Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

6 ajetet e shërimit

$
0
0

6 ajetet e shërimit

“Thuj:Ai eshte per besimtaret udhezues e sherues. (Fusile,44)

“Ne te shpallim Kuranin qe eshte sherim dhe meshire per besimtaret”(El-Isra,82.)

”Dhe kur semurem Ai me sheron.”(Esh-Shura,80)

”Nga barqet e tyre (bleteve)del leng,ngjyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilen ka sherim(bar-ilaç)per njerzit.(En-Nahl,69)

…..e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë. ( Surja Tevbe 14  )

O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. (Junus,57)


Duatë e gjumit

$
0
0

a)Kur bijmë të flejmë:

Muhammedi alejhiselam thotë: “Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t’i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë:

BISMIKE RABBI VED’ATU XHENBI VE BIKE
ERFE’UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE
IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA TAHFEDHU
BIHI `IBADEKES-SALIHIN.

[“Me emrin Tënd o Zoti im shtrihem dhe me emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin mëshiroje e nëse e kthen, mbroje me atë që i mbron robërit e tu të mirë”.] (Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre).

b) Kur zgjohemi nga gjumi:

ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA’DEMA
EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR

[“Falënderimi i takon All-llahut, i cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim dhe Atij i rikthehemi”.](Buhariu nga Ebu Dherr-rr el Gaffariu).

El-hamdu lil-lahil-ledhi ahjana ba`de ma ematena ue ilejhin-nushur.

– Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur dhe tek Ai është tubimi.
(Transmetojne Buhariu (Fet-hul Bari 11/113) dhe Muslimi 4/2083.

La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kuli shejin kadir. Subhan-All-llah uel-hamdu lil-lah ue la ilahe il-laAll-llah uAll-llahu Ekber ue la haule ue la kuvvete il-la bil-lahil Alijjil Adhim. All-llahummagfirli.”

– S`ka të adhuruar tjetër përvec All-llahut Një dhe të Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi cdo send. I Madhërishëm qoftë All-llahu, Falënderimi i takon All-llahut, s`ka të adhuruar tjetër përvec All-llahut, All-llahu është më i Madhi, s`ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut të Lartmadhërishëm, – pastaj lutet dhe thotë: “O Zoti im, më fal.”,
(Transmetojnë Buhariu ( Fet-hul Bari 3/39) dhe të tjerë. Hadithin me këtë version e transmeton edhe Ibën Maxheh (Sahih Ibën Maxheh 2/235).

(Kush e thotë këtë, do t`i falen mëkatet, e nëse lutet do t`i pranohet lutja, e nëse ngrihet e merr abdes dhe falet, do t`i pranohet namazi.)

El-Hamdu lil-lahil-ledhi a`fani fi xhesedi ue redde alejje ruhi ue edhine li bi dhikrihi.

– Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili ma mbrojti trupin, ma ktheu shpirtin dhe ma mundësoi që ta përmend Atë

10 Duatë e mëngjesit dhe mbrëmjes

$
0
0

1

Eudhu bi kelimatil-lahit-tamati min sherri ma halek. (tri herë)

Kërkoj mbrojtje në fjalën e përsosur të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që e ka krijuar.

2
Bismil-lahil-ledhi la jedurru measmihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim. (tri here)

Po filloj me emrin e Allahut, me emrin e cilit nuk mund të dëmtojë asgjë në tokë as në qiell, kurse Ai dëgjon çdo gjë dhe din çdo gjë.

3
El-hamdu lil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi mubareken alejhi ke ma juhibbu rabbuna ve jerda.

Falënderoj Allahun, me falënderim të plotë dhe të bukur, plot bekim, të përmbushur me bekime ashtu siç e dëshiron dhe me çka është i kënaqur Zoti ynë.

4
All-llahumme inni es’eluke bi enne lekel-hamde la ilahe il-la entel-mennanu bedius-semavati vel-erdi dhul-xhelali vel-ikrami, ja hajju ja kajjum.

O Zot, unë të lutem ngase Ty të përket çdo mirënjohje. Nuk ka zot pos Teje, që ofron të mira, që prej asgjëje krijove qiejt dhe tokën, cilit i përket madhështia dhe nderi, o i Gjalli, që mirëmban çdo gjë!

5
All-llahumme asbahna ve asbehal mulku lil-lahi vel-hamdu lil-lahi la ilahe il-lell-llahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kuli shej’in kadir. Rabbi es’eluke hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma ba’dehu. Rabbi eudhu bike minel-keseli ve suil-kiber. Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nari ve adhabin fil-kabr.

Kemi aguar, ndërsa njëkohësisht ka aguar edhe mbretëria dhe pushteti i Zotit. Falënderojmë Allahun! Nuk ka zot tjetër pos Allahut Një. Atij i përket mbretëria dhe pushteti, Atij i përket mirënjohja dhe ai mundet çdo gjë. O Zot, të lutem t’ma ofrosh mirësinë e ditës së sotme dhe të mirën pas saj. Nga Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja e ditës së sotme dhe e keqja pas saj. O Zoti ynë, prej Teje kërkoj mbrojtje nga përtacia dhe pleqëria e shëmtuar. O Zot, prej Teje kërkoj mbrojtje nga dënimi në zjarr dhe dënimi në varr!

6
All-llahumme fatires-semavati vel-erdi alimel-gajbi vesh-shehadeti rabbe kul-li she’jin ve melikehu, eshhedu en la ilahe il-la ente. Eudhu bike min sherri nefsi ve sherrish-shejtani ve shirkihi ve en akterife ala nefsi suen ev exhurrehu ala muslim.

O Zot, Krijues i qiejve dhe tokës, që din çdo gjë që është e fshehur dhe e dukshme, Sundimtar dhe mbret i gjithëçkaje! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Teje. Kërkoj ndihmën tënde nga prapësia e pasionit tim, nga e keqja e shejtanit dhe pabesia e tij, si dhe nga ajo që vetvetes t’i shkaktoj të keqe ose t’ia shkaktoj ndonjë muslimani tjetër!

7
All-llahumme inni es’elukel-afijete fid-dunja vel-ahire. All-llahumme inni es’elukel-afve vel-afijete fi dini ve dunjaje ve ehli ve mali. All-llahummes-tur avrati ve amin rev’ati. All-llahumeh fazni min bejni jedejje ve min halfi ve an jemini ve an shimali ve min fevki ve eudhu bi adhametike en ugtale min tahti.

O Zot, unë prej Teje kërkoj mbrojtje në këtë dhe në botën tjetër! O Zoti im, unë prej Teje kërkoj falje dhe qëndrueshmëri në fenë time, në punët e mia të kësaj bote dhe në familjen time! O Zot, më mbulo turpet e mia dhe më ofro mbrojtje dhe siguri nga ajo prej çkahit frikohem! O Zot, më ruaj përpara meje, prapa meje, nga ana e djathtë imja dhe nga ana e majtë imja, nga lart dhe mbështetem në Madhështinë Tënde se nuk do të rrëmbehem nga poshtë!

8
All-llahumme inni dhalemtu nefsi dhulmen kethiren ve la jagfirudh-dhunube il-la ente fagfir li magfireten min indike verhamni inneke entel-gafurur-rahim.

O Zot, unë i kam shkaktuar shumë tirani dhe padrjetësi vetvetes sime, ndërsa mëkatin nuk e falë askush pos Teje, andaj më dhuro faljen nga ana Yte dhe më mëshiro, ngase Ti je ai që falë dhe tregon mëshirë!

9
Redina bil-lahi rabben ve bil-islami dinen ve bi muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme resulen ve nebijja.

Jemi të kënaqur me Allahun si sundimtar, me Islamin si fê dhe Muhammedin – bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë me te – si pejgamber dhe i dërguar!

10
All-llahumme ma asbeha bi ni’metin ev bi ehadin min halkike fe minke vahdeke la sherike leke fe lekel-hamdu ve lekesh-shukr.

O Allah, çdo e mirë që ka aguar te unë ose te cilido prej krijesave Tua është vetëm prej Teje. Ti nuk ke shok. Për Ty janë të gjitha falënderimet dhe respektet.

Duaja per largimin e kurthave te shejtanit

$
0
0

EUDHU BI KELIMATIL-LAHIT TÄMMÄTI EL-LETI LA JUXHÄVIZUHUNNE BERRUN VE LA FAXHIRUN MIN SHERRI MA HALEK, VE BERE-E VE DHER-E, VE MIN SHERRI MA JENZILU MINES SEMÄI, VE MIN SHERRI MA JA’ERUXHU FIHA, VE MIN SHERRI MA DHERE-E FIL ARDI, VE MIN SHERRI MA JEHRUXHU MINHA, VE MIN SHERRI FITENIL LEJLI VEN NEHÄR, VE MIN SHERRI KUL-LI TÄRIKIN IL-LA TÄRIKAN, JETRUKU BI HAJRIN, JÄ RAHMÄN..

(( Kerkoj mbrojtje me fjalet e persosura te Allahut, te cilat nuk mund ti tejkaloje asnje i devotshem e as i prishur, nga demi i asaj qe ka krijuar, e ka krijuar nga asgjeja dhe e ka shperndare, nga demi i asaj qe zbret nga qielli, nga demi i asaj qe ngjitet ne te, nga demi i asaj qe eshte mbi toke dhe i asaj qe del nga ajo, nga demi i sprovave te nates dhe te dites dhe nga demi i ndodhive te nates pervec ndodhive qe sjellin te mira, o i Gjithmeshirshem))) >>Ahmedi 3/419 me sened te vertete. Iben Sunnij nr. 637..

Abdulkader Arnauti e ka vertetuar senedin e tij ne vleresimin e tij te librit te Tahaviut, fq 133.

Kush hyn në treg dhe thotë

$
0
0

Muhammedi alejhisselam thotë: ” Kush hyn në treg dhe thotë:

LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA
SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL
HAMDU JUHJI VE JUMIT, VE HUVE HAJJUN LA
JEMUT, BI JEDIHIL HAJR, VE HUVE `ALA KUL-LI
SHEJ’IN KADIR

[” Nuk ka hyjni jetër përveç All-llahut, i vetëm është Ai, nuk ka shok, për Të janë sundimi dhe falënderimi, ngjallë dhe vdes, Ai është gjallë dhe nuk vdes, në dorë të Tij është hajri dhe për gjithçka është caktues.”]

…ia shkruan All-llahu me mijëra të mira, ia fshin me mijëra të këqija dhe e ngrit me mijëra shkallë.” (Hadithi hasen, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Umer bin Hattabi).

Kur ndokush nga ju ndien dhembje në trup le ta vendosë dorën e tij mbi vendin që ndien dhembje e të thotë

$
0
0

KUR NDIEJMË DHEMBJE A NGACMIME NË TRUP

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë:

“(Kur ndokush nga ju ndien ngacmime e dhembje në trup) le ta vendosë dorën e tij mbi vendin që ndien dhembje e të thotë: ”BISMIL-LAH, BISMIL-LAH, BISMIL-LAH. Më pas shton shtatë herë: UE EUDHU BIL-LAHI UE KUDRETIHI MIN SHERR-RRI MA EXHIDU UE UHADHIRU.”

“Me emrin e Allahut.Me emrin e Allahut. Me emrin e Allahut. Kërkoj mbrojtjen e Allahut, që paracakton gjithçka, që të më ruajë nga dhembja
që ndiej a që po më afrohet.”

Me këto lutje mbrojini gratë dhe fëmijët tuaj

$
0
0

Xhibrili a.s i kish ardhur Pejgamberit a.s dhe e kish parë të mërzitur. I tha: Ç’është kjo mërzitje në fytyrën tënde o i dërguar i Zotit?
– Hasanin dhe Huseinin (dy nipat), nuk i kam mirë, duket se i kanë marrë mësysh..
-Në fakt goditja e syrit është e vërtetë, tha Xhibrili. Andaj të mësoj sesi ti mbrosh nipat e tu me këto fjalë. 
Thuaj: Zoti im i Plotfuqishëm, Me Krenarinë e përhershme, Me Fytyrën më fisnike, Me Fjalët më të Plotësuara, Pranues i lutjeve tona, mbroje Hasanin dhe Huseinin nga shpirtrat e xhindeve dhe nga goditjet e syrit të njerëzve..

Pasi Pejgamberi a.s i tha këto,Hasani dhe Huseini u ngritën në këmbë dhe nisën të luajnë me gjyshin e tyre.
Pastaj Pejgamberi a.s tha: Me këto lutje mbrojini gratë dhe fëmijët tuaj. Sepse këto janë lutjet më të mira.
(Transmetuar nga Ibn Asakir në Kenz el Umal)

TRANSLITERIM..

Allahumme dha Sultanil adhijm. Dhal Mennil Kadim, dhal Wexh’hil Kerim, wel Kelimatit Tamat, we Da’ watil mustexhabat, Afi (Emrin e fëmijës) min nefesil xhinni wel eajuni nas.

Rënia e flokëve për shkak të sihrit apo mësyshit

$
0
0

Rënia e flokëve për shkak të sihrit apo mësyshit



Dy pasione (ushqimi dhe mardhëniet intime)

$
0
0

Dhënja pas pasioneve
Ekzistojnë dy lloje pasioneshasioni I stomakut dhe I organit gjenital.

Imam Ebu Hamid el Gazaliu,në vepren e tij Ilja ulumu din thotë:Stomaku është burim I pasioneve,vend ku e kan fillin të gjitha llojet e sëmundjeve.Barku e ndjek pasionin e organit gjenital dhe dëshirën e madhe që ta kënaqë atë.këto dy pasione(ushqimi dhe mardhënjet intime)I ndjek dëshira e madhe për prestigj dhe pasuri,e kjo është mjet,me ndihmen e të cilit zgjërohen dhe përforcohet dëshira për mardhënje intime dhe ushqim.Pastaj pason grumbullimi I pasurisë dhe forcimi I ndikimit,nga I cili burojnë llojet e ndryshme të marrëzisë,konkurencës dhe xhelozisë.Nga këto dy lloje pasionesh(grumbullimit të pasuris dhe forcimit të ndikimit)autoritetit lind sëmundja e hipokrizis(dyftyrësisë),e krenaris së qoroditur,e shumimit(të pasuris)dhe arrogancës,e cila kalon në shpirtëligësi,smirë,armiqësi dhe neveri.Ai që jepet pas kësaj,apo e drejton kah përdhunimi,kobi dhe shfrenimi e që të gjitha këto janë rezultat I mospërfilljes së stomakut ,ngopjes dhe përmbushjes së pakontrolluar (të dëshirave të tij).Njeriu,pot a forconte epshin e tij për ushqim me uri dhe po t’I ngushtonte lëvizjet e shejtanit,ai në këtë mënyrë do ta detyronte (shpirtin) e tij që t’I bindet vetëm Allahut të Lartësuar.

Ky është komentimi I Imam ebu Hamid el Gazaliut mbi hadithin e të Dërguarit s.a.v.s Ne jemi popull,që nuk ham derisa të mos uritem,e kur ham nuk ngopemi.
Prandaj,vëllau im ,ndiqe këshillën e të Dërguarit tonë s.a.v.s dhe ke kujdes që të mos u jepësh pasioneve të stomakut dhe të organit gjenital.Që të dyja këto pasione e shkatërrojnë njeriun dhe e largojnë prej Allahut,e kjo do të thotë të ekspozuarit sulmeve të shëjtanit.

PERSONI I CILI KA TELASHE,PROBLEME,BRENGA,DERT APO I SHQETËSUAR

$
0
0

PERSONI I CILI KA TELASHE,PROBLEME,BRENGA,DERT APO I SHQETËSUAR…..Me kufje-(dëgjuese) le ti dëgjoje me NIJET SHËRIMI.

Cdo dite degjoje

Fjalët, duaja që duhet të themi para se të hyjmë dhe dalim nga tualeti!

$
0
0

Tualetet, janë ambjentet të cilat mbajnë më shumë papastëri për sa ju përket ambjenteve të tjera. Duke qënë të tilla këto ambjente janë të predispozuar të mbajnë dhe krijesa të tjera të cilët mund të ndikojnë në jetën njerzore. Muslimani dhe muslimania e ka të qartë dhe është i bindur që çdo krijesë është krijim i Krijuesit të Gjithësisë dhe vetëm Ai ka fuqi dhe pushtet mbi çdo gjë! Është e këshillueshme që para dhe pas daljes nga tualeti të thuhet duaja përkatëse me qëllim që njeriu të jetë i mbrojtur! Fjalët që duhet të themi janë:

                                    Para hyrjes në Tualet

[Bismil-lah] All-lláhumme inní e údhu bike minel-hubthi vel-habáithi.

Me emrin e All-llahut, O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga djalli mashkull apo femër dhe nga çdo vepër e ndytë.

Buhariu 1/45 dhe Muslimi 1/283, shtojcën (Bismil-lah) në fillim të hadithit e transmeton Seid ibën Mensuri “Fet-hul-Bari” 1/244.

Pasi dalim nga Tualeti

Gufráneke.

Kërkoj faljen Tënde o Zot.

Autorët e katër Suneneve përveç Nesaiut i cili këtë hadith e transmeton në librin e tij “Amelul-jevmi vel-lejleti” “Zadul-Mead” 2/387.

Kur magjia eshte e rende duhet te kendohet BEKARE 7 here ne dite

$
0
0

Kur magjia eshte e rende duhet te kendohet BEKARE 7 here ne dite edhe me shume inshallah

Nje moter muslimane lexonte el bekaren 7 here ne dite dhe ne enderr ajo shikonte sexhde dhe kjo gje i shfaqeshe ç’do nate.Kaloi nje kohe rreth 6 muaj dhe me ndihmen e All-llahut ajo u sherua e kjo moteer eshte nga vendet arabe dhe e pyeti shejhun;O shejhu im, nuk e di se ç’gjykim ka nga sheriati por do kisha deshire qe mos te sherohesha se kur isha semure une e madheroja me shume All-llahun se sa tani qe jam sheruar.Shejho thote se mu kane mbushur syte me lote nga besimi i kesaj vajze SUBHANALLAH

 

Duaja kur kemi dhimbje në trup! Fjalët që duhet të themi.

$
0
0

Është e zakonshme që gjatë jetës njeriu të pësojë dhimbje në trup. Në të shumtat e rasteve njerzit hutohen dhe nuk dinë çfarë të bëjnë.

Fjalët që duhet të themi janë:

Bismil-lah.(3 herë) E’udhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhádhiru. (7 herë)

Në emër të All-llahut. Kërkoj mbrojtjen e All-llahut me fuqinë e Tij nga e keqja e kësaj që ndiej dhe frikësohem.

Muslimi 4/1782.

Lutje për fëmijët

$
0
0

Fëmijët kanë një rol të rëndësishëm në familje. Kjo për faktin se në disa momente roli i tyre ndikon dhe në gjëndjet emocionale të prindërve dhe të familjes! Shpësh-herë fëmijët janë të predispozuar të preken nga mësyshi! Prindërit e tyre, nga pa dituria, ose keq informimi iu japin me vete fëmijëve hajmali të kota, të pa vlera dhe jo të dobishme për ti mbrojtur ata nga syri. Hajmalitë janë të pa dobishme, dhe nuk kanë efekt në mbrojten e fëmijëve nga mësyshi.

Trasmetohet se Pejgamberi Alejhi Selam, për nipat e tij, Hasanin dhe Hysenin bënte këtë lutje: U’idhukuma bi kelimatil-lahit-tammeh

min kul-li shejtanin ve hammeh ve min ku-li ajnin ve lameh. 

Lus All-llahun qe t’iu mbroje me fjalët e tij te plota, nga çdo shejtan, nga çdo dyshim e keqe i tij dhe prej syrit të keq. 

Buhariu 4/119

Do te mjaftonte vetem surja “El Fatiha” per t’u kuruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit

$
0
0

Allahu i Madheruar thote: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44]

Dhe thote: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82]. 
Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj.
Do te mjaftonte vetem surja “El Fatiha” per t’u kuruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me te. Si behet kjo? Dije se te gjitha ajetet qe lexohen per sherim, lutjet dhe rukjet e ndryshme qe kane ardhur ne Kuran dhe Sunet, jane te dobishme dhe sheruese ne vetvete, por megjithekete ato kerkojne pranim nga zemra dhe vendosmeri te forte nga i semuri. Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t’i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut.
Duke qene se zemra i nenshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmeri te forte ne kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atehere njeriu sherohet me sherim te plote nga Allahu i Madheruar, sepse ne kete rast ka ndodhur ajo qe ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204].
Muslimani duhet te lexoje sa me shume Kuran, ose te degjoje sa me shume Kuran nese nuk mund te lexoje, dhe te perpiqet sa me shume qe te mesoje te lexoje Kuranin arabisht, sepse keshtu ai ruan veten dhe shtepine tij nga çdo e keqe dhe e lidh ate me Allahun e Madheruar, dhe keshtu nuk mbet me vend per te keqen, as per stres e as per semundje, as per magji e as per xhin, por vetem per engjej e per hajer, e Allahu eshte Ai i cili e ka ne dore suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa me shume.

Trajtimi i Helicobacter Pylori-t me terapin e Kupave ( Hixhamen), mjaftê efektive pêr një problem si ky!

$
0
0

Trajtimi i Helicobacter Pylori-t me terapin e Kupave ( Hixhamen), mjaftê efektive pêr një problem si ky!

Helicobacter pylori është prezent në pothuajse gjysmën e popullatës së botës.

Shumica e njerëzve të infektuar me helikobakter Pylori nuk kanë simptoma , dhe nuk shfaqin kurrë probleme. 
Megjithatë H.pylori mundë të shkaktojë një sërë problemesh të traktit tretës,duke përfshirë ulçerën dhe në disa raste të rralla edhe kancerin e stomakut.
Deri më tani ende nuk është e qartë përse disa njerëz me H.pilori shfaqin probleme dhe disa jo!!

Simptomat më të shpeshta:

~Kapsllëk të shpeshta dhe diarre
~Urthvjellje
~Ashpërsia dhe dhimbje barku
~Të vjellura
~Alergji
~Tretje të dobët të produkteve të mishit
~Humbje e flokëve
~Shije të keqe dhe fryma e keqe (në mungesë të problemeve të dhëmbëve)
~Mbushje të shpejtë pasi të hahet
~Dhimbje periodike në stomak etj.

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi( Çertifikuar për Hixhame)

Kurani është shërim nga sëmundjet psikologjike, si stresi, depresioni, ankthi

$
0
0

Kurani është shërim nga sëmundjet psikologjike, si stresi, depresioni, ankthi, tensioni etj. Sot, pothuaj 50 % e atyre që lëngojnë nga probleme të tilla, i kanë kronike. Më e çuditshmja është se kur flitet për stresin dhe depresionin, sheh që prej tij vuajnë si i madhi dhe i vogli, si pushtetarët ashtu dhe masat, si tregtari dhe ministri, si burri dhe gruaja. Me këtë rast, dua të sjell përvojën e doktor Ahmed Kadi, në qendrën mjekësore shkencore në Panama, në SHBA.

Ai bashkë me një grup mjekësh kanë bërë një sërë eksperimentesh me myslimanë dhe jomyslimanë nga ata që nuk e dinin gjuhën arabe. Ai u lexonte Kuran dhe maste ndikimin e Kuranit në mendjet dhe trupin e tyre. Ai tregon se 97 % e personave ndikoheshin nga leximi i Kuranit, i cili u falte qetësi dhe prehje. Përvojën e tij ai e hodhi në një libër të cilin e titulloi: “Ndikimi i leximit të Kuranit në funksionet biologjike të trupit” Kurani e pajis njeriun me qetësi, prehje, shpresë dhe energji. Fjala: “La haule ve la kuvete il-la bil-lah – Nuk ka fuqi përveçse fuqisë së Allahut” ka një ndikim të çuditshëm tek njeriu. “Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse fuqisë së Allahut.” (Kehf, 39) Ajo fal mbrojtje dhe siguri, si dhe garanton ndryshim e përmirësim.

ARTI I LASHTË I SHËRIMIT

$
0
0

ARTI I LASHTË I SHËRIMIT

E njohur për shumë shekuj dhe shoqëri të ndryshme tani aplikohet me tē madhe pothuajse nē të gjitha vendet e botës!

Kjo praktikë e vjeter pastron gjakun nga përzierjet e dëmshme që janë qeliza gjaku të plakura dhe të dobëta që nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrën e kërkuar, si furnizimi i trupit me ushqyes të mjaftueshëm dhe mbrojtja e tij nga sëmundjet. Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.

Hixhamja është një praktikë e vjetër mjekësore, e njohur për shumë shoqëri njerëzore, duke filluar nga Egjipti i lashtë që nga viti 2200 para Isait ( Krishtit), në Asiri që nga viti 3300 para lindjes së Isait (Krishtit) deri në Kinë. Hixhamja së bashku me akupunkturën kineze janë shtyllat më të rëndësishme të mjekësisë tradicionale kineze deri më sot.

Arabët e vjetër e njohën Hixhamen dhe më pas erdhi i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) i cili e lavdëroj këtë praktikë, duke thënë, siç thuhet te Buhariu, se: “Mënyra më e mirë që mund të kuroheni, është hixhamja.”
Mandej ai e praktikoj këtë praktikē edhe vet disa her dhe nxiti njerzit ta praktkojnë atë duke thënë: “Ky hixham është ilqa për çdo sëmundje”

Hixhamja ka përfaqësuar një pjesë thelbësore të praktikave tradicionale mjekësore për shumë prej shoqërive të botës, por që pas përhapjes së mjekësisë perëndimore “koloniale” në të gjitha vendet e botës, dhe konsiderimit të saj si “mjekësia e vetme” që duhet praktikuar, kurse të gjitha të tjerat u quajtën bestytni dhe mashtrim, dhe pasi u përhapën me forcë kompanitë farmaceutike, të gjitha sistemet dhe praktikat tradicionale mjekësore u zmbrapsën në hije, duke mbetur vetëm disa mbetje të vogla këtu e atje në disa vende të Gjirit – si një praktikë tradicionale informale – dhe në Kinë dhe në shoqëritë e Azisë Lindore –si një pjesë për të ruajtur trashëgiminë tradicionale mjekësore.

Dhe tani, praktikat tradicionale kanë filluar të përhapen përsëri me vrull në vendet e Perëndimit dhe të Lindjes.

Përzgjodhi dhe Përshtati inf.Qendresa Paqarizi (Çertifikuar për Hixhame)

Lumturia e vërtetë dhe qetësia shpirtërore

$
0
0

Lumturia e vërtetë dhe qetësia shpirtërore gjenden në nënshtrimin ndaj urdhrave të Krijuesit dhe Rregulluesit të kësaj bote. Zoti thotë në Kuran: “Vetëm në përmendjen e Allahut gjejnë prehje dhe qetësi zemrat…” (13: 28) Nga ana tjetër, ai që i kthen shpinën Kuranit, do të ketë një jetë të vështirë në këtë dynja. Allahu thotë: “Kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër.” (20:24) Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëz kryejnë vetëvrasje megjithëse janë të pasur e jetojnë në luks. Le të marrim për shembull Ket Stivens (tani Jusuf Islam), ish-këngëtar popi i famshëm, i cili kishte raste që fitonte 150.000 USD në natë; pasi u bë musliman, ai gjeti lumturinë dhe paqen që nuk kishte arritur të gjente në suksesin material.

Si pinte ujë i Dërguari i Allahut (alejhi we selam)?

$
0
0

Si pinte ujë i Dërguari i Allahut (alejhi we selam)?

Ai pinte ngadal, dhe jo shpejt sepse kur uji pihet shpejt ai hyn ne lukth bashkë me ajrin dhe shkakton dhimbje, fryerjen ne stomakut, pamundëson lëvizshmërin e lukthit dhe vështërson tretjen e ushqimit.Ai ( sal Allahu alejhi hi we selam) kur pinte ujë pushonte tri herë duke marrur frymë jashtë enës e jo në enë.

Ubu Neimi transmeton se kur Pejgamberi sal Allahu alejhi we selam pinte ujë dhe tri herë pushonte për të marrë frymë, e fillonte me bismilah dhe e përfundonte me falenderim Allahut.

Uji nuk bën të pihet para dhe gjatë ngrënjes,e pas ngrënjes duhet të pi gjysmen e asaj që do tua shuaj etjen,,sepse kjo është më e mirë për tretje. Duhet të shmangur ujit tepër të ftohtë sepse kjo dëmton organet e frymëmarrjes, e sidomos pas ushqimit djekës, ëmbëlsirave, pemëve dhe pas mardhënjeve seksuale.Dhe nuk bën që njëkohësisht të pihet ujë nga pusi dhe lumi dhe nuk bën që të pihet uji shpejt, sepse nga kjo mund të sëmuret mëlqia.

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>