një mur që po shembej me një të lëvizur të duarve ashtu dhe reformatorët mund të kontribuojnë në rritjen e moshës së shoqërive dhe shteteve të tyre, duke i qëndruar besnik së shkuarës “sepse babai i tyre ka qenë njeri i mirë”, duke perceptuar drejt mundësitë dhe shanset e së tashmes “poshtë tij (murit) gjendej në thesar” dhe duke planifikuar me sukses për të ardhmen “e Zoti yt deshi që të arrijnë pjekurinë dhe ta nxjerrin thesarin e tyre. Kjo, si mëshirë prej Zotit tënd.” Në këto akte vërehet qartë dora e njeriut, ashtu siç vërehet qartë ligji dhe ndërhyrja hyjnore “këtë nuk e bëra me mendjen time” (Kehf, 82)

 

Përktheu: Elmaz Fida

Recetë e shpejtë lumturie

$
0
0

By: Dr. Selman Aude

Recetë e shpejtë lumturie

Lumturia po kërkohet në çdo qoshe sot, për të lexohen kushedi sa libra, radhë të gjata në klinikat psikologjike, kontakte me terapistë etj… Lumturia mund tu ketë trokitur kushedi sa herë në zemrat dhe shtëpitë e tyre, por që është kthyer mbrapsht sërish.

Nga përvoja ime, e kam parë të dobishme të mos i shohësh ditët, muaj, vitet dhe jetën si një tërësi e vetme, por të shkëputura dhe të ndara; vitet, muajt, javët, ditët, orët, minutat…

Kur ngrihem nga gjumi, ky është një rizgjim i ri ku do të kaloj me orë të tëra të mbushura me programe, takime, shkrime, lexime, ushqim, muhabete etj… Me qëllim që çdo moment të jetë i lumtur, duhet punuar shumë me zanafillën dhe fillimin e tij, përmbajtja e një libri kuptohet nga titulli i tij.

Me të hapur sytë dhe me të ndjerë rrymën e jetës të vlojë në të gjithë trupin dhe trurin, e programoj veten duke menduar me optimizëm. Nuk u jap shans asnjëherë vështirësive të më befasojnë, as presioneve të më sulmojnë. Jam mësuar, ose më mirë të them e kam programuar veten, që të marr abdes dhe të fal dy rekate për hatër të Zotit, të cilat më pastrojnë shpirtin dhe më motivojnë psikologjikisht si asgjë tjetër. Ato më pastrojnë nga mbetjet e ndonjë gabimi dhe shkarjeje të nefsit tim, familjes apo të tjerëve. Njëkohësisht më kujtojnë vlerat më të bukura dhe më madhështore në univers, e që në fund të fundit, nuk më marrin ndonjë kohë të madhe.

E nëse nuk je privuar nga prindërit, siç jam unë, çele mëngjesin me një puthje në ballin e tyre të njomë nga sexhdet, por dhe duart e tyre bujare.

Derisa të përfundoj namazin, celulari ka filluar aktivitetin e tij duke pritur kushedi sa mesazhe të dërguara gjatë gjumit. Leximi i tyre më fal kënaqësi, pasi këto mesazhe përbëhen nga vargje të bukura, disa fjalë të ngrohta nga një mik, urime, lutje etj…

Përjashtim nuk bëjnë as sharjet dhe ofendimet, të cilat i kaloj siç kalojnë sojlinjtë pranë sojsëzëve. Zakonisht kur e kuptoj përmbajtjen plot vrer të saj, thjesht shtyp butonin “delete” për të mos i lejuar të ma turbullojnë mendjen dhe logjikën. Nëse goditja të vjen nga pas, dije se je në krye, prandaj falënderoje Zotin që të ka bërë të kuptosh çka se kanë kuptuar, e njëkohësisht, të ka pajisur me durim dhe urtësi.

Leximi i shpejtë i gazetave. Leximi është kënaqësi më vete. Por mos lejo që materiali që lexon ta prishë kënaqësinë. Është e bukur që njeriu ta mësojë veten me të lexuarit pozitiv, pasi kështu mëson shumë urtësi hyjnore në univers dhe përreth tij, të cilat nuk mund ti mësosh ndryshe. Leximi të fal kënaqësi, sidomos kur lexon ndonjë lajm të gëzuar, pasi është pjesë e recetës së lumturisë.

Por edhe nëse lexon ndonjë artikull që merret me ty, pra të sulmon, thjesht lexoje me idenë se shkarravitësi i artikullit e ka shkruar për dikë tjetër, se është “X” personi që ofendohet dhe shahet. Nëse e bën këtë, vallë a do ndjesh se shkarravitësi po e shkatërron një herë e mirë atë personin, apo se kjo mënyrë e të shkruarit është diçka normale. Sa libra e artikuj janë shkruar për mbretër, kolosë, dijetarë e historianë, por që s’u ka hyrë gjemb në këmbë.

Vakti i mëngjesit zakonisht është i lehtë dhe në shoqërinë e njerëzve të dashur. Konsumoje këtë vakt sikur nuk ke asnjë hall dhe shqetësim veç tij dhe hiqe nga mendja çdo gjë që të nxit të mbarosh shpejt e shpejt.

Filloja me takimet dhe kontaktet e rëndësishme dhe të dobishme.

Ky është një zakon i domosdoshëm për të filluar një ditë të bukur dhe të lumtur. Kur ta kesh programuar me sukses si një zakon të jetës tënde të përditshme, do e gjesh ndikimin dhe efektin e saj çdo ditë, tek qetësia, gëzimi, aktiviteti dhe çdo hap që bën. Përjashtimet s’kanë përse ta errësojnë dritën e diellit.

Mos harro që kur të zgjohesh nga gjumi, të thuash:

“Falënderoj Zotin i cili na ringjalli pas vdekjes dhe tek Ai do të kthehemi”.

“Falënderoj Zotin i cili ma ktheu shpirtin, më ka dhënë shëndet në trup dhe ma ka bërë rizk ta falënderoj.”

Kije gjithmonë ndërmend që jeta është një mirësi e madhe, të cilën duhet ta fillojmë me falënderimin dhe lëvdimin e Zotit. Truri dhe logjika duhet të fokusohen tek gjërat më pozitive në ato çaste, a nuk po të rikthehet jeta dhe shëndeti, besimi dhe mirënjohja ndaj Zotit të botrave.

Vallë si ndihesh teksa i lexon këto rreshta?

Nëse je optimist dhe kjo recetë nuk të vyen, shih diçka tjetër. Sado të bukura të kenë qenë këto këshilla, në fund të fundit nuk janë shpallje hyjnore. Ato mund ti vyejnë dikujt dhe të mos i vyejnë dikujt tjetër.

E lus Zotin të na janë lumturi dhe kënaqësi në këtë jetë! Lavdet dhe mirënjohja i takojnë vetëm Atij! Ai është sunduesi i botës.

MODALITETET E TË MENDUARIT POZITIV

$
0
0
MODALITETET E TË MENDUARIT POZITIV
Dr. Bedri el Masi
 
Të menduarit pozitiv është të menduarit frytdhënës, shpikës, qe jetës i shton te reja dhe qe njeriun e bën te shoh – diktoj te metat dhe gabimet.
Veçoritë e Të menduarit pozitiv
  • Është të menduar qe prodhon nisma te mbara dhe zgjidhje te arsyeshme.
  • Është të menduar qe depërton ne esencën dhe realitetin e gjerave dhe assesi nuk mjafton me vështrimin sipërfaqësor.
  • Seriozitet dhe mund ne Të menduar dhe thellim ne te studiuar derisa njeriu te arrije tek forma e dëshiruar (e realitetit).
  • Heqja dore nga imitimi i te tjerëve.
  • Mendim, qe jetën e shikon me shprese, ruan një grade te larte te lumturisë, gëzimit dhe fuqisë.
  • Mendim i ambicieve, studimit dhe assesi i përkufizimit.
  • Të menduar ushtrues, qe përmirëson sjelljet ne raport me situatën dhe rrethanat e ndryshueshme.
Lloje të gabuara të të menduarit
1. Të menduar që sjell plogështi, pesimizëm dhe monotoni. Personazhi i këtij mendimi zakonisht përdorë shprehje negative, jo shpresëdhënëse, si: Unë kam dështuar, unë nuk vlej asgjë, prej meje nuk ka asnjë dobi, unë e urrej jetën, e te ngjashme.
2. Të menduar konspirator (komplotist). Disa njerëz mendojnë me forma dyshimi dhe supozimi ne burime dhe qëllime te çdo vepre. Çdo vepër e komentojnë si vepër me prapaskene, me prapavije, komplot prej filanit, etj. Ata shohin se te gjithë njerëzit apo shumica e tyre janë te këqij dhe keqbërës. Allahu tërheq vërejtjen nga kjo e thotë:
“12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”. (Huxhurat, 12)
Ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“Keni kujdes nga supozimet ngase supozimi është gënjeshtra me e madhe”.
3. Të menduarit negativ. Njeriu me mendime te tilla çdoherë mundohet te zbuloje vetëm gjera negative, te meta, qortime, duke u larguar nga te mirat, gjerat pozitive dhe mirësitë.
4. Të menduar nga vetëm një kallëp. Njeriu me mendime te tilla gjerat i shikon nga vetëm një këndvështrim duke anashkaluar këndvështrimet tjera. P.sh.: sëmundjet, sprovat, fatkeqësitë, i shikon nga vetëm aspekti i dëmtimit e harron se ato nga këndi apo aspekti tjetër shlyejnë mëkatet, na mësojnë durimin, duanë dhe strehimin tek Allahu.
5. Të menduar selektiv (përzgjedhës). Ithtarët e këtij mendimi për ndonjë mes’ele (çështje) zgjedhin mendimin, zgjidhjen dhe idenë, qe i përshtatet atij.
6. Të menduar arsyetues. Promotorët e këtij mendimi ndajnë këtë lloj për t’i ikur përgjegjësisë nga mos kryerja e ndonjë obligimi ose detyre te ngarkuar me te.
7. Të menduar të ngutshëm. Ithtari i mendimit te tille shume shpejt vërteton idetë pa i diskutuar hollësisht. Atë e mund butësia, ndjenja, dhe ndoshta nuk prêt folësin ta përfundoj fare bisedën për t’ia plotësuar ky me fjale dhe ide te tij.
Pengesat dhe barrierat e mendimit pozitiv
Prej pengesave ne rrugën e të menduarit pozitiv qe thyejnë vullnetin dhe gatishmërinë e njerëzve janë:
  • kaoset, skandalet,
  • frika nga dështimi,
  • frika nga kritika,
  • braktisja e ideve dhe mos regjistrimi i tyre,
  • teket dhe qejfet e kota,
  • vetmia,
  • shoqërimi i zakonshëm,
  • koncentrimi ne rezultate e jo ne shkaqe dhe baza,
  • ambienti i papërshtatshëm,
  • vështrimi i mangët-pjesërishëm,
  • shprehje te mangëta, si: mundësitë e mia janë te kufizuara, mendimi im nuk dëgjohet, unë nuk mund ta ndërroj realitetin, unë vetëm zbatoj urdhra, kam frik nga ngatërrimi, nuk ka ndonjë interes, etj.
Tiparet e atyre që mendojnë pozitivisht
Tipari shpreh gatishmërinë – përgatitjen e përgjithshme, e cila sjelljes se njeriut i jep njëperformancë te veçante, një forme te veçante, te cilën e mbështjell dhe ngjyros e me pastaj edhe vendos – cakton llojin dhe modën, stilin apo mënyrën e tij.
1. Besimi ne vetvete. Ai beson ne veten dhe mundësitë e tij për realizimin e qëllimeve  dhe synimeve te tij, pa mos u mashtruar aspak me veten. Ai është i pavarur nga te tjerët, nuk është oportunist.
2. Ndjeshmëria, sensibiliteti, përshtypja, mbresa.  Kjo d.t.th.: se njeriu shpikës, imagjinar, novator, është i ndjeshëm ndaj problemeve, kërkesave, qasjeve dhe ndjenjave të të tjerëve. Ai gjendet (ia del mbanë) përballë çdo dukurie te rrallë apo jo te zakonshme si dhe percepton qarte te metat dhe mangësitë e ligjeve, rasteve-ndodhive apo gjerave.
3. Çiltërsia, transparenca dhe te qenit i hapur ndaj te tjerëve. Kjo d.t.th.: se ai ka mundësi për prodhim te ideve te shumta dhe te vlefshme ne një kohe te caktuar. Ai nuk është oportunist si dhe largohet nga ajo qe është bere rutine-monotone ne veprat e tij.   
4. Elasticiteti, butësia dhe ambientimi. Kjo d.t.th.: te ambientohesh shpejt me zhvillimet, përparimet dhe ngjarjet e reja duke ofruar me shume se një alternativ dhe opsion për zgjidhjen e problemit.  Ai po ashtu, shume here, përdorë metoda te papërshtatshme për te tjerët dhe mjete te reja e moderne.
5. Origjinaliteti dhe autenticiteti. Ai shquhet me autenticitet ne të menduar, nuk imiton verbërisht, ai zhytet – thellohet ne gjera e nuk i merr ato sipërfaqësisht.
6. Mendjemprehtësia në vrojtime. Ai shquhet me force te madhe vrojtuese,  me detajizim te tij (vrojtimit), me mendje te zgjuar dhe memorie te forte.
7. Mundësia për paanësi – objektivitet. Ai aludon ne analize te perfeksionuar, qe përmban ne vete mundësinë e detajizimit te pjesëve përbërëse te gjerave si dhe lidhjen ne mes tyre. Ai shquhet me atë thesar idesh te reja, qe krijon lidhje te reja ne mes gjerave, individëve dhe ngjarjeve.
8. Imagjinate dhe diapazon te gjere. Ai përherë lexon, mëson, hulumton, ka imagjinate te forte dhe diapazon te gjere sikurse ka mendje te hapur për çdo eksperience.
9. Ai anon kah pyetjet dhe dyshimet për vërtetësinë e zbatimit te ligjeve, teorive dhe bazave te përgjithshme, te cilat, te tjerët, i marrin si te mbyllura, përfunduara, përkryera, qe nuk pranojnë me diskutime. Ai ka kërshëri për pyetje te shumta, e ndonjëherë edhe pakëz te çuditshme.
10. Ambicie apo aspirata te mëdha dhe dëshira te forta. Ai ka aspirata te pakufizuara, ka vendosmëri te pathyer për t’i realizuar synimet dhe për t’i përballuar dhe kaluar vështirësitë, qe i janë bere barrierë ne rrugën e tij.
Si të prodhojmë ide te reja?
Idetë lindin kalimthi, rastësisht, aty për aty,  dhe po qe se nuk nxitojmë ta shënojmë, regjistrojmë, ajo do te na humb. Si te prodhojmë ide?
  • Duke u dëfryer ne jete me realizim te synimeve,
  • Me strategji për te ardhmen,
  • Me organizim te gjerave te jetës dhe radhitje – strukturim te njohurive,
  • Me të menduar pozitiv ne vend te atij negativ.
Si lind ideja e re?
  • Gjate punës,
  • Gjate dëgjimit te ligjëratave dhe mësimeve,
  • Gjate leximit,
  • Gjate takimeve,
  • Para ose pas gjumit,
  • Gjate ecjes,
  • Bëhu zbulues,
  • Bëhu gjykues,
  • Bëhu përballues,
  • Mëso ne relaksim – çlodhje,
  • Ripërtërijë gjerat e jetës sate,
  • Bëhu i sinqerte ne punën tende dhe afrohu me sinqeritet dhe vepra te mira tek Krijuesi yt,
  • Gjate ushtrimeve fizike,
  • Gjate namazit,
  • Gjate pastrimit,
  • Gjate dialogut,
  • Gjate shkuarjes ne pune.
Banka e ideve:
Adresa e idesë:…………………………………………………………………….
Data e lëshimit te idesë:……………………………………………………………
Pronari i idesë:…………………………………………………………………….
Qëllimet e idesë:
1-
2-
3-
Përfituesit prej idesë:
1-
2-
3-
Strategjia e ekzekutimit te idesë:
1-
2-
3-
Negacionet e idesë:
1-
2-
3-
Aspektet pozitive të idesë:
1-
2-
3-
Barrierat e zbatimit te idesë:
1-
2-
3-
Data e zbatimit te idesë: …………/……../…………….
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

35 KËSHILLA QË TË BËJNË TË JETOSH I LUMTUR DHE I QETË

$
0
0
35 KËSHILLA QË TË BËJNË TË JETOSH I LUMTUR DHE I QETË
Dr. Aid del-Karni
  1. Filloje ditën me faljen e namazit të sabahut dhe lutjet – dhikrin që të arrish shpëtimin dhe suksesin.
  2. Vazhdimisht kërko falje – bë istigfar derisa ta thyesh e përmbysësh djalli.
  3. Mos e braktis duanë sepse është litar shpëtimi.
  4. Përkujto se fjalët tua shkruhen nga melekët.
  5. Bëhu optimist, qofsh edhe në stuhi e erëra të forta.
  6. Bukuria e gishtërinjve qëndron në gërshetimin kur bëjnë tesbih.
  7. Nëse goditesh me derte dhe brenga, mos harro të thuash: “La ilahe il-la Allah!…”
  8. Duatë e fukarave dhe dashurinë e skamnorëve blije me para (jep lëmoshë).
  9. Një sexhde e gjatë dhe m përkushtim është më e dobishme se pallatet luksoze.
  10. Mendo para se të flasësh sepse fjala mund të jetë vrasëse.
  11. Kujdes nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe loti i atij që është privuar.
  12. Para se të lexosh librat, gazetat dhe revistat, lexoje Kur’anin.
  13. Bëhu shkak i përforcimit të fesë tek familja jote.
  14. Angazhohu që të vazhdosh me adhurime dhe dije se nefsi të urdhëron për të keq.
  15. Puthua duart prindërve që të arrish kënaqësinë.
  16. Rrobat e tua të vjetra mund të jenë të reja për të varfrit.
  17. Mos u hidhëro sepse jeta është më e shkurtër se që mund të paramendosh.
  18. Me ty është më i forti prej të fortëve dhe më i pasuri prej të pasurve, Allahu i Madhëruar.
  19. Mos e mbyll derën e pranimit të duasë me mëkate.
  20. Namazi është gjëja që të ndihmon më së shumti në sprova dhe bela.
  21. Shmang kujtimet dhe mendimet e këqija, që të lësh rahat të tjerët dhe të rehatosh veten.
  22. Shkak i çdo brenge është largimi nga Allahu, andaj afrohu!
  23. Fal namaz i cili do të vij me ty në varr (falu me përkushtim!)
  24. Nëse dëgjon dikë që të përgojon, thuaji: Ke frikë Allahun!
  25. Vazhdo me leximin e kaptinës Tebareke (El-Mulk), sepse ajo është shpëtuese!
  26. I privuar është ai që është i privuar nga një namaz me përkushtim dhe nga një sy që loton.
  27. Mos iu bjer në qafë besimtarëve neglizhent.
  28. Le të jetë tërë dashuria jote për Allahun dhe të Dërguarin e Tij!
  29. Fale atë që të ka përgojuar, sepse ai, në të vërtetë, ti ka falur të mirat e tij.
  30. Kush përkujton nxehtësinë e Xhehennemit, do të braktis mëkatet.
  31. Namazi, leximi i Kur’anit dhe dhikri janë byzylykët më të shndritshëm në qafen tënde.
  32. Nëse nata merr fund, atëherë edhe dhimbja do të kalojë, sprova do të kapërcehet dhe vështirësia do të lehtësohet.
  33. Braktisi thashethemet sepse ke punë tjera të shumta që duhet të merresh me to.
  34. Falu me përkushtim sepse çdo gjë tjetër është me më pak vlerë se namazi.
  35. Kur’anin vendos tek koka sepse leximi i një ajeti është më me vlerë se tërë dynjaja.
  36. Jeta është e bukur, por më e bukur se jeta je ti me besimin tënd!

 

Në moshën pesë vjeçare i ndërron jetë i ati

$
0
0

Në moshën pesë vjeçare i ndërron jetë i ati.
Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare e braktisi shkollën.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare humbi në katër funksione.
Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare u martua.
Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare u prindërua.
Në moshën njëzetë vjeçare e shoqja e braktisi, duke i marrë vajzën e vetme.
Më pas u bë kuzhinier, lante pjata në një kafene të vogël.
Dështoi në përpjekjen për ta marrë të bijën, ndërsa më vonë korri sukses në bindjen e së shoqes për kthimin në shtëpi.
Ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë dhe njëzet e dy, punoi si shofer edhe këtu dështoi njëherë.
U bashkua me ushtrinë dhe aty dështoi.
Aplikoi për t’u pranuar në shkollën gjyqtare, por iu refuzua ajo.
U bë përfaqësues për shitje sigurimesh, dështoi.
Në moshën 65 vjeçare u penzionua.
Në ditën e parë të penzionimit morri një çek nga qeveria me vlerë prej 105 $. Vendosi që ta vriste vetveten, pasi pa se dështoi shumë herë me radhë. U ul nën një pemë për ta shkruar porosinë e tij të fundit, por në vend se ta shkruante atë letër, kuptoi se kanë ngelur ca gjëra që s’i kishte bërë në jetë akoma, kuptoi se është një gjë të cilën ai mundte ta bënte më mirë se çdo njeri tjetër. Ajo ishte kuzhina. Nga cheki qeveritar ai shpenzoi 87 $ dhe blejti me to pula të fërguara, duke përdorur një reçetë të veçantë për nga lloji i saj, filloi që të shiste pula të fërguara nga shtëpia në shtëpi në fshatin e tij Kintako në SH.B.A. Colonel Sanders themeluesi i KFC u bë miliarder.

(ngjarja është më e gjatë)

Përktheu: Agron Islami

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>