Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

MËNYRA E SHËRIMIT PREJ PREKJES SË XHINËVE DHE SIHRIT

$
0
0

Parasëgjithash duhet të përmendim faktin se shumica dërmuese e njerëzve që janë të sëmurë prej xhinëve ose kanë Sihër janë njerëz të cilët janë të mangët nga ana e besimit dhe nga ana e kryerjes së obligimeve fetare Islame siç është mosfalja ose vonimi i namazit ose bërja e gjunaheve të shumta siç është shikimi i harameve të shumta që servohen në ekranet televizive apo në internet dhe kështu me rradhë. Pra nëse njeriu sprovohet me hyrjen e xhinëve në trupin e tij ose Sihri dhe të tjera, si është rrugëdalja prej kësaj?

Ka vetëm një zgjidhje e cila është e lejuar nga Sheriati dhe ajo zgjidhje është kthimi tek All-llahu dhe tek Libri i Tij.

  • Si mund që njeriu të shërohet vet, pa mos kërkuar ndihmë prej askujt dhe duke u mbështetur vetëm në All-llahun?

 

  1. Përmirsimi i Akides (Besimit): Kjo don të thotë që njeriu që është kapluar nga Sihri dhe nga xhinët duhet që të kthehet tek All-llahu (subhanehu ue teala) dhe të mësoj se çka është obligimi i tij ndaj All-llahut duke e njësuar All-llahun me të gjitha llojet e adhurimeve, qoftë me adhurime të gjymtyrëve, apo adhurime të zemrës siç është: mbështetja në All-llahun, shpresa në Atë ,frika prej All-llahut dhe kështu me rradhë. Poashtu këtu hyn edhe njohja e emrave të All-llahut dhe cilësive të Tij, ashtusiç i ka njohur Pejgamberi dhe sahabët.
  2. Kryerja e namazit në kohën e vet: Kjo don të thotë faljen e namazeve të obliguara gjatë ditës dhe natës, poashtu është e pëlqyeshme edhe të fal edhe namaz vullnetar gjatë natës dhe ta lus All-llahun në sexhde një kohë të gjatë që All-llahu t’ia largoj atij (asaj) këtë sprovë, sepse njeriu është më afër All-llahut kur është në sexhde, prandaj preferohet që njeriu shumë të lutet dhe të ankohet tek All-llahu kur është në sexhde.
  3. T’i kryej i sëmuri të gjitha obligimet që janë të obligueshme për secilin musliman siç është agjërimi i ramazanit, dhënia e zekatit, mbajtja e lidhjeve farefisnore, respektimi i prindërve, respektimi i fqinjëve dhe kështu me rradhë.
  4. I sëmuri prej xhinëve ose Sihrit duhet që t’i largoj nga shtëpia e tij ose t’i shkatërroj ose t’i djeg të gjitha pikturat që janë nëpër mure dhe që kanë të vizatuara gjallesa, qoftë njeri apo kafshë, ndërsa pikturat që nuk kanë gjallesa s’prish punë që t’i mbajë në mur. Poashtu duhet t’i largojë edhe statujat e kafshëve apo njerëzve që i mban për dekorim, sepse në një shtëpi ku mbahen piktura dhe statuja të gjallesave nuk hyjnë melekët (aty ku nuk hyjnë melekët hyjnë shejtanët).Kuran-697x376
  5. I sëmuri duhet që t’i djeg hajmalitë që i mban për fat ose për diçka tjetër, sepse mbajtja e hajmalive është shirk dhe mbajtja e tyre bie në kundërshtim me atë që e thamë më lartë në pikën e parë që e përmendëm dhe që ka të bëj me mbështetjen vetëm në All-llahun, ndërsa kur njeriu mban hajmali ose diçka të ngjashme ai atëherë nuk mbështetet në All-llahun, por mbështetet në hajmalinë dhe kjo është në kundërshtim me besimin Islam.
  6. Shkatërrimi i mjeteve muzikore që i sëmuri i mban në shtëpi dhe të cilat përdoren për haram.
  7. I sëmuri duhet që të largohet prej harameve si për shembull nëse i sëmuri është burrë dhe mban në gishtin e tij unazë ari, ai duhet që ta largojë atë sepse kjo bie në kundërshtim me Islamin, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar për burrat musliman që të mbajnë unazë prej ari, ndërsa është e lejuar për gratë. Ndërsa nëse i sëmuri është femër, obligohet që të vesh hixhabin (mbulesën).
  8. Të mësojnë familjarët e të sëmurit çështjet bazë që kanë të bëjnë me Islamin dhe mos të lidhen zemrat e tyre për dikë tjetër pos All-llahut.
  9. Ta mësojë i sëmuri dallimin mes shërimit të lejuar me Sheriat që njihet si rukje (mjekohet nga ndonjë Hoxhë i cili i këndon Kur’an) dhe mes shërimit të ndaluar nëpërmjet sihirbazëve dhe fallxhorëve të ndryshëm. Dhe ta dijë i sëmuri me bindje të thellë se Kur’ani është shërim dhe mëshirë, ashtusiç ka thënë All-llahu: “Dhe kemi zbritur prej Kur’anit atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët…”. [1]dhe poashtu thotë All-llahu: “Dhe kur sëmurem Ai (All-llahu) më shëron”.[2]
  10. Është mirë që i sëmuri prej Sihrit të bëj Hixhame, për këtë ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Ilaçi më i mirë është Hixhamja”[3], poashtu thuhet në një hadith tjetër se: “Pejgamberi ka bërë Hixhame në kokë prej kokëdhimbjes që e ka patur duke qenë në ihram”.[4]
  11. Dije se namazi është qetësi për trupin dhe mendjen tënde.
  12. Nëse i sëmuri është mashkull duhet që sa më shumë të mundohet ta fal namazin me xhemat në xhami.
  13. Hiq dorë nga ndëgjimi i muzikës dhe nga shikimi i harameve në TV dhe në Internet.
  14. Merr abdes para se të biesh në gjum dhe lexoe Ajetul-Kursijn në shtrat.
  15. Lexoe Suren el Bekare çdo tri ditë, nëse nuk din arabisht, atëherë vetëm ndëgjoe dikënd që e lexon në radio ose në kompjuter.
  16. Bëne dhikrin para gjumit.
  17. Kur të çohesh prej gjumit bëne dhikrin e zgjimit nga gjumi që ka ardhur në Sunet.
  18. Ndëgjo Kur’an dy orë në ditë.
  19. Thuaj çdo ditë pas namazit të sabahut nga 100 herë: “La Ilahe il-lAll-llahu uahdehu laa sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shej-in kadiir”.
  20. Shoqërohu me njerëz të devotshëm dhe largohu prej njerëzve që s’kanë fe dhe devotshmëri .
  21. Nëse bëhet fjalë për të sëmurë femër, i obligohet asaj që të vesh Hixhabin, pasiqë Hixhabi është obligim për të gjitha muslimanet.
  22. Thënia Bismil-Lah në fillim të çdo pune të hajrit, veçanarisht gjatë ngrënies apo pirjes.
  23. Ngrënia dhe pirja me dorë të djathtë
  24. Ngrënia dhe pirja e gjërave hallall dhe largimi prej ushqimeve dhe pijeve haram.
  25. I sëmuri prej xhinëve dhe Sihrit nuk është e preferuar që të flej në vetmi.
  26. Mundohu që të ndëgjosh sa më shumë Kur’an nëse je prej atyre që nuk dijnë të lexojnë në gjuhën arabe. Zbriti prej internetit këta sure të mëposhtme dhe ndëgjoi sa më shumë që ke mundësi, sepse Kur’ani është shërim për çdo gjë.

Sure el Fatiha, Sure el Bekare, Sure ali Imran, Sure el En’aam, Sure Huud, Sure el Kehf , Sure el Hixhr, Sure el Ahzaabë, Sure Jasin, Sure Saffat, Sure Fussilet, Sure el Fet’h, Sure el Huxhuratë, Sure Kaf,  edh- Dharijatë, Sure er Rahman, Sure el Hashr, Sure es Saff, Sure el Xhuma, Sure el Muanfikunë, Sure el Mulk, Sure el Mearixh, Sure el Xhinn,  Sure et Taarik, Sure el Kafiruun, Sure el Mesed, Sure el Ihlas, Sure el Felek, Sure en Nas.

Këta pika që i përmendëm ishin shkurtimisht rreth asaj se cilat mund të jenë shkaqet të cilat çojnë deri te shërimi prej Sihrit ose prej prekjes së xhinëve, por vlen të përmendet se njeriu i sëmurë ka mundësi që të kërkojë ndihmë prej ndonjërit që din të bëj rukje të bazuar në Kur’an dhe në Sunet. Por duhet të ketë kujdes që mos të shkojë nëpër sihirbazë ose fallxhorë, sepse sihirbazët dhe fallxhorët janë qafira dhe mu ata janë ata të cilët bashkpunojnë me xhinët dhe shejtanët për t’i devijuar njerëzit nga besimi Islam. Sihirbazët dhe fallxhorët janë robër të shejtanit dhe shërbetorë  të tyre, pra edhe kërkimi ndihmë prej tyre është i ndaluar.

Nuk ka sëmundje e cila nuk ka ilaç, mirëpo është kusht që ilaçi të jetë i lejuar dhe këta pika që i përmendëm nuk janë të gjitha  shkaqet e mundshme të cilët mund të çojnë deri te shërimi, por janë shkurtimisht disa pika kryesore, ndërsa shërimi është në dorën e All-llahut, ndërsa muslimani është i obliguar që t’i kërkojë shkaqet e lejuara për t’u shëruar.

Përgatiti: Enis Arifi



[1]  Sure el Israa:82

[2]  Sure esh Shuaraa:80

[3]  Buhariu

[4]  Buhariu


Shenjat dhe simptomet e njeriut të sëmurë nga xhinët/sihri

$
0
0

Sëmundja e të prekurit prej xhinëve ose Sihrit në përgjithësi ka simptome ashtu siç ka simptome dhe shenja çdo sëmundje tjetër trupore, mirëpo duhet patur kujdes se në disa raste simptomet e njeriut të prekur nga Sihri (Magjia) apo nga xhinët janë të njëjta apo të ngjashme sikurse sëmundjet e rëndomta trupore. Njohja e këtyre simptomeve është me rëndësi për të sëmurin dhe për atë që mundohet të bëhet shkak për ta shëruar, pasiqë nëpërmjet këtyre simptomeve mund të bësh dallim mes të sëmurit prej xhinëve dhe mes të sëmurit me ndonjë sëmundje të rëndomtë trupore.

Simptomet e të prekurit nga xhinët dhe Sihri ndahen në dy grupe:

  1.        Simptome që paraqiten në gjumë.
  2.        Simptome që paraqiten kur njeriu është i zgjuar.

 

  • Simptomet që paraqiten në gjumë:

1)      Kur njeriun nuk e kaplon gjumi një kohë të gjatë duke u munduar që të flen.

2)      Zgjimi i shpeshtë nga gjumi gjatë natës.

3)      Kur në gjumë njeriu ndjen ngushtësi dhe mundohet që të kërkojë ndihmë, por s’ka mundësi ose mundohet që të ik prej asaj që e frikëson, por nuk mundet.

4)      Ëndrrat e frikshme dhe tmerruese.

5)      Kur njeriu sheh në ëndër kafshë sikurse është: macja, qeni, devja, gjarpëri, luani, dhelpra, miu.

6)      Kur njeriu qesh ose qanë në ëndër ose bërtet dhe piskëllon.

7)      Kur njeriu rënkon dhe psherëtin në gjumë.

8)      Kur njeriu çohet dhe ec në gjumë pa mos u e hetuar se është zgjuar.

9)      Kur njeriu sheh në ëndër se kinse bie nga një vend i lartë.

10)   Kur njeriu e sheh veten e tij në gjumë se kinse është në varreza ose në vend ku hidhen mbeturinat ose në një rrugë të frikshme.

11)   Kur njeriu sheh në ëndër njerëz të çuditshëm, sikurse sheh njerëz të gjatë ose sheh njerëz shkurtabiqa ose sheh njerëz të zi.Fire---flames

 

  • Simptomet që paraqiten kur njeriu është i zgjuar:

1)      Kokëdhimbje e përhershme: Me kusht që kjo kokëdhimbje të mos jetë si rezultat i dhembjes në ballë mes dy syve ose si rezultat i dhembjes së veshit, hundës, fytit ose lukthit.

2)      Ta ndjejë njeriu në veten e tij se diçka e ndalon dhe e largon prej kryerjes së obligimeve fetare siç është namazi, dhikri, leximi i Kur’anit si dhe veprat tjera të mira.

3)      Njeriu ndjen frikë dhe trishtim.

4)      Dembelia dhe përtacia: Njeriu që ka gjasa të jetë i prekur prej xhinëve dhe Sihrit është në përgjithësi dembel dhe përtac, në veçanti në anën fetare duke mos i kryer obligimet fetare Islame.

5)      Epilepsia: Tek disa njerëz të sëmurë prej Epilepsisë, shkak i sëmundjes epileptike janë xhinët, ndërsa në raste tjera shkak i Epilepsisë është sëmundja e cila kërkon tretman spitalor.

6)      Kur njeriu ndjen dhembje në ndonjë pjesë të trupit, dhembje të cilën s’kanë mundur mjekët që ta identifikojnë dhe ta shërojnë.

7)      Kur njeriu sheh me sytë e tij krijesa në përgjithësi në formë të njeriut, mirëpo me fytyrë dhe trup të shëmtuar dhe ndjehet i tmerruar prej asaj që ka parë.

Këta ishin shkurtimisht disa prej simptomeve që mund t’i ketë njeriu që është prekur nga xhinët ose nga Sihri. Ka edhe simptome tjera, mirëpo këta që i përmendëm janë më të shpeshtat dhe më të spikaturat. Obligohet ai që i ka këta simptome ose simptome tjera, që të kthehet tek All-llahu (subhanehu ue teala) dhe plotësisht të mbështetet tek Ai se vetëm All-llahu është Ai i cili shëron dhe vetëm  All-llahu është Ai që jep vdekje dhe Ai është që jep jetë dhe vetëm tek All-llahu është kthimi pas vdekjes. Dhe kujdes dhe mos u drejto tek sihirbazët (magjistarët) dhe fallxhorët se kërkimi ndihmë prej tyre të nxjerr nga feja e All-llahut dhe kërkimi ndihmë prej tyre do të shkaktojë dëshprim për ty në këtë botë dhe dëshprim të përhershëm në Xhehenem, por kërko ndihmë në mënyrë të lejuar, me rukje sheriatike e cila nuk përmban kufër dhe shirk dhe në përgjithësi përbëhet prej leximit të Kur’anit dhe kryerjen e dhikreve që kanë ardhur në Sunetin e Pejgamberit si dhe në faljen e namazeve dhe përmirsimin e lidhjes sate me All-llahun duke u mbështetur vetëm në All-llahun me mbështetje të plotë.

Ebu Bekër el Xhezairi

(Ish mësimdhënës në Universitetin Islamik të Medines dhe mësimdhënës në Xhaminë e Pejgamberit në Medine)

Hixhama dhe masazha i dëbojnë/përzënë exhinët nga trupi

$
0
0

 

Hixhama

Hixhama është sunnet (traditë) e Pejgamberit alejhi salatu we selam, dhe përgjithësisht njëra nga ilaçet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin fizik, por edhe për ato sëmundje që shkaktohen nga ndikimi i xhinëve (shejtanëve) si sihri, mësyshi, ograku. Posaqërisht është e nevojshme dhe efektive te rastet e vjetra. Te disa pacientë ndodhen numër i madh i xhinëve, të cilët kanë kaluar një kohë të gjatë në trup madje edhe më shumë se 30 vite.

Te rastet e tilla një trajtim me hixhame ndonjëherë mund të zëvendësojë 10 seanca të terapisë me Rukje/mjekim me këndim Kur’ani, nëse është e mundur të thuhet kështu apo të bëhet krahasim për të sqaruar veprimin që hixhama e ka. Trajtimi i këtyre gjendjeve bëhet me Rukje, hixhame dhe mjete të tjera të argumentuara fetarisht dhe nga përvoja por që nuk bien ndesh me rregullat fetare.

Masazha

Xhinëve (shejtanëve) u pengojnë shumë goditjet e lehta apo masazha e trupit. Në të gjithë trupin e njeriut ndodhen enë gjaku nëpër të cilat qarkullojnë exhinët nëse ata kanë hyrë tani më në trupin e njeriut. Vëqanërisht ata që kanë ankesa më të shumta është mirë që të kenë masazherin e tyre për trup dhe në këtë mënyrë ta dobësojnë xhinin apo ta nxjerrin plotësisht jashtë deri në trajtimin e rradhës me Rukje. Në këtë mënyrë do të shpejtohet proçesi i shërimit.

Është mirë që të masazhohet i tërë trupi, por më shpesh: pjesën djathtas dhe majtas shtyllës kurrizore pra gjatë tërë gjatësisë të shtyllës kurrizore, qafën, krahët nga supi deri te bërryli, mesin e gjoksit, anën e majtë të mushkërive rreth zemrës, lukthin, pjesën e jashtme të kofshëve, pulpat e këmbëve. Aty ku muskujt janë të shëndoshë, gjatë shtypjes normale që bën masazheri nuk do duhej të kishte dhembje, ndërsa aty ku ndjehet dhembje duhet të vazhdohet me masazhë pasi aty edhe ndodhen exhinët.
Kjo vlen për ata persona që kanë shenja të reagimit të exhinëve dhe jo për çdo dhembje pasi dhembjet mund të jenë edhe me origjinë organike pra nga ftohjet, dëmtimet fizike etj.

Përgatiti dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak

Hixhama relakson, largon depresionin, anksiozitetin, nervozën, rregullon problemet e gjumit

$
0
0
Hixhama largon toksinat, rritë imunitetin, rritë qarkullimin lokat të gjakut, rregullon energjinë elektromagnetike, balancon funksionin e organeve dhe largon stresin. Nuk ka efekte anësore.

Relakson, largon depresionin, anksiozitetin, nervozën,
rregullon problemet e gjumit si pagjumësinë, gjumin e tepërt etj.

Ka thënë Profeti alejhi selam:
”Nuk ka ilaç që mund të krahasohet
me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” (Buhariu

Kontakto Dr

Flakron Sabedini

Laju me sidër dhe me ujë të kënduar (recitim Kurani)

$
0
0

Njëra prej mënyrave të trajtimit të magjisë me fleta të sidrit është ashtu që merren 7 fleta të thata sidri të cilat bluhen me ndonje mjet te caktuar, kjo vendoset në një enë ku i hudhet ujë mjaftueshëm sa për tu larë. Këtij uji pastaj i këndohen ajetul Kursij, ajetul Ihlas, ajetul Felek dhe Nas, dhe disa ajete të tjera të cilat kanë efekt për mënjanimin e efektit të magjisë, nga surja Araf, Junus dhe Ta Ha dhe këtë këndim mundë ta bëni vetvetiu apo me ndihmën e dikuj tjetër dhe kjo do jetë me dobi inshaAllah.”

Simptomet që paraqiten në gjumë e që ke nevojë për rukje (lexim Kurani; me fry)

$
0
0
  • Simptomet që paraqiten në gjumë:

1)      Kur njeriun nuk e kaplon gjumi një kohë të gjatë duke u munduar që të flen.

2)      Zgjimi i shpeshtë nga gjumi gjatë natës.

3)      Kur në gjumë njeriu ndjen ngushtësi dhe mundohet që të kërkojë ndihmë, por s’ka mundësi ose mundohet që të ik prej asaj që e frikëson, por nuk mundet.

4)      Ëndrrat e frikshme dhe tmerruese.

5)      Kur njeriu sheh në ëndër kafshë sikurse është: macja, qeni, devja, gjarpëri, luani, dhelpra, miu.

6)      Kur njeriu qesh ose qanë në ëndër ose bërtet dhe piskëllon.

7)      Kur njeriu rënkon dhe psherëtin në gjumë.

8)      Kur njeriu çohet dhe ec në gjumë pa mos u e hetuar se është zgjuar.

9)      Kur njeriu sheh në ëndër se kinse bie nga një vend i lartë.

10)   Kur njeriu e sheh veten e tij në gjumë se kinse është në varreza ose në vend ku hidhen mbeturinat ose në një rrugë të frikshme.

11)   Kur njeriu sheh në ëndër njerëz të çuditshëm, sikurse sheh njerëz të gjatë ose sheh njerëz shkurtabiqa ose sheh njerëz të zi.

Thuaja këtë lutje cdo ditë fëmijës e mbron prej shumë sëmundjeve “moderne”

$
0
0

Vendosja dorën në ballë dhe bëjë këtë lutje
Mëngjes e mbrëmje thuaje këtë lutje

UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEE-TI, MIN KUL-LI SHEJŤAANIN UE
HEEM-MEH, UE MIN KUL-LI ĂJNIN LEEM-MEH.” [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “UĬIDHUKE”, themi:
“EŬUDHU”.]
Kuptimi shqip:
“Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut nga çdo shejtan dhe gjallesë e dëmshme dhe nga
çdo sy dëmtues.” (Shih: El-Bukhari 3371, Ibn Maxhe 3525 etj.; Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi
është “sahih / i saktë”) [Kur e lexojmë duanë për vete në vend të “Të mbroj ty” do të themi: “Mbrohem”.]

Allahu është Mbrojtësi i Vetëm

 

Nëse i ke këto simptome gjatë ditës atëherë kërko trajtim me Kuran(Kuran,dhiker e lutje;rukje me fry)

$
0
0
  • Simptomet që paraqiten kur njeriu është i zgjuar:

1)      Kokëdhimbje e përhershme: Me kusht që kjo kokëdhimbje të mos jetë si rezultat i dhembjes në ballë mes dy syve ose si rezultat i dhembjes së veshit, hundës, fytit ose lukthit.

2)      Ta ndjejë njeriu në veten e tij se diçka e ndalon dhe e largon prej kryerjes së obligimeve fetare siç është namazi, dhikri, leximi i Kur’anit si dhe veprat tjera të mira.

3)      Njeriu ndjen frikë dhe trishtim.

4)      Dembelia dhe përtacia: Njeriu që ka gjasa të jetë i prekur prej xhinëve dhe Sihrit është në përgjithësi dembel dhe përtac, në veçanti në anën fetare duke mos i kryer obligimet fetare Islame.

5)      Epilepsia: Tek disa njerëz të sëmurë prej Epilepsisë, shkak i sëmundjes epileptike janë xhinët, ndërsa në raste tjera shkak i Epilepsisë është sëmundja e cila kërkon tretman spitalor.

6)      Kur njeriu ndjen dhembje në ndonjë pjesë të trupit, dhembje të cilën s’kanë mundur mjekët që ta identifikojnë dhe ta shërojnë.

7)      Kur njeriu sheh me sytë e tij krijesa në përgjithësi në formë të njeriut, mirëpo me fytyrë dhe trup të shëmtuar dhe ndjehet i tmerruar prej asaj që ka parë.


Shtatë fjalë të cilat gruaja dashuron t’i dëgjojë prej teje …

$
0
0

Gruaja është krijuar nga Allahu, qetësi, ngrohje, prehje, frymëzuese dhe fabrikë e dashurisë. Ajo sipas krijimtarisë dhe formësisë së saj, është përplotë emocione, ndaj dhe, për të bashkëvepruar mrekullueshëm me të, pa mëdyshje që nevojiten aftësi, strategji dhe njohje të artit bashkëveprues.

Unë, lexuesi im, do t’i paraqes më poshtë, 7 fjalë, të cilat gruaja yte shprehë shumë dëshirë që t’i dëgjojë ato, natyrisht nga goja jote, fjalë, të cilat unë vetë personalisht i kam provuar dhe, do të thoja, edhe kam eksperimentuar, me shumë çifte, kryesisht të reja, dhe rezultati besomëni, ka qenë vërtetë i mahnitshëm dhe fantastik!

Shkojmë…

1. Të lavdërosh zgjuarësinë e saj, mënyrën dhe stilin e të menduarit të saj, pra dhe t’ia thuash këtë asaj në pozicione dhe situata të caktuara, në mënyrë shumë të drejpërdrejtë:“Ti, gruaja ime, je vërtetë intelegjente, madje intelegjenca dhe aftësia e intelektit tënd, mua jo rrallë herë, më ka ndihmuar, që të kapërcej problemet e pakapërcyeshme!” Dhe këto fjalë, gruaja yte do t’i kuptojë e përceptoj, sa që, do ta bëjnë atë të ketë vetëbesim, se vërtetë ajo qenka e rëndësishme në kopshtin e jetës sate, dhe këtë do ta paguajë, duke shtuar respektin ndaj teje… këtë do ta quajmë ndryshe edhe(bukuria e mendjes)!

2. Të flasësh për bukurinë e saj, veçanërisht, për bukurinë e fytyrës apo pamjes së saj, ku këtë do ta quajmë edhe ndryshe (bukuria fizike), për faktin se gruaja, kujdeset së tepërmi për dukjen e vetë, posaçërisht, këtë ajo e demonstron duke ia hedhur shpesh sytë kësaj ane, si dhe duke u interesuar se çfarë thonë njerëzit e tjerë për këtë. Atëherë pra, ti, si burrë i saj, ke mundësin, që ta bësh atë të ketë informacion rreth këtij “obsesioni” që ajo e ka, thjeshtë, duke ia lavdëruar pamjen, trupin, rrobat, aromën e parfumit, ku, këto lëvdata do ta kënaqin jashtëzakonisht veshin e saj femërorë!

Visit allwallpapersfree.blogspot.com

3. T’i shprehësh asaj interesimin dhe kujdesin tënd, për marrëdhëniet, lidhjen dhe raportin tuaj që e keni si burrë dhe grua! Kështuqë, ta bësh atë të ketë siguri, se ti, vërtetë ndihesh krenarë dhe i mburrur me të! Poashtu, edhe t’i qartësosh asaj se, shërbimet dhe ndihmat, që ajo i ka ofruar dhe shfrytëzuar për ty, të kanë bërë ty që të ndihesh shumë i lumtur, përgjithësisht, me të gjitha sakrificat e saj, qoftë ajo afërsia pranë prindërve tu, mbështetja financiare ndaj teje, pagjumësia për shkak të të ndenjurit afër fëmijëve tu, e të tjera, e të tjera, nga anëtarët e familjes së sakrificës!

4. T’i flasësh asaj për rëndësin e prezencës së personalitetit të saj, në jetën tënde, dhe, ta lajmërosh atë, duke i thënë: “Ti, gruaja ime, je shoqja më e mirë e jetës sime!” E kujtojë para dy ditësh takova një mikun tim i cili, ishte së bashku me bashkëshorten e tij, dhe pasiqë shkëmbyem përshëndetjet e ngrohta, filloi të më flet mua rreth gruas së tij, dhe rreth qëndrimeve të saj heroike, që kishte qëndruar kësisojë me të, përgjatë tërë atyre njëzet viteve të kaluar, madje miku im, u shpreh në mënyrë tejet eksplicite duke thënë: “Ah sikur ta kisha mbajtur atë gjithmonë në këtë dynja!”  Teksa gruaja e tij e dëgjojë këtë fjalë të tij, ndezi një buzëqeshje lumturie! 🙂

5. Të flasësh me të rreth disa risive që ajo i sjellë në shtëpi, duke i thënë: “O grua, mënyra se si ti e përgaditë ushqimin në kuzhinë është vërtetë mbresëlënëse dhe shumë e lezetshme, po edhe sygjerimet dhe propozimet e tua të cilat m’i drejton mua, jo rrallë herë, më pëqejnë, megjithëse unë nuk mendojë shumë për to”! Pastaj të flasësh edhe për marrëdhëniet intime, të cilat zhvillohen dhe praktikohen ndërmjet jush, duke e lavdëruar feminitetin dhe stilin e saj, pasiqë kjo do ta ngopë Egon dhe do ta lumturojë shpirtin e saj!

6. Të bësh atë ta ndjejë se ti e mbron atë, edhe nëse ajo është e aftësuar që ta mbrojë vetë veten e vetë, por prapëseprapë, gruaja ka dëshirë që ti ta mbrosh atë, të prezentosh qëndrime mbrojtëse ndaj saj përpara familjes tënde dhe familjes së saj, shokëve të tu e shoqeve të saja, ngase këto janë çaste që ajo kurrën e kurrës nuk ka për t’i harruar e hequr nga mëndja, për gjatë tërë jetës së saj, pasiqë kjo e bën që të ndiejë brenda vetes siguri dhe mbështetje kur t’i dëgjojë ato fjalë e fjali! Pasi edhe thamë më lartë, që shpirti femëror është i ndërtuar në mënyrë të atillë, që të jetë shumë i prekshëm, melankolik dhe i ndjeshëm!

7. Të jesh i butë me të dhe i afërt me ndjenjat e saj, saqë, kur të bëj vaki, e që do të bëj shpesh të flet me ty, të flet e papërcjellur dhe e pashoqëruar nga droja, paranoja, frikërat dhe pengesat të natyrës emocionale! Po edhe një gjë: Gruaja shpesh ka dëshirë që të ndjejë pjesëmarrjen tënde emocionale tek interesimet e saja!

Lexuesit e mi të ndershëm, të gjitha këto të cilat i përmenda këtu në këtë shkrimin tim, pra“7 fjalët…”  kërkohet nga ne që të kemi një metodologji apo shkollë edukuese, të cilën do t’ia mësojmë edhe fëmijëve tanë, në mënyrë që më vonë të mos del një gjeneratë e atillë, që të ndjejë kënaqësi teksa e dënon dhe e maltreton gruan, dhe që e do zhvlerësimin, neglizhimin dhe talljen me të! Po edhe diç tjetër të mos harrojmë, që, esenca e kësaj është që edhe vajzat dhe bijat tona, të edukohen mjeshtërisht, me shfaqje të dashurisë dhe zbukurimit, (përpara bashkëshortëve të tyre) bile do të thoja se edukimi i vajzës është edukim i shkollës së veçantë, e që s’do mend se ndryshon nga ai i mashkullit.

Gabimi më i madh këtu është se, djemtë tanë, janë të pajisur me një llojë edukate, me të cilën e trajtojnë gruan, sikur të jenë duke e trajtuar një mashkull, pra pa ia patur fare haberin se gruaja këtë llojë gjuhe aspak s’e njeh e as që e kupton, bile-bile, ajo prej saj edhe torturohet psikikisht!

Gruaja, përfshin gjysën e shoqërisë, e kur të lindë edhe gjysën tjetër, atëherë më ajo përfshinë shoqërinë komplete. Ndaj, më thoni se, a nuk e meritoka gruaja që të jemi tëmirësjellshëm në trajtimin e saj??!!

Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

Shkruar nga: Dr. Xhasim El-Mutava’

ILAÇI I BRENGAVE DHE I PIKËLLIMIT !

$
0
0

ILAÇI I BRENGAVE DHE I PIKËLLIMIT !

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Merrni nga unë këto dy këshilla, të cilat nuk dua t’i ruaj vetëm se për vete; vetja ime nuk do të jetoj përgjithmonë!!

– Këshilla e parë:

Mos lejo të kalon dita jote pa mos e thënë këtë lutje:“All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.(O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve).worried-man

Kjo lutje me lejen e Allahut, Fisnikut, Bujarit, të Cilit syri nuk i flenë, e largon çdo gjë që nuk mundet t’i përballon shpirti!!

– Këshilla e dytë:

Kur ndjehesh i mposhtur dhe i mundur..

Kur ndjen se i ke bërë gabim Allahut, dhe në atë momente, s’ke në dorën tënde asnjë mundësi diçka të veprosh..

Kur ndjehesh i pamundur tërësisht, në çdo gjendje dhe në çdo rast..

E tëra ajo që duhet të veprosh janë dy:

1. Pikëllimin tënd dhe mposhtjen tënde, preokupoi me istigfar (kërkim falje), i bindur plotësisht se do të vjen lirimi nga kjo gjendje.Një nga lutjet e kërkim faljes:“Estagfirull-llahe el-Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve. El Hajjul Kajjumu ve etubu ilejhi”.(Kërkoj faljen e Allahut të Madhërishëm, e të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës, i Përhershëm dhe vetëm tek Ai pendohemi).

2. Jep lëmoshë, qoftë ajo një rial (saudit), me bindje të plotë se Allahu me të do ta largon pikëllimin tënd dhe brengat e tua!!

Në fund të ditës, mos shpreso diç tjetër, përveç se kënaqësisë dhe me të vërtetë do të kënaqesh: “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqu”. Duha 5.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

3 Fazat e jetës bashkëshortore !?

$
0
0

Fazat e jetës bashkëshortore !?

Faza e parë: Njohja (prej 1 deri në 3 vjet):

Kjo është faza e njohjes së bashkëshortëve mes vete, njohja e çelësave dhe lumenjve.

Allahu i Madhërishëm thotë:

”Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” [ Kur’an, Nisa : 19]42558801741344861040-501x400
Faza e dytë: Harmonia (prej 3 deri në 5 vjet):

Kjo është faza e thellimit të dashurisë në zemër dhe korrja e frutave të dashurisë.

Allahu i Madhërishëm thotë:

”e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush.” [ Kur’anm Bekare : 237]

 

Faza e tretë: Mirëkuptimi (prej 5 deri në 7 vjet):

Kjo është faza e bisedave të qeta dhe e ndjenjave mallëngjyese.

Allahu i Madhërishëm thotë:

”Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” [ Kur’an, Rrum : 21]

Faza e katërt: Ndihmesa e ndërsjellë (pas shtatë vjetëve):

Në këtë fazë bashkëshortët e ndiejnë se nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin.

”Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” [ Kur’an, Bekare : 187]
Shkëputur nga libri “Kejfe tekunine zeuxheten naxhiha” i autores Fatin Amara

Përktheu: Jusuf Kastrati

Lajmi që nuk do të mund të lind dhe të bëhem nënë më tronditi ?

$
0
0

Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes

Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për punën që bëni, në ndihmë të çdokujt që i lipset këshilla dhe motivimi.
Në fakt, ndihem aq keq saqë nuk gjeta tjetër kënd përveç jush, për ti qarë hallin. Do të përpiqem të jem sa më e qartë dhe ta përmbledh sa më shkurtër problemin.
Unë jam një vajzë 24 vjeçe dhe jam fëmija i vetëm i nënës, pasi babai më ka vdekur. Jam një tip i qetë, besimtare praktikante dhe falë përpjekjeve dhe mundit arrita ta përfundoj fakultetin e mjekësisë. Të gjithë më vlerësojnë për logjikën e shëndoshë dhe për edukatën time.1780702_656549361053591_387307742_n
Ajo që më ka ndodhur, është se pasi u diplomova u sëmura dhe pas një vizite tek doktoresha, mu tha se kisha tumor në mitër, i cili duhej hequr patjetër. Bazuar edhe në studimet e mia dhe informacionin që kisha për këtë problem, vendosa ti nënshtrohem operacionit. Alternativë tjetër përveç operacionit nuk kisha dhe ashtu ndodhi.
Tre javë më pas, fillova të vërej nënën e cila qante herë pas here. Kur e pyeta mbi shkakun, ajo më tha se gjatë operacionit doktoresha vuri re se tumori mund të përhapej. Pasi ia kishte paraqitur këtë problem nënës time, kjo e fundit kishte pranuar që të më hiqej mitra dhe ashtu kishte ndodhur. Megjithatë, doktoresha kishte lënë vezoren pa e hequr.
Lajmi që nuk do të mund të lind dhe të bëhem nënë më tronditi. E kush ishte ai djalë që do më pranonte si bashkëshorte ndërkohë që unë nuk mund ti fal fëmijë?! Kam qarë shumë dhe nuk e di si do e kaloj pjesën tjetër të jetës. Tashmë nuk më ka mbetur ndonjë objektiv në jetë, fle shumë pasi më duket sikur i shmangem jetës. Më duket sikur më kanë shteruar të gjithë energjitë.
Nëna ime e shkretë orvatet të më ngushëllojë dhe të më japë zemër, se ky ka qenë fati im, se kështu është shkruar. Por lëmshi që më është mbledhur në fyt nuk di si ta zgjidh. Çfarë ti them atij djali që do të vijë të trokasë në derën time? Madje, mund të them se e refuzoj dhe idenë e martesës. Kushdo që do kërkojë dorën time, me ta marrë vesh se nuk lind, do të tërhiqet. Sipas doktoreshës, vendimi për të hequr mitrën ishte alternativa më e mirë.
Prej jush kërkoj një këshillë dhe diçka motivuese, pasi sinqerisht gjendem në një situatë të rëndë.

Këshilluesja: dr. Emira Bedran

Është errësira e natës ajo që na bën të zgjasim kokën me shpresë se do të shohim sado pak dritë në horizont. Ekzistenca e padrejtësisë dhe duarve të liga, na bëjnë që të kërkojmë të drejtat tona. Syrgjynosja dhe internimi na bëjnë të kuptojmë vlerën e vendlindjes. Poshtërimi e bën të shenjtë dinjitetin dhe jetën me nder. Fatkeqësitë janë sprova, të cilat na afrojnë më shumë pranë Zotit. Nuk kam qëllim që të mbaj ligjëratë fetare për sevapin e durimit dhe pozitën që gëzojnë të sprovuarit tek zoti. Ajo ku dua të fokusohem më tepër, është pikërisht aktualiteti dhe jeta, duke ta sjellë në formë pikash me qëllim që tu kthehesh herë pas here:

*Nga ana psikologjike, kur përballemi me ndonjë traumë, fatkeqësi, humbasim dikë të shtrenjtë etj…, ne kalojmë në disa faza, të cilat ndryshojnë në kohëzgjatje dhe ashpërsi sipas karakterit të personit, natyrës, ambientit përreth, përvojës, forcës së besimit, aftësisë për ta menaxhuar dhe reagimit. Kështu, faza e parë është ajo e “mohimit” dhe mos besimit të asaj që ka ngjarë. Ai e refuzon kategorikisht të ketë ngjarë ajo që i thuhet dhe e ka të vështirë ta perceptojë dhe ta besojë.
Në këtë fazë, njeriu e humbet aftësinë për të ruajtur ekuilibrin. Mandej, vjen faza e perceptimit dhe përjetimit të asaj që ka ngjarë. Në këtë fazë, njeriu përjeton emocione negative tepër të forta, ku ndërthuren ndjenjat me pyetje mbi shkakun e ngjarjes. Njeriu ndihet i thyer, i këputur, i persekutuar, i pafuqishëm, i ligsht, i brishtë dhe nuk ka fuqi të bëjë asgjë. Ai i ngjan një tullumbaceje e cila shkon nga ta çojë era. Ai bëhet shumë nervoz dhe zhytet në depresion.
Kjo fazë pasohet nga faza e rimarrjes së vetes, ku njeriu rikthen një pjesë të madhe të ekuilibrit dhe aftësisë për të analizuar situatën dhe interpretuar atë në mënyrë logjike. Kjo, edhe pse ndjenjat e dhimbjes së asaj që ka ndodhur është prezente.
Faza e fundit është ajo e ambientimit dhe familjarizimit. Ndonjëherë, kemi dhe fazën e harresës, ku njeriu e harron fare dhimbjen e humbjes apo të ngjarjes, duke vazhduar jetën sërish. Atij i kthehen forcat dhe energjia, i kthehet dëshira për tu ndjerë i realizuar dhe për të përmbushur ambiciet e tij.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që të vlerësosh në cilën fazë ndodhesh, me qëllim që të kuptosh atë që po ngjet me ty. Mos harrojmë se kohëzgjatja e këtyre fazave dhe ashpërsia e tyre, varet nga natyra e personit. Gjëja më e rëndësishme është që të ndërgjegjësohesh se për të ruajtur shëndetin tënd psikologjik, duhet të mos i kapërcesh dhimbjet në mënyrë sipërfaqësore dhe falco, sidomos fazën e dytë dhe të tretë. Kjo, pasi ato mund të represohen dhe ti ngjajnë një bombe e cila mund të shpërthejë me provokimin më të vogël, me apo pa qëllim.

*Është tepër e rëndësishme që ti shkarkosh dhimbjet e tua negative, në atë mënyrë që të përshtatet. Dikujt mund ti përshtatet ti shkarkojë energjitë dhe ndjenjat negative me të shkruar, dikush tjetër me vizatim, një tjetër nëpërmjet bisedës me një person të besueshëm. Ndonjëherë, këto energji mund të shkarkohen duke trajtuar të sëmurët, pasi shpesh herë ne lehtësojmë dhimbjet tona duke u lehtësuar dhimbjet të tjerëve. Një alternativë tjetër mund të kontributi vullnetar që të përshtatet dhe që të pëlqen, duke e shtuar dhe forcuar besimin tënd fetar.
Mbetet të them se nuk është e përcaktuar qartë kohëzgjatja e çdo faze, pasi siç e ceka më lart varet shumë nga gatishmëria e personit, shkalla e kontrollit dhe aftësia për të ndërvepruar me emocionet e tij. Kjo, edhe pse disa mendojnë se mund të zgjasë mesatarisht tetë muaj, por që mund të zgjasë ose shkurtohet. Të gjithë njerëzit vuajnë dhe ndjejnë dhimbje kur humbasin dikë ose diçka të shtrenjtë në jetë, gjë e cila duhet të shihet si sprovë me të cilën Zoti e nderon, e edukon ose i kujton urtësitë e Tij. Megjithatë, bazuar në faktin se jemi unikë, ne dallojmë nga njëri tjetri në sasinë e dhimbjes dhe mënyrën si e shprehim atë. Dikush e manifeston dhimbjen, ndërkohë që dikush tjetër e shtyp atë. Fakti që dikush e shfaq, nuk do të thotë se fatkeqësia e tij është më e rënda. Mund të ketë njerëz të tjerë përreth teje, të cilët janë sprovuar shumë rëndë, pasi janë sprovuar në çështje nderi, amaneti dhe morali. Prandaj, mos harro se nuk je e vetmja në këtë sprovë.
Ne ndryshojmë dhe dallojmë nga njëri-tjetri edhe në mënyrën si do të sillemi pas sprovës. Ka prej nesh që dorëzohen, rrënohen moralisht dhe e humbasin fillin. Sakaq, ka të tjerë të cilët i menaxhojnë dhimbjet dhe vazhdojnë jetën.

*A mendon vërtet se vlera e një femre, qëndron vetëm në aftësinë e saj për tu bërë nënë? Të qenit nënë, është vetëm një pjesë e rëndësishme nga jeta e një femre, edhe pse është një nga misionet e saj të rëndësishme. Por, nuk është misioni dhe roli i vetëm i saj në jetë, nuk është domosdoshmërish as roli më i mirë dhe më i vlefshëm. Sill në mendje nënat e besimtarëve, ku shumë prej tyre nuk e kanë pasur këtë privilegj. E megjithatë, emrat e tyre janë përjetësuar në historinë e umetit tonë, duke u pozicionuar në vendin më të fisëm për gruan. Ato kishin dorë në çdo aspekt të jetës së shoqërisë ku jetonin. Prandaj, nëse e ke humbur mundësinë për tu bërë nënë, ke shumë hapësira si për veten dhe për shoqërinë ku jeton. Të sëmurët kanë nevojë për një doktoreshë e cila, nëpërmjet eksperiencës së saj, i ndjen dhimbjet dhe shqetësimet e tyre. Ti mund tu ofrosh këtyre të sëmurëve atë që nuk mund t’ua ofrojë asnjë doktor dhe doktoreshë tjetër.

*Askush nuk e mohon dëshirën për tu bërë nënë, dëshirë dhe pasion ky i çdo femre. Por ka persona të cilët kërkojnë një bashkëshorte tek e cila të gjejë qetësinë shpirtërore që i mungon. Po, ka persona të tillë që do të duan të martohen me ty, do e pranojnë faktin që ti nuk lind dhe do të bëjnë çmos që edhe ti të bëhesh nënë. Ata nuk janë qenie jashtëtokësore për të cilat nuk dimë asgjë. Jo, ata janë përreth nesh. Mos harro se ti nuk je e vetmja që vuan nga ky problem. Gjithmonë kujtoja vetes se përgjithësimi është një ndër armiqtë më të egër të logjikës së shëndoshë.

cc572d43f88ec65d2505de0ae902f71e3Njerëzimi ka një trashëgimi sociale me dimensione fetare, të cilat i quajmë si “shpërblime të qiellit”. Ato janë shpërblime të vyera dhe të papritura, të cilat vijnë për të kompensuar atë që i mungon ndonjërit prej nesh. Unë nuk po flas për trashëgimitë mitologjike, por po flas për atë trashëgimi të cilën e shohim të përsëritet në jetën e miliona njerëzve. Këto shpërblime u jepen atyre që janë ndërgjegjësuar dhe nuk anë rënë pre e humbjeve në jetë, por kanë ndjekur linjën e jetës me të njëjtin përkushtim si më parë. Ne jeme përgjegjës për vazhdimësinë e përpjekjeve për ta kryer rolin dhe misionin që pritet prej nesh në jetë.

Thotë Isam Al shiar, ekspert i çështjeve fetare:”Sprova është ligj hyjnor në tokë. Nëpërmjet sprovave, Zoti teston robërit e tij besimtarë, për ti ndarë nga jobesimtarët dhe ata që nuk janë të sinqertë. Nëpërmjet sprovave, synohet që besimtarit ti rriten vlerat në botën tjetër. Thotë zoti në kuran:” Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”,pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (Ankebut, 2-3)
“Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” (Mulk, 2)
Zoti i plotfuqishëm i sprovon robërit e tij me lloje të ndryshme sprovash. Ndonjëherë ne e konsiderojmë sprovën si diçka të keqe, ashtu siç mund ta konsiderojmë ndonjëherë si diçka të mirë. Thotë Zoti në Kuran:” Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” (Enbija, 35)
Sprova është caktim i Zotit dhe si mërzia, si kënaqësia nuk e ndryshojnë atë. Por, robi i Zotit mund ta shfrytëzojë atë në interes të tij. Një i mençur, bën sabër dhe e pranon caktimin e Zotit. Ai sheh mëshirën e Zotit tek çdo sprovë. Në një hadith, profeti a.s thotë:”shpërblimi i madh, vjen paralelisht me sprovën e madhe. Nëse Zoti e do një popull, i sprovon. Kush kënaqet me caktimin e Zotit, kënaqësi do i jepet. Kush zemërohet, zemërim do ketë.” (Tirmidhij)
Ajo që të ndihmon për ta kapërcyer këtë periudhë të vështirë, është besimi yt se ajo që të ka ndodhur, është caktimi dhe vullneti i zotit. Nuk duhet të harrosh se Zoti cakton për robin e Tij veçse atë që është e hajrit dhe e dobishme për të. Ti shpërblehesh për sprovën dhe në dashtë Zoti do të radhitesh me durimtarët dhe mirënjohësit. Thotë profeti Muhamed a.s:”E çuditshme çështja e besimtarit. Gjithçka për të është në favorin e tij dhe kjo nuk është veçse për besimtarin. Nëse i jepet një e mirë, ai falënderon dhe kjo është në favorin e tij. Nëse e prek një fatkeqësi, ai bën durim dhe kjo është në favorin e tij.” (muslim)
Në një hadith tjetër, profeti a.s thotë:”Çfarëdo që i ndodh myslimanit, lodhje apo lëndim, shqetësim apo mërzi, edhe kur një gjemb e shpon, ai shpërblehet.” (Buhari dhe Muslim)
Veç sa ceka, dua të shtroj dhe një shqetësim në lidhje me rastin tënd: Nuk e di sa të drejtë ka pasur doktoresha që ka vendosur të heqë mitrën tuaj. Nuk e di nëse ka gabuar apo jo. Ajo që më shtyn ta shtroj këtë pyetje, janë raste të shumta ta ngjashme ku doktorët i bien shkurt, duke mos marrë parasysh ndjenjat e të sëmurit. Ka shumë raste ku doktorët kanë bërë gabime trashanike me pacientët dhe ia kanë kaluar pa u lagur. Kushdo qoftë doktori, duhet të përballet me pasojat e gabimit, apo thënë më mirë të neglizhencës. Është e papranueshme që tu besojmë shëndetin tonë njerëzve të papërgjegjshëm.
Sakaq, lidhur me fekondimin artificial, mandej implantimin në mitrën e një gruaje tjetër, kjo është një çështje e studiuar nga Akademia e Fikhut Islam, e cila e ndalon diçka të tillë. Pra, nuk lejohet implantimi i vezës së fekonduar në mitrën e një gruaje tjetër, përveç nënës. Kjo, edhe nëse veza është e nënës dhe spermatozoidi i babait. Prania e një pale tjetër në këtë lindje, është ajo që e bën një procedurë të tillë të ndaluar.

Perktheu: Elmaz Fida

Rukje shume e fuqishme kunder syrit te keq dhe smires

$
0
0

Rukje shume e fuqishme kunder syrit te keq dhe smires

Degjoje cdo dite me sy mbullur ne qetesi me kufje.
Nese di te lexosh Kuran lexoj keto ajete te njejta shpesh cdo dite.

Kur shtrihesh në shtrat thuaji këto lutje

$
0
0

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,
ulej mbi shtrat, ngrinte shuplakat drejt fytyrës e këndonte suret: “Kul
huvallahu ehad”, “Kul eudhu birabil-felek”, “Kul eudhu birabin-nas”. Më
pas prekte çdo pjesë të trupit që kishte mundësi, duke filluar nga koka,
fytyra etj. Këtë veprim, e bënte tri herë.
Kur shtrihej në shtrat këndonte Ajetin Kursij, për të cilën thotë: “Po e
këndove atë, qëndron me ty një mbrojtës nga ana e Allahut e nuk të
afrohet Shejtani deri në mëngjes.” Dhe: “Kush lexon dy ajetet e fundit nga
surja “Bekare”, është i ruajtur tërë natën. (Amenerr-rresulu bima unzile
ilejhi mirr-rrabihi uel-mu’minune).

Nga lutjet e mëngjesit është

$
0
0

Nga lutjet e mëngjesit është:
Leximi i këtyre sureve nga 3 herë.

Sure EL-IHLAS: Kul huvall-llahu ehad. All-llahus-Samed. Lem jelid ve lem juled. Ve lem jekun lehu kufuven ehad.

Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Sure EL-FELEK: Kul eudhu bi rabbil felek. Min sherri ma halek. Ve min sherri gasikin idha vekab. Ve min sherrin-nef-fathatin fil ukad. Ve min sherri hasedin idha hased.

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Sure EL-NAS: Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas. Min sherril-vesvasil-hanas.El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas Minel-xhin-neti ven-nas.

Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.


Mjekoje veten prej semundjeve shpirterore , Sherimi eshte i garantuar me lejen e Zotit te madh

$
0
0

Personi i cili mjekohet vetë dhe i njeh themelet e mjekimit mund ta bëje atë në mënyrën e mëposhtme:

 – Namazi i sabahut. Pas namazit të sabahut thënia e dhikrit të mëngjesit, pastaj nga 100 herë lloje të ndryshme të dhikrit, siç janë:  Subhanallah ve bi hamdihi subhanAllahi adhim, estagfirullah, la havle ve la kuvvete ila bilah, dhe dhikret tjera.

Pastaj thënia përmendësh të paktën 1 ore e sureve-Fatih, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursija

– Namazi i drekës, pas namazit të drekës të thuhen nga 3 herë suret: Fatih, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursija.
Kur ti thuash, të frysh në shuplaka të duarve dhe ta fërkosh trupin, veçanërisht gjoksin dhe kokën. Thuaj se paku 1 ore Estagfirullah el Adhim

 – Namazi i ikindis, pas ikindisë e thua dhikrin e mbrëmjes .Bej lutje te ndryshme minimumi 30 minuta. Shembull: O Allah prishe sihrin, o Allah ma mundeso me gjet sihrin, O Allah me jep shendet, udhezim dhe sherim te plote, O Allah me jep bereqet ne jete , familje ,kohe ,pune, etj.

– Namazi i akshamit, pas akshamit leximi i 5-10 faqe të Kuranit, dhe pastaj përsëri të paktën gjysmë ore lexim i sureve –   Felek, Nas 

– Namazi i jacisë, pas namazit të jacis ti lexosh nga 3 herë suret: Fatiha, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursin. 

Pastaj thënia përmendësh të paktën 1 ore e sureve-Fatih, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursija
Shtese:
Pas jacise mund te lexosh suren el bekare apo Kuran sa te mundesh…

Cdo 1 muaj ben kontakt me dike qe merret me rukje per trajtim apo keshilla te tjera.

Ju lutem shperndajeni …

Rukje e fuqishme – Siher te llojit te Faraonit (siher i madh )

$
0
0

Rukje e fuqishme – Siher te llojit te Faraonit (siher i madh )

Degjoje cdo dite me kufje …
Per ata qe din te lexojne Kuran i lexojne te njejta ajetet te Kuranit.

Rukje kunder bllokimit te te ardhurave financiare shkaku xhelozise ( kjo vlen per te pasurit qe kane probleme, per diasporen shqiptare)

$
0
0

Rukje kunder bllokimit te te ardhurave financiare shkaku xhelozise ( kjo vlen per te pasurit qe kane probleme, per diasporen shqiptare)

Rukje kunder bllokimit te te ardhurave financiare shkaku xhelozise ( kjo vlen per te pasurit qe kane probleme, per diasporen shqiptare)
Degjoje cdo dite me shume se 3 here ne dite …

Rukje per femije – Nese nuk ju flen femija,qane pa arsye reale ose nuk eshte i rahatshem ne gjume

$
0
0

Rukje per femije – Nese nuk ju flen femija ose nuk eshte i rahatshem ne gjume

Rukje per femije – Nese nuk ju flen femija ose nuk eshte i rahatshem ne gjume

Shperndaje

Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi – Mos u trishto” i Aid el-Karnit 

$
0
0

O njeri, dije se pas urisë vjen ngopja, pas etjes ke ujin freskues, pas lodhjes së tepërt të kaplon gjumi, pas sëmundjes vjen shërimi, i humburi do të triumfojë, robi do të lirohet nga prangat e robërisë, i devijuari do të udhëzohet, dhe pëlhura e territ do të ngjitet lart e do të zhduket. 
“Ke shpresë tek Allahu, se ndoshta Allahu ta sjell fitoren e t’i çel dyert e çështjeve të vështira nga ana e Tij” (Kur’an 5:52).
 


Nata të përgëzon me një mëngjes të vërtetë duke humbur pas majave të kodrave të larta. Përgëzoje të kapluarin me goditje për zgjidhjen e nyjave të tij, e cila arrin me shpejtësinë e dritës, sa çel e mbyll sytë; tregoji shpresëhumburit për dorën përkëdhelëse që e pret dhe për butësinë e lehtë që do ta prekë.
Kur të ecësh në shkretëtirë dhe të shohësh se gjatësia e saj veç po zgjatet e zgjatet, dije se pas asaj të pret kopshti i gjelbër me drunjë të shpeshtë që të sigurojnë hije të holla e të freskëta. E kur të shohësh se litari i trashë veç po hiqet e hiqet, dije se në fund ai këputet.
Vërtet pas lotit ke buzëqeshjen, pas frikës ke paqen dhe sigurinë, e pas drejtimit tënd nga Krijuesi të vjen qetësimi. 


Zjarri i tmerrshëm nuk e dogji Ibrahimin (alejhis selam), ngase Allahu (subhanehu ve teala) ia çeli dritaren e mbrojtjes e që ishte:
 “Iftohtë dhe shpëtues ” (Kur’an 21:69).
Po ashtu, deti i tmerrshëm nuk e mbyti Musain (alejhis selam), sepse zëri i tij i fuqishëm dhe i sinqertë pëshpëriti: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.” (Kur’an 26:62).
Me të vërtetë njerëzit të cilët bëhen rob të së keqes dhe që ushqejnë atë me lot dhe pikëllime vrasëse nuk shikojnë tjetër pos mureve të dhomës së tyre dhe derës së shtëpisë së tyre. Sa dritëshkurtër që janë, e kështu pa mëshirë e vrasin shpresën që duhet të mbetet e gjallë. 


Thuaju: ‘O njeri, ti që më kupton, hidhe shikimin pak më larg, atje… pas perdeve, dhe çliroje trurin deri atje pas mureve! Ndaj, mos e humb veten, bëhu vigjilent dhe qëndro guximshëm se çdo fillim ka edhe mbarimin e vet. Adhurim më të preferuar ke pritjen e fitimit dhe daljen nga ngushtësia, ditët rrotullohen, ca për ty e ca kundër teje, dhe koha ka rrotullimin e vet, netët janë si shtatzënat, lirohen një ditë nga barrët e tyre. E panjohura është e mbuluar, e Allahu i Madhëruar në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja, fal mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera… Ti nuk e di, Allahu (subhanehu ve teala) pas asaj mund të japë diçka rishtazi, dhe me të vërtetë pas vështirësisë ka lehtësim.
 
Marrë nga libri: “Mos u trishto” i Aid el-Karnit
 

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>