Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

$
0
0

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id, në kapitullin e titulluar “Burimet e të gjitha njohurive dhe veprimeve” shkruan: “Origjina e të gjitha njohurive të perceptuara dhe veprimeve të zgjedhura shtrihet në nocione1 dhe mendime. Dhe këto [nocionet dhe mendimet] kanë nevojë për imagjinim [fantazim] dhe imagjinimet ftojnë në dëshira [kërkesa], ndërsa dëshirat kërkojnë kryerjen e veprimeve. Përsëritja e mjaftueshme e këtyre veprimeve pastaj çon në formimin e shprehive.

Kështu që pastrimi i të gjithë këtyre hapave kërkon që të pastrohen nocionet dhe mendimet dhe prishja [çoroditja] e këtyre hapave vijues çon në prishjen [çoroditjen] e tyre [nocioneve dhe mendimeve].

Korrigjimi [pastrimi] i mendimeve mund të vijë vetëm duke pasur në mendje Krijuesin e Gjithësisë, duke u ngritur tek Ai, duke u vërtitur rreth kënaqësisë dhe dashurisë së Tij dhe me të vërtetë tek Ai, më Madhështori, qëndron i tërë përmirësimi. Tek Ai gjendet i tërë udhëzimi dhe me dhurimin e dhuntive të Tij qëndron e gjithë rruga e drejtë dhe ruajtja e robërve të Tij është çdo mbrojtje [e robërve të Tij]…”

Ai gjithashtu thotë duke vazhduar: “Dije që nocionet dhe pëshpëritjet çojnë në atë që pasohet nga aftësia e të menduarit. Mendimet pastaj i kthejnë ato [nocionet dhe pëshpëritjet] në përkujtim [tedhekur]. Mendimet i marrin ato dhe i kthejnë në dëshira [iradeh]. Dëshirat i marrin ato dhe i çojnë te gjymtyrët dhe veprimet. Këto pastaj bëhen të rrënjosura thellë dhe pastaj bëhen shprehi [të formuara plotësisht]. Kështu, largimi i tyre [nocioneve dhe pëshpëritjeve] që nga fillimi është më lehtë sesa të ndërpriten pas zhvillimit të fuqisë dhe përkryerjes.”

Një faqe më pas ai thotë: “Kështu që kur i zmbraps nocionet që të vijnë [në zemër ose mendje], do të kesh triumfuar mbi çdo gjë që vjen pas saj. Dhe nëse i strehon ato, do të bëhen mendime që bredhin, të cilat do të konsumojnë dëshirat e personit. Pastaj, dëshirat dhe mendimet së bashku do të inkurajojnë shfrytëzimin e gjymtyrëve [veprimi]. Nëse gjymtyrët nuk përdoren, ato [dëshirat dhe mendimet], do të kthehen prapa te zemra me dëshira dhe epshe që ta çojnë në drejtimin e duhur [kryerjen e veprimit].

Është e njohur që pastrimi [korrigjimi] i nocioneve [që kalojnë nëpër zemër ose mendje] është më i lehtë sesa pastrimi i mendimeve dhe pastrimi i mendimeve është më i lehtë sesa pastrimi i dëshirave, ndërsa pastrimi i dëshirave është më i lehtë sesa pastrimi i çoroditjeve në veprime dhe pastrimi [i çoroditjes në veprim] është më i lehtë sesa ndërprerja nga [krijimi] i shprehive.

Prandaj, shërimi më efektiv është që ta angazhosh vetveten me mendime nga të cilat ke dobi, duke iu kundërvënë asaj nga e cila nuk ke dobi, sepse të menduarit rreth asaj çfarë nuk ke dobi, hap derën e çdo ligësie.

Ç’nënkupton kjo? Pra, çfarëdo mendimi, nocioni ose ideje që kalon nëpër mendjen tënde, ato eventualisht do të çojnë me shprehje në veprim. Kjo shprehje eventuale në veprime do të jetë e lidhur drejtpërdrejt me natyrën e mendimeve, nocioneve dhe ideve fillestare. E mira për të mirën, e liga për të ligën.

Për më tepër, korrigjimi që në fillim të këtyre hapave – e cila është faza kur këto mendime dhe veprime ndodhin në mendjen dhe zemrën tënde – është më lehtë sesa të largohesh nga një shprehi. Sepse një shprehi është rezultat eventual i të gjithë këtyre hapave, nëse një person i lejon që të zhvillohen vazhdimisht.

Sepse një mendje e shëndoshë dhe e pastër është ajo e cila ku vetëm mendimet e dobishme ndeshen dhe të gjitha mendimet e liga zmbrapsen. Duke e angazhuar mendjen me vetëm ato mendime dhe ide që janë të ndërlidhura me çdo gjë që është e dobishme, një person i mban veprimet e tij ose të saj të kontrolluara.

Një mendje që ka vetëm mendime të mira, çon në veprime të mira dhe të dobishme. Është një mendje e shëndoshë dhe e pastër. Pasja e mendimeve dhe nocioneve të këqija e ekspozon njeriun nga rreziku i shprehjes së jashtme të këtyre mendimeve në veprime, duke çuar në veprime të çoroditura dhe krijimi i shprehive që pastaj vështirë do të largohen. E tëra fillon me atë që kalon nëpër zemrën dhe mendjen tënde. Kujdesu në këtë fazë sepse është më së lehti!

Pra, kjo është një porosi e thjeshtë në këto fjalë të vlefshme.
Burimi: www.healthymuslim.com
Përktheu dhe përshtati Meriton Muriqi


Pse fëmiu refuzon të pij nga gjiri i nënës? (apo pse nënat e sotit nuk kanë qumësht për të porsalindurit)

$
0
0

Pse fëmiu refuzon të pij nga gjiri i nënës?

Kjo ndodh për njërën nga këto arsyje:
1- Mësyshi i nënës. Nëse nëna i jep gji fëmiut në prezenc të dikujt, ka mundësi që qaj person ti bjer mësysh nënës së fëmijës, dhe në këtë rast qumshti i gjinit e ndrsyhon shijen dhe fëmija nuk dëshiron të pij nga gjiri i nënës.
Ka mundësi nëse syshi është shum i fort që tja humb qumshtin tërësisht nënës.
2. Shkaku i dytë është nëse nëna është e prekur nga Sihri, dhe në këtë rast tek disa fëmij ndikon që mos ta merr gjirin e nënës.
Në të dyja rastet duhet së pari ti lexohet kuran nënës dhe pastaj fëmijës, dhe inshallah do të shërohen.
3. Nëse vet fëmiu ka mësysh. Në këtë rast fëmiu nuk e merr as gjirin e nënës mirepo nuk dëshiron të pij apo të haj asgjë.
Këtu duhet ti lexohet fëmiut kuran dhe inshallah nuk do të ket problem.

Eroll Nesimi

Ja se për cka mund ta këndosh këtë sure

$
0
0

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)(1) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.(2)”

(EL-FELEK 113, 1-5)
……………………………
(1) – Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.
(2) – Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.

1. KUL E’UDHU BIRABBIL-FELEK
2. MIN SHERRI MA HALEK
3. WE MIN SHERRI GASIKIN ‘IDHA WEKAB
4. WE MIN SHERRIN-NEFFATHATI FIL-’UKAD
5. WE MIN SHERRI HASIDIN ‘IDHA HASED

Magjia më e rëndë është ajo kur njeriu ndjehet në këtë gjendje

$
0
0

Sufjani ka thënë: Magjia më e rëndë është ajo kur njeriu ndjehet në këtë gjendje.

Profeti (alejhi selam) i tha Aishes: O Aishe, a e di se Allahu më ka dhënë përgjigje për atë që e kam pyetur? Më erdhën dy burra, njëri u ul tek koka dhe tjetri u ul tek këmbët e mia. Ai që qëndronte tek koka i tha tjetrit: Cfarë ka ndodhur me këtë burrë? Ai tha: I kanë bërë magji! Kush i ka bërë magji? Ai tha: Lebid bin Easam, (një burrë nga fisi Zurejk e që ishte hipokrit në aleancë me fiset hebreje). Ai pyeti: Me çfarë gjëje i ka bërë magji? Ai tha: Me krëhër dhe fije floku! Ku ndodhet magjia, pyeti përsëri? Në zgavrën e një filizi palme hurmash, e hedhur në pusin Dheruan. Ajo (Aisha) tha: Shkuan tek pusi dhe e nxorrën prej aty dhe tha: Ky është pusi që më kanë terguar, uji i tij ishte si ngjyra e kenas së tretur, ndërsa palmat që e rrethonin ngjanin si të ishin kokë shejtanësh. Ai tha: Nxirreni! Aisha i tha: A nuk po e shpërbën?

Tek versioni i Muslimit thuhet: A nuk po e djeg?

Kurtubiu duke e sqaruar këtë thotë: Kishte për qëllim Lebidin.

Profeti (alejhi selam) tha: Përerisa Allahu më shëroi, nuk më pëlqen të nxis të keqen ndaj kujtdo qoftë. [E përcjell Buhariu dhe Muslimi].

Begaviu përcjell nga Zejd bin Erkam: Profetit (alejhi selam) i bëri magji një burrë prej hebrejve dhe kjo e bëri të vuante disa ditë. Atij i erdhi Xhibrili dhe i tha: Një burrë nga hebrejtë të ka bërë magji dhe të ka lidhur nyje. I Dërguari i Allahut (alejhi selam), dërgoi Aliun i cili e nxorri (magjinë) dhe e solli tek Profeti (alejhi selam). Sa herë që zgjidhej një nyje, Profeti ndihej më lehtë, derisa ai u shërua plotësisht sikur të mos kishte vuajtur më parë. Kjo gjë nuk iu përmend çifutit e as që e pa ndonjëherë ballë përballë.

Mukatil dhe Kelbij kanë thënë: Magjia gjendej në një dru ku ishin lidhur 11 nyje.

Në një version tjetër thuhet se nyjet ishin të shoqëruara me gjilpëra. Allahu zbriti këto dy sure që bashkë numërojnë 11 ajete dhe sa herë që lexonte një ajet, zgjidhej një nyje derisa u zgjidhën të gjitha. Profeti (alejhi selam) u ngrit sikur të mos i kishte ndodhur gjë.

Begaviu përmendi me senedin e tij nga Ebu Seid el Hudrij, se Xhibrili kishte shkuar tek Profeti (alejhi selam) dhe i kishte thënë: O Muhamed, po vuan? Ai tha: Po! Xhibrili filloi lutej duke thënë: Bismilahi erkijke, min kuli shejin ju’dhijke, min sherri kuli nefsin eu ajni hasidin Allahu jeshfijke. Bismilahi erkijke. (Në emër të Allahut po të bëj rukje prej të gjitha gjërave që të lëndojnë, nga e keqja e çdo nefsi apo syri ziliqar Allahu të shëroftë. Në emër të Allahut po të lexoj rukje. [E përcjell Muslimi].

Jo ankthit

$
0
0
 Amer Halid

Në dy elementët e parë të lumturisë, kërkohej prej nesh veprim dhe aktivitet, ndërkohë që në elementin e tretë kërkohet pasivitet. Kjo, pasi në këtë element hyjnë të gjitha barrierat për një jetë të lumtur. Këtë element e kemi titulluar “Shpirt i pastër nga përbërësit që e turbullojnë lumturinë.”

Kush janë përbërësit që e turbullojnë dhe e pengojnë lumturinë tonë?

Ankthi është një prej tyre, urrejtja, dashakeqësia, zilia, nevrikosja etj… Bazuar në këtë, e kemi ngjyrosur me të kuqe këtë element, pasi përbën rrezik dhe kërcënon jetën tonë të lumtur. Ajo është e ngjashme me sinjalistikën rrugore për ndalimin e qarkullimit të makinave në një kah të caktuar, e cila përbëhet nga një rreth me ngjyrë të kuqe dhe një vijë të bardhë në mes. Që sot, pasi ta kesh lexuar këtë temë, sa herë të kalosh rrugëve dhe të shohësh shenjën e lartpërmendur, kujto që për një jetë të lumtur, ndalohet stresi, urrejtja, zilia etj…

Turbulluesi më i madh i lumturisë, është sëmundja e kohëve moderne, stresi dhe ankthi. Të shumtë janë njerëzit që ndihen të stresuar për shkak të të ardhmes së tyre dhe të fëmijëve. Për shkak të stresit njerëzit e shohin të ardhmen si të frikshme dhe të errët.

Një miku im punonte në një kompani të madhe dhe serioze. Kur ndodhi kriza ekonomike, ai filloi të stresohej se mund të dëbohej nga puna. Mandej qarku i stresit dhe i ankthit filloi të zgjerohej duke përfshirë dhe familjen e fëmijët, pasi mendonte se me çfarë do t’i ushqente. Ai vetë tregon: “Një ditë, gjatë orarit të punës dhe për shkak të stresit u shemba përtokë. Kjo ma shtoi dhe më shumë stresin, pasi tashmë kisha frikë edhe nga vdekja. Sa herë shkoja në shtëpi, i përqafoja fëmijët dhe qaja me dënesë, ngaqë më dukej se do të ndahesha prej tyre. Kush do të kujdesej për fëmijët e mi? Si do të mbijetonin në këtë botë gjithë probleme? Më vonë, fillova t’i kërkoj gruas që të zhvendoseshim ose në shtëpinë e prindërve të mi, ose në shtëpinë e prindërve të saj, pasi ndihesha i pasigurt në shtëpinë tonë. Performanca ime në punë pësoi rënie, pasi më dukej sikur po mbytesha. Gjendja filloi të rëndohej dhe gati po kaloja në depresion. Më në fund, iu drejtova një doktori të besueshëm dhe ia përshkrova gjendjen time. Ai më tha: “Ose zgjidh ilaçet, ose të tregoj një mënyrë e cila në fakt është një lloj ibadeti (adhurimi), i cili ta largon këtë gjendje.”

Nëse në fillim, thamë që për të jetuar i lumtur, i duhet thënë “jo” stresit dhe ankthit, për ta shmangur, ne ofrojmë mënyra mbrojtëse prej tij. Jo vetëm shmang dhe mbron veten nga ankthi e stresi, por edhe adhuron Zotin, shpërblehesh, fiton kënaqësinë e Zotit dhe në fund jeton i lumtur.

Adhurimet ndahen në dy kategori: Adhurime që kryhen me anë të gjymtyrëve, si falja, agjërimi, haxhi etj… dhe adhurime që kryhen me zemër.

Adhurimet që kryhen me gjymtyrë, si namazi, përfundojnë me të dhënë selam dhe shpërblimi ndërpritet po aty. Ndërkohë që me adhurimet e zemrës, ti shpërblehesh edhe kur fle gjumë.

Unë njoh shumë njerëz të cilët jetojnë në ankth. Sa herë që udhëtojnë me aeroplan, ata përjetojnë gjendje ankthi dhe stresi të papërshkrueshme. Kam një mik nga Aleksandria, i cili është në gjendje ankthi nga cunamet. Që kur ndodhi cunami në Azi, ai është në ankth nga një cunam imagjinar që mund të godasë Aleksandrinë.

Ka nëna të cilat janë në ankth për të ardhmen e vajzave të tyre të cilat akoma janë në tetëvjeçare, kur do të martohen, me kë do të martohen, a do të kenë probleme me bashkëshortin dhe a do të divorcohen si shumë të tjera etj…

Ka shumë njerëz që ma pohojnë se ndihen sikur po vdesin, janë të stresuar për punën, për martesën, për fëmijët, çfarë do t’u ndodhë në jetë, janë të stresuar për vdekjen dhe çfarë do t’u ndodhë pas vdekjes, çfarë do t’u ndodhë në varr etj…

Të tjerë, me t’u lajmëruar në media mbi një sëmundje si gripi i derrave, fillojnë të përjetojë ankth dhe frikë se mund të preken çdo çast nga kjo sëmundje.

Ka vajza të reja që janë në ankth se nuk po gjejnë një djalë të përshtatshëm për bashkëshort, dhe për pasojë nuk do të kenë fëmijë dhe do ta kalojnë jetën të vetmuar dhe të mërzitur. Por edhe nëse martohen, për shkak se 40 % e martesave përfundojnë me divorc, e shohin veten të divorcuara menjëherë pas martese dhe e zhysin veten në një humnerë plot ankth e stres.

Yjet e artit, të muzikës dhe të sportit përjetojnë ankth dhe stres më shumë se kushdo tjetër. Ruajtja e famës është një sëmundje më e rëndë se pasioni për ta arritur atë. Përhapja në masë e operacioneve plastike, për të ruajtur format e trupit është bërë e frikshme. Të gjithë kanë frikë se mos humbasin bukurinë dhe për pasojë famën dhe burimin e të ardhurave.

Në përgjithësi, ankthi dhe stresi akumulohen në pavetëdijen tonë, e cila i shndërron në realitet. Pavetëdija beson gjithçka që i pasqyrohet dhe e përjeton atë. Ajo nuk bën dallime mes realitetit, imagjinatës dhe iluzionit, përderisa ti ia pasqyron dhe i beson.

Shumë sëmundje, si ulcera, rënia e flokëve, paaftësia seksuale, rrudhat etj… e kanë burimin tek stresi dhe ankthi. Vetë doktorët pohojnë se 70% e të sëmurëve të tyre, mund të vetëkurohen nga sëmundjet, nëse largojnë stresin dhe ankthin. Stresi të mban në tension, gjendje e cila ndikon në nervat e stomakut, duke penguar aktivitetin e tyre normal. Kështu shkaktohet ulcera, por dhe sëmundje të tjera me burim stresin. Njeriu nuk sëmuret me ulcera për shkak të ushqimit që konsumon, por për shkak të stresit që e gërryen. Por ka dhe sëmundje që nuk kanë burim stresin dhe ankthin, por që rëndohen për shkak të tij.

Stresi dhe ankthi e gërryejnë shëndetin tënd gradualisht. Kinezët e lashtë, përdornin tortura vdekjeprurëse për të burgosurit e tyre. Xhelatët e tyre, prangosnin të burgosurit dhe u vendosnin mbi kokë një enë e cila pikonte ujë. Me kalimin e ditëve, pikat e ujit u ngjanin goditjeve të një çekiçi të fortë, dhe i burgosuri çmendej dhe më pas vdiste. I tillë është dhe ankthi e stresi.

Përse të zgjedhim udhën plot gropa, shkurre e ferra dhe të mos zgjedhim rrugën e shtruar dhe të drejtë? Përse të zgjedhim udhën e stresit e të ankthit dhe të mos zgjedhim atë të qetësisë shpirtërore dhe të adhurimit të Zotit?

 

Cila është zgjidhja atëherë?

Stresi dhe ankthi nuk mund të zhduken nga jeta e njeriut, por mund të reduktohen në maksimum, me qëllim që njeriu të jetojë i qetë dhe i lumtur.

Psikologët, nga ana e tyre kanë ofruar zgjidhje të ndryshme, të cilat do i cekim shkurtimisht.

1 – Jeto të sotmen dhe harroje të nesërmen. Mos i lejo retë e të nesërmes që të pengojnë rrezet e diellit të sotëm. Kur pyeten të burgosurit të cilët kanë kaluar me dhjetëra vite në burg, si kanë duruar, ata përgjigjen: “Jetonim për atë ditë.”

2 – Mendo dhe llogarit më të keqen që mund të ndodhë. Kështu, nëse të ndodh e ke pritur dhe llogaritur, në të kundërt do të jesh i lumtur.

3 – Llogaria me letër dhe laps. Sipas psikologëve, 80% e atyre gjërave që na shkaktojnë ankth dhe kemi frikë se mund të ndodhin, nuk do të ndodhin. Dhjetë për qind e fatkeqësive që u kanë ndodhur të tjerëve, na zhysin në ankth dhe stres nga i cili nuk dimë si të shpëtojmë.

 

Zgjidhja hyjnore

Adhurimi, i cili na mbron nga ankthi e stresi quhet: Të mendosh mirë për Zotin. Cili është mendimi yt për Zotin? A mendon se do të të falë, do të të nderojë, do t’i mbulojë të metat? Nëse përgjigja është po, dije se ashtu do të ndodhë. Nëse mendon se Zoti do të të ndëshkojë, do të të turpërojë, do të të demaskojë etj… ashtu do të ndodhë.

Zoti i lartësuar thotë në një hadith kudsij: “Unë jam tek pritshmëria e robit prej Meje, prandaj të presë robi Im ç’të dojë prej Meje. Nëse pret nga Unë diçka të mirë, e meriton. Nëse pret nga Unë diçka të ligë, e meriton.”

A është e mundur të presim veç të mira prej Zotit? Nëse po, dije se do shpëtojmë nga dhimbjet dhe ankthi dhe do të shpërblehemi për këtë adhurim. Meqë nuk kemi lënë gjë pa provuar, për një jetë të paqtë dhe të lumtur, përse të mos e provojmë dhe këtë? Unë për vete e provoj çdo orë e çast dhe ndihem i lumtur e i qetë.

Të mendosh mirë për Zotin, është radhitur tek adhurimet, pasi nëse e adhuron Zotin duke menduar dhe pritur mirë prej Tij, kështu ti ke njohur Zotin. Le të presim gjëra të mira prej Zotit, pasi Ai është i Gjithëmëshirshmi, i Dashuri, i Dhembshuri, Ai që ka në dorë gjithë të mirën, kurse e liga nuk është atribut i tij.

Çfarë mendoni dhe prisni ju vëllezër dhe motra nga Zoti? Nëse prisni që Zoti do t’u ndihmojë ta kaloni me sukses krizën ekonomike dhe jeni optimistë, ashtu do të ndodhë. Nëse prisni që menjëherë pas përfundimit të studimeve të gjeni një punë të përshtatshme, ashtu do të ndodhë. Nëse të martuarit presin një jetë familjare të qetë dhe të paqtë dhe bëjnë çmos për ta arritur këtë, ashtu do të ndodhë.

Aktiviteti i shejtanit të mallkuar nuk është i fokusuar vetëm në devijimin e njeriut nga rruga e drejtë në rrugën e gabuar dhe kështu të fitojë zjarrin e xhehenemit. Ai kërkon që njeriu të vuajë edhe në këtë botë, pasi ai e urren njeriun. Një nga format që përdor për t’ia nxirë jetën njeriut është dhe ankthi e stresi.

Profeti (a.s.) ka thënë në një hadith: “Mendimi i mirë për Zotin, është pjesë e adhurimit të saktë.”

Xhabir ibnu Abdilah tregon: “E kam dëgjuar Profetin (a.s.) tre ditë para se të vdiste të thotë: “Askush prej jush të mos vdesë, veçse duke menduar mirë për Zotin.” Këto ishin fjalët e fundit që kam dëgjuar nga i dërguari i Zotit (a.s.).”

Ti o vëlla dhe oj motër nuk ke nevojë për qetësues dhe antistresantë. Ajo për të cilën kemi nevojë në çaste ankthi dhe stresi, është që të ulemi me veten dhe ta adhurojmë Zotin me zemër, duke menduar dhe pritur veç të mira prej Tij. Në çaste të tilla, ne duhet të presim prej Zotit që të na ndihmojë, të na marrë për dore dhe të na prijë rrugën, të na ndriçojë rrugët e kësaj bote dhe të na dhurojë xhenetin në ahiret.

Të mendosh mirë për Zotin dhe të presësh prej Tij të mirën, është si ilaçi që mbyll plagët dhe shëron sëmundjet. Kurrë mos e harroni hadithin e Profetit (a.s.) që transmeton nga Zoti, i cili thotë: “Unë jam tek pritshmëria e robit prej Meje, prandaj të presë robi Im ç’të dojë prej Meje. Nëse pret nga Unë diçka të mirë, e meriton. Nëse pret nga Unë diçka të ligë, e meriton.”

Të mendosh mirë për Zotin (në arabisht dhanne) vjen me dy kuptime: I pari, shpreh siguri dhe bindje, ndërkohë që i dyti shpreh dyshim dhe skepticizëm. Të dy këto kuptime janë përmendur në Kuran, sipas kontekstit. Kështu, nëse kur mendon mirë për Zotin e bën me besim dhe bindje, do të ndodhë ashtu siç e mendon dhe e pret.

Të kesh mendim të mirë për Zotin, kërkon të paraprihet nga diçka, sipas pritshmërisë. Nëse mendon se Zoti do ta pranojë pendimin, duhet të jesh penduar më parë. Nëse mendon dhe pret se Zoti do ta pranojë lutjen, duhet të jesh lutur më parë. Nëse mendon dhe pret që Zoti të të japë sukses në punë, duhet të punosh fillimisht.

Mendimi i mirë për Zotin pasohet nga lumturi, optimizëm, shpresë dhe moral të lartë. Mendimi i mirë për Zotin të bën ta duash Atë, të miqësohesh me Zotin dhe t’i shtosh veprat e tua të mira. Mendimi i mirë për Zotin e lufton stresin, ankthin dhe dëshpërimin. Mendimi i mirë për Zotin të shton buzëqeshjet, heq rrudhat e fytyrës dhe shmang sëmundjet psikike.

“Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.” (Al Imran, 26)

Psikologët thonë se truri i njeriut prodhon çdo ditë gjashtëdhjetë mijë ide të ndryshme, pozitive apo negative qofshin. Nëse idetë negative janë dominuese, mendja jote i ngjan një ene të mbushur me përzierje të dëmshme. Idetë e dëmshme janë të tilla si ankthi, stresi, dëshpërimi etj…

Por nëse këtyre ideve negative u shtojmë mendimin e mirë tek Zoti dhe pritshmëritë pozitive, menjëherë raportet fillojnë të ndryshojnë. Mendja jonë i ngjan një parcele, të cilën nëse e mbjellim me trëndafila, do të prodhojë trëndafila, nëse e mbjellim me bimë narkotike do të prodhojë bimë narkotike. Psikologët thonë se mendimet e këqija, nëse nuk luftohen dhe nuk u bëhet rezistencë, i ngjajnë një fushe plot mina dhe barëra të dëmshme. Me të ardhur një mendim i keq në mendje, luftoje dhe largoje menjëherë, qoftë me optimizëm apo me një mendim të mirë. Unë e them diçka të tillë nga eksperienca ime personale.

Zoti thotë në Kuran: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë dhe iu shtrënguan shpirtrat, aq sa u bindën se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut e pastaj Allahu u dha mëshirë që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë.” (Teube, 118)

Këta të tre që nuk iu bashkëngjitën ushtrisë myslimane, u penalizuan për këtë, megjithatë mendonin mirë për Zotin dhe Ai nuk i zhgënjeu.

Që të mendosh mirë për Zotin, duhet të plotësohet një kriter i rëndësishëm: Të jesh aktiv dhe të bësh gjithçka që ta arrish synimin.

Lidhur me kategorinë e njerëzve që kanë mendim dhe pritshmëri të pavërtetë për Zotin, në Kuran thuhet: “Kurse grupi tjetër kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët.” (Al Imran, 154)

Shembuj njerëzish të cilët kanë pasur mendim të mirë për Zotin

Në çastet më kritike, Profeti (a.s.) demonstronte mendimin dhe pritshmëritë më pozitive prej Zotit të lartësuar. Kur Profeti (a.s.) u nis për në Medinë bashkë me mikun e tij Ebu Bekrin, kurejshët iu qepën pas. Ata nuk lanë vend pa i kërkuar, derisa mbërritën në shpellën Theur, ku ishin fshehur. Ebu Bekri, i frikësuar në kulm pasi i shihte përreth shpellës, i pëshpërit Profetit (a.s.) në vesh: “O i dërguari i Allahut! Nëse ndonjëri prej tyre do të shihte në drejtim të këmbëve të tij, do na dallonte.” Profeti (a.s.) ia kthen i bindur në ndihmën dhe përkrahjen e Zotit: “O Ebu Bekr! Çfarë  mendon për dy persona, të cilët kanë të tretë Zotin?”

Me këtë, sikur Profeti a.s i thoshte:”O Ebu Bekr! Ne kemi dalë për hatër të Zotit. Përse të mendojmë se Ai do na braktisë dhe do na lërë në duart e kurejshëve?!

Po ti o vëlla dhe oj motër, çfarë mendon për Zotin dhe çfarë pret prej Tij? Nëse keni pasur mendim jo të mirë, përse të mos e ndryshoni tani? Përse të mos startojmë një fillim të ri me Zotin? Përse të mos e luftojmë stresin dhe ankthin me këtë adhurim?

Sa herë që të ndihesh në ankth dhe stres për të ardhmen, lexo hadithin:

“Unë jam tek pritshmëria e robit prej Meje, prandaj të presë robi Im ç’të dojë prej Meje. Nëse pret nga Unë diçka të mirë, e meriton. Nëse pret nga Unë diçka të ligë, e meriton.”

Gjatë rrugëtimit për në Medinë, Profetit (a.s.) dhe Ebu Bekrit u qepet nga pas Suraka ibnu Malik, që t’i dorëzonte tek kurejshët. Sa herë që Suraka bëhej gati t’i gjuante me shigjetë, Profeti (a.s.) lutej dhe kali i tij shembej për tokë. Duaja me të cilën lutej Profeti (a.s.), është shumë e dobishme, prandaj mësoje dhe përsërite sa herë të gjendesh në situata të ngjashme.

“O Zot, na ruaj nga e keqja e tij me ç’të duash dhe si të duash. Ti je i fuqishëm për gjithçka që dëshiron!”

Enes ibnu Nadr, ishte një nga shokët e Profetit (a.s.) dhe i përkiste njërës prej familjeve më të fisme në Medinë. Ata ishin të pasur dhe kishin shumë skllevër. Motra e Enesit, Rebia, kishte një shërbëtore, e cila një ditë e zemëron shumë. Rebia nuk e përmbajti dot zemërimin dhe e goditi në fytyrë dhe si pasojë i thyen një dhëmb. Shërbëtorja shkon menjëherë tek i dërguari i Zotit (a.s.), duke i kërkuar të vendoste drejtësi. Me të mësuar si qëndronte puna, Profeti (a.s.) tha: “Po, e drejta duhet vendosur në vend. Rebias i duhet thyer dhëmbi, siç theu dhëmbin e kësaj vajze.”

Enes ibnu Nadr, i shtangur tha: “O i dërguar i Allahut! Të thyhet dhëmbi i Rebias?!” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “O Enes! Ajo duhet të ndëshkohet, pasi kështu e kërkon e drejta.” Enes pyeti sërish i habitur: “O i dërguari i Allahut! Të thyhet dhëmbi i Rebias?!” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Po.”

Enesi vajti tek shërbëtorja të cilës iu thye dhëmbi dhe i propozoi një shumë të majme, që të tërhiqej nga e drejta e saj, por ajo nuk pranoi. Enesi i kërkoi që ta falte, por ajo sërish nuk pranoi.

Enesi vajti sërish tek i dërguari i Zotit duke iu lutur, por Profeti (a.s.) i konfirmoi se dhëmbi i Rebias duhej thyer, ashtu siç theu dhëmbin e shërbëtores. Atëherë Enes ibnu Nadr thotë: “Jo për Zotin, nuk do të thyhet dhëmbi i Rebias!” Me këto fjalë, ai nuk sfidonte Profetin (a.s.), por thoshte që Zoti nuk do ta lejonte diçka të tillë.

Në ato çaste, vjen shërbëtorja dhe i thotë Profetit (a.s.): “O i dërguari i Allahut! E kam falur Rebian.” Profeti (a.s.) buzëqeshi dhe tha: “Ka robër të Zotit, të cilët kur i bëjnë rixha Zotit, ua çon rixhanë në vend.”

Gjatë konfrontimit me çifutët e Hajberit, njërit prej shokëve të Profetit (a.s.) iu nda hisja e tij nga plaçka e luftës, por ai refuzoi t’i merrte duke thënë: “Unë nuk e kam ndjekur Profetin (a.s.) për gjëra të tilla, por e kam ndjekur të më rrokë shigjeta këtu (dhe bëri me shenjë fytin) dhe të më dalë këtu (pas shpine).”

Një ditë më pas, e gjejnë të vrarë me një shigjetë e cila e kishte rrokur në fyt dhe i kishte dalë tek shpina. Kur e pa Profeti (a.s.), i habitur i pyeti shokët e tij: “A ai është?!” Shokët iu përgjigjën: “Po o i dërguari i Allahut.” Profeti (a.s.) u tha: “U tregua i sinqertë me Zotin, dhe Zoti ia realizoi atë që deshte.”

Gjithçka që të presësh prej Zotit, do të të jepet. Nëse do të presësh të mirën, do të jepet dhe e kundërta, nëse do të presësh të ligën, do të të jepet.

Atëherë, përse duhet të keni frikë nga e ardhmja, o vëlla dhe oj motër? Përse duhet të merrni qetësues dhe ilaçe kundër stresit? Përse të mos provoni ta adhuroni Zotin me këtë ibadet?

I patëmeta je Ti o Zot! Nëse të adhuroj me këtë ibadet, më fal lumturi në këtë botë, kënaqesh me mua dhe në fund më fal xhenetin.

Zubejr ibnu Avami ishte biznesmen tokash, blinte dhe shiste troje. Një profesion i tillë, herë e bënte milioner dhe herë të tjera e zhyste në borxhe. Një ditë para betejës Xhemel, ai e ndjeu se mund të vdiste. Ajo që e shqetësonte ishte se kishte për të shlyer dy milionë derhemë të marra borxh për blerjen e një trualli. Prandaj thirri djalin e tij Abdullahun, të cilit i tha: “O biri im! Unë e shoh veten të vrarë në këtë betejë. Nëse vdes, m’i shlyej borxhet, pasi Zoti nuk do të më falë derisa të shlyhen borxhet e mia.”

Abdullahu i tha: “O baba! Por unë nuk kam haber nga shitblerja e tokave.”

Zubejr i tha: “O biri im! Kërkoji ndihmë Padronit tim për shlyerjen e borxhit!” Abdullahu e pyeti i habitur: “Padronit tënd?! Kush qenka ky?!” Zubejr iu përgjigj: “Allahu i lartësuar. Ai më ka mësuar që sa herë mendoj mirë për Zotin, ma realizon qëllimin. Sa herë që zhytesha në borxhe, ngrihesha në mesnatë dhe i lutesha me fjalët: “O Padroni i Zyberit! Shlyeja borxhin Zyberit!” Për Zotin, o biri im! Nuk kalonin tre ditë dhe borxhi i Zyberit shlyhej.”

Tregon Zyberi: “Babai vdiq në betejë ashtu siç pritej. Unë u rreka t’i shlyej borxhet për tre ditë, por dështova. Atëherë thashë me vete: “Duhet t’i kërkoj ndihmë Padronit të Zyberit!” Në mes të natës, u ngrita dhe u luta: “O Padron i Zyberit! Shlyeja borxhet Zyberit!” Për Zotin, të nesërmen vjen Hakim ibnu Huzami, i cili më tha: “Dua të blej filan truall të Zubejrit!” Unë e pyeta: “Sa jep?” Ai u përgjigj: “Tre milionë dërhemë.”

Pasi shleva borxhin që më porositi babai, thirra mes njerëzve: “Kujt i ka mbetur babai im borxh, le të vijë të marrë borxhin!”

Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush thotë kur del nga shtëpia: “Me emrin e Zotit, i jam mbështetur Allahut. Nuk ka forcë që më shtyn drejt të mirës dhe që më ndalon nga e liga, përveç Zotit.” Melekët i thonë: “Je udhëzuar, je mjaftuar dhe je mbrojtur.”

Ebu Derda e citonte sa herë që dilte nga shtëpia këtë lutje, i bindur në atë që kishte dëgjuar nga Profeti (a.s.). Një ditë, dikush i thotë: “O Ebu Derda! Shko te shtëpia pasi po të merr flakë!” Ebu Derda u mendua pak dhe i tha: “Jo, nuk po merr flakë.” Burri i tha: “Po të them që e gjitha lagjja ka marrë flakë.” Ebu Derda i tha: “E gjithë lagjja po të digjet, shtëpia ime nuk digjet.” Burri e pyeti: “Mos ishe te shtëpia tani?!”

Ebu Derda iu përgjigj: “Jo, por i dërguari i Zotit (a.s.) më ka mësuar të them një lutje dhe jam i bindur se kushdo që e citon para se të dalë nga shtëpia, do të udhëzohet, mjaftohet dhe do të mbrohet.”

Aq sa të presësh prej Zotit, aq do të marrësh prej Tij. Përse duhet të përjetosh ankth dhe stres për të ardhmen tënde atëherë?

Tregon Sehl El-Kati: “Një natë pashë në ëndërr Malik ibnu Dinarin, pas vdekjes së tij dhe e pyeta: “O Malik! Çfarë bëri Zoti me ty?” Ai u përgjigj: “Unë dola para Zotit me gjynahe të shumta, por që i fshiu mendimi im i mirë për Zotin.”

Vahshij që kishte vrarë Hamzanë, xhaxhain e Profetit (a.s.), i shkruan një letër të dërguarit të Zotit ku e pyeste nëse Zoti ia pranonte pendimin. Profetit (a.s.) i shpallet ajeti: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (Nisa, 48) Por Vahshi thotë: “Unë kam frikë se mund të mos jem nga kjo kategori.” Mandej, Profetit (a.s.) iu shpall ajeti: “ Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija me vepra të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Furkan, 70)

Vahshi tha: “Unë nuk kam vepra të mira që Zoti të ma pranojë pendimin.” Atëherë Profetit (a.s.) i shpallet ajeti:

“Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Zumer, 53)

Atëherë Vahshi pranoi Islamin dhe u pendua.

 

Sado të shumta dhe të rënda qofshin gjynahet e robit, e kanë një fund, ndërsa mëshira e Zotit është e pafund. Nëse dyshon se Zoti mund të mos t’i falë gjynahet, kjo është njëlloj sikur të besosh se gjynahet e tua janë më të mëdha se mëshira e Zotit.

Kurrë mos u frikëso për të ardhmen… Shpeshherë, Zoti të mbyll një derë me qëllim që të hapë dyer të tjera. Ibnul Kajjim ka thënë: “Boshatise mendjen tënde nga preokupimet për të ardhmen. Kjo, pasi risku dhe jeta janë dy miq që nuk ndahen. Përderisa ke jetë të garantuar, ke edhe risk të garantuar. Nëse Zoti me urtësinë e tij ta mbyll një portë risku, të hap me mëshirën e tij porta të tjera më të dobishme.”

Embrioni në barkun e nënës e merr ushqimin të gatshëm nga nëna, nëpërmjet kërthizës. Kur lind, fëmija qan pasi e humbi burimin e ushqimit me të cilin ish mësuar. Por Zoti që i ndali një burim ushqimi, i ka përgatitur dy burime të tjera ushqimi, nëpërmjet qumështit të nënës. Pasi mbush periudhën e mëkimit dhe nëna e shkëput nga ushqimi me qumësht, fëmija përsëri qan pasi humb burimin e ushqimit me të cilin ish mësuar. Por Zoti i hap katër burime dhe rrugë të tjera furnizimi, dy ushqime dhe dy pije. Dy ushqimet janë bimët dhe mishi i kafshëve, kurse dy pijet janë qumështi i bagëtive dhe uji.

Kur i vjen vdekja njeriu përsëri qan, pasi i humbet të mirat me të cilat ish mësuar. Por nëse ka qenë njeri besimtar, Zoti do t’i hapë tetë dyert e xhenetit.

Shpeshherë, duke pasur frikë dhe ankth për të ardhmen, njerëzit zhyten më shumë në gjynahe dhe gabime të rënda. Ajo ishte një grua e martuar me një burrë, të cilin e donte shumë dhe Zoti u kishte falur dy fëmijë të mrekullueshëm. Jeta e tyre vazhdonte e qetë, plot dashuri, adhurim për Zotin, edukim të fëmijëve me besim dhe morale të larta etj… Por papritur shfaqet një fantazmë nga vitet e shkuara, vitet para pendimit dhe udhëzimit, shfaqet një shejtan me formën e njeriut. Ajo kishte pasur marrëdhënie me këtë burrë para martese dhe para se të pendohej. Gjithçka ishte harruar pasi ishte martuar dhe kishte filluar një jetë të re.

Personi me të cilin kishte qenë e lidhur, filloi ta kërcënonte se do ta demaskonte nëse nuk kthehej sërish tek ai, pasi siç pretendonte e donte. Ai i dërgonte foto kompromentuese herë pas here, si formë shantazhi që t’i bindej. Shpeshherë i dërgonte mesazhe dhe fjalë të ëmbla, të cilat ajo ia kishte thënë asokohe. E gjendur në një stres dhe ankth të rëndë, e frikësuar nga skandali para fëmijëve dhe të shoqit, ajo vendos të dorëzohet, por në një çast i kujtohet Zoti.

Ajo vetë ka treguar: “Menjëherë e mblodha veten dhe thashë: ‘Ti tashmë je penduar dhe ke startuar një jetë të re, me besim tek Zoti. Unë do të përballem me këtë problem dhe jam e bindur se Zoti nuk do të më braktisë.’ Menjëherë vajta te burri im dhe i tregova gjithçka. Në fillim, ai u nevrikos dhe u mërzit shumë. Çdo natë unë qaja me dënesë dhe e lusja Zotin të më qëndronte pranë dhe të më ndihmonte. Mendimi dhe pritshmëritë e mia nga Zoti ishin shumë të mëdha. Kaloi një javë dhe burri nuk fliste fare. Një ditë, befas më tha: ‘Ulu! Unë kam besim te ti dhe në sinqeritetin tënd me Zotin.

Përderisa Zoti i fal robërit e tij për të kaluarën, përse mos të fal unë?!’ Ai mori fantazmën në telefon dhe i tha: ‘Unë jam burri i filanes dhe di gjithçka ka ndodhur. Nëse do të telefonosh sërish apo do ta ngacmosh në çfarëdo rruge, dije se do të njoftoj policinë dhe do të kesh punë me ligjin.’ Që atë ditë fantazma u zhduk.” Nëse nuk do të ishte mendimi i mirë te Zoti, unë do të kisha rënë pre e presionit dhe e shantazhit.”

 

Si ta përsos këtë adhurim?

Me qëllim që të kesh mendim të mirë për Zotin, ushtrohu me tre gjëra:

E para, përkujtoje Zotin sa më shumë. Hadithi që kemi përmendur në fillim të kësaj teme, ka dhe një pjesë të dytë, të cilën ne nuk e kemi cituar akoma. Hadithi i plotë është:

“Unë jam tek pritshmëria e robit prej Meje, prandaj të presë robi Im ç’të dojë prej Meje. Nëse pret nga Unë diçka të mirë, e meriton. Nëse pret nga Unë diçka të ligë, e meriton. Unë jam me të sa herë më përkujton.” Nëse e përkujton Zotin shpesh, do të thotë që ke mendim të mirë dhe pret gjëra pozitive prej Zotit.

E dyta, shkruaje këtë hadith në një letër dhe vendose në dhomën tënde që ta lexosh sa më shpesh dhe ta kesh parasysh. Të gjithë këto fjalë që themi, nuk kemi synim thjesht gjëra emocionale që t’ju qetësojmë përkohësisht dhe mandej t’i ktheheni sërish ankthit dhe stresit. Jo për Zotin. Unë dhe grupi i punës me të cilët bashkëpunoj, po përpiqemi t’ju ofrojmë receta të dobishme dhe zgjidhje alternative për ankthin dhe hallet tuaja. Nëse ilaçet të mpijnë dhe të qetësojnë përkohësisht, adhurimet dhe ibadetet shërbejnë për të të dhënë forcë për më shumë sukses.

E treta, kujtoji të mirat që të ka dhënë Zoti në të kaluarën. Kur profeti Muhamed (a.s.) u stresua dhe u mërzit ngaqë Xhibrili (a.s.) nuk po i shfaqej sërish, ngaqë mendonte se mund ta kishte braktisur Zoti, atij iu shpall surja Duha. Në këtë sure, Zoti i kujton Profetit (a.s.) të mirat dhe përkujdesin hyjnor gjatë viteve të kaluara. Zoti thotë në Kuran: “Se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)! Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë, e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur. A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë? A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi? A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?” (Duhan, 3-8)

Ai që është përkujdesur në këtë formë në të kaluarën, do të përkujdeset edhe në të tashmen. Kurrë mos i harro të mirat dhe begatitë e Zotit në të kaluarën tënde. Ato janë burim energjie për të ardhmen.

“Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin) dhe ta hoqëm barrën e cila ta rëndonte tepër kurrizin, dhe ta ngritëm lart emrin?! Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim) dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!”(Inshirah, 1-8)

“Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni.” (Enfal, 26)

Kij mendim të mirë për Zotin dhe beso se Ai do t’i pranojë lutjet tuaja. Tregon Ebu Hurejre se i dërguari i Zotit (a.s.) ka thënë: “Mos thotë askush prej jush “O Zot më fal mua nëse do, o Zot më mëshiro mua nëse do!” Por luteni Zotin me vendosmëri, pasi asgjë nuk është më e madhe se Zoti.”

Tregon Ubade ibnu Samit se i dërguari i Zotit (a.s.) ka thënë: “Nuk ka mysliman mbi faqe të tokës që i lutet Zotit për diçka, veçse Ai do ia japë atë, ose mund t’i largojë një fatkeqësi ekuivalente me lutjen e tij. Kjo, përderisa nuk lutet për diçka të ligë ose shkëputje të lidhjeve farefisnore.”

A mendon dhe pret që Zoti t’u përgjigjet lutjeve të tua? Dije se Zoti ka premtuar se agjëruesit i pranohet lutja në kohën e iftarit. A beson dhe mendon se Zoti do të gjejë një punë të përshtatshme? Dije se me të filluar të kërkosh dhe të interesohesh, do e gjesh atë. A pret dhe beson se Zoti do të gjejë një njeri të ndershëm o motër për të kaluar jetën me të sipas vullnetit dhe ligjeve të Zotit? A pret dhe mendon se Zoti do të të ndihmojë të jesh i suksesshëm me mësime? Hidh hapin e parë dhe do të shohësh ndihmën e Zotit në çdo hap.

 Si ndodh mësyshi ? Ja cka thonë njerëzit e mencur

$
0
0

Si ndodh mësyshi

Ndërsa për mënyrën sesi ndodh, Ibn El-Kajimi thotë: “Nuk ka dyshim se Allahu i Lartmadhëruar i ka krijuar trupat dhe shpirtrat me fuqi dhe natyra të ndryshme, duke vendosur në shumë prej tyre veçori e tipare ndikuese. Njeriu i logjikshëm nuk  mund ta mohojë ndikimin që bëjnë shpirtrat tek trupat, pasi kjo është një gjë që shihet dhe perceptohet.”

El-Lexhnetu Ed-Daime (Komisioni i Përhershëm në Arabinë Saudite) e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi gjen shprehi kur personi e dëmton tjetrin me sy. Origjina e tij (mësyshit) qëndron tek pëlqimi i diçkaje nga marrësi mësysh, pastaj këtë e pason pasqyrimi që gjen kjo në shpirtin e lig të këtij dhe pastaj vjen ekzekutimi i vrerit të tij (marrësit mësysh) përmes vështrimit tek frymori/sendi që merret mësysh.”

Atije Muhamed Selimi thotë: “Shembulli i saj (mënyrës se si ndodh mësyshi) është si shembulli i shpirtit në trup, korrentit (rrymës) në energjinë elektrike… që nuk mund t’i shohësh por prania e tyre merret me mend nisur nga gjurmët e tyre që na mbërrijnë, ndërsa në kohët e hershme thonin si magneti kur e tërheq hekurin, veprimi i fushës magnetike të të cilit nuk dihet sesi është në vetvete; tek ky kapitull hyn ndikimi i syrit të mësyshmarrësit tek ai që e merr mësysh… Dijetarët e kohëve të mëparshme janë munduar ta zbulojnë realitetin e kësaj… Prej tyre janë transmetuar këndvështrime të  ndryshme dhe qëndrimi i tyre në këtë rast është po ai që ata mbajnë lidhur me çështjet ixhtihadije (përsiatëse), sidomos për ato prej tyre që janë të paperceptueshme…”

Po në këtë kontekst dr. Nabulsi thotë: “Për ta përafruar kuptimin e kësaj në mendje, le të shohim tek një shembull konkret nga zbulimet e fundit të shkencëtarëve; e kam fjalën për rrezet lazer me të cilat bëhen ndërhyrje kirurgjikale në sy dhe pjesë të tjera të trupit si protezat /pjesë artificiale që vihet në vend të asaj të dëmtuar në retinë (sy), thyerja e gurëve në veshka etj.. Kjo gjë bëhet duke i komanduar këto rreze nga jashtë trupit me aparatura speciale… Allahu e di më mirë, por ndoshta prej smirëziut del një fuqi (energji) e fshehtë që më pas depërton tek ai që merret mësysh dhe bën efekt tek trupi dhe uni i tij…”

Prandaj më e mira është që të frenohemi në lidhje me këtë çështje dhe të mos japim interpretime që nuk mbështeten në tekstet kushtetuese islame, sepse kjo çështje është e lidhur kryekëput me metafizikën (të fshehtën) dhe atë më së miri e di Allahu…

Duaja Kur dalim nga shtëpia (Të mjafton, të mbron dhe të udhëzon, dhe të largohet Shejtani )

$
0
0

Kur dalim nga shtëpia:

Muhammedi alejhi selam thotë: ” Kush thotë kur del nga shtëpia:

BISMIL-LAHI TEUEKKELTU `ALALL-LLAHI UE
LA HAULE UE LA KUUUETE IL-LA BIL-LAHI

[Me emër të All-llahut, iu mbështeta All-llahut, nuk ka ndryshim e as forcë prej meje përpos me All-llahun]

…i thuhet atij: Të mjafton, të mbron dhe të udhëzon, dhe i largohet Shejtani “.

(Hadithi sahih, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Enes bin Maliku).

Rukje e fuqishme kunder syrit te keq

$
0
0

Rukje e fuqishme kunder syrit te keq
Degjoje cdo dite minimumi 3 here ne dite

Degjoje cdo dite me kufje .

 


Shenjat e prekjes prej xhindeve (mesit)

$
0
0

Shenjat e prekjes prej xhindeve (mesit)

Shenjat më të spikatura tek i prekuri prej xhindit/eve janë si vijon:

a. shmangia dhe përpjekja e madhe për t’u larguar nga ezani dhe Kurani;

b. rënia të fikët, ngërçi dhe gulçimi, epilepsia (sëmundja e tokës) dhe rënia përdhe; kur atij i lexohet Kuran;

c. shikimi i shumtë i ëndrrave të frikshme, dëshira për t’u vetmuar dhe izoluar, sjelljet jonormale;

d. kur i lexohet Kuran, mund të ndodhë që xhindi (shejtani) që e ka prekur, të flasë (me anën e gjuhës së tij).

Si ndodh smira ? Ja cka thonë dijetarët

$
0
0

Si ndodh smira ?

Disa dijetarë thonë se tek ai që merret mësysh përmes smirës mund të vijnë dhe të ndikojnë edhe xhindet (shejtanët), pa u thirrur fare prej mësyshmarrësit; më konkretisht Ibn El-Kajimi thotë: “Shejtani rri përkrah magjistarit dhe smirëziut; ai flet me ta dhe i shoqëron ata, por në rastin e smirëziut shejtanët e ndihmojnë atë pa u kërkuar ai ndihmë, sepse smirëziu është i ngjashëm me Iblisin (kryedjallin) dhe në realitet është prej pasuesve të tij; pasi smirëziu synon njëjtë si shejtani, të keqen e njerëzve dhe prishjen e mirësive që Allahu u ka dhënë atyre.”

Gjithashtu (siç u cek në hyrje të këtij shqyrtimi) dijetarët theksojnë se personi mund të marrë mësysh veten, pasurinë dhe fëmijën e tij, apo dashamirin e tij. Ata e bazojnë këtë në transmetimin profetik: “Nëse dikush nga ju sheh tek vetja, pasuria apo vëllai i tij [nga gjaku ose besimi] diçka që i pëlqen, le të lutet për bereqet të kësaj, pasi syri (dëmtimi prej mësyshit) është realitet.1

Pra marrja mësysh jo domosdoshmërisht është tregues i ligësisë së personit, pasi siç thotë Ibn AbdulBeri: “Mund të marrë mësysh edhe njeriu i mirë dhe personi mundet që ta marrë mësysh edhe vetveten.”

LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS

$
0
0

Lutja në fjalë është lutja në vijim e Profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!):

“LAA ILAAȞE IL-LEE ENTE SŬBȞAANEKE IN-NII KŬNTŬ MINEDȞ-DȞAALIMIIN / S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!1

“Kjo lutje kuranore tregon lutjen që profeti Junus Ibn Mette (Paqja qoftë mbi të!) bëri i gjendur brenda tre errësirave: asaj të barkut të një peshku të madh [balenës] që e kishte përpirë, asaj të detit dhe asaj të natës

7 duatë (lutjet ) Profetike kryesore për shërim (kundër mësyshit dhe hasedit)

$
0
0

1. Duaja e Parë:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEE-TI, MIN KUL-LI SHEJŤAANIN UE
HEEM-MEH, UE MIN KUL-LI ĂJNIN LEEM-MEH.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE”, themi:
“EŬUDHU”.]
Kuptimi shqip:
“Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut nga çdo shejtan dhe gjallesë e dëmshme dhe nga
çdo sy dëmtues.” (Shih: El-Bukhari 3371, Ibn Maxhe 3525 etj.; Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi
është “sahih / i saktë”) [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “Të mbroj ty” do të themi: “Mbrohem”.]
2. Duaja e Dytë:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
BISMIL-LAAHI URǨIIKE, MIN KUL-LI SHEJ-IN JUËDHIIKE, MIN SHER-RI KUL-LI
NEFSIN UE ĂJNIN ȞAASIDINI, ALL-LLAHU JESHFIIKE, BISMIL-LAHI ERǨIIKE.”
Kuptimi në shqip:
“Me emrin e Allahut të kuroj, të ta largoj çdo gjë që të lëndon, prej të keqes së çdo shpirti dhe syri
ziliqar, Allahu të shëron ty, me emrin e Allahut të kuroj.” (Muslimi 2186).
3. Duaja e Tretë:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
ALL-LLAAHUM-ME RAB-BEN-NËËSI, EDH-HIBIL BEESE, ISHFIHI, UE ENTESH-SHAAFI,
LA SHIFAE IL-LA SHIFAAUK, SHIFEE-EN LAA JUGAADIRU SEǨAMEN.” [Kur e lexojmë duanë
për vete në vend të “ISHFIHI” themi: “ISHFINI”.]
Kuptimi shqip:
“O Allahu ynë, Zoti i njerëzve, largoje lëndimin (sëmundjen), shëroje atë, Ti je shëruesi, nuk ka
shërim veç shërimit Tënd, shërim që nuk le sëmundje pas.” (Bukhari 5743). [Kur e lexojmë për vete në
vend të “shëroje atë” themi: “shëromë mua”.]
https://facebook.com/JetaeVertete-PyetjePergjigjeFetareIslame/ http://jetaever8.de/

4. Duaja e Katërt:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
“UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEETI, MIN SHER-RI MAA KHALAǨ.” [Kur e
lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE” do të themi: “EŬUDHU “.]
Kuptimi shqip:
“Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut nga e keqja (sherri) i gjithçkaje që Ai ka krijuar.”
(Muslimi 2708, Ebu Daudi 3455 etj.) [Kur e lexojmë për vete në vend të “Të mbroj ty” do të themi: “Mbrohem”.]
5. Duaja e Pestë:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
“UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEE-MEETI, MIN GAĎABIHI, UE ĬǨAABIHI, UE
SHER-RI ĬBAADIHI, UE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EN JEȞĎURUUN.” [Kur e
lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE” do të themi: “EŬUDHU”].
Kuptimi shqip:
“Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut, nga zemërimi i Tij, nga ndëshkimi i Tij, nga ligësia
e robërve të Tij, nga ngacmimet e djajve dhe që ata të të afrohen.” (Shih: Et-Tirmidhi 3528 etj.; Albani ka
thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”) [Kur e lexojmë për vete në vend të “Të mbroj ty” themi: “Mbrohem”.]
6. Duaja e Gjashtë:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
BISMIL-LAAHI JUBRIIKE, UE MIN KUL-LI DEE-IN JESHFIIKE, UE MIN SHER-RI
ȞAASIDIN IDHEE ȞASED, UE SHER-RI KUL-LI DHII ǍJN.
Kuptimi shqip:
“Me emrin e Allahut, Ai të shëron, të shëron nga çdo sëmundje, edhe nga e keqja e smirëziut kur të
smiron, edhe nga e keqja e çdo mësyshmarrësi.” (Muslim 2185)
7. Duaja e Shtatë:
Arabisht:

Transliterimi (duaja me shkronja latine):
ES-ELULL-LLAAHEL-ǍĎȞIIM RAB-BEL ǍRSHIL-KERIIM EN JESHFIJEK. [E lexojmë shtatë
herë.]
Kuptimi shqip:
“E lus Allahu e Madhërishëm, Zotin e Arshit fisnik, të të shërojë!” (Ebu Daudi 3106, Albani dhe Shuajb
Arnauti kanë thënë se hadithi është “sahih/ i vërtetë”).
Përgatiti: Hoxhë Altin Torba

Ky sunnet i harruar nga ne shëron shumë sëmundje që janë të përhapura në kohën e sodit

$
0
0

Ç’është hixhami?

Hixhami (lëshimi i gjakut me prerje sipërfaqësore të lëkurës) është veprim medicinal i cili u përdor në të kaluarën, së pari në Egjipt, Kinë dhe Indi.
Pastaj erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe vërtetoi veprimin e saktë të kësaj metode dhe nxiti në këtë metodë tejet efikase duke shpjeguar edhe vendet anatomike dhe kohën e duhur të kësaj metode.
Për të shpjeguar hixhamin, duhet shikuar anatominë e njeriut. Njeriu ka enë të gjakut, arterie, vena, kapilarë dhe gjëndra limfatike. Gjëndrat limfatike kanë për detyrë deponimin e qelizave të shkatërruara. Kur këto grumbullohen vie deri te paraqitja e sëmundjes.

Kur u pyet Pejgamberi s.a.v.s. për hixhamin, tha: “Ai shëron përzierjet (e lëngjeve në organizëm).”
Termi “përzierje” nënkupton muret e gjëndrave limfatike. Hixhami pra pastron muret e gjëndrave limfatike duke i bërë të kalueshëm.

Ky sunnet i harruar nga ne shëron shumë sëmundje që janë të përhapura në kohën e sodit.
Qoftë i lavdëruar Allahu i madhërishëm!
Sunneti i Pejgamberit s.a.v.s. përsëri u gjallërua. E gjallëruan jomyslimanët nga Gjermania, Franca, Finlanda, SHBA, dhe shtete tjera!

Me rëndësi është të përmendim që dy vendet e para për hixhamin që kanë vepruar dy amerikanët janë mu ato dy vende në të cilat i ka bërë Pejgamberi s.a.v.s., venat e qafës, shpatullat dhe ashti paraballor, që shëron shtatëdhjetë e dy sëmundje.
Ibn Abbasi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në natën e Israsë para meje nuk kaloi asnjë grup melekësh e që nuk më thanë: “Muhammed, kryeje hixhamin.” (Ibn Maxhxheh)
Ali ibn Ebi Talibi r.a. ka thënë: “Erdhi Xhibrili a.s. te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe e lajmëroi për kryerjen e hixhamit në venat e qafës dhe shpatulla.” (Ibn Maxhxheh)

(marrë nga artikulli i Dr.Ali Iljazit)

Cka të pish në mëngjes në lukth të zbrazët ? Ja cka bënte Muhamedi alejhi selam

$
0
0

Cka të pish në mëngjes ? Ja cka bënte Muhamedi alejhi selam

Gjithashtu i Dërguari i Allahut {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} e kishte zakon ndonjëherë të pinte mjaltë të tretur në një gotë me ujë sapo të zgjohej në mëngjes me lukth të zbrazët. Një zakon i tillë ka dobi të shumëfishta dhe sekrete të shumta.

Ibnu Xhuraixhi {Allahu e mëshiroftë} ka thënë: “Hani mjaltë, sepse ai është mjet i mirë për forcim [tonik]”. Imam Bukhariu {Allahu e mëshiroftë} e ka klasifikuar mjaltin si ilaç.

KALUAN TE KEQIJAT PREJ MEJE

$
0
0

“Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana Jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.
E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai do thotë: “Kaluan të këqiat prej meje!” Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.
Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.”
Suretul Hud 9-10-11
Ne lidhje me kete Ibn Kethiri ka thene:
“Allahu xh.sh.na njifton me njeriun si krijesedhe na pershkruan cilesite e tij te qortuara.
Nese njeriun e godet ndonji fatkeqesi pas rehatise,ai deshprohet dhe i humb shpresat per te ardhmen,ashtu siç perbus dhe mallkon te kaluaren e tij,sikur te mos kishte pare kurre te mira dhe begati.”
Po keshtu ndodh edhe me njeriun qe i vjen ndonji begatipas veshtiresise: Ai do te thote :
.
….ذَهَبَ السَّيِّئَاتُ عَنِّي ……….
“…….KALUAN TE KEQIJAT PREJ MEJE …….”
Suretul Hud–10.
Pra ai (njeriu )thote se nuk do ta e gjeje asnji e keqe pas kesaj.
Por ai qe e thote kete pas kesaj eshte ky qe e pershkruan Allahu ne fund te ajetit 10 te kesaj sure ( te sures Hud -10 )

….. إِنَّهُ لَفَرِحٌ فَخُورٌ
“…….VERTETE AI ( NJERIU ) ESHTE I SHFRENUAR DHE MENDJEMADH.”

O Allah na bej prej mirenjohesve dhe falemnderuesve dhe na ruaj nga mendjemadhesia
Marre naga libri *Mos u trishto*
Aid El Karni


Lutje shqip për shkatërrimin e sihrit të ngrënë dhe të pirë (zakonisht ata që kane probleme me vjellje dhe lukth)

$
0
0

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve. O Zot, Ty të përket i gjithë falënderimi, i hapur dhe i fshehtë. O Zot, Ty të përket i gjithë falënderimi, o Ti që je Një i Vetëm në pushtetin dhe sundimin tënd dhe je veçuar me madhështi dhe fuqi absolute.

Krijove e urdhërove, Ti nuk zhdukesh kurrë, nuk mungon e as nuk përfundon. Ti ekziston me Qenien Tënde, Lavdëruar qofsh, Ti je i Vetmi, i Madhërishëm në Lartmadhërinë e Tij, i Gjithëdijshëm me gjendjet e xhinëve dhe njerëzve, i Madh dhe i Lartësuar, Njohës i gjithçkaje, Lavdëruar qofsh, ti je Madhështori. Të falënderojmë o Zot me falënderimin e pejgamberëve, njerëzve të afërt e të mirë, dhe engjëjve të afërt.

O Zot, të falënderojmë ashtu siç pëlqen të dëgjosh nga robërit e Tu. O Zot, të falënderojmë me falënderime të shumta.
O Zot, bekoje robin dhe pejgamberin tënd Muhamedin alejhissalatu vesselam, dhe shokët e tij të mirë e të pastër.
O Zot, Ti je më i Madhi. O Zot, Ti je më i Madhi. O Zot, Ty të përket i gjithë falënderimi. O Zot, ne të lavdërojmë në mëngjes e në mbrëmje.
O Zot, Ti je Njohësi i të gjitha çështjeve. O Zot, Ti je Ai që zbrite librin, i urdhëron retë, i mposht kundërshtarët, e dënimi Yt është i ashpër.

O Zot, mposhti të gjithë magjistarët dhe ndihmësit e tyre. O Zot, Ti je Ai që zbrite librin, i urdhëron retë, i mposht kundërshtarët, e ndëshkimi Yt është i rreptë.
O Zot, mposhti të gjithë magjistarët dhe ndihmësit e tyre, O Zot, mposhti të gjithë magjistarët dhe ndihmësit e tyre. O Zot, vriti të gjithë ata, O Zot, mos e lë asnjë prej tyre.
O Zot, vriti të gjithë magjistarët dhe ndihmësit e tyre. O Zot,tek Ti kërkojmë strehim nga e keqja e tyre.
O Zot, prej Teje kërkojmë mbrojtje nga sihri dhe nyja e tyre, o i Fortë, i Gjihtëfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkojmë mbrojtje nga sihri dhe nyja e tyre. O Zot, zbrit tek ta dënimin e ashpër, O Zot, zbrit tek ta dënimin e ashpër, i cili nuk mund të zmbrapset dhe të cilin nuk mund ta largojë askush.

O Zot, shkatërroje më të fortin prej tyre, o Zot, shkatërroje më dinakun, më të madhin dhe më të fshehtin prej tyre.
O Zot, shkatërroje më të dijshmin me sihr dhe më të fortin. O Zot, shkatërroje secilin tiran kokëfortë, O Zot, shkatërroje secilin tiran kokëfortë, O Zot, shkatërroje secilin tiran kokëfortë dhe çdo djall arrogant, rebel.
O Zot, shkatërroje secilin që i sulmon me sihr robërit e Tu, o Zot, vriti që të gjithë ata, pasi ata janë të paaftë karshi Teje.
O Zot, shkatërroje çdo xhin magjistar i cili i vërsulet robërve Tu. O Zot, prej Teje kërkojmë strehim nga e keqja e tyre. O Zot, shkatërroje secilin që i sulmon me sihr robërit e Tu.
O Zot, vriti që të gjithë ata dhe mos e lë asnjërin prej tyre, pasi ata janë të paaftë karshi Teje.

O Zot, shkatërroji ata ashtu siç e shkatërrove popullin Ad dhe Themud. O Zot, shkatërroji ata ashtu siç e shkatërrove popullin e Lutit. O Zot, goditi ata me gurë, O Zot, goditi ata me gurë, O Zot, goditi ata me gurë. O Zot, goditi ata me gurë të pjekur nga balta.
O Zot, dërgoju atyre një erë të furishme. O Zot, dërgoju atyre një erë të furishme në një ditë tragjike të vazhdueshme.

O Zot, bëji ata sikur trungje të shkulura hurmash. O Zot, shkatërroji ata me një ulërimë të tmerrshme. O Zot, mos le asnjë gjurmë të tyre.
O Zot, dërgoju atyre një ushtri Tënde, dhe engjëj Tu. O Zot, zbrit tek ta dënimin tënd të dhembshëm dhe ndëshkimin tënd të ashpër. O Zot, dërgoju atyre një ushtri Tënde, dhe engjëj Tu.
O Zot, dërgoju atyre një ushtri Tënde, dhe engjëj Tu. O Zot, zbrit tek ta dënimin tënd të dhembshëm dhe ndëshkimin tënd të ashpër. O Zot, dërgoju atyre një ushtri Tënde, dhe engjëj Tu, ashtu që ta shijojnë dënimin e dhembshëm, e t’i godasin në fytyrë e në shpinë.

O Zot, bëje që ta shijojnë dënimin e dhembshëm. O Zot, zbrit tek ta dënim nga qielli. O Zot, fundosi me ujë ashtu siç e dënove popullin e faraonit. O Zot, dërgoju atyre yjet që shpojnë terrin, meteorë të zjarrtë, dhe stuhi shkatërruese.
O Zot, zbrit tek ta dënimin tënd të dhembshëm. O Zot, dridhi ata me një dridhje të fortë dhe mallkoji me një mallkim të madh.
O Zot, vrite secilin që bën magji dhe secilin që ka kaluar çdo kufi, dhe i mohon me kryeneçësi ajetet Tua. O Zot, ngarkoje atë me dënime të rënda.
O Zot, bëji yjet predha që t’i godasin ata, zekumin bëja ushqimin e tyre, dhe jepu të pinë ujë të vluar.

O Zot, fut frikë në zemrat e tyre dhe tmerroji ata. Largoji nga ajo që ata e dëshirojnë. Derdh mbi kokat e tyre ujë valë dhe shkriji me të çfarë kanë në barqe, shpinat e tyre, duart e këmbët.
O Zot, digji ata me një zjarr që do t’u vijë papritur, e do t’i trullosë, kështu që nuk do të mund ta shmangin nga fytyrat dhe trupat e tyre.
O Zot, bëji ata si drithë i korrur. O Zot, derdh mbi ta dënim. O Zot, mos lë kurrë asnjë prej tyre. O Zot, derdh mbi ta dënim të dhemshëm.
O Zot, kapi ata në pritë. O Zot, bëji ata si sana e copëtuar. O Zot, vendosi në qafat, duart e këmbët e tyre zinxhirë të hekurt. O Zot, dënoje secilin që ia kthen shpinën të vërtetës dhe është arrogant, që bën zili, lidh nyje dhe bën magji.

O Zot, dridhe tokën nën këmbët e tyre dhe dërgoju atyre dënim nga qielli, ndërprejau furnizimin. Nxiri nga fortifikatat dhe shtëpitë e tyre të nënshtruar e të poshtëruar.
O Zot, shkatërroje pushtetin e tyre, copëtoje grupin e tyre dhe prishjau armët dhe çdo gjë që e përdorin në magjitë e tyre kundër muslimanëve.
O Zot, prishjau magjitë e tyre kudo që janë dhe çfarëdo që të jenë. O Zot, shkatërroji çifutët dhe të krishterët dhe të gjithë ata që i përkrahin nga radhët e magjistarëve, o i Forti.
Me emrin e Zotit prishet çdo magji, me emrin e Zotit prishet çdo magji e ngrënë, me emrin e Zotit prishet çdo magji e pirë, me emrin e Zotit prishet çdo magji e ngrënë dhe e pirë, me emrin e Zotit prishet çdo magji e lidhur,

me emrin e Zotit prishet çdo magji e groposur, me emrin e Zotit prishet çdo magji e ruajtur, me emrin e Zotit digjet çdo magji e ruajtur, me emrin e Zotit prishet çdo magji e groposur në shtëpi. (me dhjetera here e perserit kete lutje)

O Zot, prej Teje kërkojmë mbrojtje nga dhuna e tyre, prita e tyre, përndjekja e tyre dhe ripërtrirja e tyre, O Zot, prej Teje kërkojmë mbrojtje nga durimi i tyre dhe durimi i djajve të tyre ,
O Zot, prej teje kërkojmë mbrojtje nga dëshirat e tyre, mashtrimeve dhe devijimeve të tyre, O Zot, largoji ata nga ne me çfarë do Ti, dhe si do Ti, Ne na mjafton Allahu, sa Ndihmës i mirë është Ai, na mjafton Krijuesi nga krijesa, na mjafton Furnizuesi nga i furnizuari, ne na mjafton vetëm Allahu, te Ai mbështetemi, te Ai kthehemi dhe te Ai është kthimi, nuk ka forcë e as fuqi pos me ndihmën e Allahut,

O Zot, luftoji magjistarët të cilët pengojnë nga rruga jote, i përgënjeshtrojnë të dërguarit e tu, nuk besojnë në premtimin tënd, i lëndojnë robërit e tu dhe i luftojnë njerëzit e tu të afërt, O Zot, përçaji fjalët e tyre, o Zot fut frikë në zemrat e tyre, o Zot dërgo mbi ta dënimin tënd, o Zot i vërtetë, O Zot, na ndihmo ne dhe mos ndihmo kundër nesh,
o Zot bëj që të ngadhënjejmë e mos bëj që të ngadhënjehemi, na udhëzo dhe na lehtëso udhëzimin, O Zot, na jep neve kurthin e mos e bëj atë kundër nesh dhe na ndihmo kundër atyre që na bënë zullum,

O Zot, kërkojmë me fuqinë tënde me të cilën i mban shtatë qiej që t’na e largosh fuqinë e magjistarëve, djajve, xhinëve e rebelëve, pasi Ti ke fuqi më të madhe, e dënimi yt është më i ashpër,
O Zot, shëro, Ti je Shërues, nuk ka shërues pos Teje dhe nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim pas të cilit nuk ka sëmundje, O Zot, qartësoja magjinë secilit që i është bërë, o Zot, qartësoja çdo të prekuri nga magjia vendin e magjisë, o Zot, qartësoja çdo të prekuri nga magjia sëmundjen dhe ilaçin e tij, Zoti ynë është Allahu që është në qiell,

Zoti ynë është Allahu që është në qiell, i shenjtëruar qoftë emri Yt, caktimi Yt është në qiell e tokë, ashtu sikurse mëshira Jote që është në qiell, bëje mëshirën Tënde në tokë, na fal mëkatet tona, Ti je Zoti i të mirëve, Ti je Zoti i të dobtëve, Ti je Zoti i të prekurve nga magjia që kërkojnë ndihmë nga Ti, Ti je i vetëm që largon belanë, që largon vështirësinë, e largon brengën dhe magjinë, o më i mëshirshmi Mëshirues,

O Zot, zbrite mëshirën nga mëshira Jote, O Zot, zbrite mëshirën nga mëshira Jote, e cila përfshin çdo gjë dhe shërim nga shërimi Yt, zbrite shërimin nga shërimi Yt për çdo magji ashtu që të prishet, O Zot, zbrite shërimin nga shërimi Yt për çdo magji që të zhduket,

O Zot, zbrite shërimin nga shërimi Yt për çdo magji që të zhduket, që të digjet, për çdo magji që të dalë, për çdo magji që të prishet. Ti je i Gjithëfuqishëm për çdo gjë dhe e ke në dorë përgjigjen, O Zot i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokës, Njohës i të padukushmes dhe i të dukshmes, Ti gjykon mes robërve Tu për ato që ata nuk pajtohen mes tyre, na udhëzo në ato çështje ku ka përçarje, Ti udhëzon kë do Ti në rrugën e drejtë,

Zoti ynë, mos na lë në veten tonë e të shkatërrohemi, tek Ti mbështetemi, prandaj të lutemi largoje belanë, o Zot, largoje belanë, o Zot, largoje çdo bela, O Zot, na e qartëso sëmundjen dhe ilaçin,
O Zot, na e qartëso sëmundjen dhe ilaçin, O Zot, kjo është lutja jonë drejtuar Ty, e prej teje presim përgjigje, ky është mundi ynë e tek Ti është mbështetja, Paqja e Zotit qoftë për pejgamberin tonë, Muhammedin (alejhissalatu vesselam), familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

A e ke ditur këtë për magjinë ?

$
0
0

Ndikimi i magjisë

Shumë njerëz mendojnë se magjitë bëhen vetëm për të ndarë bashkëshortët, për t’i bërë dy persona të duhen me njëri-tjetrin apo për të pasur fat dhe nje punë të mirë. Por magjia shkon shumë më larg se kaq.

Magjia mund të bëhet për të vrarë, për ta çmendur dikë apo për ta sëmurë me sëmundje nga më të ndryshmet. Ajo ndikon për të ndarë bashkëshortët duke i bërë të urrejnë njëri-tjetrin, për të “lidhur” bashkëshortët  nga njëri-tjetri e mos të arrijnë të kryejnë dot marrëdhënie, ose për dështimin e shtatzanisë, ose për të mos mbetur gruaja shtatzanë, për hemoragji ose ç’rregullim të ciklit menstrual tek gratë, për ta shtyrë personin të kryejë imoralitet, për të përçarë familjen, për torturimin  e personit duke i shkaktuar pagjumësi, largim të oreksit, ankth, hidhërim, dhimbje në trup, për të vrarë dikë apo duke e shtyrë njeriun të vrasë veten, për shkatërrimin e bisnezit, për të ndryshuar natyrën dhe moralin e njeriut, për sëmundje të ndryshme, për shkatërrimin e të mbjellave apo të bagëtive, për të tharë puset dhe burimet etj.

Mbrojtja nga magjia

$
0
0

Mbrojtja nga magjia

  1. Besimi i pastër dhe njësimi i Allahut në adhurim është një mburojë shumë e fortë dhe më kryesorja kundër magjisë dhe magjistarëve.
  2. Kryerja e praktikave fetare islame të obliguara nga feja si: falja e namazit, lëmosha, agjërimi etj.
  3. Largimi nga gjynahet dhe padrejtësitë.
  4. Leximi i Kur’anit, sidomos i sures el-Bekare.
  5. Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje.
  6. Pasja kujdes nga magjistarët dhe nga kushdo tjetër që ka lidhje me ta, etj. .

Mjekimi i magjisë

$
0
0

Mjekimi i magjisë

Magjia mund të mjekohet me këto forma:

  1. Shtimi i kërkimit të faljes së gjynaheve(istigfari) sepse nuk zbret asnjë sprovë veçse për shkak të gjynaheve dhe largohet me pendim te Allahu.
  2. Kthimi te Allahu me pastrimin e besimit, mbështetja te Ai për largimin e vështirësisë, kënaqja me caktimin e Tij dhe mos humbja shpresë në ardhjen e shërimit. Duhet ditur se e keqja nuk bie veçse me caktimin e Allahut dhe vetëm Ai e ka në dorë heqjen e saj dhe shërimi është vetëm se në dorën e Tij dhe se vetëm Atij i kërkohet.
  3. Përdorimi i rukjes(fryrjes, yshtjes) sipas rregullave të fesë Islame të bazuara në Kur’an dhe në traditën e të dërguarit të Allahut,  Muhamedit(Lavdërimi dhe Shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Veçojmë rukjen apo çyshtjen e cila lexohet ose dëgjohet me përqëndrim dhe me qëllim për prishjen e magjisë.
  4. Lutja e vazhdueshme e Allahut me qëllim që Ai ta prishë magjinë.
  5. Kryerja e veprave të mira si përmendja e Allahut, leximi I Kur’anit, dhënia e sadakasë(lëmoshës), respektimi i prindërve etj. .
  6. Konsultimi me personat që kanë përvojë në këtë fushë(mjekuesit me Kur’an)

Lutja që i largon brengat dhe i shlyen borxhet!

$
0
0

Lutja që i largon brengat dhe i shlyen borxhet!

Për ata që kanë brenga, mërzi, paaftësi, përtaci, koprraci, frikë, borxhe dhe presion nga njerëzit (e sigurisht se çdonjëri prej nesh e ka ndonjëren prej tyre), ua preferoj këtë lutje që na e tregoi i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ve selam)!

Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) një ditë hyri në xhami, aty e pa të ulur një burrë nga ensarët që quhej Ebu Umame dhe e pyeti:” O Ebu Umame po qëndron në xhami edhe pse nuk është koha e namazit”? Ai tha: Brengat më kanë kapluar dhe borxhet më kanë mbuluar, o i Dërguari i Allahut!
E i Dërguari i Allahut i tha:” A t’a mësoi një lutje që nëse e thua Allahu t’i largon brengat dhe borxhet?
Ai tha: Gjithsesi o i Dërguari i Allahut!
E ai i tha:” Në mëngjes dhe mbrëmje thuaj: O Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe mërzia, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe shtypja e njerëzve mizorë”.
Ebu Umame tha: E thashë këtë(lutje) e Allahu m’i largoi brengat dhe borxhet! (Buhariu)

Përgatiti hoxhë: Fadil Musliu

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>